Reforma Territoriale/Sequi: E përfshin edhe progres-raporti, duhet dialog

3 Shkurt 2014, 13:53Politika TEMA

Reforma Territoriale përmendet edhe në progress raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë dhe realizimi i saj duhet të bëhet përmes dialogut. Ky është reagimi i Ambasadorit të Komisionit Europian në Tiranë Ettore Sequi në lidhje me një nga reformat më të mëdha që pritet të nisë në Shqipëri. Sequi u shpreh se reformat janë të mira për sa kohë ato çojnë në rritjen e kapacitetit, efektivitetit dhe modernizmit.

I pyetur në lidhje me mungesën e konsensusit mes pozitës dhe opozitës, Ambasadori i BE-së në Tiranë tha se sigurisht që për zbatimin e çdo reforme është e rëndësishme të ketë dialog nga të gjitha palët e përfshira në këtë reformë. Kjo është e nevojshme gjithandej sikurse edhe në Shqipëri. “Edhe në rastin e kësaj reforme ne besojmë dhe shpresojmë që kjo do të ndodhë”, tha Sequi.

10 komente në “Reforma Territoriale/Sequi: E përfshin edhe progres-raporti, duhet dialog”

  1. Mira says:

    Pritja e ka një kufi….O Etorkëëëëë!

    1. kuqi says:

      Ja pra qe e dashka dhe BE kte reformen, per ato qe thonin se do po dhe sikur mos ta deshte sduhet te punojme vetem per europen po per shqipetaret.

      1. lushnjari says:

        Reforma administrative sjell keto perfitime:
        1.Rrit efektivitetin qeverises ne zonat rurale.
        2.Pjesa derrmuese e komunave sot mbahen nga pushteti qendror pasi vete nuk jane ne gjendje te mbledhin asnje takse.
        3.Kryekomunaret jane kthyer ne koka te korrupsionit.
        4.Kjo reforme duhet kryer pasi mjaft komuna kane nje numer aq te vogel banoresh sa nuk permbushin kriteret per te qene te tilla,si shkak i levizjeve te popullsise pas viteve 90′.

        1. buffon says:

          Reforma territoriale duhej kryer me kohe mirpo kjo qeveri pati vullnetin qe te ndermarre kryerjen e kesaj reforme.Per kete duhet falenderuar kjo qeveri.Reforma eshte e nje rendesie kombetare ndaj edhe opozita duhet te behet pjese e saj.Qeveria i ka plotesuar te gjitha kushtet opozites ndaj kjo e fundit duhet te bashkepunoje.

        2. gozhda says:

          Opozita duhet urgjentisht te bashkpunoje.Kjo eshte nje reforme qe na prek te gjithve pa diskutim.

    2. gjyshja says:

      Reforma administrativo-territoriale duhet te kryhet patjeter madje sa me shpejt te jete e mundur.Dihen perfitimet qe kjo reforme sjell.Duhet qe opozita te dakrodesoje e te mos ngreje alibira te kota siç ka bere gjer me tash.

    3. gertjan says:

      Kjo reforme duhet te kryhet pasi eshte ne dobi te vendit.Te gjithe jemi koshientë qe kryekomunaret jane kthyer ne gjysme-bajraktare,korrupsioni poshte zien.Deri me tani pushteti vendor eshte barre e pushtetit qendror pasi vete nuk krijon asnje te ardhur,te pakten ne pjesen derrmuese.

  2. Per cfar dialogu flisni o figlio di putana
    per 23 vjet me radhe e njejta prrale me shtrig !
    Perse nuk zhdukesh qe nga i vend o mafiozi plehrave

  3. ASTERI says:

    Z. SEKY NE RASTIN KUR OPOZITA NUK JEP KONSENSUS OSE VE KUSHTE NUK DUHET VEPRUAR ME NJE PLAN -B-.

  4. Shqiponja says:

    As mos pritni te futeni ne Be. Cfaredo te kerkojne Be-ja edhe sikur ti permbushum 150% prape do gjejne pengesa apo yckla per te mos na Pranuar. Po na bejne nder ne fakt se do te shkaterroheshim plotesisht. Sapo futete Turqia aq do futemi dhe ne….. ednerroni BE.Ashtu si eshte katandisur vendi as ne shekullin tjeter se besoj se do behet pjese e BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje