Nëna e peshkatarit të vrarë nga Sinanaj: E kam përjetuar si vrasje të dytë

3 Shkurt 2014, 10:15Politika TEMA

Nëna e Sokol Veizit, peshkatarit të vrarë më 25 gusht të vitit 2012 në Orikum nga Julian Sinani, e ka përjetuar si një vrasje të dytë deklaratën e vrasësit me pagesë, i cili pranoi krimin pak ditë më parë.

“Si mos më keq. Njëlloj si atë ditë që më vranë djalin. Në fakt duhej të isha më e qetë tani që autori i vërtetë i vrasjes së Sokolit është në burg, por nuk jam qetësuar aspak. I kam ndjekur çdo ditë lajmet, që prej ditës që ai u arrestua dhe kur dëgjoj çfarë rrëfen e çfarë krimesh ka kryer, më duket sikur po përjetoj ende të njëjtën dhimbje që përjetova kur ma vrau djalin”, shprehet ajo për Panoramën.

Nazo Veizi shprehet se nuk gjen aspak qetësi kur mendon se i biri u vra për një apartament dhe se 27 nëna ndjehen kështu si ajo.

“Do të ma kthejnë djalin mua ata që do të vendosin drejtësi?! Ata që çfarë nuk thanë për djalin. Nuk ma vranë një herë, ma vranë disa herë. Ma vrau ai që sot pranon krimin. Ma vranë ata që flisnin lart e poshtë që djali im ç’nuk kishte bërë. Kishte qenë trafikant, hajdut, madje dikush mendonte se edhe mund të ishte vrasës. Ma vranë kur arrestuan një djalë nga Orikumi dhe thanë se e kishte vrarë, sepse Sokoli im i kishte ngacmuar gruan. Çfarë nuk thanë për të”, shprehet nëna.

Nazo Veizi tregon se Sokoli ka një djalë 21 vjeç, Elisin.

“Djali është bërë keq, që kur ka marrë vesh lajmin. Më ka ikur nga shtëpia. Më thotë se do të vrasë veten se nuk jeton dot kështu. Nuk lë unë njeri të marrë hak ndaj askujt. Ai krimineli tani ka frikë. Ka marrë para, toka e shtëpi duke marrë jetë njerëzish dhe tani kërkon që t’i mbrohet familja. Po ne, familjet e viktimave që shkaktoi ai, kush do na mbrojë?”

Ajo tregon për motivin e mundshëm, për të cilin dyshon se mund të jetë porositur vrasja e të birit.

“Ja t’ua shpjegoj. Genisi ishte i afërm i vëllezërve Mëhillaj që kishin tokën ku po bënte shtëpinë Sokoli. Nuk e di se çfarë i ka saktësisht. Por, djali kishte rënë dakord me dy vëllezërit, që tashmë jetojnë prej vitesh në Vlorë. Ata e kishin lejuar që të bënte shtëpinë aty dhe paratë për tokën t’i shlyente avash- avash. Ndërkohë që ne mblidhnim të vjelat dhe punonim tokat e tyre dhe i ndanim përgjysmë, sepse marrëdhëniet i kishim shumë të mira. Kur ishin hapur themelet dhe po punohej me traktor, Genis Mëhillaj vjen aty dhe nis të debatojë me traktoristin. Debatin e dëgjon edhe Sokoli dhe shkon të flasë me të. Ndërsa Genisi i thotë që nuk lejon të ndërtojë aty sepse është toka e tij dhe do t’ia shembë muret nëse do të vazhdojë t’i ndërtojë. Djali i thotë që kishte rënë dakord me Agronin, kushëririn e Genisit. Flasin në telefon dhe u qetësuan disi”, tregon Nazo.

Nëna e Veizit thotë se i kanë hyrë në hak Bekimit, djalit që u arrestua gabimisht për vrasjen e Sokolit.

11 komente në “Nëna e peshkatarit të vrarë nga Sinanaj: E kam përjetuar si vrasje të dytë”

    1. Mira says:

      Oh i shkreti Kol Veizi!Praktika e Kolit ishte peshkimi me dinamit. Cironkat morën hak duke paguar vrasësin Julian, duke e porositur që vrasja të bëhej me dinamit dhe jo me plumb…! Duke qënë se kontraktorët ishin Cironkat e shkreta, Juliani i hëngri në “besë” ato. Gjithsesi Cironkat janë të lumtura dhe shpresojnë që Ed Rama të ndalojë peshkimin me dinamit…!

      1. raimond vlonjati says:

        peshkim me dinamit bejne te gjithe aty..

      2. mirel says:

        peshkimi me dinamit s’eshte faji i kolit po i shtetit.

      3. Sokrati says:

        Mira e paske qare fare,do e printoj komentin tend dhe do fshij trapin me te.flm sp

        1. Open your mind says:

          Ah me Mira,mjere ai qe te ka ne dere ty.Po a mund te tallet njeriu me fatkeqesine e tjetrit?Ku e di ti zogu i kurves,se per cfare e kane vrare ate te gjorin?Ve bast qe je militante e Sales,se vetem druvret e tij mund te flasin keshtu.

  1. dita says:

    BRAVO MIRA……………..

  2. tan says:

    stermbullari si gjithmone eshte prona.
    kjo gangrene qe na i la Sali Berisha e Tos Nano.
    PO nuk mbyllet kjo histori gjithmone krim do kete dhe soqeria do te jete ajo qe do te paguaj.
    Turp

    1. mirel says:

      KE TE DREJTE,,
      ne emer te “demokracise” kryen revolucionin fshatar, duke ju grabitur pergjithmone tokat ish pronareve.
      te pakten xhaxhi nuk i tjetrsoi pronat
      dhe tapite i la aty
      plerat me nano e berishe e bene lemsh qe te grabitin per vete dhe per familjet

  3. Kapucino says:

    Te lumte o Mira,me ne fund po i vjen radha peshkut per te marre hak !

  4. rezart says:

    Avash-avash do ta kuptoni se ato,qe beri ENVER HOXHA per 45 vjet ishin e VERTETA PER KETE POPULL!
    ZHDUKU PRONEN PRIVATE DHE FENE,qe jane dy KUCEDRAT,qe i hane koken njeriut!!!
    Pyetni edhe MALOKERINE,se PSE NE KOHEN EENVERIT nuk kishte GJAKMARRJE????
    Eheheeeeee!!!
    Kishte CECUA BICAK ATEHERE:Shteti ishte shtet e jo PARCELA -PARCELA me perqindje,sic marrin sot partite e krimit:DUA 80% te administratet ulurin Ilir Meta!
    NAAAAAAA,i thote Rama,vetem mos dil nga koalicioni!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje