Duke komentuar deklaratat e zyrtarit te lartë SHBA, z. Jonathan Moore, i cili kërkoi që qeveria të bashkëpunojë më tepër me opozitën për çështjen e reformave, nenkryetari i LSI Petrit Vasili tha ne nje interviste ne Tv Klan se “është shumë e rëndësishme që vëmendja e SHBA-ve vazhdon të jetë maksimale, e vazhdueshme dhe njëkohësisht edhe dashamirëse për Shqipërinë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme për t’u konsideruar, sepse do të thotë që marrëdhëniet e Shqipërisë me aleatin dhe partnerin strategjik vazhdojnë të jenë të një rëndësie prioritare dhe të një vëmendjeje prioritare. Nga SHBA-të në njërën anë dhe nga Shqipëria në anën tjetër. Thënë e gjithë kjo i tërë mesazhi, i cili si çdo mesazh tjetër që vjen nga SHBA-të është shumë i rëndësishëm, besoj që duhet të përcillet me mendjehapje dhe në të tërë gjerësinë që ky mesazh ngërthen, jo vetëm për çështje të gjetjes së një mirëkuptimi për një çështje të caktuar, në rastin konkret një nga çështjet që ne kemi është reforma administrative-territoriale, por edhe për të tërë problematikën që ai gjykoi të trajtonte në deklaratën e tij më të fundit në Universitetin “John Hopkins”.Gjithashtu, është e rëndësishme të theksohet që është një mesazh që shkon për të tërë politikën shqiptare, sepse sigurisht ndërtimi i një kompromisi kërkon gjithmonë dy palë. Kërkon gjithmonë dashamirësi të dy palëve, kërkon gjithmonë edhe gatishmëri të plotë për të arritur në kompromis. Besoj dhe jam i bindur që në mazhorancë ka një përkujdesje të jashtëzakonshme për të përcjellë dhe për të reflektuar ndaj çdo mesazhi që vjen, në mënyrë të veçantë nga SHBA-të, jo vetëm si aleat strategjik e mik i madh, por njëkohësisht edhe si udhëheqës i mendimit gjakftohtë për zgjidhjet politike. Njëkohësisht mendoj se duhet të ketë një gatishmëri maksimale për mirëkuptim dhe kompromis edhe nga opozita shqiptare. Kjo do të thotë që përkundrejt formulës së kompromisit për shembull të propozuar për reformën administrative-territoriale dhe opozita të kontribuojë për ta perfeksionuar këtë formulë, duke ndarë çështjen e kompromiseve për një çështje të caktuar dhe qëndrimet për çështje të tjera.
Kjo na ndihmon që të kemi një qëndrim të qartë për secilën çështje më vete. Pra, pa përzier as të kaluarat negative, por njëkohësisht pa i bërë të kaluarat negative kusht për të mos ecur përpara. Ndaj në tërë këtë kuptim besoj që në mesazhin e z. Moore ka mjaft linja udhëheqëse që orientojnë sot politikën shqiptare në mazhorancë dhe opozitë, për të eksploruar çdo hapësirë dhe çdo mundësi kompromisi, sepse mesazhi thotë qartë që ky kompromis nuk ndihmon partitë politike, por ndihmon të ardhmen e shqiptarëve. I perceptuar si i tillë ky duhet të jetë një kompromis i arritshëm dhe i lehtë, i perceptuar ndryshe si një kalkulim taktik politik i njërës apo tjetrës parti do të ishte një gabim.
Mendoj që duhet të ketë një gatishmëri reciproke, nuk ka kompromis as të njëanshëm dhe as të imponuar. Asnjëra palë nuk duhet të vërë kushte, por kur ka një propozim me elemente të forta kompromisi, sikurse ishte propozimi për reformën administrative-territoriale, opozita duhet të jetë shumë e qartë që për këtë çështje konkrete, cilat janë ato që ajo pretendon të ketë më shumë dhe të ndajë këtë çështje nga çështje të tjera, të cilat secila më vete duhen diskutuar më vete duke eksploruar hapësira të tjera mirëkuptimi.
Pra, çështjet nuk duhet të kushtëzojnë njëra-tjetrën, por secila çështje duhet të eci dhe të vijojë rrugën e saj. Ky besoj ishte mesazh i qartë edhe për shumë çështje të tjera që diskutohen në Shqipëri. Pra kompromise, mirëkuptim dhe zgjidhje të çdo çështjeje që vihet në tavolinë me një frymë pa krijuar një do të thosha kooperativizim të çështjeve, pra një çështje që kushtëzohet nga katër të tjera, ndërkohë që pengohen problematika të mëdha, të cilat me çdo kusht duhet të ecin përpara, ku reforma administrative-territoriale duhet të ishte një nga argumentet themelorë, ku duhet të mbizotëronte ajo çka kemi qëllim të zgjidhim ne nëpërmjet saj dhe jo ajo çka mund të na shërbente si një motiv beteje politike.
Ahahahahahahahahahha i kan veshet mbyll me dyll maloket uo LIS-I korrupt .
Thuaji metes ti nisi ndonji sms opozikarit nqs vala arrin ke shkembinjt e namun .
Vërtet amarika qënka dashuruasR me opozitën obskurantiste. Pra amerika nuk e ditka se opozia ka vrar popullin më 21 janar, ka shiTur detIN Jon greqis, ka përçar veriun dhe jugun duke i bërë thirrje lutës civile. Nuk e ditka amerika se opozita drejtohet nga sërbia dhe furnizoi me naftë Millodheviçin. Po tashti nuk e kupton Amerika se opozita drejton mafjen në shqipëri. Nuk e di se ministrat e brëndëshë të Shqipëris po punojnë për coptimin e Shqipërinë. Keq më vjen po OPOZITA nuk jeton dot një orë pa mbështetjen e Amerikës. Del detYrë pushtetit të rilindes të ruaj identitetin dhe të istifikoi votën nduke arrestuar shkatërruar shkatërruesit e SHQIPËRISË, BOLL MË.
Po dhe ju cinguna të dreqit, jepuni ndonjë top me pare dhe do shikoni që do t’ju dëgjojnë si Hoxha majë Minaresë..!
prap fajin e ka opozita? hahahahahahah ok ok vl te pakten qeshim me keta politikane. ju duhet te vini kryeminister nard ndoken. sa te mallkuar qenkan shqiptaret. vetem [politikane cop cop kane.
kokepalaret nuk e kuptojne jo as hajnat-kuptoi enveri gje per 45 vite.rama dhe meta tash ju bejne test per patent,test per hajne,test per tritol.RIIIMUUUT
Yyyyyy xhambaz… yyyyyy…
Like kerrneta….
Mos beni lajme qesharake.Petrit Vasili ky ish minister shendetesie me hajduti me ilaçet, tenderat e ushqimeve te spitaleve dhe nje nga me te korruptuarit e ketij vendi ju shpjegon njerzve se çfare po thone USA per korrupsionin.O tempora, o mores.Ky qe e çoi 5 mije euro nje vend pune per infermier ne spital dhe 10 mije euro per nje mjek, flet per luften kunder korrupsionit.Kishte edhe nja dy hajdute te tjere atje ne ministri ky, nje nga skrapari nje Pellumb e nje nga fshati i vet nje Petro qe te qethnin ne ajer me letra.
J. Kerry foli per ” korrupsion ne ballkan e per nderhyrje ne drejtesi ” e ky trari i LSI, Vasili nuk e kupton qe thote per ato qe qeverisin, jo ato qe jane ne opozite. Por nuk ka faj se LSI ne pushtet ishte e ne pushtet eshte.
petrit Vasili,dime te gjithe te degjojme ,por ne intelektualet dime te kuptojme jo vetem ato qe thone amerikanet por dime te lexojme “midis rreshtash” si thuhet shprehja ketu ne amerike.Une nuk e prisja ,por ja qe ndodhi, qe amerikanet folen me tona shume me te ashpera per mazhorancen se sa per opoziten.kjo se pergjegjesine e situates e mbajne ata qe qeverrisin,por ajo qe une lexoj ” midis rreshtave’ eshte qe ata folen me ton te ashper se jane kritik kunder qeverrise.Mos u mundoni te hidhni topin por merrini punet ne duart tuaja dhe drejtoni me mencuri dhe _drejtesi>Kerry tha qe shkelen te drejtat e njeriut-ju nxirrni mesime per kete.Dje pam ne T.V Klan se cfare drejtesie ekziston ne shqiperi per te drejten themelore te njeriut-te drejten e prones.(emisjoni shihemi ne gjyq)………Sa vrasje vazhdojne te behen per pronen?ka filluar edhe fenomeni i vrasjes me pagese per pronen-shenje e lindjes se mafjes se prones……….Pse lozni me fjale?populli u ka tejkaluar JU klasen politike ,AI di te beje analizen me mire se ju Nuk e genjeni dot me -filloni te punoni.Nuk kam asnje anesi politike se kam shume kohe e larguar ,por shtypin dhe televizionin shqiptar e ndjek cdo dite.