Akuzat ndaj policisë, Ministria e Brendshme: Politika e PD favorizon krimin

2 Shkurt 2014, 16:38Politika TEMA

Partia Demokratike ka zgjedhur të bëjë politikë me krimin, por Policia e Shtetit është e vendosur ta luftojë atë. Ministria ka reaguar në këtë mënyrë ndaj akuzave të partisë më të madhe opozitare, sipas të cilës faktet po flasin për një lidhje të funksionarëve të policisë me rrjetet kriminale. “Ata që deri dje dështuan ta luftonin krimin, sot po ankohen se Policia është rikthyer në krye të detyrës dhe po lufton për rikthimin e shtetit ligjor. Rezultatet e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar dhe parandalimin e akteve kriminale kanë aq domethënëse sa duket se kanë shkaktuar frikë e pakënaqësi jo vetëm te kriminelët, por edhe te ata që me paaftësinë, korrupsionin dhe inkriminimin e tyre i krijuan terrenin e favorshëm krimit të shtrinte matastazat e tij ngado”, thuhet në deklaratë.

 

Në vijim, Ministria e Brendshme thekson se “prej dy ditësh, përfaqësues të lartë të opozitës janë duke u përpjekur të përbaltin punën e Policisë së Shtetit. Mashtimet, shpifjet dhe vreri i opozitës vijnë pikërisht në momentin kur policia po tregon se është në krye të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e papërlyer dhe e pandikuar nga tendencat korruptive”.

“Shembulli më i qartë i kësaj qasje të re të Policisë së Shtetit është aksioni për zbulimin e një grupi me lidhje kriminale nga më të rrezikshmet, ku po arrestohen persona që deri dje dukeshin të paprekshëm nga ligji”, vijon deklarata. Sipas saj, politika e PD frymëzon krimin, lufta jonë po e zbraps përditë krimin. “Përpjekja e dëshpëruar e PD kundër Policisë së Shtetit është e destinuar të dështojë, njësoj siç po dështon kundërveprimi i krimit ndaj aksionit energjik e të vendosur të Policisë. Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e shtetit janë të vendosura të vazhdojnë luftën kundër kundër kriminalitetit të rrugës, krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke qenë të bindur se beteja për shtetin ligjor dhe drejtësinë është më e madhe se sa beteja kundër krimit”, përfundon deklarata e Ministrisë së Brendshme.

35 komente në “Akuzat ndaj policisë, Ministria e Brendshme: Politika e PD favorizon krimin”

  1. Pronari says:

    Po per ushtari e Zani Caushit pse ska kthyer pergjigje Ministria e Brendshme??? Ta shohim nese ushtari tjeter Baze do e publioj komentin

    1. Billy says:

      Pronar! Perpara se te flasesh per ushtarin e Zanit, duhet te flasesh per komandantin e Zanit. E njohin te gjithe shqiptaret. Nuk ka lezet te hiqesh sikur nuk e di.
      C’mund te na thuash per gjenaral Arben Imamin dhe tankun e tij? E patet minister mbrojtje. Apo je injorant ( i paditur ) dhe nuk e di kete fakt?

      1. mire ne opozite fajin e kishte saliu, por dhe tani qe jeni ne pozite, me gjithe ato mandate dhe perseri fajin e ka saliu? edhe sa do ta pranojne qelbesirat kete justifikim valle? apo kur te hidhen ne ere duke kaluar rruges?

        1. 999 000 qelbesira says:

          o 1 000 000 qelbesira, keta nuk e kuptojn ose nuk duan ta kuptojn se ti rrafesh e ti vrasesh esht nje menyr jetese per ta…ata habiten kur i trajton mire e bukur…ke ven re ti kur i drejtohesh me mirsjellje, te shikojn shtrembet e kujtojn sikur po i tall…pra dajaku mbas kokes i shkon mbas shtatit..degjo 999 000 qelbesirat!

    2. Be-X says:

      hajde PRONARI, mos te kane hequr GJE pjesen qe te dha Berisha?

    3. aba says:

      vazhdo me skuadren tende o i madh se kshu do ja dalesh mbane krimit

      1. Ondi says:

        Krimin e inkurajojne ose me sakte e favorizojne deklaratat alla çuni mami Lizes: “Jane disa ngjarje te veshtira per tu zgjidhur”
        Dy prejt tyre nuk kane shume muaj qe kane ndodhur dhe ku emri i ketij palaco minister eshte lakuar pakez!
        Vrasja e biznesmenit te llotove ne kohen e “fund Marrezise”
        Vrasja e komisarit kur vrasesi i vertete eshte ne pralament
        Ja naten dhe mos u merrni me me opoziten …

  2. Mendimi im says:

    Ore budallenj te Ministrise se Brendshme, ne vend qe te merreni me deklarata boshe, se opozita kete don, merrni nje vendim per te shkarkuar te gjitha ato punonjesit e policise qe refuzuan te merrnin denoncimin e personit qe zbuloje banden e vrasesve me pagese. Eshte e pafalshme qe vete Policia pranon qe ai eshte paraqitur ne polici, por ato nuk i besuan dhe nuk e moren seriozisht!!! Si eshte e mundur qe nje njeri kerkon ndihmen e Polcise dhe deklaron se eshte pjese i nje organizate kriminale dhe Polcia i thote flm qe erdhe, por ne nuk te marrim seriozisht! Shko ne shtepi dhe prit qe te vijne te te vrasin, se pastaj vijme ne dhe hetojme!!!! SKANDAL!!!!

    1. e dinte policia qe do dilnin politikane te majte pas atij denoncimi prandaj nuk e pranuan o i mjere.

    2. o mendimi ,drejt e ke arsyetimin,por problemi eshte se drejtori i policise se durresit ka qene 8 vjet shoferi i porositesit te krimit.te tjerat i kupton vete…te fala tahir sajmirit

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja ka kohe qe punon kunder futjes se vendit ne BE.
    Kushtet tani dihen per marrjen e statusit.
    1-Lufta ndaj krimit
    2-Mardheniet me opoziten

    Ne te dyja rastet,si PD-ja dhe Nishani kane kohe qe kane filluar “luften”
    per mos aritjen e ketyre objektivave.
    Nuk deshiron qe “suksesin” e marjes se statusit ta privatizoj mazhoranca e re.
    Per te penguar kete sukses,PD-ja eshte duke mbeshtetur dhe perkrahur krimin.
    Per inat te sime vjerre,do flej me Saliun!

  4. Jozi says:

    Sajmir TAhiri vazhdo me skuadren tende keshtu si e ke nisur qenet le te lejn lum ky popull qe te ka dhe shyqyr qe iku Mul injoranti

  5. Analisti Politolog Opinionist Qim Nurellari says:

    gam, gam, gam, gam, gam…
    gjithe diten gam, gam…
    ne vend qe te punojne…

  6. beni says:

    E kam thene edhe me pare se z TAHIRI nuk eshte per minister rendi tani eshte e sigurte qe ai duhet te largohet nga M.e brendshme dhe bashke me te dhe gjithe qeveria si e paafte,ndoshta dhe bashkepunetore ne krime,sa me pare kjo qeveri te bjere,aq me mire do ishte per popullin shqiptar,ndryshe mjere ne cna pret.

    1. tania says:

      Nje korigjim te vogel i “nderuar” Beni:Jo c’na pret,por c’me pret!Kembanat bien per ata qe kane veshe!

    2. Kapo says:

      Po sondazhet e bera e nxoren si ministrin me te mire .Do te besojme ty dhe Mulin apo popullin.
      Kijo qeveri te bjere.Dakort por veç me vot dhe jo me budalleqet e Saliut.
      Nuk ra Saliu qe per 8 vite i beri te tera,vjedhje,vrasje ,shitje te atdheut,veç kur erdhi dita e derguan ne pension me humbjen me te madhe ndodhur ndonjehere ne keta 23 vjet.

  7. Jozi says:

    beni duket se ke mbetur si langua rugeve tani qe iken te gjith plerat prandaj flet keshtu por nuk esht evrtet ajo qe thua sori

  8. Qiran Qitap Qivaçi says:

    Po esht fakt dhe dihet tashme se PDja dhe sfera e saj e influences esht krimi shqiptar
    Zbulimet e huaja e dijn kete gje
    Pjesa me e madhe e shqiptarve refugjat past 1990 dihet see jan resurs PDje. Dhe ata mbushen burgjet e huja me kriminel
    Ata u kthyen ne shqipni bashk me krimin
    Dhe kooperojn me kriminelat kosovar perkrahs t sals.
    Demokracija dhe krimi jan dy binjak.
    Se pa krim s ka xhvillim

  9. Cx602-shi says:

    Un jom demokrat PDje.
    Ta dijn shqiptart sesa pare krimi kalojn neper xhepat e demokratve shqiptare e varin Salen dhe te tijt ne shesh t Skenderit qysh neser
    Esht normal qe kush merret me drog n Perndim per nji vit kap fare leht 200 mij euro, flitet per nji ushtar t thjesht see bosat arrijn miljonin.
    Edhe ata qe merren me hajni shkojn ke cerek miljon euro n vit
    Plus se çfar han pijn qijn blejn makina apo rroba luksi. P sh nji kmish mendafshi 300euro,apo nji kostum liri 500euro,nji pulover me lesh lepri 400euro…
    Dhe diskoteka e pije pernat
    Kjo esht jeta e gangove te sales.
    PLUS eplus….

  10. Ben says:

    E drejte! Duhen nxjerre jashte ligjit qelbesirat!

  11. SALI MUSHKA says:

    krimi favorizohet nga kamikazi lul smerlapi paloqa zhelja e shkodres etj etj po salushi asht i pari sa esht prej maloku

  12. luftari says:

    Pse u kujtua tani PD per ushtaret e rebelimit kur mbajti per minister dhe sot deputet gjeneralin Arben Imami.Per tu freskuar kujtesen se I keni pamjet ne you tube.

  13. Lili says:

    Na cate menderen me deklarata boshe. Saimir, rralloji pak daljet ne media se le nam fare. Ate nate te Opinioni ishe bythe fare. Totalisht i papergatitur. Ulni koken dhe futjuni punes se po ju dalin dhe ju petet e lakrorit dite per dite. Capacul kopshti. Jeni ne pozite tani dhe jo ne opozite. Ngelet duke u ankuar.

  14. Dibrani says:

    policia te vazhdoj sic e ka nisur kto kufomat qe inkurajojn krimin do kalben shum shpejt

  15. 2 milion shqiptare says:

    vetem 21 janari dhe plumbat ndaj njerezve me duar ne xhepa mjafton te na binde!

  16. makbethi sali says:

    saliut ende i kullojne duart gjak nga te vraret ne kosove kur furnizonte milloshevicin me nafte, gerdecin, 21 janarin…OLLDASHI?!

  17. ///// says:

    e padiskutueshme!

  18. Tomorri says:

    Di kete qe PD eshte bande nuk diskutohet me,por dua te pyes :Parti te tjera opozitare nuk ka me shqiperia ?
    Na kane thene se jane mbi 80 parti qe financohen nga taksapagusit shqiptare ku jane strukur dhe me se merren,vetem PD llomotit me burbuqet e veta?
    Jo se do na thone gje por sikur u harruane fare si PR,Legaliteti,ball pulaxhiu etj se me vjen per te vjelle kur i kujtoje,po keto parti nuk kane burbuqe per te ligjeruare avazin e mukes.Te harruare qofshin.

  19. albania says:

    po shiku kush flet per policin me i ndyri qe kur flet duket sikur ska shtyll kurizore qe i vodhi votat ne mes te tiranes per lulashin e mamit arben ristani ky i kundershton te gjitha veprimet e policis degjon ti 1 milion o qelbesir ti je po ke byth fut emrin tend dhe fol pastaj me 1 milionshin qe ja qiu motren sales dhe ju me radh dhe prisni se dardha e ka bishtin mbrapa mos u dhjas se sal me te shumtit i ka nga serbia hajd pra ne tum ju te sales

    1. ne serbet ju kemi degjeneruar historikisht ju mbetjeve te pushtuesve otomane.

  20. amant says:

    Po me se do te merren perderisa nuk kane asnje alternetive tjeter konkuruese? Pedeja eshte si jevgat e lagjes brake, qe gjithe diten shajne dhe lavderojne organet gjenitale te burave te rrugices. Kesaj i thone: qafsha ty me Sheje se ngeli plonci varr. Tani ne pede pellasin qe te gjithe si gomarte.

  21. shtetari says:

    Avokati ka te drejte:

    Prokuroria është në dorë të krimit dhe korrupsionit. Ku e gjen kurajën e një veprimi të tillë kjo prokurori!? Në pasivitetin e kësaj mazhorance dhe mungesën e profesionalitetit të ministrit të Drejtësisë. Reforma në drejtësi ka ngrirë, edhe kjo është një arsye tjetër. Imagjinoni: Ministri i Drejtësisë ende nuk i ka thënë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për pushimin e gjyqtarëve që kanë dhënë pafajësi në 21 Janar në Gjykatën e Tiranës dhe atyre që kanë dhënë vrasje nga pakujdesia në Gjykatën e Apelit. Dy turpe historike për drejtësinë dhe shtetin shqiptar! Për të mos shkuar më tej, kjo, padyshim është një aspekt që prodhon pasivitetin e kësaj mazhorance sikurse e shpreha më lart.

  22. Bubureci i patates says:

    Për @Pronari-n: Ushtari Baze, ta botoi shkrimin, por ti mor tutkun analfabet, shikon “ushtarin e Zani Çaushit” dhe nuk shikon “malokërinë” (jo malësorët, për të cilët kam respekt) e Sali shpellarit, që e shkatërruan këtë vënd për 23 vjet…???!!!

  23. arjanita says:

    Nje gje eshte e sigurte keto dite.
    Nuk jemi te sigurte as ne shtepite tona.
    Dhe per kete nuk eshte vetem faji i Bishes.
    Nuk mund te luhet pingpong me sigurine e jetes
    se njerezve.
    Lerini deklaratat dhe futjuni punes.

  24. O njemilion qelbesira,sa femra ke ne pemen gjeanalogjike kot per kuriozitet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje