Mazhoranca paralajmërom miratimin e reformës territoriale pa opozitën

2 Shkurt 2014, 15:32Politika TEMA

Ministri për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi, deklaron se nëse opozita nuk do i bashkohet komisionit për reformën administrative, atëherë kjo reformë mjaft e rëndësishme do të kalojë vetëm me votat e mazhorancës. Çuçi duke folur për “News24”, sqaron se qëndrimi opozitar është tërësisht politik dhe s’mund te bllokohet një reformë kaq e rëndësishme për qëllime të tilla. Duke qenë se është edhe koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, Çuçi deklaron se do të ketë edhe denoncime të tjera për shkeljet që janë konstatuar.

 
Si po shkon përgatitja për reformën administrativo-territoriale, ndërkohë që parlamenti ka miratuar dhe ngritjen e komisionit të posaçëm, por që ka vetëm anëtarët e mazhorancës?

 

I kemi dhënë gjithë hapësirat e mundshme opozitës për këtë reformë. Për fat të keq opozita e ka refuzuar, gjë që tregon që qëllimi opozitës nuk janë reformat për tu integruar në BE. Por qëllimi është tërësisht politik, dhe nuk del nga territori, nga bahçja e partisë. Madje është qëndrim i një personi do thoja. Por ne jemi të hapur për të përmbushur këtë reformë me konsensus. Porsa i përket përgatitjes që qeveria ka bërë për këtë reformë. Ne kemi përcaktuar një grup kriteresh , në mënyrë që harta e re territoriale e vendit, të mos produkt i politikës, por për të cilën janë marrë mendimet e ekspertëve më të mirë kombëtar dhe ndërkombëtar Dhe gjithë kjo analizë do ti vihet në dispozicion komisionit sapo ti fillojë puna e komisionit. Kriteret pritet të përcaktohen nga komisioni, por ajo që ne do i servirim komisionit përqëndrohen në atë që i themi, krijimi i zonave funksionale, që bashkitë e reja të mos jenë ngastra kooperativiste , por që kanë ndërveprim të gjerë, kulturor, ekonomik, infrastrukturor, ekonomik. Kriter do të jetë edhe numri popullsisë dhe në pak e a shumë. Sepse ka zona malore dhe bregdetare, por kuptimi dhe numri i banorëve në një zone fushore ose malore ka ndryshim, sepse në një zona bregdetare, shtrirja është shumë e madhe. Do ishte shumë mirë që opozita të merrte pjesë, sepse është një reformë që s’ka qëllime politike.

 

Si do jetë ndarja e re, flitet për 100 njësi vendore dhe 6 rajone, ka kemi një numër konkret?

 

Janë deri diku spekulative, ajo që them unë është se po bëjmë një analizë të detajuar, për një set kriteresh, që mos të krijojnë terren për ndarje të bashkive për arsye politike. Nuk nisemi nga kjo , por nga kriteret, jo nga numri. Numërimi është kriteri i fundit dhe faza e fundit. Porsa i përket qarqeve, e gjitha është e hapur, dhe këtu do dalim me disa variante. Por i gjithë fqinjët, skano rajone , kanë bashki dhe qeveri. Qarqet nuk ekzistojnë. Por është një çështje e analizave. Por edhe nëse do të ketë qarqe, por Shqipëria ka më shumë komuna e bashki se çfarë i duhen . Por i mbetet komisionit ta përcaktojë.
Ju thoni se nuk behët për qëllime politike, por opozita thotë që qëllimi është politik, madje zoti Basha i quajti salamandra politike, dhe një reformë me një kah politik, ka hapësira për interpretime të ndryshme?

 

Nëse do kishim qëllim politik, ne i kemi numrat dhe nuk do i hynim krijimit të konsensusit të gjerë, dhe prezencën dhe bashkëkryesimit, dhe sidomos vetos, tregon se ne nuk kemi interesa politik. Interesi jonë është për ndërtimin dhe zhvillimin e Shqipërisë, për një të ardhme 50-vjeçare . Duam një konsensus sa më të gjerë politik. Po punojmë me ekspertët me të mirë ndërkombëtarë, që reforma të mos udhëhiqet nga interesat politike. Janë dy argumente të fortë që e hedhin poshtë pretendimin e opozitës.

 

Zoti Sali Berisha ka marrë shembull Francën me 36 mijë njësi vendore. A mund të jetë Franca një model për vendin tonë , pasi sa më shumë njësi, logjikisht i bie më shumë shërbime dhe eficencë ndaj qytetarëve ?

 

Franca rast unik në botë, por unë do ju pyesja Tirana ngjan më shumë me Parisin , apo me Beogradin, Zagrebin, Shkupin apo Prishtinën? Por vetëm Franca ka 36 mijë njësi, ndërsa pjesa më e madhe e Europës ka shumë më pak. Ky është një argument, që ish-kreu i qeverisë dhe opozitës e përdor shpesh duke marrë shembuj të shkëputur. Sa për informacion është një komunë në Francë , me vetëm 2 veta. Ku njëherë bëhet gruaja kryetare e bashkisë, dhe një njëherë burri. Por nuk analizohet në këtë mënyrë. Sepse në Holandë kryetari i bashkisë vendoset nga mbreti dhe nuk mund ta aplikojmë është e qartë. Analizohet në trendin e përgjithshëm të zhvillimit evropian , dhe që pas luftës së 2 botërore, 90 % e vendeve europianë kanë reformuar gjithë ndarjen administrative. Për ti dhënë njësive më shumë autonomi dhe zhvillim ekonom. Këtë do bëjmë këtë e kërkon Brukseli dhe është. Kemi treçerekun e njësive vendore që kanë falimentuar.

 

Cili do të jetë modeli që do të aplikoni, vendet e rajoni, apo Suedia, duke qenë se po jep edhe asistencë të madhe për këtë reformë?

 

Modelet studiohen , pastaj ti e përshtat në bazë të vendit tënd. Reforma administrative s’mund të jetë peng e asnjë oreksi politike, qoftë kjo dhe forca më e madhe e opozitës. Pasi nuk gjejnë arsye pse të mos jenë pjesë e këtij komisioni. Madje kam takuar ambasadorët e vendeve kryesore të akredituar, dhe ata thonë se nuk e kuptojnë qëndrimin e opozitës për këtë reformë. Është një paradoks i madh, sepse instrument për të garantuar konsensusin më shumë se e drejta e vetos nuk ka. Eshtë absurditet që vihet re qartë edhe nga partnerët ndërkombëtar.

 

Ju jeni koordinatori kombëtar kundër korrupsionit, çfarë pritet të ndodhë në vazhdim , do ketë dosje të tjera ndaj ish zyrtarëve të PD?

 

Nuk është çështje politike, ose që ka të bëjë me zyrtarë të PD, por do të ketë kallëzime për çdo zyrtar që do të abuzojë më detyrën. Por unë besoj se çështja e korrupsionit nuk është kaq e thjeshtë, por është një problem madhor që duhet luftuar nga të gjithë aktorët e shoqërisë civile dhe qeverisë. Në po punojmë gjerësisht për të krijuar politikat e duhura dhe afatgjata për parandalimin e korrupsionit, që lidhet kryesisht me modernizimin e shtetit. Pasi korrupsioni nuk ka asnjë ngjyrë partiak, pasi vuajnë si demokratët apo edhe socialistët .

 

Nga ajo që kuptova, do të ketë denoncime të reja edhe për zyrtarë të majtë?

 

Kush abuzon si zyrtar lokal apo qendror do denoncohen. Nuk do ketë tolerim për asnjë konstatim shkelje nga ish zyrtarët ose , deri në qershor do miratojmë një ligj për mbrojtjen e atyre që do denoncojnë rastet e korrupsionit. Por do jetë ligj që do mbrojë viktimat e korrupsionit, ose janë shtrënguar të bëjnë korrupsion do kenë mbrojtje nga shtetit. Janë masa që do çojnë në forcimin e shtetit.

11 komente në “Mazhoranca paralajmërom miratimin e reformës territoriale pa opozitën”

  1. aba says:

    bravo qeveria, te veproni ne emer te te gjitheve

    1. LORA says:

      Jo vetem ne emer te te gjitheve ,por edhe pa u vonuar.

  2. grim says:

    Bravo shumica,Saliu nuk mendon per vendin e popullin.Jane kriminela e te perkedheleur.Burg qafirave!

  3. Tomorri says:

    Popull dhe qeveri,mos prisni gje nga bandat,kreminelet,hajdutet,imoralet,daullexhinjte,injorantet,diplomat fallso,drejtesia e plepeave,te babeziturit.
    Kush jane keta?
    Me te shumtit jane ata qe dje jane trajtuare keq nga regjimi i komunizmit dhe tani per inat te asaj te shkuare sipas tyre duhet te vuaj gjithe populli shqiptar,duke e ditur se jane dhe minorance por idjotesia nuk i le te shikojne me shume se hunda e tyre.Ketyr perseri duhet tu shtypet koka se nuk jane per komb dhe atdhe por jane per ta tjetersuare ate,prandaj them duhet tu shtypet koka pa meshire.
    Populli e do reformen dhe nga ato partiçkat se duane te marrin pjese se nuk duane nuk na behet vone,ne fjalen tone e kemi thene njehere me 23 qershor dhe kete nuk ka burre ta levize,pamvarsishte deshirave te atyre qe thame me larte dhe sidomos te kreminelit Sali
    BENI REFORMEN TERTORIALE ti sherbeje zhvillimit ekonomik dhe jo zhvillimit partiak,se nga partite deri tani asnje i ndershem nuk ka fituare.

  4. Atila says:

    Nese do mbetej ne dore te PD-se Shqiperia do ishte edhe sot pa Kushtetuten qe u kalua me referendum ne 1998-en. Prandaj eshte detyre e shumces se sotme qe gezon mbeshtetjen e 1 milion zgjedhesve ta bejne edhe reformen e ndarjes administrative edhe nese Opozita nuk merr pjese.Megjithse eshte ne interesin e saj te perfaqesohet sipas ofertes se bere nga shumica.Ndarja e re administrative do i heqe nga qafa buxhetit rreth 80 milion euro qe do ju shperndaheshin me fektivitet komunave te reja ne favor te zhvillimit infastrukturor dhe sherbimeve per qytetaret.Duhet me c’do kusht q reforma teritoriale te perfundoje dhe zgjedhjet e reja vendore te behen bazuar ne kete ndarje.

  5. Billy says:

    E kuptoni pse PD, nuk e do reformen? Sepse tani ajo nese udheheq 100 komuna me nga 1000 apo 2000 benore, me kryerjen e reformes keto 100 komuna, mund te behen 10 komuna. Keshtu Berisha e ka problem te dale ne konference shtypi dhe te thote; PS ka fituar 26 bashki;PD nje bashki. Vetem Kamzen. Sepse as B.Curri, as Kukesi nuk do te jene bashki, me kriteret e reja.
    Dhe vijojme: PS ka fituar 122 komuna ndersa PD ka fituar 12 komuna. Ja ky do te jete rezultati i zgjedhjeve pas nje viti. Sepse a ka kush dyshim se Basha e humb rende, po rende fare ama Tiranen…???

  6. _simona_ says:

    mazhoranca mund te beje cte doje pasi e ka shumicen e votave qe i duhet, dhe per kete opoziten i vjen inat. por nuk ke ci ben, ne kete jete ka edhe ulje e ngritje

    1. hahahahahahahahahahahahah duhet te beje cte doje thot. e di e di. edhe per armet kimike argumentonin pro militantet.

  7. Pelasgian says:

    po bejeni ca prisni …nuk duhet treguar tolerance me ata qe kur ishin ne pushtet desh ju nxorren syte ….beni reformen territoriale —jeni vonu shume madje .

  8. 1997 says:

    jepini drejtim, mos e zgjasni me !

  9. era says:

    Cuço jeni te vonuar!. Sa shume do duhet te beni ne emer te shumices jo vetem ne parlament por edhe ne qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje