Ristani: Faktet tregojnë lidhjen e policisë me rrjetin kriminal

2 Shkurt 2014, 13:49Politika TEMA

Partia Demokratike reagon në lidhje me atë që e quan si lidhjen e Policisë së Shtetit me rrjetin kriminal. Në një konferencë për shtyp, deputeti Arben Ristani theksoi se fakte të reja e tronditëse, të bëra prezent në media,  po e nxjerrin Policinë e Shtetit të implikuar në serialin e krimeve të rënda që kanë ndodhur kohët e fundit. “Shefi i komisariatit të Durrësit, rezulton se për 8 vite, ka qenë shoferi i biznesmenit të arrestuar si i dyshuar për porositje të vrasjes së rivalit të tij.  Drejtori i Policisë i qarkut të Durrësit, është mik i ngushtë i po këtij biznesmeni. Tani të gjithë e dimë, se anëtari i bandës së vrasjeve me pagesë, tentoi të bënte denoncim në Policinë e Durrësit për krimet e kryera  dhe krimet që do të kryheshin. Policia e Durrësit, nuk e mori parasysh denoncimin e tij, dhe anëtari i bandës që bëri të mundur zbardhjen e rrjetit kriminal që vriste me pagesë, u detyrua të vinte në Tiranë e të shkonte në redaksitë e medias”, theksoi Ristani. Sipas tij, është e qartë se anëtari i bandës që vendosi të bashkëpunonte me policinë, ishte në rregull mendërisht, por në rregull nuk paskan qenë dy drejtuesit e Policisë së Durrësit, të dy të lidhur ngushtë me biznesmenin e dyshuar si porositës i vrasjeve. “Këto fakte të tmerrshme, që pasojnë gjithë të tjerat që kemi denoncuar përditë, janë arsyeja përse Partia Demokratike është e shqetësuar dhe ngre çdo ditë zërin, për situatën e krimit dhe pasigurinë e krijuar në vend.  Në mënyrë të përsëritur kemi theksuar dhe do vazhdojmë ta bëjmë, deri sa mali që z’bzan të fillojë të lëvizë, se në postet kyce të Policisë së Shtetit, janë vendosur njerëz partiakë e klientelistë, sigurisht jo profesionistë, por edhe më keq, të lidhur me elementët dhe grupet kriminale. Për më tepër, dje, ne denoncuam përfshirjen në policinë e Vlorës të ushtarit të Zani Çaushit, dhe i kërkuam qeverisë të reagojë e të japë shpjegime.  Një ditë më pas, reagon ushtari i Zani Çaushit, tashmë polic i antidrogës në Policinë e Vlorës, dhe kërcënon opozitën. Partia Demokratike nuk pret përgjigje nga banditët, por nga shefat e tyre politikë. Fakti që nuk reagon qeveria, por banditi i Zani Çaushit, tregon se eprorët e tij,  Tahiri dhe  Rama janë bërë njësh me krimin,  dhe  zëri i ushtarit të Zanit, është zëri i Tahirit dhe Ramës”, thekson Ristani.

7 komente në “Ristani: Faktet tregojnë lidhjen e policisë me rrjetin kriminal”

  1. andrea says:

    o zoterinj te pd, ju sqaroi ai qe akuzoni, dhe ju beri padi penale per mashtrim. shoqeronte gazetare te huaj. por mesa duket po provokoni vloren e 1997, ku shkaktuat traumen e luftes civile dhe nuk shkuat para drejtesise.

    1. KULUFI says:

      Ska nevoje ta sqaroni Ristanin.
      Eshte mjeshter ai. E di shume mire si lidhen gjerat. Eshte e njejta skeme qe u perdor per Ristanin kur ishte ne krye te KQZ si i pavarur dhe pa pritur na doli deputet i PD.

      Apo harrova. Edhe PD vete eshte e pavarur.

      Ska faj Ristani!

  2. zylyf kasemi says:

    Po komandant i luftes se 97-es kush ka qene o z Ristani a te kujtohet?

  3. krom says:

    Policia mund ta kete lene te lire denoncuesin,por ti je idiot,je edhe zedhenes bande.Policia ka marifetet e veta per te thelluar e zgjeruar zbulimin e krimit e lidhjet e tij.Shko e bisedo me ndonje polic te te mesoje.Ju te ngrini nervat me shpifjet e tendencat tuaja por ne fund uragani i shfarosjes do te jete i pameshirshem me ju,bq!

  4. sarandjoti says:

    Z.Ristani ne moment me rastisi te jem komentuesi i pare i shkrimit tuaj.Shkruaj rralle kur shkrimet me ngacmojne intelehtin,e jo pike pamjet.E pranoje 100%qe x.polic ka qen shofer i porositesit te vrasesit me pages.Zoteri ne asnje vend te botes shoferi nuk njesohet me eprorin,nuk ka asnje influence negative,ne c.v. e nje personi,te qenurit shofer i nje krimineli ordiner,apo nderkombetar,po nuk ka asnje veprimtari te perbashket,apo te dyshuar.Zoteri me siguri per shkak te detyres di shume gjera,prandaj ndihmo shtetin,te vendos rregull e drejtesi,te gjitha komentet e tjera te tuat jan anti shtet,anti kushtetuese,anti ligjore ,penalisht krime te renda.

  5. Ali says:

    Faktet tregojne se ju jeni ca demagoge bythe qe se keni shokun. Po ka me kriminele se ju, qe shpedoruat parate e popullit sipas orekseve e neper fushata elektorale e late njerezit ne nevoje pa ndihme ekonomike. Ate qe i beri Sali Qoftlargu me banden e tij ketij populli sja ka bere as armiku o te urryer!

  6. shpatar says:

    Shume po aktivizohet ky Ristani kohet e fundit me deklarata ne emer te Pd.Vras mendjen dhe them :Serjozishte e ka ky qe i dhimsen kaq shume punet e Policise!!! Jo dicka nen koke i kruhet.Qerja e KQZ nuk e le rehate .
    Ndoshta do vije dita ti kthehen ketije mafjozi votash.Akuzat do ti quaje politike.Punon me larghedhje duke genjyer vehten.Keto fytyra te cpifura nuk bejne dote as politike e as moral.Nuk di Ristani qe krimi elektoral eshte vepra me e denushme nga Kushtetuta.Do tja merrja ne konsiderate ne se do te ishte i paster ne detyren qe ka kryer.Po a gjene dote te paster ne cerdhen e Saliut?
    Te gjitha keto ndodhin se Evropa dhe Amerika kerkon qe keto forca te bashkpunojne normalishte.Hidhet Luli, duke trashur zerin, se ne na mbeshtet Amerika.Dakorte o sylesh po Mazhorancen kush e mbeshtet.Sipas llogjikes tende Evropa dhe Amerika jane kunder Mazhorances qe pruri populli me votat e tije.Ctu themi ketyre zedhensave te Sali Rrum -Palle!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje