Kreu i Zyrës për Evropën Juglindore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, tha dje në një diskutim për Ballkanin në Uashington se qeveria dhe opozita në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë në drejtim të procesit të integrimit euroatlantik. Në komentet e tij ai gjithashtu vlerësoi procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zoti Moore tha se ishte shumë e rëndësishme që rotacioni politik në Shqipëri u bë në një mënyrë të rregullt dhe tha se qeveria aktuale, ashtu si edhe ajo e kaluara janë të angazhuara drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian:
“Ishte e rëndësishme që krerët e të dyja palëve, opozitës dhe qeverisë së atëhershme e bënë të qartë që do të respektonin rezultatin e zgjedhjeve dhe pikërisht kjo ndodhi, megjithëse u harxhua gjithë ajo energji duke spekuluar se votat do të vidheshin nga njëra palë ose nga tjetra”.
Kjo, tha zoti Moore dërgon një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për Shtetet e Bashkuara, por edhe për Bashkimin Evropian. Ai tha se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që vendimi, i cili nuk u mor dot, për statusin e kandidatit rekomanduar nga Komisioni Evropian, të merret këtë vit.
“Ka shumë arsye për një gjë të tillë dhe shumë opinione të ndryshme se pse ndodhi, kush votoi në favor dhe kush kundër në BE, por thelbi është se qeveria që sapo kishte ardhur në pushtet, nuk kishte kohë të bënte shumë nga mesi i shtatorit e deri kur Këshilli Evropian mori vendimin”.
Duke pasur parasysh se Këshilli Evropian do ta diskutojë këtë çështje përsëri në qershor, zoti Moore tha se, në muajt në vazhdim, qeveria së bashku me opozitën, ka shansin që të punojë intensivisht për çështjet që kanë të bëjnë me shtetin ligjor.
“Të luftosh korrupsionin nuk do të thotë që, ata që kanë pushtetin sot të ankohen për ata që kishin
pushtetin më parë. Të luftosh korrupsionin dhe të konsolidosh shtetin ligjor bëhet përmes ngritjes së akuzave nga prokororët, nëse ka nevojë për ngritje akuzash. Nuk duhet të bëhet fjalë thjesht për fajësim të paraardhësve”.
Zoti Moore tha se kjo duhet të bëhet përmes ngritjes së çështjeve nga institucionet ligjore dhe juridike.
“Në Shqipëri ka shumë prokurorë dhe gjykatës të zotë dhe ata mund të merren me rastet që u parashtrohen atyre, apo kur i ngre organi i akuzës. Por këto çështje nuk duhet të diskutohen vetëm në arenën politike”.
Zoti Moore tha se shteti ligjor do kohë të ndërtohet, por se duhen ndërmarrë hapat fillestarë. Ai përmendi si shqetësim për shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, Lazaratin, duke thënë se shteti duhet të vërë të gjithë territorin nën kontroll.
“Pika e rëndësishme, që u vu në pah edhe nga tranzicioni i qetë dhe demokratik, është se këtu nuk ka rol vetëm qeveria, por edhe opozita, pra për të gjetur mënyra për të mbështetur procesin jo vetëm duke u përpjekur të sigurohet mbështetje në BE, drejt së cilës kanë bërë një punë efektive, por ta vënë theksin tek mënyrat e bashkëpunimit”.
Ai tha se qeveria e sotme, kur ishte në opozitë, jo gjithmonë i ka mbështetur hapat që duheshin marrë nga parlamenti.
“Opozita e sotme ka premtuar se do t’i mbështesë hapat e nevojshme në parlament. Kjo duhet të vazhdojë. Qeveria duhet të gjejë një mënyrë të bashkëpunojë me opozitën, të forcojë mesazhin, që të mos shihet si një parti ose koalicion kundër tjetrit. Dhe ka një farë kohe për ta bërë një gjë të tillë, por jo edhe aq. Pra duhet vepruar së më shpejt”.
Ai theksoi se gjithsesi vendimi do të merret nga Bashkimi Evropian, por Shtetet e Bashkuara e mbështesin atë plotësisht.
“Ne jemi dakord me Parlamentin Evropian dhe struktura të tjera se Shqipëria e ka merituar statusin e kandidatit por ne nuk kemi të drejtën ta marrim këtë vendim”.
Zoti Moore vlerësoi ecurinë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përparimi në këtë dialog, është shumë më i madh se sa e kishte menduar gjithkush”.
Gjithsesi ai thotë se do të ketë ende punë për detajet dhe zbatimin e këtyre marrëveshjeve. Ai vlerësoi zgjedhjet komunale dhe shprehu shpresën për një proces të rregullt për zgjedhjet në komunën e Mitrovicës.
“E rëndësishme është që raundet e zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore dhe në të gjitha komunat e Kosovës, kanë qenë në përputhje me legjislacionin e Kosovës dhe jo të ndonjë vendi tjetër”.
Zoti Moore tha se populli i Kosovës duhet të jetë krenar për sukseset që ka arritur, përfshirë marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit që, siç tha ai, po e afron Kosovën me Bashkimin Evropian. (VOA)
Ndoshta do t’ju duket pak si e çuditshme, qendrimi im por kete perfaqesuesin amerikan nuk mund ta kuptoj ne qendrimet e tij ndaj Krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi.Ai nuk mundet kurrsesi te veje gishtin ne plage e te thote troç se Sali Berisha ashte fajtori per gjithçka te keqe qe ashte ba ne Shqiperi keto 23 vitet e fundit.Nuk mund te kete pergjegjesi Qeveria e sotme dhe opozita e djeshme per Korrupsionin galopant qe lejoj vete Berisha, ashtu seç nuk mund te kete faj per krimin e sidomos ate te organizuar,per shkaterrimin e ekonomis e mbi te gjitha per politizimin e tejskajshem te gjitha institucioneve shteterore.As sot nuk mun d ta kuptoj Zotin Moore takimin qe ka ba me Berishen par
Opozita sot po i jep nje krah bandave te tritolit, sidomos kur hedhin ne ere shtylla tensioni apo zyrtare te larte.
Ne rast se ky quhet bashkpunim…po e kryen me devetshmeri te larte ?
Zotni Moorr ka fol shum bukun.
Vallai duket sikur shkrimin ja ka pregadit PUDESTA.
I kerkon qeverise te nderhyj ne Lazarat.
Nji qeverie te re e cila eshte perballu me varferine dhe krimin qe ja la qeveria e PD.
Po pse sja kerkun Berishes qe ishte 8 vite ne Pushtet??
A mor Zotni Moore,ju kerkoni ta fusni ne kurth Edi Ramen.
Qeveria socialiste ka me nderhy ne Lazarat,por kur ta shikon te arsyeshme ajo.
Pse shqetsoheni per Lazaratin ju Ha.merr-ikonet,qe sapo legalizut Hashishin per vedi??
Edi Rama boj kujdes me kto MO-rrat,se kta punojn nen rrogoz
A e kuptoni bre shqipe?
Dun me i pre baces burimin e pareve.
Po Edushka nuk po dojke se e don per vediiiiiiii.
http://goo.gl/syF6m8
O zoti MOORE!
Ku ishit ju amerikanet,qe sot beni thirrje per lufte kunder korrupsionit,KUR SALI BERISHA CAKTONTE NE TE GJITHA INSTITUCIONET KUSHTETUESE MILITANTET E VET???
Si do ta luftje KRIMIN DHE KORRUPSIONIN QEVERIA kur DREJTESINE E KOMANDON KRIMINELI BERISHA???
Mos beni GAM-GAM kot!!!
Asnjehere nuk keni mbeshtetur hapur vullnetin e popullit 1 milionesh qe votoi per ta shporrur BANDITIN BERISHA NGA SUNDIMI!!!
ASNJEHERE NUK I KENI THENE BERISHES VRASES,HAJDUT VOTASH E PASURISH TE POPULLIT!!!
Pse ç’pret ti nga Amerika? Amerika e ka xhan monstrën tonë se asaj i intereson një Shqipe pa tru dhe që ti bindet verbërisht interesave të Sh.B.A.Po të ishte e mirë ajo duhet t’i thoshte ‘stop’ Berishës e t’i tregonte vendin.Aq forcë shtërnguese e detyruese e ka ajo që bën ligjin në të gjithë botën.
po ku ka opozite shqiperia. pozita ka vota aq saa opozita eshte e pavlere. ku dine shqipkaret te vene balanc mes pushtetit dhe opozites. ata perfundojne ne diktatura dhe tirani tamam si vendet e lindjes nga dhe kane ardhur gjate pushtimeve te ilirise nder shekuj. dhe me e forta, gezohen qe nuk kane opozite. hahahahha rritje taksash, rrogat vendnumero, rritje cmimesh, etj. ky eshte rezultati. 1 milion shuplaka thone. humor i gjalle
TI JE GOLLOBORDAS……NUK KAM ASGJE ME KRAHINEN SHQIPTARE.POR?NESE BEN OBJEKSIONE SI E TANISHMJA ?BRAVO…NESE FILLON TE BESH DALLIME KRAHINORE !!!!SI ME VIDEON EKOSOVARIT QE KOMENTON TASH 20 VJET BEMAT E ENVER HOXHES NDAJ SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE?MOS KOMENTO ME KETU.SEPSE !!!!:NUK KE ARSYE TE BESH PERCARJE DHE TE OFENDOSH TE TJERET…….NESE VAZHDON AKOMA????????NUK GJEN PAQE DERI SA TE RROSH…….OK.
Moore po ju jep leksione ketyre idioteve tane (te dyja paleve) qe te bashkepunojne me njeri tjetrin ne dobi te Shqiperise dhe ti lene idiotesirat dhe armiqesite. Nese e vleresojne njeri tjetrin si armiq dhe te gjithe ata qe mendojne ndryshe si armiq atehere Shqiperia e ka mire vendin ne Konferencen Islamike dhe kurre nukm do te behet pjese e Europes. Te jesh ne Europe do te thote te mendosh per popullin tend dhe jo me filozofine ‘per inat te sime vjerre shkojn e fle me mullixhine’. Kjo eshte filozofia e kurvave qe nese kane inat njeri tjetrin shkojne e bejne budallalleqe. Duhet emancipim i klases politike shqiptare. Keta jane te yja palet idioter – e shikojne njeri tjetrin si armiq. Shtyhen te veprojne kunder njeri tjetrit vetem sepse i perkasin politikisht nje grupimi tjeter. Administrata duhet te zbatoje parimin qe i sherben popullit dhe jo partise. Nese i sherben partise atehere ajo administrate nuk vlen. Eshte teper e qarte qe shume persona nga administrata rrjedhin sekrete te shtetit tek pala opozitare. U thane te gjitha ne shtyp se cfare tha nje i penduar per banden e tritloi. Duhet patur parasysh qe cdo gje qe del ne shtyp para se te behen hetimet ndihmon kriminelet qe ti shpetojne drejtesise plus asnje i penduar tjeter nuk do te guxoje te tregoje per kriminelet sepse te gjitha qe ata thone dalin ne media. Kjo ve ne rrezik te penduarin dhe familjen e tij. Familjet e te penduareve jane ne rrezik te hidhen ne ere.
1 milion qelbesira mbase nuka jan..por, 999 000 ndoshta.
Ky popull voton ate qe e rref me shum… esht mesu 50 vjet me enverin e nuk ke cfar i ben…ky popull iken kundra intereseva te vete..nuk arrin te dalloj te miren nga te keqen…duhet me te vertet kurajo te votosh keta gomeret qe jan ne pushtet…po thuaj gomari gomarin do votoj.
Ndoshta do t’ju duket pak si e çuditshme, qendrimi im por kete perfaqesuesin amerikan nuk mund ta kuptoj ne qendrimet e tij ndaj Krimit dhe korrupsionit ne Shqiperi.Ai nuk mundet kurrsesi te veje gishtin ne plage e te thote troç se Sali Berisha ashte fajtori per gjithçka te keqe qe ashte ba ne Shqiperi keto 23 vitet e fundit.Nuk mund te kete pergjegjesi Qeveria e sotme dhe opozita e djeshme per Korrupsionin galopant qe lejoj vete Berisha, ashtu seç nuk mund te kete faj per krimin e sidomos ate te organizuar,per shkaterrimin e ekonomis e mbi te gjitha per politizimin e tejskajshem te gjitha institucioneve shteterore.As sot nuk mund ta kuptoj Zotin Moore takimin qe ka ba me Berishen para vitit te ri kur Berisha nga ajo dite e deri sot ashta ba me aktiv per te mbrojtur krimin dhe korrupsionin ?Sot ka ardhur koha qe gjerat duhen thane troç dhe me emra konkret aq ma teper kete duhet ta bejne perfaqesuesit e shtetit ma te te fuqishem.
Shqiptaret nuk kane nevoje per fjale e kshilla qesharake ,per gjera qe tashme i dijne edhe nxensit e shkollave ,por per mbeshtetje konkrete financiare .
Bla bla bla-t tuaja kursejini per diku tjeter .Denglaxhinj ordiner .
ka qen i drogyar ky amerikani qe ka folur e per opozit leshin qe esht sali serbi dhe lul kurva qe shiten detin dhe vran njerz dhe po hedhin shtyllat ne ere dhe po fut njerz qe te vrasin bizezmenet bizezmenin naqe nuk ka drejtesi dhe drejtesia miret na vet indiviti dac te jesh bizezmen dac te jesh njeri i thjesh na ka ardhur kjo katrahur na drejtesia e kribur te sali serbit dhe te ilir metes dhe te fatos drogaxhiu
z. moor a keni ardhe si deleguar I obames e shba-se apo si I derguar I podestes per te amnistuar kriminelet berisha, basha, imami, ruli, muli etj. abuzimet ne prokurori po dergohen besoj kete e keni pare edhe ju. popullit duhet shpjeguar ku kane shkuar taksat e tyre, kjo eshte normale. ju duhet te kerkoni me kembengulje qe qveritaret e koruptuar te shkojne para ligjit e drejtesise. vrasesit e 4 qytetareve me 21 janar te shkojne para drejtesise. e di qe nuk ju pelqen qe vrasesit e21 janarit te shkojne para drejtesise se jane miqt tu berisha e basha per te cilet ju ka paguar podesta, hajduti I 200000000 eurove ne rrugen e kombit duhet te shkoje para drejtesie dhe ky eshte basha miku I juaj nga podesta. ben mire qe berishen e bashen ti marresh ne amerike e bashke me podesten tu siguroni jeten. sa per lazaratin, ju e dini eshte veper e berishes, eshte krijese e tij, mbahet ne kembe me investimet e berishes, thuaj berishes qe bashke me ministrin e tij te brendshem te shkojne ne lazarat e te rregullojne gjendjen, tu ktrheje shperblimet qe ka marre. z. moor rrofte shqiperia poshte berisha, poshte poesta e ushtaret e pandershem te podestes e berish-bashes.
Ky diplomati ben mire te shikoje vendin e tij ku droga po legalizohet nga shteti ne shtet e ndersa do qe nepermjet ngacmimit te Lazaratit t’i hape telshe qeverise per te krijuar nje teren ne favor te Berishes i cili,bashke me vagabondin prej mermeri te thyer ne ane te rruges,jane themeluesit e Lazaratit e mbas tyre mbase rine diplomate te tille me cantate zeza.
Ky Moore(muri)na eshte bere si Grosruku,shprehet hapur ne favor te Saliut,sa do qe mundohet qe ti maskoj mendimet,por nje lexim I kujdeshem tregon se eshte berishist.Pse duhet ta takonte aqe perzemersisht Saliun ne viziten e fundit ne Shqiperi?!
Z.Moore erdhi para zgjedhjeve dhe nuk tha dot asnje fjale. Edhe tani nuk thote dot asnjefjale. Si duket e paguajne per te mos folur.
Po thuaj nje fjale o njeri cfare eshte mire cfare eshte keq.Kaq plage u paska ngelur mospranimi i armeve kimike te asadit nga shqiperia ju?
Per bashkepunim pozite-opozite duhet pasur zemer e kulture si dhe burreri,kurse per te hy ne Lazarat duhet pasur k.oqe qe ne Shqiperi nuk i kane ata qe duhet ti kene.Diplomatet thone car thone po car bejme ne.Hyrja ne politike shihet si mundesi per pasurim.
Moore do thelen e vet nga Lazrati
Blla blla blla ,nuk thua Z Moore, qe ata qe jane ne opozite sot , me ne krye Sali Berishen krijuan nje shtet mafjoz ku kryeqytet symbol I tyre ishte Lazarati dhe se kane 8 vjet ne pushtet qe vjedhin dhe shkaterojne fondet publike me klanet e tyre .Keta duhen shkateruar ne qelize dhe prere te gjitha fijet qe mbajne gjalle kete te kaluar qe ata lane pas.Ju duhet te inkurajoni Qeverine e sotme te ece perpara me vendosmeri ne rrugen qe ka nisur per te ndertuar ate qe gjithe populli (pjesa dermuese) e deshiron.Shikoni mire ne historik te dhenat dhe informacionet e ambasades tuaj ne lidhje me Sali Berishen,qeverine qe ka drejtuar dhe kliken e tij dhe kjo do tju beje te jini me konkret, I hapur dhe I sakte ne konkluzionet tuaja.Mos haroni se te gjithe Shqiptaret shohin tek vendi dhe qeverija juaj dhe imja gjithashtu yllin ndricues ne rrugen e ndertimit te nje shoqerie te lire ku te mbizoteroje shteti ligjor.Ne shtetin ku une jetoj ne keto 10 vitet e fundit dy K/Ministra dhe kongresmene jane denuar me rreth 15 vjet burg sejcili per korrupsion ne nivele shume me te ulta se sa korrupsioni I shtetareve Shqiptare . Me dhjetra jane rastet e tilla ne gjithe USA-n ku funksionare shteti ne nivele shume te larta kane perfunduar pas hekurave per shkelje te ligjeve.Ky eshte shteti qe shqiptaret duan te ndertojne dhe ju hapur duhet ti inkurajoni rreformat qe po ndermerr Qeverija e sotme , te stimuloni qe keto reforma te jene sa me rradikale ne fasvor te ndertimit te shtetit ligjor, per te mos u perseritur me ne te ardhmen.
Ec aty revolucionaret e vegjel. Do e kishit bo krenar xhaxhin enver po tju degjonte se si po e boni copa ameriken. U preket se ju shajti edi ramen. Keni te drejte se Rama juve ju ka ne mendje, dite e nate.
Ore njerz!
Nji gje nuk kuptoj un!
Kta perndimort duan ti bashkojn bashk pozit e opozit,si dikur n koh te Dull Piramides ku ishin t gjith bashk grushtbashkue rreth partis
Medemek opozita t ket shtojc e pozits
Po mir mer, po demokracija ku shko masanej, n hale?!Se vec atje ngelen me u da njerzit “per burra”,”per gra”,
Megjithse ne PUBet modern ka vec nji WC,per t gjith njerzit madje edhe qeni pshurr perkrah njeriu.Tamom monizen total Darwinijan.
Pastaj,po u bashku pozit opozit do ngelet sala i papun se s do ket mundsi per mitingje
Sa po i djeg militanteve ky reagim. Po pse o te uruar ku e ka gabim ne argumentimin e tij z. Moore? Ai thjesht ka theksuar se cila eshte rruga per te pasur nje shtet serioz, nje qeveri dhe opozite serioze. Mjaft duke u kacafytur blogjeve ne mbrojtje te njerezve qe nuk e meritojne.
Perse nuk na thote ndonje gje per takimin qe pati koke me koke me “Burrin e shteti”,se pas kesaj ky eshte bere shume aktiv!
QE KTA ZOTERINJT E SHTEIT USA I PERFYTYROJNE
KRIMINELET -TERROSITET VRASESIT SHKATERRUSIT E SHOQERISE
SHQIPTARE ->>>!!! si OPOZITE !!!<<< – PRA KRIMINELET E MAFIOZET
I QUAN OPOZITE DHE FTON QEVERRINE SHQIPTARE TI FALI
KRIMET DHE TERRORIN QE KAN USHTRUAR NE KTE POPULL –
KJO TREGON QARTE SE POLTIKA E USA MBI SHQIPERINE
S'KA TE BEJ ASPAK ME ATE QE DHE PRETENDOHET NGA
CIRKU DIPLOMACISE AMERIKANE SI VEND ALEATE I SHQIPERISE –
POR SI NJI VEND QE AMERIKA E PERDOR THJESHTE
PER INTERSAT E VETA — ME NJI TENDENCE PREJ MONSTRE —
CFAR JU KA BER KY POPULL JUVE ZOTERINJ AMERIKAN
QE KERKONI TA SHKATERRONI ME POLTIKAT TUAJA MAFIOZE!!!
NE SE KA VERTET NJI ZOTE LARTE MBI KTE QIELL TE KSAJ BOTE —
LE TE VENDOSE DREJTESINE MBI KTE PLANET TOKE