Ish- presidenti, Bamir Topi, ka përsëritur kritikat e tij ndaj Shërbimit Informativ Shtetëror, duke theksuar se SHISH duhet të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit në luftën kundër krimit.
“Nëse kam thënë që duhet një bashkëpunim i policisë me Shërbimin Informativ Shtetëror, kam thënë gjënë më normale. Nuk mund të ketë sukses në luftën kundër krimit nëse nuk ka një bashkëpunim të tillë. Duhet të ikim nga modelet që rendin e vendosin njerëzit me muskuj. Mbi të gjitha duhet inteligjenca, e cila duhet të vihet në shërbim për të parandaluar. Duhet t’i lemë motivet e natyrës politike se kush e ka zgjedhur, kush e ka propozuar, e rëndësishme është të bashkëpunohet”, u shpreh Topi për News24.
Kryetari i FRD e ka një mesazh edhe për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Askush sot nuk mund të jetë i kënaqur me situatën e rendit. Por mendoj që në përgjithësi politika duhet të bashkëpunojë dhe t’i dijë hallin këtij dikasteri, t’i dijë hallin policisë. Për zotin Tahiri do të thosha, është e domosdoshme që të shkëputet nga ekranet. Transparencën me publikun, ministria është e mundur ta realizojë nëpërmjet zëdhënësit. Të gjithë duhet të inkurajojmë policinë”, deklaroi Topi.
50 top –faqet më popullore të Facebook në Shqipëri, gara mes Ramës dhe Berishës – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=37295&k=71#sthash.69MY6bcq.dpuf
Bash sic bashkepunon ti me Ramen
ti more trap je kryeqelbesira e qelbesirave. si ke goje te flasesh. nuk e kuptoj.
Verejtjen e vetme per Ramen qe e kam eshte,,kujdes nga Topi,eshte i pabese,,.
Te kishte ShISh te reformuar duhet te kishe hyre brenda mor njeri, bashke me Kreshnikun apo krushkun tend, per te gjithe ato para qe u ke marre gjyqtareve dhe prokuroreve per emerimet e transferimet. Por nuk ka sepse ti dhe te tjeret si ti, i kane lene. Institucionet ne meshiren e mafias qe perbehet nga soji yt.
Edhe une jam dakort me ate qe thote zoti Topi qe te ike nga ekranet le tja lere zedheses ose it ekranet Por nuk kam qene dakort me Topin kur vjen puna ne drejtimin qe i ka vere ai shtetit kur ka qene ne krye te tij E tregoi veten si Tirons i qullet pa nerv pa inisiative jo energjik dhe kurajoz ne punen e tij E vuri perpara nje njeri qe shfrytezoi pushtetin per interat e veta ete klanit te vet Topi nuk mundi te bente asnje gje ishte nje kukull Natyrisht qe ky qe eshte ne ate vend nuk eshte fare per ate vend te larte por edhe zoti Topi nuk ishte ne lartesine e detyres. Mendoj se ne ate vend secili duhet te beje detyren qe i takon .
Ne nje qark si Tirana me 300 mij votues aktive vetem 10.000 vete votuan kete funderrine …nuk ka nevoj per fjale tiranasit ja dhane pergjigjen ktij hipokritit…..Tirane PS 187.000 vota PD 158.000 vota LSI 35.000 vota PR 10.300 vota FRD 10.000 vota
Ku ka si Tirona, Bamir je modeli i politikanit vizionar ec aty bravo.
Nuk rreshtohem tek ata qe besojne se sherbimin informativ e drejton Nishani !
Kthimi i personazheve te 97 ne krye te ketij sherbimi,duhet te forcoj vigjelencen,ata jane te emeruarit e Berishes,jane nen komanden e tij,kjo eshte fatkeqsi kombetare.
Të flasësh apo të mos flasësh !
Ti mirë që flet, por herën tjetër mos i’a bëj gropën vetes !
Kriminel mos fol më se nuk të takon !