VIDEO/ Rama e Bushati vizitojnë konsullatën shqiptare në Milano: Do u shërbejmë të gjithë shqiptarëve

1 Shkurt 2014, 12:58Politika TEMA

Një ditë pasi Ministria e Jashtme ngriti një padi ndaj ish-konsulles së Shqipërisë në Milano, Nausika Spahia, Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, zhvilluan një vizitë në godinën ku është vendosur konsullata.

Bushati u shpreh se iu dha fund Call Center-it që gërryente paratë e shqiptareve në mënyrë korruptive.

Sipas ministrit konsullata sot është në kushte të veshtira, por objektivi i qeverisë është të ketë shërbime sa më të shpejta dhe transparente për qytetarët.

“Të kalojmë diku tjetër në mënyrë që të kemi më shumë ambiente për konsullatën tonë këtu dhe që të ofrojmë shërbime sa më të mira. Kemi bërë një gjë jashtëzakonisht të mirë që i dhamë fund Call Center-it, që i gërryente lekë shqiptarëve në mënyrë totalisht korruptive, totalisht të pamerituar. Sot, konsullata, pavarësisht se operon në kushte të vështira, përpiqet për t’u shërbyer njerëzve në kohë dhe objektivi ynë është që të kemi shërbime sa më të shpejta, sa më transparente dhe sa më të lira, për të gjithë qytetarët shqiptarë. Dhe duam që edhe me zhvendosjen që do bëjmë, edhe më të ardhurat që gjenerohen, fondet të ngelen këtu, në funksion të promovimit sa më të mirë të Shqipërisë”, u shpreh ministri Bushati.

Po kështu, Kryeministri Rama bëri të ditur se “së shpejti Konsullata e Milanos do jetë konsullata e të gjithë shqiptarëve, që do të thotë se do të bëhet spostimi i konsullatës që të përballojë fluksin dhe në të njejtën hapësirë do ofrojë shërbime konsulli dhe stafi i konsullit të Kosovës”.

“Do të fokusohemi shumë fort tek shërbimet për qytetarët. Do bëjmë sa më shpejt spostimin e konsullatës që të përballojë fluksin”, ka premtuar Rama.

“Ne do të fokusohemi shumë fort tek shërbimet për qytetarët, të cilat kanë trashëguar një histori korrupsioni, një histori arrogance dhe një histori banaliteti që praktikisht nuk i bën nder jo shtetit, por nuk i bën nder askujt. Duhet të bëjmë sa më shpejt spostimin në një vend ku të mund të përballohet ky fluks, duke pasur parasysh që fluksi do të jetë edhe më i madh, për shkak se në të njëjtën hapësirë do të ofrojë shërbimet e veta dhe konsulli dhe stafi i konsullit të Kosovës, gjë që ne kemi rënë dakord dhe do të aktivizohet shumë shpejt. Kështu që praktikisht konsullata e Milanos do të jetë konsullata e shqiptarëve, e të gjithë shqiptarëve, qoftë të Shqipërisë, qoftë të Kosovës. I siguroj të gjithë qytetarët tanë që jetojnë në Itali dhe që kanë të bëjnë me këtë konsullatë apo me konsullatat e tjera, se në një kohë të arsyeshme, por jo të gjatë, do të shohin vetë një ndryshim rrënjësor në mikpritje, në trajtim dhe në dhënien e shërbimit ndaj tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, biseduan me qytetarët mbi problematikat e hasura me shpesh në lidhje me shërbimet konsullore që propozohen në Milano.

Konsullata mbulon një rajon ku banojnë rreth 300.000 shqiptarë dhe kryen një gamë të gjerë shërbimesh duke përfshirë dhe lëshimin e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë mendime mbi përmirësimin e shërbimeve të konsullatës së përgjithshme dhe evidentuan gjithashtu hapat e ndërmarra në funksion të përfaqësimit më të denjë dhe më pranë shqetësimeve të shtetasve shqiptarë në Itali.

Gjithashtu në Milano, delegacioni i Kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, mori pjesë në forumin e organizuar enkas nga firma BOSCH mbi përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri. Gjatë pasdites Kryeministri gjithashtu mori pjesë në konferencën e organizuar nga shoqata e bizneseve të Lombardisë (Assolombarada).

58 komente në “VIDEO/ Rama e Bushati vizitojnë konsullatën shqiptare në Milano: Do u shërbejmë të gjithë shqiptarëve”

    1. Flogerti says:

      Me ne fund po shohim qe shteti po ben ate qe duhet,, Kjo eshte ne sherbim te vendit. Ju pergezojme

      1. dorjeta says:

        Me ne fund erdhi momenti per te bere dicka per shqiptaret qe jane lene ne harrese tere keto vite demokraci, e kur kane qene pikerisht ata qe e kane mbajtur ne kembe ekonomine shqiptare me remitancat e tyre.

        1. ka gjithe kete kohe ne qeeveri dhe akoma ben premtime. dhe akoma qelbesirat e duartrokasin kur ben premtime. cfare deshtakesh. veprat e vetme qe ka bere eshte tentativa per te sjelle arme kimike, ngrirje e rrogave per tre vite, rritje cmimesh, tritol kundershtareve politik dhe ndyresirat akoma e simpatizojne. cfare rrace e deshtuar, cfare shakaje e natyres qe jeni. nuk keni shprese. te izoluar do jeni ne perjetesi nga europa o mbetje pushtuesish

          1. TE Shkarkohet Nishani menjehere. says:

            Hajde pallosh hajde

      2. herta says:

        Kjo gje duhet te behet ne te gjitha vendet e jo vetem ne milano, te behet me pagese sherbimi qe i ofrohet shtetasve te tu eshte e turpshme, shyqyr u be falas tani.

      3. arjoni says:

        konsullatat tona kane qene kthyer ne konvikte ne sherbim te oborrtareve te pushtetit, perfaqesuesit tane neper ambasada kane qene njerez qe jo vetem nuk ishin perfaqesues te denje te Shqiperise por njerez qe na e kane nxire imazhin tone neper bote dhe vertet kishte nevoje per nderhyrje per te shnderruar sherbimin ne konsullata.

    2. BERNA says:

      BRAVO RAMA . KY ESHTE NJE KRYEMINISTER I DENJE PER POPULLIN SHQIPTAR .

    3. ERIS says:

      ME EDI RAMEN SHQIPERIA PO ECEN PERPARA

    4. keti says:

      FORCA RILINDJE ?

    5. flavia says:

      Bravo z.Rama, bravo z.Bushati. Me njerez si ju Shqiperia do beje perpara ne te gjitha aspektet ?

    6. megi megg says:

      Bravo nje reforme qe do coje shtetin perpara ?

    7. dori says:

      ja reformat qe do cojen shqiperin perpara.

    8. bledi says:

      Ky po qe eshte shtetqe mendon per shqipetaret.

    9. bledi says:

      Ska nevoje per fjale. Bravoooo

    10. ELI says:

      BRAVO ZOTI RAMA , BRAVO ZOTI BUSHATI!
      PER NJEREZ SI JU KA NEVOJE SHQIPERIA TE BEJE PROGRES DHE PROSPERITET .

    11. adriana says:

      jeni te papare ?

    12. bruna says:

      pas 8-vitesh u mendua serisht per emigrantet shqipetar. bravoqeveris se re

    13. SARA says:

      KRYEMINISTRI RAMA DO NA COJE NE EUROPE

    14. mela says:

      un presonalisht nuk jam antare e asnje partie por z.Rama po me bene te kthej serisht besimin te qeveria shqipetare.

      1. gerta says:

        Ky eshte shtet i munguar per te gjithe shqipetaret brenda dhe jashte saj.

    15. Sokrati says:

      Bravo Edi Rama e luan mashtruesin perfekt.
      Edi Rama nuk ka ledhatuar femijen e vet por e ka quajtur kopil dhe sot spekullon me kete veprim aspak te drejte.
      Hiqe doren nga ai femije se e bere pis.

  1. alfredzani says:

    bravo rama , kjo esht shqiperia tek e cila ne kemi shpresat. Duhet te nderohemi per ne ?

  2. Mondi says:

    Bravo Rama dhe Bushati!! Po e coni Shqiperine perpara! Keshtu vazhdoni po rezultoni qeveria me e mire te gjitha koherave…

  3. Lanir says:

    Ja dhe nje nga provat , qe shqiperia po ecen perpara . Bravo Kryeministria.

  4. _ajsel_ says:

    tashme korrupsionit po i vjen fundi. dalngadale te gjitha mashtrimet do te zbulohen dhe shqiperia do te rilinde.

  5. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    se ku ndigjova, ato te lidhjes se veriut Maroni, Salvini, Calderoli kan dal Milano e kan dizinfektue te gjitha rruget ku kan kalue moçaloret e kokqytetit shqiptar
    ju qe punoni ne milano na tregoni se a asht i vertet ky lajm

    1. Dole ti shkerdhate shpelle perseri ktu me kte “emer idiot” qe te dallon menjiher se je Idioti me i madhe qe ka nxjerre shpella e sali kurves.

      maloket qe ishin ne ade ambasade e kishin kthy ne shpell ate nga ambasade ne nji Hale ,dhe baze droge e kriminelash o kerma te njerezimit .

      u bere edhe bytha jote ,na paske mesua edhe ti shpellar muti fjalen disifektim oooooooooo zote pse e dhjeve kte rrace malokesh ne ket vend !

  6. Krutani says:

    Rama nje kryminister i denje per shqipetaret!!!

  7. Bravo Rama says:

    Edi jeni njeri me e afte i te gjitha qeverive qe ka pasur Shqiperia!! Po e zhvilloni vendin ne cdo aspekt me punen e palodhur qe po beni!

  8. Zhvillimi ekonomik says:

    I ke merituar te gjitha votat!!!!! Populli i gjithe eshte me ty!!

  9. Vera says:

    Konsullata shqiptare e Milanos ndodhet në një vend shumë të favorshëm për emigrantët e atjeshëm, bash nbë qendrëm historike të kryeqendrës së Lombardisë, në piacën e famshme Duomo, 50 metra nga katedralja me të njëjtin e mër. Kjo u ngjall një lloj krenarie shqiptarëve kur shohin të valëvitet Flamuri i tyre në mes të qendrës më të vizitueshme turistike të Milanos. Aty gërshetohen gati të gjitha linjat e shërbimit urban: tramet, autobusët dhe të tria linjat e metrosë. Por apartamenti që kanë zënë me qera është i pamjaftueshëm për dyndjen e madhe të emigrantëve që shkojnë aty për nevoja të ndryshme. Godina është e stilit të vjetër, më shumë me vlera historike-turistike dhe e gjithë zona ka qindra e mijëra bare, restorante, shitore suvenirësh etj. Nga dyndja e madhe e emigrantëve shpesh janë krijuar probleme, prandaj policia ka vendosur futjen me rradhë, duke i mbajtur emigrantët jashtë si në vathë. Kjo natyrisht nuk ka qenë një gjë e këndshme për ta. Kjo Konsullata ka vërtetë nevojë urgjente për mjedise më të gjera e të përshtashme për gamën e gjerë të shërbimeve që kryen.

    1. Vera says:

      Korregjim i një lapsusi në rreshtin e dytë nga fundi, që duhet: … kjo ka qenë e pakëndshme për ta. Kërkoj ndjesë.

  10. daenko says:

    Shkulini nga rrenjet vemjet e Sali qoftelargut dhe ;disenjatores; Jozefine.Mos harroni se jeni te supermandatuar.

  11. Go west says:

    Me ngacmon pak historia e Konsullates sone ne Milano, ku titullare qene vellai i zonjes Topalli, pa asnje tager per kete detyre dhe vajza e nje miku te familjes Berisha e te familjes Cobo gjithashtu pa asnje tager veç lidhjeve familiare. Me nje fjale “tanet”.
    Na qellon qe nje avokate shqiptare, e lauruar ne Itali dhe e punesuar prane nje kompanie milaneze, ngarkohet te pergatise dokumentat e nje klienti te huaj te kompanise te interesuar per te investuar ne Shqiperi. Siç ndodh zakonisht ne zyrat tona radha radhe, afrohet me se fundi dhe ne sportel i thone te kthehet mbas dy oresh per te mbaruar pune.
    Hiqet menjane dhe, duke u menduar: a ja vlen te shkoj ne zyre e te kthehem apo te qendroj te pres; ndjen nje dore ta preke ne shpine dhe zerin kumbues te “rojes”: Hajt goce, u sqarove, perjashta tani. Teper e fyer nga ky roje pa edukate i kthehet paksa ashper ketij harbuti te parashutuar ne Milano dhe iken pa e zgjatur me tej.
    Ne oren e caktuar pret radhen dhe hyn ne zyren e te madhit konsull, zotit Cobo, ky pa ardhur fare verdalle pervishet ne menyren me ta pa edukate si ka mundesi qe nje shqiptare te guxoje te qortoje punonjesin e Konsullates. Provon avokatja ti tregoje pse e qortoi rojen harbut. Me kot.
    Mbasi i terhoqi vemendjen nje “rajaje shqiptare” qe kish patur kurajon te qorton vartesin e tij pa edukate, zoti Cobo e perfundon biseden:
    -Eja neser sot, nuk kam kohe.
    -Ne çfare ore? -duke menduar nje pune te azhornuar per te nesermen.
    -Shikoje orarin te dera.
    Cdo gje e qarte, konsulli e ka marre inat.
    Kthehet ne zyre avokatja fatkeqe qe Shteti i vet i ka caktuar si perfaqesues nje zyrtar te tille dhe i thote kolegut te zyres te shkoje ne vendin saj ne Konsullate per legalizimin e dokumentave.
    Ne oren e caktuar shkon avokati italian, kolegu i zyres se shqiptares. Zoti Cobo e pret me shume njerezillek dhe mbasi ka mbaruar pune, ne te ikur i thote:- Ce mbani ne pune ate shqiptaren, hiqeni.
    – Per ke e keni fjalen, -e pyet avokati i huaj, per ate avokaten?
    -Jo mor, e di une çfare avokati eshte ajo.
    Kjo ishte historia.
    Dhe te mendosh qe kete njeri e kemi paguar me taksat tona per tu kujdesur per bashkekombasit tane aty.

    Nderkaq dua tju tregoj nje episod te Kryetarit te nje Gjykate me Konsullin Italian te qytetit.
    Duke patur njohje me gjyqtarin, Konsulli kerkoi ndihmen e tij per gjykimin e nje shtetasi italian te arrestuar ne Shqiperi e me precedente penale. Nuk mjaftoi me kaq, diten e gjykimit shikon i befasuar ne fund te salles se gjyqit, konsulli italian vet i dyte. Mbas gjyqit, e fton per nje kafe dhe i tregon befasin e tij. Konsulli i pergjigjet: Une paguhem per tu kujdesur per te gjithe shtetasit e mi.

    1. Leone-53 says:

      Se çpo me “ngacmoni” per vellan e Xhozit.
      Jetoj prej 15 vjetesh ne Milano dhe di shume “historira” te konsullates tone ketu qe kur ishte Muçostefa e deri me sot.
      “Rekordmen” per barsoleta ngelen Pandeli Qerimi (oficeri “diplomat” i PS-se se pas 2000-shit e vellai i Xhozit “qejflliu” i picave te lokalit poshte konsullates.
      Po deshi Xhozi ndonje video te me “telefonoj” qe tja dergoj.
      Ciao Milano!

  12. kel ukaj says:

    Nuk e di te besojme Z. Rama o jo? Une kam qene nje here ne kosullaten e Milanos dhe jashta me kane nxjerre Karabiniret. Jam pa pashaporte shqiptare dhe do te rri deri ne fund te jetes sime pa te, se vertete nuk ka ndryshuar Konsullata e Milanos. As ne Shqiperi nuk mund te hyj sepse nuk me len shteti shqiptar per te dale jashte. Se hyje ne shqiperi kam frike se per te bere pashaporten me merr “peng” policia. Keshtu nuk mund te shkel as ne Konsullate dhe as ne Shqiperi. Nuk kemi nevoje per fjale te bukura nga Z. Rama kemi nevoje per sherbime korrekte me çmim korrekt. Per rryshfet ta heqin mendjen nenepunesit e Milanos, perpara i ha te gjalle e me pas u jap euro.

    1. _simona_ says:

      zoti rama nuk ka fjale por vepra

  13. t says:

    rama na flet per korrupsionin,por per te drejtat e shqipetareve qe krahasohen me kafshen,ai nuk do ta dije.

    1. _ajsel_ says:

      te drejtat nuk i jane mohuar asnje individi. thjesht individet nuk dine si ti kerkojne e ti mbrojne te drejtat e tyre

  14. goni.IT says:

    Je i madh Edi Rama, punoni për këtë popull të vuajtur, që ka nevojë për respekt dhe dashuri.

  15. xeni says:

    jo mo çne shërbehuni vetëm rilindasve, konsullata e partisë socialiste është !?

    1. fatmir mehmeti says:

      bravo xeni. car ideje persmari. kansulata te funksionoje ne rradhe te pare per rilindasit, pastaj ata qe jan pa drejtim politik. kurse te gjithe PDistat, te vazhdojne te marrin ne tel tek zonja spahija, dhe ti pagujne rryshfet Cobos. ne kete menyre dhe ngarkesa per konsullaten do ish pak me e vogel.

    2. _ILDA_ says:

      ZOTI RAMA JENI NJE IKONE E POLITIKES SHQIPETARE . VAZHDONI ME KETE RITEM !

  16. Tomorri says:

    Konsullata eshte e shqiperise o xen leshi,por do me vije shume keq qe do tu sherbeje edhe atyre qe e prune ne kete derexhe,kjo nuk durohet.
    Vertete e shqipetareve ne se ata te paret futen ne burg pa pike meshire dhe keta te dytet ti sherbejne devotshmerishte popullit shqiptar qe jetyon ne kete krahine shume te madhe.

    Bravo,Bravo,Bravo Edi Rama nuk kemi fjale te te vleresojme kete pune qe po ben ne çdo cep te shqiperise dhe jashte ne vendin fqinje Bravo.

    1. xeni says:

      o tomorr mere më shtruar mos fluturo me presh në bythë,komenti im është ironi me pyetjen e temës ,konsullata do u shërbejë të gjithë shqiptarëve, po ta pret mëndja që të gjith shqiptarëve do u shërbejë sepse nuk është konsullatë e partisë socialiste , është absurde dhe pa kuptim kjo shprehje, dhe mere më shtruar o tomorr palloshi, apo akoma ske zën ndonjë vend pune

  17. KLAUDIA says:

    PERVEC ZOTESISE TE KRYEMINISTRIT RAMA , MERITON NJE BRAVO TE MADHE EDHE Z . BUSHATI !

  18. PAMELA says:

    BRAVO KRYEMINISTRIT RAMA QE KA DITUR TE ZGJEDHE NJEREZIT E DUHUR NE POZICIONET E DUHURA.

  19. INA says:

    JENI KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR !

  20. MIRI says:

    LUM SHQIPERIA PER JU QE JU KA .

  21. Kudhesjoti says:

    me te dyja duart pershendes kete mbarevajtje si gjithe te tjerate kryeministrit tone te respektuar dhe modern

  22. tetovari says:

    Rama e Bushati, a po e bani nje vizite edhe ne ambasaden e Shqypnis ne Shkup?

  23. --- says:

    Keta dy fjale thane dhe militantet u gazuan. Sa shpejt harrohet se fjalet nga veprat i ndan nje mal i madh, sidomos kur kemi te bejme me Edi Ramen.

  24. Luli says:

    Ne gjithe keto rreshta lajmi, gezohem per nje detaj qe, shume pak ndoshta i ka rene ne sy shqiptareve qe jetojne apo vizitojne Milanon, flamuri yne kombetar i varur ne nje prej dritareve te konsullates tone eshte i ri. Te vinte turp t’i tregoje ndonje te huaji qe ai flamur qe varej ne konsullaten shqiptare ne Milano e, per me shume ne qender te saj ishte flamuri yn, kuq e zi.

    Detaji i dyte qe them se, e keni vene re ishte momenti kur hynte ne kryeministri Edi Rama. Shikojeni me vemendje, nje grua me femije cohet ne kembe dhe takon Ramen. Kishte dhe tjere qe prisnin ne kosullate. Kjo eshte per te qeshur dhe une uroj te ishte e vertete. Kam qene ne konsullaten e Milanos e ate te Romes ku, vetem ne kete te fundit jam futur, deri ne oborrin e brendshem kur dikur (nuk e di keto vite) ishte nje barake ku punonjesit n’a sherbenin ne emigranteve. Natyrisht brenda futeshe me mik, sic ndodh edhe sot e kesaj dite. Po ketu ne Milano te flisje balle per balle me nje punonjes ishte lluks, e jo me t ngjitesh lart. Ama detaji qe gjithcka ne ate vizit ishte sajese e tregon sherbimi konsullor dite shtune. Qysh te premten ne oren 13.00 nuk punon konsullata dhe gjithe shqiptaret e dine kete, madje edhe vendasit. Si ka mundesi qe sot dite shtune kishte qytetare per me shume me femije ne krah. O zyra shtypit, o ju keshilltare te kryeministrit qe u lodh se theni kur ishte ne opozite qe nuk dilte ne ekranet televizive si Sali Berisha, kursejani daljet zotit Rama. U ngopem ne qe jetojme jashte Shqiperise me genjeshtrat e delirin e Berishes, e jo me ata qe jetojne aty ne shqiperi. Punoni dhe mos beni propagande ne media se per kete ju votuan. Uroj qe sherbimi ne perfaqesite tona diplomatike qe kudo ndodhen perfshi Milanon, t’i sherbej politikave te shtetit te saj, e te mos shendrrohet ne nje konvikt per motrat,vellezerit,kusherinjte e politikaneve. Ju ecte mbare diplomateve te rinje ne Milano.

  25. Stef Staku says:

    ANALIZE : Vitet e fundit Konsullata e Milanos eshte drejtu kryesisht nga Shkodrane ….
    Kam qene disa here atje …
    Jo vetem qe sidheshin keq me mu qe isha Shkodrane, por sidheshin ne menyre te turpshme me te gjithe. Nuk e di se sa do permiresohet puna aty, por nje gje eshte e sigurte : E meritonin ti largoje nga Konsullata !!!

  26. fati says:

    Gjith Call center per shpifje jane… Dhe nje nder gjerat qe kan shku ka qen per kto Call Centerat… Gjynah se ka qene nje pune ne mas per studentet. Ja ku e thot dhe ne kete lajmin Ministri Bushati u shpreh se i është dhënë fund një ‘call center’ që gërryente paratë e shqiptarëve me korrupsion, ndërsa theksoi se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje