Rrëzimi i ligjit për nëpunësin është beteja e parë që opozita fitoi në Gjykatën Kushtetuese.
Vendimi i marrë ditë më parë, megjithatë ka mbetur ende pa u zbardhur.
Revista Java ka mundur të gjejë projekt-vendimin e kësaj gjykate, me të gjitha argumentet që kanë rrëzuar maxhorancën. Sipas projekt-vendimit, Akti Normativ i qeverisë, që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit për nëpunësin civil “…cenon parimin e ndarjes dhe balancimit midis pushteteve”.
Në këtë mënyrë, çështja kthehet në pikën fillestare, në atë pikë që sot, pakkush mund të thotë sesi do të dilet nga kjo situatë, sesi do të trajtohen qoftë largimet e mëparshme nga administrata, qoftë dhe rekrutimet e reja në të. Për momentin të dy palët heshtin, edhe maxhoranca, edhe opozita. E para është duke përgatitur përgjigjen e saj ligjore, e dyta duke pritur me një durim që është i rrallë për natyrën e saj, zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ka qenë një proces dramatik. Më shumë sesa për natyrën e gjykimit, procesi ishte dramatik për rrethanat në të cilat ai merrej dhe për ndjeshmërinë e fortë politike të tij dhe rreth tij. Katër nga nëntë gjykatësit më të lartë të vendit votojnë kundër. Përfshi edhe vetë kryetarin e Gjykatës së porsakonfirmuar sërish, në një mandat të dytë.
Pesë gjykatësit e tjerë nuk kishin dilema dhe rrëzuan qeverinë. Varianti i tyre i vendimit është pikërisht ai që ka marrë në dorë revista JAVA, ndërsa vendimi i pakicës ende nuk është bërë i ditur. Duke u bërë kështu, ndoshta, dhe një nga arsyet e dukshme të vonesës së zbardhjes së vendimit final. Sipas dokumentit të pafirmosur që disponon revista, konfirmohet se bashkë me kryetarin e Gjykatës Bashkim Dedja, votën pro variantit të maxhorancës e kanë bashkuar gjykatësit Sokol Berberi, Fatos Lulo dhe Besnik Imeraj.
Ndërsa kundër ka votuar relatorja e çështjes Vitore Tusha dhe gjykatësit Gani Dizdari, Vladimir Kristo, Fatmir Hoxha e Altina Xhoxhaj.
Ligji “Për nëpunësin civil” ishte një nga ligjet kusht të BE-së, miratimi i të cilit ishte lidhur me procesin integrues të vendit. Konsensusi për miratimin e tij që kaloi në një kalvar të gjatë ngërçesh, akuzash dhe kundërakuzash, kushtëzimesh dhe dyshimesh reciproke, u prish në mënyrë të njëanshme menjëherë sapo qeveria e re nisi mandatin e saj.
Në 30 shtator të vitit të kaluar, qeveria, me propozimin e ministrit të brendshëm Tahiri dhe ministrit për inovacionin dhe administratën publike, Harito, miratoi një akt normativ në të cilin përcaktohej se ligji për nëpunësin civil hynte në fuqi në datën 1 tetor 2013, por efektet e tij do të nisnin vetëm mbas gjashtë muajsh. Akti normativ u botua në Fletoren Zyrtare po në të njëjtën ditë dhe hyri menjëherë në fuqi. Argumentet që qeveria paraqiste për një akt të tillë ishin disa. Ato nisnim me pazbatueshmërinë e ligjit sepse mungonin aktet nënligjore të tij dhe kohën e pamjaftueshme për të bërë rregullime ligjore sipas procesit legjislativ dhe mbaronin me nevojën e deklaruar për organizimin institucional dhe efektet financiare që derivonin nga zbatimi i ligjit.
Kuvendi, me shumicë të cilësuar votash, pothuaj tre javë më pas, në 17 tetor të vitit të kaluar e miratoi aktin normativ të qeverisë. Më pas, një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, kryesisht deputetë demokratë, republikanë dhe të PDIU-së, ju drejtuan gjykatës me kërkesën për shfuqizimin e aktit normativ të Këshillit të Ministrave, shfuqizimin e ligjit të Kuvendit që e miratoi atë dhe pezullimin e aktit deri sa vetë Gjykata të merrte një vendim të sajin për këtë çështje.
Shkrimin e plotë e gjeni të botuar të shtunën në “Java”.
Plerat e saliut. Nishani IK
Gjykatat e saliut jane keto qe mundohen me cdo kusht te bejne te pamunduren te mundur.. Keta duhet spastruar menjehere,. Reforme
Epo gjykata plera cfare te thuash. I ka trembur saliu. Duhet REforme ne drejtesi se sben, Rama po bn shtet
Gjykata e Nishanit te Saliut thuaj.Saliu iku,tani le te reformojme gjykatat me qellim qe te ngrejme nje shtet te se drejtes.Ku drejtesia te thote fjalen e saj pa u ndikuar politikisht nga asnjera pale.
Nuk e kuptoj se si e paska rrezuar KUSHTETUESJA aktin normativ te qeverise,kur votat kane qene 4 kunder dhe 5 PRO qeverise!!!!!
Si rrezohet me me shume vota KUNDER???
ulsi -me kokepalare dhe zani qausha behet mut-me tahira.balla,tom dosha abazaj,ndoka Arben,braqe,.frroka,sterkaj stervina etj e ko behet shtet i ndyresirave,bile qe nga gjermania ndihet era e kokepalarve.ani kur te ja shton shoqes negjmije ruqin,doklen,gjinushin,milon,beqajn hamit,bushati sulo ter diten vjen era pordh,kalbesire,kufoma dhe tritol.
po kuptohet shume mire pse gjykata kushtetuese e ka rrezu vendimin e qeverise rama sepse eshte e kapur dhe e varur nga sali berisha…ky eshte turpi dhe krimi me i madh ku gjykata me e lart ne vend ne vend qe te jete e pavarur esht ee kapur nga nje njeri si sali berisha
para se qelbesirat te vjellin vrere per kushtetuesen po jua kujtoj qe kjo kushtetuese ka hedhur poshte dhe vendimin e berishes per shitjen e detit greqise. kushtetuesja duket sikur eshte realisht e pamvarur
O 1million qelbesire
Cfare do te thote e pamvarur o qelbesire?
Dukesh qe je kollovar, me fal “kosovar” nga jugu i Shqiperise
Mos u gaboni!
Ishin te tjere burra ata qe rrezuan jo vetem faljen e detit, por plot 23 here Salen.
Ndaj i zevendesoi dhe solli shoket e Argides.
Turp !
O debil, po nga ajo kohe shumica e gjyqtarve u nderrua.
Po mos ki merak se ne 1 milion qelbesirat do fillojm me ty njer, qe je nje nga 200 mij te budallenjt e shqiperise. Pastaj do vazhdojm me gomeret qe ju keni zgjedhur tju pefaqesojne. Ka rradhe pune. Kshu qe me pak durim mirepriti te gjithe te sharat qe do pasojne.
(Dhe mos na u hiq si kosovar se vetem kosovar qe nuk je. Dukesh nga menyra si flet dhe shan qe je nga shqiperia e poshtme)
Cdo e mire e ka nje te keqe.
Perse te paguhen dy rroga 1 vjecare per 1 vend pune?
Ata qe jane militante, jane edhe injorante. Drejtoret e tyre mund ti heqin nga puna me “ceremoni” dhe ti denopjne edhe financiarisht “per paaftesi ne pune”!
Ceshtja eshte se do kaloje kohe derisa te pastrohen JABANXHINJTE nga administrata Publike
Kemi perpara jo nje opozite ,as pseudopozite po disa njerez te degjeneruar dhe nje gjykate te korruptuar . Tanime ,asgje nuk na duket cudi madje kur i lexojme duken krejt normale por te gjithe jemi te sigurt qe kemi x tua dal mbane dhe kemi gjithe mundesite qe te behet ceshte me e drejta ,dhe ajo qe duhet bere !
Pooo, te ikin pleherat e Saliut per te ardhur pleherat e Edit. Rezultati eshte se do te kemi vetem plehera qe u ndryshon vetem ngjyra se era kuterbon njesoj.
Qeverine e ka Rama dhe Meta, por drejtesine e kane kriminelat Berishian. Duhet patjeter nje rreforme ne drejtesi mundesisht edhe nje shkarkim te presidentit. Eshte absurd kur shikon Nishanin ne krye te shtetit shqiptar.
pse nuk thoni qe kemi nje qeveri te koruptuar dhe mashtruse qe i odhen konkurset ne plera dhe qe njerrezit filluan ti besonin e mernin pjes ashtu te genjyer deri ne poshteresi te pa bes dalin fitues mbeturina militant po po ligji eshte anti kushtetus konkurset i fitojn ata qe jan ne pun dhe nuk paraqiten fare ne konkurs fundurina te pa skrupull–..
rilindja apo linda shkatrruan cdo lloj ligj dhe vendi eshte kthyer ne kaus dhe anarshi vetem shtet qenuk egziston me ne pushtet jane vetem hajdutet dhe kriminelet
Nuk jane plehrat e Saliut por banditet e Rames qe perkrahin nje vendim antikushtetus.Keshtu ju komuniste te qelbur mos pergojoni Berishen po shikoni rilindjen se po ju sjell diktaturen komuniste ne vend.
Keshtu eshte kur udhehiqesh ne menyre permanente nga revolucionare. Detyra nr.1 e cdo revolucionari eshte te neperkembi ligjet. Shkelja dhe moszbatimi i ligjit jane si nevoje,te domosdoshme sa dhe oksigjeni per revolucionaret. Mire t’na gjeje, se per ta votojme ne.
Pamvaresisht rrezimit te ligjit ,por nuk do te mbahen ne pune
daullexhinj apo sazexhinj ,qe lozin vetem ‘himnin’ e mender PD se !
Kush eshte i afte do te qendroje ,dhe kush nuk eshte i afte do ta
perzene me cifteli !
po te lozin himnin e ps duhet te rrine ne pune ti ke komentuar mire para ca kohesh ke qene asnjanes ke rene ne nivelin e militantit.te mori porropia edhe ty