Një aktivist i opozitës në Ukrainë, që ishte deklaruar i zhdukur prej tetë ditësh, është gjetur në rrethinat e kryeqytetit, i torturuar dhe i mbuluar me gjak.
Dmytro Bulatov u zhduk gjatë trazirave në Kiev.
Ai u tha mediave se personat që e rrëmbyen e kishin torturuar, kryqëzuar dhe e më pas e hodhën duke e lënë të vdiste.
“Më kryqëzuan, prandaj kam edhe vrima në duar,” tha ai.
“Më prenë veshët, më prenë në fytyrë. Trupin e kam të masakruar. Mund të shihni gjithçka. Falë Zotit jam gjallë,” vijoi ai.
Aktivisti tha se nuk e di kush e ka rrëmbyer, por u shpreh se ata flisnin me theks rus.
Por BBC raporton se pavarësisht kësaj, policia e ka vendosur atë në listën e personave të kërkuar për organizim trazirash, ndaj ai rrezikon arrestimin në spital.
Aktivistë të shumtë kanë mbërritur në spital për të mos lejuar arrestimin.
Bulatov është pjesë e AutoMaidan, një grup shoferësh të lidhur me protestat.
Keshtu kan bere dhe shikesit e kriminelit Gazidede.
Shyqyr qe i qenka ngjitur prape se paku nje vesh, qe duket!
Shikesit e Saliut dhe te gazidedes
Eshte per tu cuditur se Sali Berisha nuk po reagon per situaten ne Ukraine!
Teatër, gjëra të stisura…I kemi parë disa herë këto skenare…
Këto pamje të kujtojne shikun në vlore