Dialogu politik, Fyle viziton Tiranën më 13 shkurt

1 Shkurt 2014, 10:31Politika TEMA

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Stefan Fyle pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë më 13 shkurt, në një përpjekje për vendosjen e dialogut politik mes pozitës dhe opozitës për realizimin e reformave.

Opozita ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale dhe akuzon Qeverinë se ka shkelur konsensusin duke thyer besimin mes palëve.

Në këtë kuadër, vizita e komisionerit Fule pritet të përqëndrohet në gjetjen e një bashkëpunimi, i cili konsiderohet si kyç për realizimin e disa prej reformave dhe implementimin e rekomandimeve të BE-së për përfshira në paketën 5 pikëshe.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Fyle do të zhvillojë takime me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës.

Komisioni Europian pritet do të dalë me një tjetër raport, të cilin do t’ia prezantojë Këshillit Europian.

Ky i fundit do të shqyrtojë në bazë të raportit, që do të prezantohet nga Komisioni, implementimin e vazhdueshëm të strategjive reformuese anti-korrupsion dhe në gjyqësor, dhe të legjislacionit të miratuar së fundmi, si dhe trendin e vazhdueshëm të hetimeve dhe ndjekjeve penale proaktive, përfshirë këtu në fushën e krimit të organizuar.

Në dritën e këtij raporti, Këshilli pret të ndërmarrë një vendim për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat në qershor 2014.

7 komente në “Dialogu politik, Fyle viziton Tiranën më 13 shkurt”

  1. LORA says:

    Stefan Fyle duhet te marre ne konsiderate,qe para se te niset per ne Tirane,se ne shqiptaret nuk kemi me kohe per te humbur me shkopinjte nen rrota te nahijes bandite.
    Ne duam rreformim te shpejte te mender-drejtesise aktuale;duam ndeshkimin ekzemplar te kusaro-krimineleve te ish-pushtetit brekedhjere;duam ecje te shpejte dhe dinjitoze ne implementimin e standarteve europiane ne sherbim te qytetarit shqiptar.
    Nese Fyle do te vije per te ferkuar koken e atyre ,qe i hodhem tuc ne 23 qershor,,,,eshte me mire te mos e ndermarre fare kete “mundim”.TUNG.

  2. shpatar says:

    Z.Fyle.Mire do beni qe te na vizitoni por ate qe kerkon nuk ke per ta marre .Opozita nuk punon per shqiptaret por per te shiturit qe duan ja zene frymen ketije populli.Mos prishni te pajtohen se kjo nuk ka bere dhe nuk bene vaki.Ndihma me e mire qe mund te beni eshte qe dhe ju ti vlersoni perpjekjet tona ne luften kunder korrupsjonit .
    Nuk jeni prononcuar qarte ne kete ceshtje.Here thoni qe duhet ndeshkuar ndonje ne kupole here e vini ne dyshim.Si do te vepronit ju z.Fyle kur cdo dite mbas 23 Qershorit dolin fakte me abuzime marramendse dhe asnje nuk denohet.I thoni Mazhorances ta trajtoje opoziten dhe Saliu me kulishet e tije po na hane dita dites.Jane hedhur ne sulm si asnjehere qe te ligjerojne keq qeverisjen e te mbyllin shtigjet para Drejtesise .Jemi prane ndeshkimit per ti kthyer normalitetin vendit drejte rruges suaj dhe po bejme ne vendnumero. Hajdutet dhe kriminelet i shpiem ne dyerte e Drejtesise dhe nga po ajo dere dalin si fitimtare.Lere kete pune .
    Na krijohet ideja se kete popull nuk doni ta integroni tek vetja e tije .Shqiptaret jo qe jane ne Kontinentin qe quhet Evrope, por historia jone ka trguar se jane shume here me perpara se ju. Miresetevini por ndryshoni qellimin e vizitave .Kaq kohe sa ka harxhuar Evropa ne do te ishin model ne Ballkan.

  3. Akademyk says:

    Ligjet votohen në kuvend. Nëse kuvendi është i zgjedhur me votë të lirë, atëherë kartonat vendosin. A thonë institucione? Këto janë pra institucionet. Kush ka shumicën parlamentare vendos. Opozita kritikon dhe shan si kudo, por në këtë rast duhet të ndihet e nderuar që e kanë ftuar të marrë pjesë në këtë reformë. Dje kur ishin mbi kalë as që pirdhnin për njeri, edhe pa i pasur numrat aboslutë. Sot të paktën po ftohen për të marrë pjesë. Negociatat bëhen në kuvend, jo para kamerave dhe gazetave për propagandë. Fyle bën mirë të kërkojë zbatimin e ligjeve dhe jo marrëvedhje putanash nëpër kafene dhe restorante. Kush fiton zgjedhjet, bën politikat. Kur të kthehen prapë këta mbi kal, le të kalërojnë siç mendojnë se duhet bërë.

  4. Korabi says:

    JKu mbeshtes plotesisht e nuk mund ti shtoj as edhe nje fjale asaj qe Ju thoni i nderuar “Shpatar”!

  5. arsen says:

    Diaolog politik, do te thote edhe llapa-llapa midis kurvash.
    A eshte aktuale akoma fjala qe : POLITIKA ESHTE KURVE?
    Fyle vjen ne Shqiperi..SEPSE ME KETE PUNE MBAN FAMILJEN!
    Shqipetaret kane shume proverba..nje nder to, eshte edhe: I ZOTI E NXJERR GOMARIN NGA BALTA!
    Rrofsh o shtet!
    Shtet i fuqishem ballkanaik.

  6. Olsi says:

    Ne axhenden e Fyles eshte parashikuar edhe nje takim me Shpetim Gjiken dhe ate Ndrion e Fierit.Rama sic eshte zakoni do ti jape nje dhurate ne kthem qe nuk do mend , do te jete nje kallep tritoli dhe pak beton nga pallati i Bashes dhe i Markagjonit. Pas kesaj Fyle do te perpiloj raportin qe do te jete pak me pozitiv se raportet qe vijne nga Siria.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje