Arrestohet 37 vjeçari, ndihmoi Ilir Kupën

2 Shkurt 2014, 10:45Politika TEMA

Një 37-vjeçar u arrestua sot nga policia në Lezhë pasi akuzohet se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ilir Kupa. Burime nga policia bëjnë me dije se është ndaluar Agron Picaku, pasi dyshohet se ka strehuar Kupën në kohën kur ky i fundit ndodhej në arrati. Sipas policisë, Picaku është arrestuar në shtëpinë e tij në Lezhë pasi kishte 1 javë që ishte kthyer nga Greqia, ku ishte njohur në burg me Ilir Kupën. I shumëkërkuari Ilir Kupa u arrestua pak ditë më parë gjatë një operacioni policor, në periferi të Tiranës. Ndërkohë, i arratisuri nga  burgu i sigurisë së lartë në Trikalla Ilir Kupa është më shumë se i vendosur për të mos shkelur më kurrë në një qeli greke. Disa ditë më parë, 27-vjeçari ka shfrytëzuar mediat në sallën e gjyqit për të shprehur refuzimin e tij ndaj një ekstradimi të mundshëm në tokën helene. “Kërkoj më mirë paravrasje nga drejtësia shqiptare që të jenë të kënaqur dhe shokët e mi që janë vrarë mbrapa kurrizit , që janë masakruar nga 300 plumba në trup secili. Në Greqi nuk do shkoj, vetëm i vdekur” deklaroi disa ditë më parë në sallën e gjyqit Ilir Kupa.

 

6 komente në “Arrestohet 37 vjeçari, ndihmoi Ilir Kupën”

  1. loni says:

    do shkosh do shkosh trimi i maleve,ke hesape per te lare me ate shtet,edhe me gjithe shqiptaret e ndershem qe i fute ne siklet nga truri i kokes prej mali qe ke,shoket e tuj nuk ishin puntor dhe te ndershem por ishin kriminele,dhe ashtu sic ishin ashtu moren edhe denimin maksimal,nuk eshte ndergjegje te sulmosh nje burg me banden nga jashte ne nje shtet tjeter,se keto fenomene cojne ne nje lufte shtet me shtet,kur sulmohet burgu nga disa te huaj eshte njelloj sikur sulmon nje shtet,ti kete nuk e kishe menduar bashke me ata shoket e tu intelektual,un nuk di njeri puntor ne greqi qe shteti grek ti ket vrare mbas shpine,kam shum shoke puntor ne greqi dhe njerez nga fisi plot,po te gjithe jane ne rregull per 20 vjet,nuk kane asnje problem me shtetin grek,por ju erdhet se kujtuat se deti ishte kos dhe mund te haje kushte doje,por ishe gabim zoti killer,prandaj lere patriotizmin dhe trimin po shko atje te japesh llogari per ato qe ke bere,nuk te kapen pse po punoje me ndeshmeri,por te kapen se dicka kishe bere,prandaj eshte teper vone te beshe heroin tani,trimi i maleve eshte trim kurdohere dhe kudo,keshtu nuk e keni me kanun,perse ke frik tani,ik tani te greku se kriminelin nuk e do asnji,as vendi i vete se sjell vetem trazira dhe jo mirqenie,mos harro armet qe te gjeten me vete kur te arrestuan dhe maskat,per cfare i kishe me vete??leri ato i kisha per interpolin grek,interpoli grek malok kok trash nuk te arreston vete ne nje shtet,por vjen bashpunon me forcat e shtetit tjeter dhe bashk me ata vijne dhe te arrestojne,interpoli eshte thjesh per te dhene informacione,keshtu i bie qe ne momentin kur ty do te arrestonin te vrisje dhe policine shqiptare,por nga qe re me byth perpjet me makine,ne pamundesi per te vrare bere sikur nuk doja te vrisja policine,leri denglat dhe shko dhe jep llogari per krimet e bera,nuk mund te dalesh i palagur si kriminel.

  2. sali trapi says:

    ne hale te vesh,se dhe ti plumbin meriton o bajge.

  3. Froku says:

    Le ti jipet mudesia te vuaj denimin ketu ne Shqiperi ky i denuar!Shume vende kane nenshkruar me palet e vendeve te tjera qe te behet ekstradimi i shtetasve te denuar ne vendin e tyre pavaresisht aktit te kryer.Shembuj ka plote duke filluar qe nga vendi me “demokratik” e deri tek ai me i pa zhvilluari.I pandehuri ndjen nje fare pendimi kur deklaron se jam gati per paravrasje ne vendin tim(ç’ka presupozon pranimin e te gjithe akuzave),sesa te rikthehem nen torturat ç’njerezore qe u behen pikerisht njerezve me te pambrojtur ne ç’do cep te botes!Drejtesia duhet te funksionoje ne kete rast pavaresisht shkalles se krimit te kryer nga ky individ viktime e nje jete qe fatkeqesisht e gezojme te gjithe sot!

  4. burgu rrogizhines says:

    po mire ka ber qe eka strehuar …..ne kriminelet emafiozet i kemi ne lagje ,ne shkolle ,ne zyrat tona …nuk i vjem ekeqja ,shtetit nga kapja eketij ….sa do ky shtet te behet ,,,,,,,,bir selman i nenes ,ke te qajme pare …………..dhe thesht sa per yti kujtuar lonit …vertete ne greqi ka njerez te ndershem qe kan punuar ,po uhet pare dhe ana tjeter e monedhes ,se ne greqi ka ndodhur ,qe pronari i ndertimit e ka hedhur punetorin shqiptar nga kati i shtate ,per mos ti paguar leket qe i kish borxh ….

    1. Admirues says:

      ne kriminelet i zgjedhi kur shkojm e votojm o shoku…po kta pes laper qe bejn te kulluar, duhet me ja pre koqet qe te punojn me byth.

      O ilir, po pse nuk hoqe sa me shum qafe or djal…do merrje gjithato pergezime e ndoshta do te ndihmonin shpin me te ardhura.

  5. Berati says:

    ne duam nga iliri te na ktheje nji pergjigje se cfare denimi i jep ai vetes dhe per krimet qe ne nuk i dim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje