KQZ i jep mandatin e Kokës, Klodiana Pashkaj

3 Shkurt 2014, 13:48Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kaluar sot Klodiana Pashkaj mandatin e deputetes, mandat i cili është lënë nga ministri Lefter Koka. Ministri i Mjedisit Lefter Koka ishte zgjedhur si deputet në Qarkun e Durrësit, por me tu emëruar ministër ai hoqi dorë nga mandati i deputetit. Kështu vendi i lënë vakant prej tij i takonte deputetit të radhës Merita Kuçi e cila hoqi dorë prej tij. Kështu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro: Projektvendimin “Për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialistë për Integrim, në Qarkun e Durrësit, për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas heqjes dorë nga mandati i deputetit, të zj. Merita Kuçi”. KQZ vendosi t’i japë mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës në listën shumëemërore të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim në Qarkun e Durrësit, zj. Klodjana Pashkaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje