Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, iu përgjigj deklaratave të Prefektit Besnik Dervishi, se gjithë Vlora e di se pas cilit klan qëndron personi që ka porositur eksplozivin në makinën e tij.
Shpëtim Gjika tha se nuk është pjesë e asnjë klani okult mafioz, siç akuzon Prefekti.
Kryebashkiaku i Vlorës përmendi edhe Fatos Lubonjën, analistin që në një shkrim të tij aludon se pas eksplozivit në makinën e Dervishit qëndron Gjika, që kërkon t’i bëjë presion Ramës.
Fjala e plotë në konferencën për shtyp e Kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika.
Të nderuar bashkëqytetarë,
Dëshiroj të ndaj sot me ju dy fjalë, pas një periudhe jo të shkurtër reflektimi. Kjo deklaratë e sotme ka lidhje me situatën më të fundit të krijuar në qytetin tonë pas arrestimeve të bujshme e të suksesshme nga ana e Policisë së Shtetit, të disa bashkëqytetarëve tanë, pjesëtarë të dyshuar të asaj që po quhet “banda e tritolit”.
Nuk mund të ketë qytetare e qytetar vlonjat që të mos e përshëndesë e të mos e inkurajojë këtë sukses më të fundit të qeverisë socialiste të Edi Ramës, të Ministrisë së Punëve të Brendëshme, të zotit Saimir Tahiri, si ministër, dhe të vetë Policisë së Shtetit.
Çdokush nga ne e kupton se këto janë përpëlitjet e fundit të një krimi monstruoz, që po ia merrte frymën Vlorës e po e terrorizonte atë.
Sepse deri para 23 qershorit, organet e specializuara, madje dhe prokuroria, paskan qenë shumë të zëna me Shpëtim Gjikën dhe i kanë mbyllur sytë para këtyre formave tepër të rrezikshme të krimit të organizuar, deri terrorist.
Por sot nuk dua të flas për pozitën time në raport me ligjin, të cilën, siç jua kam premtuar juve dhe do ta mbaj atë premtim, ia kam lënë drejtësisë shqiptare të thotë fjalën e vet, me besimin ende të palëkundur se e drejta dhe e vërteta zhytet, por nuk mbytet.
Edhe pse pa lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën time ligjore, këto arrestime e këto hetime më bëjnë të jem optimist, se ato dëshmojnë që shteti është ashtu siç e donim, në këmbë, se policia po vepron, se krimi po humbet dita-ditës terrenin që kishte fituar padrejtësisht në kurriz të qytetit e tuajin, të dashur bashkëqytetarë.
Shqetësimi im si kryetar i bashkisë dhe si i zgjedhuri juaj tre herë me radhë, me një plebishit votash, lidhet me investimin e përbashkët që kemi bërë përgjatë tërë këtyre viteve për ta çliruar Vlorën nga imazhi dhe nga pasojat negative, të frikshme, të vitit 1997.
Mund të krenohemi se ia kemi dalë mbanë ta kthejmë Vlorën nga kryeqyteti fajdeve, i skafeve, i krimit dhe i drogës, në një qytet normal, që përballet me sfida normale të zhvillimit e të përparimit.
Por, fatkeqësisht, dikush po përpiqet ta hedhë në erë këtë investim, dikush po u fryn zjarreve dhe kërkon të ringjallë nga hiri, hijet e errëta të ’97-s.
Po e bën këtë gjë, sipas mendimit tim dhe opinionit qytetar, me shumë mendjelehtësi, edhe opozita politike parlamentare dhe sidomos njeriu që e ka fort të lidhur emrin me 97-n, Sali Berisha. Dhe po e merr përgjigjen politikisht.
Por ajo që nuk e prisja as unë dhe as ju është që, për fat të keq, po jep një dorë për këtë, me ca deklarime “absurde”, njeriu që është i dërguari i qeverisë në qark, mëkëmbësi i saj në qytet.
Po, e kam fjalën për Prefektin e Qarkut. Dhe, që të kuptohem drejt, nuk kam parasysh z. Besnik Dervishi si person, për të cilin nuk kam veçse keqardhje dhe solidaritet për çka i ndodhi, meqë edhe vetë, siç e dini, i kam pasur ca siklete të ngjashme nga një “dorë bujare”, nga këto që të godasin pas shpine e në pabesi.
E kam fjalën për institucionin e Prefektit që sot ai përfaqëson e nga i cili ai ka bërë, para pak ditësh, një deklaratë shumë të rëndë, me ca aludime shumë të errëta e shumë të rrezikshme.
Në një dalje publike, z. Prefekt ka aluduar për një “klan” që ndodhet pas tentativës për goditjen e tij e të cilin, po sipas tij, “e gjithë Vlora e njeh”.
Dëshiroj t’i kujtoj z. Prefekt, madje po të dojë, edhe nga pozita e zyrtarit që e ka mbajtur para tij atë post, se ai, si përfaqësuesi më i lartë i qeverisë në qarkun e Vlorës dhe në qytetin e Vlorës, duke qenë se për shkak të detyrës duhet të ketë të gjithë informacionin e nevojshëm e të klasifikuar, nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge, e ca më pak t’i amplifikojë thashethemet e ligësitë, duke i humbur rrugën e duke ia ngatërruar pistat hetimeve që po kryhen.
Pra, z. Prefekt ose e ka këtë informacion për këtë “klan që vepruaka në qytet” (dhe nëse e ka, nuk i takon ta dekonspirojë para mikrofonave të gazetarëve dhe telefonave të opinionbërësve, por ta çojë atje ku ligji e detyron atë dhe çdo qytetar), ose nuk e ka dhe flet me mllefe personale dhe e kthen hatërmbetjen personale në “kauzë shtetërore”, duke bërë kështu sërish një shkelje, më së paku të etikës së nëpunësit të shtetit.
E sa për “klanin” që ju, z. Prefekt e aludoni si “klanin tuaj kundërshtar dhe të drejtuar nga unë vetë” dhe si të tillë e keni hedhur për konsum tavolinash, ju siguroj se i vetmi klan, të cilit unë i përkas është “klani” i qytetarëve vlonjatë që punojnë me zemër e me mendje për Vlorën, i përkas “klanit” socialist që ka vendosur mes një mijë vështirësive ta rilindë Vlorën dhe Shqipërinë.
Dhe ti, mesa di, je pjesë e të njëjtit “klan”. Unë dhe ti, sikurse çdo qytetar i ndershëm vlonjat, s’kemi asnjë lidhje okulte me klane mafioze e me celula vrasësish gjakftohtë, qofshin këta edhe “të penduar”.
Z. Prefekt, me deklaratat e tua të papërgjegjshme politikisht e ligjërisht, ti mund “t’ua pasosh topin” ca pseudo-gazetarëve dhe pseudo-opinionistëve, që në ajër e pritën “pasimin” tënd, por si nëpunës shteti e si pjesë e politikës, për aq sa je, ti nuk duhej “të kishe bërë gol në portën tonë”.
E përsa më takon mua, e di tërë Vlora, e dinë të gjithë vlonjatët, ata që më duan e ata që s’më kanë dashur kurrë, se Shpëtim Gjika nuk është as hajdut, as kriminel.
Po, jam sot në dyert e gjykatave, por edhe ti e di besoj, së paku si jurist, se për cilat arsye.
Nuk mund të duroj as ty, Besnik Dervishi, as ty Fatos Lubonja e as këdo tjetër që gjoja në emër të opinioneve personale, të lëshoni akuza në erë që të më inkriminojnë në veprimtari të tilla, tipikisht mafioze. Jo, kurrësesi, jo! Keni shkuar shumë larg, po aq larg sa ç’shkonin akuzuesit e Lubonjës, në një kohë tashmë të harruar, kur i atribuonin atij të pabëra e të pathëna.
Prandaj jam sot këtu, para jush, të nderuar qytetarë. Nga njëra anë që t’ju siguroj edhe një herë se Shpëtim Gjika është po ai që ka qenë deri më sot, po ai që do jetë edhe kur të mos jetë më kryetar i Bashkisë suaj, një qytetar i Vlorës, pa biznese të fshehura, pa asnjë ambicie për ta bërë politikën biznes e ca më pak biznes kriminal.
Nga ana tjetër, dhe kjo ka shumë më tepër rëndësi për të gjithë, t’ju siguroj edhe një herë, në emër të qeverisë socialiste që ju e keni votuar e së cilës jo vetëm politikisht, por me mish e me shpirt i përkas, se gjithçka do të sqarohet e do të qartësohet, se qeveria ka vullnetin e hekurt ta zbërthejë deri në ingranazhin më të fundit çdo qelizë kriminale e çdo tentativë për të detonuar arritjet e saj, të sotme apo të nesërme.
Në emër të këtij qëllimi do të punojmë të gjithë, unë si kryetar i Bashkisë, ju si qytetarë, zoti Prefekt po ashtu, e kushdo tjetër që e dëshiron Vlorën në pararojë të zhvillimit të të gjithë vendit, ashtu si deputeti i parë i Vlorës, kryetari i Partisë Socialiste, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka premtuar.
Ju faleminderit!
Pse te djeg o shpeto? Ai spermendi gje ndonje emer pas klaneve. Te djeg o shpeto te djeg, ndaj reagon sic reagove ne emision. Dhe cudi ose koicidenc e madhe qe bomba u vu disa dite pas debatit tuaj ne Opinion ?
po ska lidhje fare more zoteri ca thoni ju. pse ka nje njeri te cmendur ne fshat duhet te cmendet i tere fshati? se jeni bere ju te pd-s vetem baltos baltos, ku i ke faktet qe flet?
Kto te PD kte pune kan pasur gjithe jeten, kto dhe kur ishin ne pushtet mendjen e kishin per te share ramen, e dilte kryeministri dhe kryebabai i ktyre shante ne mes te parlamentit ne vend qe te punonte prandaj jemi katandisur kshu ne.
Si pse i djeg mo shqipo eshte personazh publik tjetri e del e ben transparenc se nuk eshte han aty e thuaj shyqyr qe del e sqaron shqipetaret jo si kto mafiozet qe kane pasur nja 8 vite e rrinin e talleshin.
Ke degjuar per transparencen ti mo shqipo?? kte duhet te bejne te gjithe personazhet publik.
mjafton te shikosh kete dhe kupton qe qeveria rama eshte thjeshte mashtrimi i radhes qe i behet popullit liridashes shqipkar
Kete punen e “popullit liridashes” nuk e kuptuam..Ti mendon se nuk votuam te lire apo …Qeveria nuk po punon mire apo… ke pire sot babam e ja mbyte kot…
nuk di jesh i lire sa te jesh nen sundimin e mafias. as ne europe nuk do integrohesh, por do ngelesh i fundit ne rajon.
…ploteshit dakord me ty, nuk ka liri kur sundon mafia, por, ndryshimi sapo ka filluar, do ta lerojme dhe dhe do te te integrojme dhe ty ne europe se shpejt…
Zoti GJIKA, mos u merr me plehrat se ata te tille mbeten. Ai derrdervishi e di shume mire se kush je, por c’te bej qyqari do qe te akuzoj se i duket sikur bene te diturin. Persa i perket Lubonjes, tashme te gjithe e dime sec brockulla na thote neper emisione. Sa poshte ke rene e dashura Shqiperi, injoranca rri kembe kryq kudo tek ty.
Respekt z. GJIKA.
Plasi ne Vlore…Po vertetohen dyshimet se banda e tritolit ishte vetem fillimi i eleminimeve politike dhe ekonomike brenda klaneve te majta.Ndersa Gjika akuzon Dervishin dhe Dervishi Gjiken, ne Tirane Theodhori Sollaku mbron porositesin e vrasjes se biznesmenit. Cfare e lidh te majten dhe figura drejtuese te saj me krimin? Kjo eshte pyetja e madhe qe te gjithe shtrojne para qytetareve.A do mundet Tahiri dhe Rama te qeverisin dhe cfare sinjalesh po marrin nga e majta partneret e rendesishem te vendit tone.Kush eshte me e rendesishme tani, lufta ndaj krimit apo korrupsionit? Mos valle lufta ndaj korrupsionit eshte mbulese per format e renda kriminale sij jane ngjarjet terroriste te tritolit? Pyetje dhe vetem pyetje….
Po nese eshte kshu si thua ti, pse nuk merr anen tjeter te medaljes ti? Askush ska pretenduar se e majta eshte “E kulluar”. Pse sthua ti bravo e majta dhe Edi Rama qe po godasin dhe “njerzit e tyre”?
ja logjika e ndyresirave qe justifikon cdo te keqe vetem sepse eshte na kahun e tyre. me njerez patetik skam pare kurre. me keq se islamiket ekstremiste jeni.
Sa jane shtuar keta qelbesirat e Sali Pashait,qe kur kane mbetur pa pushtet.E bene Shqiperine si Vicidoli,dhe kane surrat e bejne moral ne kete forum gazete.
Mos harrojme se nese nuk do te kishte shkuar ke mediat i penduari N. Gj. nuk do te ishte mare denoncimi i tij dhe gjithshka sot do te ishte ende e fshehte dhe do te kishim edhe nje vrasje te re ne dt 25 janar.Nuk eshte policia qe mori iniciativen, por media dhe me pas policia u tremb se mund te dilnin lidhje te tjera te saj me kete ngjarje dhe kjo do te thellonte skandalin. Pra me shume se deshire e policise, ngjarja u zbardh sepse te tilla u krijuan situatat dhe policia kishte dy rrige:Ose te mbulonte deri ne fund krimin ose te distancohej qe te mos turperohej se nuk mund te mbronte nje kauze qe do behej publike.Nga ana tjeter une pyetjen e bera. Do mundet Rama dhe Tahiri te qeverisin pavaresisht se cfare interesash brenda partise se tyre do te shkelin?
A po ju jeni turpi i Vlore. Edhe ti o Gjika edhe ti o Dervishi. Na hapet barkun. Ikni ore punoni se e keni lene qytetin skandal ca merreni me llogje personale. se ja na u hap barku neve a e dashuroni njeri tjetrin ju a jo. turp.
Rama do mundohet te qeverise drejt deri sa te mos prek ne tela ata qe i kane dhene leke per fushata. Kur kjo te ndodh, ai do bej sikur po qeveris deri nga fundi i mandatit e pastaj do filloj te bej lek per vete . Pra njesoj si Sala. Ishalla nuk do i duhet me bo naj gerdec tjeter.
Ka dhe goje e flet ky …
Gjithe Vlora e di se kush eshte !
Hajdut e kaluar hajdutit.
Ketu na flet si engjell.
Ska faj PD kur u thote ketyre se ju krimin e keni tek njeri tjetri jo tek opozita.dielli.al/lajme.php?id=37612&k=71#sthash.u1F8sAf4.dpuf
Gjika eshte mafioz autonom. Vini re, thote nuk kam lidhje me klane mafioze por nuk mohon se eshte super-mafie.
Hengshit koken te gjithe ata qe jan marr me pislleqe
Me kedo mund te jesh ti Shpetim por vetem me qytetaret e ndershem te Vlores nuk mund te jesh.Kete do ta kuptosh kur te mos jesh me kryetar bashkie dhe servilat qe te rethojne te kthejne kurizin
I duhen njerzit e ndershem,sepse rreket se mund t’ja hudhe nen sqetullen e tyre.
Cfare do ky qe del ne konference shtypi?????Kete nuk e kane paditur ende organet perkatese,qe po bejne nje hetim shembullor te “bandes se tritolit”.
Cfare i duket ketij ky proces qe po mban pezull frymen e opinionit publik?????Sic duket eshte aq trap,sa shkon vete ne vendin e krimit;pa ja kerkuar kush,ende.
Peto-morracaku i Terbacit ja kaleroi vlonjateve per tre mandate,se keshtu i deshti bytha qendres se PS-se,te neperkembte prirjen socialiste te shumices se cilesuar te publikut vlonjat.
Mjaft ti hedhesh syte zhdukjes se vendit te clodhjes tek “Tre Racat” ,,,,,qe peto-morracaku e zhduku me nje firme te majme nga harta e urbanistikes se Vlores.Bemat e ketij katunari i kane bere gjemen bukurise se Vlores dhe kane mbushur xhepat e ketij qe “nuk paska asnje biznes”.
Hetimi ,deri ne rrenje,i “bandes se tritolit”,,,,,do te na e qetesoje edhe peto-katunarin.
Ju nuk jeni popull i rrjedhur, por popull i pjerdhur,deri die u qat nga saliu se ju degjeneroj, ju perdhunoj, ju poshteroj, e ju vrau,sot qaheni me keq dhe nga kta, qe shyqyr u kujtuan te sakrifikojn privilegjet qe i jep politika dhe duan per nje her te vetme te punojn per ju o popull i rrjedhur ose i pjerdhur mereni si te doni,po çin doni ju tju qeverisi o njerez pa tru se nuk po ju gjindet ana,kur ju mashtrojn vrasin vjedhin,doni shtet, kur dalin disa qe duan te bejn shtet dhe tju kthejn dinjitetin ju prap te pa kenaqur,kometoni sikur ju kan heq trunin e vogel ose thoni diçka saper te mos nejt kot.
opo ska burra shqiperia mor jo …edhe ky gjika mos te na behet si i kulluar …se fshati qe duket sdo kallauz ….se pislleqet etua nuk i lan ujte detit ,mor jo
meros i intersojne leket qe merr nga ps se te flitet per drejtesi as qe behet fjale .nuk eshte drejtesi po fole se vetem saliu ka bere mos zbatim ligji. nuk lahet muti me shurre thote populli dhe po vjen shume ere e keqe.edhe meron do ta shihni kur edi rama ti zeje ne goje leket qe i ka dhene mero bazes .se kaponjte gjithmone zihen sic po e shikojme.lojtaret e nje skuadre udhehiqen nga trajneri .nese trajneri nuk di te udheheqi skuadren i le vendin tjetrit .me mire ti lerin vendin tjetrit ose te nderroje lojtaret dhe te folurit se sa skuadra te bjerin ne kadegorine e dyte ky do ishte turp i madh.saliu eshte maskara por ka bere nje gje habiti te teret qe kur erdhi radha per te ndryshuar ne dy rrethe kryetaret e pd-se. baza propozoi dy persona qe kshin probleme me drejtesine dhe saliu tha jo nuk dua kryetar me probleme me ligjin .dhe ja cpo e gjen edi ramen tani me keta kaponj se edhe ai si keta eshte .e kane marre
KUR U BE EDHE KY COBANI TERBACIT KY HAJDUT TE FLASE NE EMER TE VLORES??!
Delenxhinjte nuk njohin as turp dhe as burreri. Ata dalin dhe flesin per “etike profesionale dhe cenimin e saj”. Cfare lidhje Shpetim Gjika dhe etika profesionale???
Po te shohesh dhe te besh nje analize te “arritjeve” te punes se ketij kryebashkiaku “ne sherbim te qytetareve te Vlores”, e ke mese te veshtire te konstatosh nje ETIKE PUNE te bashkise dhe kryetarit te saj. Aty ku lulezon informaliteti dhe politika klienteliste ka perdhunuar arkitekturen e nje qyteti te tere, eshte e tepert te flasesh per etike profesionale.
Z. Gjika eshte perfaqesues tipik i shqiptareve shterpe. Bota e tyre nuk shkon me larg se hija e majes se hundes. Per te cuar kete vend perpara, nevojiten njerez me vizion dhe diapazon e format tjeter dhe jo vemje qe te vrasin pas shpine me telekomande.
aha zoti -gjika-nuk e mbulon dot -‘mutin me shurre’-.-koha te ka provuar se je- sadist -i stazhionuar-dhe- hajdut -profesionist.-.askush smund ta fshehe –tritolin–tend-vrases…
Peco po ate pallatin e Bashes, klani i kujt e miratoi?
Si mund te flas ky Gjika keshtu… A thua se nuk e shofin vlonjatet perdite ketu. Po mire te tjera e te tjera, po leket per te blere 2 makine, qe shkojne minimumi 130 mije euro, ku i gjete zotrote? Qe ben tani sikur te futen specin mbrapa? Mos dil e te flasesh per vloren, vetem kir te cenohet integriteti tend personal.
Hajduti, mund te behet dhe kriminel, te mbroj pasurite e tij. Dhe ti o Shpeto, ke dhe surrat krimineli.
mut andej, mut kendej,
mjere ky popull, me ke te veje.
Keto jane vepra te Visho Ajazit qe eshte pasuesi me i devotshem te njeriut me te ndyre qe sherbime informativ kombetar ka pasur ndonjehere.
Te mos harrojme qe frymezuesi i tyre eshte komunisti legjendar the i pathyeshmi sali ram berisha ndoshta i telekomanduar nga UDB dhe shpirti i tij i keq!
Mos harroni 97-ai do te perseritet!!!!!
Jo rastesisht nuk ja zura emrin Gazidedes…me vjen ndot….
Media eshte pushtet zoti Gjika, poe kesaje here besoj se po tenton ta perdoresh. Lerja drejtesise ta thote fjalen e saje dhe ne qofsh pa faj i nderuar do jeshe!
Sherbimi me i mire qe do ti beje Vlores do te ishte – DOREHEQJA – por ti nuk je nga ajo rrace shqiptaresh e vlonjatesh qe kane sadopak respekt per veten dhe per ata qe perfaqson.
Doktorr Gjika dhe Prrofesor Mziu – KM duhet tu coje letrat e lirimit nga detyra sic duket sja kap truni KM Ed Roma.
po ky cpati qe e kruan, kete se permendi hic Dervishi
Une i admiroj ata qe flasin ballasi.
Ne kete rast , mua me duket se ka folur si burrat Shpetim Gjika.
Ndersa ai tjetri, prefekti, me fjalet e gjithe Vlora e di…nuk me duket burrerore
o shpetim , keto dite del ne treg nje liber qe tregon hollesisht dhe ne detaj trasformimin e pushtetarve vlonjat.
Katunarit te TERBACIT I rrufshi B….,sepse jua futi per 3 mandate,ju qytetarucave te Vlores ,apo nuk ju pelqen nga fshatrat e Vlores, por doni qe tjua fuse deri ne gryke MALOKET e Tropojes. Te me falin per epitetet qe jam duke perdurur, por ne Shqiperi njerezia jane pjerdhur nga trute,e sidomos keta te Vlores.PERSHENDETJE Z.GJIKA
Eshte nje shprehje popullore:-“Kur zihen Qente eshte dasma e UJKUT”! Kerkoj falje per kete shprehje te papershtateshme, duke u menjanuar nga disa komente me fjalor ‘rruge’, pa etike morale. Eshte e Vertete si Drita e DIELLIT se ne keto 23 vjete ‘Demokraci’, Shpetim Gjika eshte i vetmi,nga viti 2004, qe ka marre TRE here radhazi Mandatin e KRYETARIT te Bashkise Vlore, me shumice te thelle Votash. Ky eshte REALITETI, u pelqen ose jo disa komentuesve. Edhe nje shprehje:-“Qente le te lehin, karvani te eci perpara!” Vlora ka qene dhe mbetet e MAJTE! Gjithesesi eshte Drejtesija ajo qe Gjykon e Vendos per SAKTESINE e akuzave, qe jane ngritur ndaj Shpetim Gjikes. POOOR se Pari, para Drejtesis te dale UJKU!!!