Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, shprehu angazhimin dhe vullnetin e mazhorancës për gjetjen e konsensusit me opozitën për Reformën Territoriale, por paralajmëroi se pritja ka një kufi.
Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Celibashi tha se mazhoranca po pret opozitën për plotësimin e vendeve të Komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale, por edhe për këtë ka një kufi. Ministri Celibashi deklaroi se janë të gjitha garancitë për opozitën për të qenë jo formalisht pjesëmarrëse në komision, por dhe për të dhënë kontributet e veta.
“Nuk besoj që do ketë progres puna e këtij komisioni për sa kohë që nuk janë prezent në mbledhjet e këtij komisioni dhe anëtarët e opozitës. Besoj që mund të deklarojmë përgjegjësi të plotë politike që ne do të kemi durimin për të pritur dhe anëtarët e opozitës që të marrin pjesë në komision. Pritja do të jetë e arsyeshme sepse në fund të fundit është e rëndësishme që ky proces të ketë një produkt dhe përderisa dhe vetë opozita nuk ka ndonjë pretendim në lidhje me produktin, besoj që nuk ka asnjë lloj arsyeje që dhe ne të presim pafundësisht”, u shpreh Celibashi.
I pyetur në lidhje me rrëzimin e kërkesës së PD-së për ngritjen e komisionit hetimor në lidhje me shkarkimet në Policinë e Shtetit, Celibashi tha se Kuvendi nuk mund të hetojë çështje që janë në gjykim në gjykata.
TE FILLOJE REFORMA TERITORIALE NGA MAZHORANCA VOTAT I KA ..
Po po mundohet me konsesus pra, mos ta lere jasht opoziten po ato kafshe kane 8 vjet qe skane bere ndonjehere gje te mire per shqipetaret.
Po do ti japi konsesusin pra te behet nje gje demokratike se normale se e bene dhe vet po ku qendron ndryshimi me saliun pastaj se i dha dhe te drejten e vetos qe nuk ka ndodhur kurr kjo, po skane pasur ndonjehere mend te bejne per shqipetaret keto te PD se skane mend te ndryshojne teni.
Te filloje Reforma Territoriale qe cke me te.
NUK DUM PUNSIM , NUK DUM RRITJE RROGASH , NUK DUM JETE ME TE MIRE ,
NUK DUM SHKOLLIM ME TE MIRE PER FEMITE TONE, NUK DUM …. EDHE PA DRITA NA LENI.
VETEM TE GJUNJEZOHET OPOZITA, VETEM TE INJOROHET OPOZITA , ATO MALUKATER ,ARMIQ TE POPULLIT.
Kam nje pyetje per Zotin Qelibashi dhe I lutem TEMES ta pyesi:
Çfarë kupton me Konsensus Qeveria dhe Partia Socialiste ?
Qe opozita te pranoj propozimet e Blendi ÇuÇit apo qe te diskutojne
dhe hartojne bashkerisht, duke pyetur edhe bazen dhe ekspertet, nje
ndarje te re territorial, qe une e pranoje qe eshte e domosdoshme pas
ndryshimeve ne popullesi te njesive vendore ????
O Lomo…nuk e ka Qelibashi, por CELIBASHI
Po jepini mor bejeni vet po lejini ato plerat se ato vetem per te bllokuar e kane mendjen, skane per te bere ndonjehere gje per shqipetaret ato jo.
PO PSE MO HERTA,TI KUJTON SE KETA DO BEJNE NDONJE GJE?TURREN E GOMARIT DO BEJNE.
O Lomi.Kush te ka thon ty se konsensus osht me pranu propozimet e B. Çuçit. Z. Bledi, nuk ka bo asnje propozim, apo di ndonje ti.
Opozites po i bohet thirrje, hajde jep mendimet per kete reforme. Dhe a e din ti, se i osht dhan e drejta e vetos, qe do te thote qe po nuk i pelqyen propozimet e PS, i bllokon, nuk i miraton.
Cfare do ma teper opozita. Une mendoj se pas gjithe ktyne te drejtave qe i jane dhone, opozita nese nuk mer pjese ne ket reforme, atehere don nje hu murrizi me gjemba… ne bythe…!!!
Me dergo e-mail qe te nis dy projekt ligjet njeri per kriteret dhe tjetri per ndarjen. I ke dhe ne shtyp te dhenat kryesore, Heshten kur ju tha bashkepunim, qe e perseriti dhe Sequi sot.
Hurin mos u lodh perdore vet.
Madje o zot I hurit me gjemba , neni 108 pika 2 e Kushtetutes thote qarte qe asnje ndryshim ne ndarjet e territorit nuk behet pa miratimin e banoreve ;
2. Ndarjet administrative-territoriale të njësive të qeverisjes vendore caktohen me ligj mbi bazën e nevojave e të interesave të përbashkët ekonomikë dhe të traditës historike. Kufijtë e tyre nuk mund të ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to.
Mazhoranca eshte shprehur qarte qe do ti jap opozites te drejten e vetos. Mbi te gjitha, mazhoranca ka nr, voten dhe besimin e popullit.
Ai i ashtuquajturi veri-jug eshte krejt jashte loje, jashte realitetit. Te gjitha na duhen. Madje reforma administrative ndaj duhet per te zhdukur informalitetin ne ndarjen teritoriale, qe parat tona te mos shkojne neper komuna inekzistente qe i pervehteson nje kryetar komune.
Ne kemi mbi 370 njesi vendore. Maqedonia 81, Kosova 21, Mali i Zi 31. Pse ne 10 fishin. Sa me pare te realizohet…