Institucioni i Presidentit ka shtyrë afatin për paraqitjen e kërkesave dhe dokumentacionit të nevojshëm për aplikim për vend vakant në Gjykatën e Lartë. Sipas një njoftimi të Presidencës, më datë 20 janar 2014, Presidenti i Republikës, në zbatim të Ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, ka shpallur fillimin e procedurave për plotësimin e një vendi vakant në Gjykatën e Lartë. “Me anë të kësaj shpalljeje është njoftuar publikisht fillimi i procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve, duke përcaktuar dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, si dhe data 5 shkurt 2014 si afat, brenda të cilit subjektet e interesuara duhet të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtarë të Gjykatës së Lartë. Afati përfundimtar për të paraqitur kërkesat do të jetë dita e hënë, datë 17 shkurt 2014”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e parashikuara nga ligji, duhet të dorëzojnë në Institucionin e Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë vijon:
1- Kërkesë me shkrim
2- Fotokopje të dëshmisë së arsimit të lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë (e noterizuar)
3- Përmbledhje të karrierës profesionale e shoqëruar me vërtetimet e lëshuara për çdo rast nga institucioni ose organi ku ka ushtruar detyrën ose nga dhomat kombëtare të avokatisë, noterisë, përbarimit etj.
4- Fotokopje të dokumentit të identifikimit (e noterizuar).
Kapteri shtyne afatet , sepse eshte i shtyre nga Komandanti.
Ja dhe marioneta godet perseri , se kam marre akoma listen e personave qe duhet te punsoj ne gjykaten .
hahahahaha o nishan mos fol nonsense se te gjithe e dime qe i merr urdhrat nga kryetari Beriiisha
gjasme ky ska cben dhe shtyn afatet per aplikim… na u be si regjistrimi neper universitete
Gjytyrymi shtyn afatin, obobobobobo, cfae kemi ne krye. Vegla qorre e Salekrimit.
TAMAM BURRE ME MUSTAQE.
hahahhahahahahaahha o president mos u merzit se do tzvendsojm dhe ty po he se sje per kte pune ti,, flet kot e vepron kot se i merr urdhrat nga i madho briiisha
E ka shty sa të marrë pak avdes në SHBA.Do zoti vjen me tjera mend prej andej.
I ashtu quajtur president NISHAN MUSTAQELLIU eshte pjese intregale e pd-es.eshte zgjatimi i strukturave kriminale te berishes,edhe sot e kesaj dite nuk tregon si u vra deputeti xhindi (i cili ishte minister i brenshem)kush ishin organizatoret qe bene vrasjen dhe iken(NE DREJTIM TE PA DITUR)MUSTAQELLIU i sales eshte i met(mangut)fizikisht por dhe menderisht,eshte nje kukell TAU-TAU.MALSORI.BOSTON