Është e frikshme ajo që përshkruhet në raportin e Komisionit Europian për korrupsionin. Ngado që hedh sytë ka nepotizëm dhe xhepa plot. Shtetet paguajnë miliona për ndërtime, që nuk mbarojnë kurrë, për rrugë me asfalt të hollë ose për sigurime shëndetësore, që nuk përfundojnë në arkat e spitaleve, por në xhepat e llogaritë e politikanëve.
Dëmet në total janë të konsiderueshme. Komisioni vlerëson se ato kapin vlerën e 120 miliardë eurove. Pra është një problem evropian. Por një vend luan në një tjetër ligë dhe është rekordmen në disiplinën “korrupsion dhe nepotizëm”: Italia.
Sipas Brukselit, gjysma e dëmeve ndodhin aty, pra 60 miliardë euro. Korrupsioni gëlltit mes Tirolit të Jugut dhe Sicilisë aq sa gëlltit në të 27 vendet e tjera bashkë.
Shkak për këtë është një rrjet i ngushtë marrëdhëniesh mes politikës, krimit të organizuar dhe sipërmarrjeve të biznesit. Shto këtu edhe nivelin e integritetit të zyrtarëve publikë. Këtë e tregon edhe numri i lartë i hetimeve ndaj tyre.
Të dhënat janë befasuese.
Vetëm në vitin 2012, në gjysmën e të gjitha rajoneve të Italisë janë hapur hetime ndaj politikanëve kryesorë vendorë.
Në rreth 200 qytete janë shpërndarë këshillat rajonalë, pasi brenda tyre janë infiltruar anëtarë të mafies.
Kundër më shumë se 30 ligjvënësve në Romë ka pasur hetime në lidhje me korrupsionin dhe financimin e paligjshëm të partive nga kanale të errëta.
E kështu historia vazhdon. Vështirë se ka një ditë që në mediat e Italisë të mos raportohet për ndonjë rast spektakolar korrupsioni. Që nga festimet e harbuara tek shpenzimet për femra, makina apo banesa. Gjithmonë ndodh që politikanët, sipërmarrësit dhe zyrtarët pasurohen, në kurriz të publikut.
Një njeri ka një pjesë të rëndësishme të fajit për rënien e Italisë në këtë situatë. Edhe pse emri i tij nuk përmendet në mënyrë eksplicite, raporti i BE e bën të qartë se ish- shefi i qeverisë, Silvio Berlusconi dhe miqtë e tij kanë fajin kryesor për gjendjen e mjerueshme të Italisë. Duke përdorur ligjet, ata e kanë bërë korrupsionin kaq joshës dhe kaq të parrezikshëm.
Një nga problemet veçanërisht serioze, sipas Brukselit, është koha e kufizuar e hetimeve në krahasim me kohën e gjatë të proceseve gjyqësore. Një numër i madh të akuzuarish kanë arritur të shpëtojnë nga proceset. Mes tyre edhe vetë Berlusconi, që u ka shpëtuar gjashtë proceseve pa asnjë vendim. Mes tyre ka edhe akuza të rënda si korruptim gjyqtarësh, ryshfet për policinë financiare apo edhe për ish- shefin e qeverisë, Bettino Craxi.
Moguli i medias ka dy vite që nuk qeveris më. Por sundimi i tij vazhdon të ketë ndikim. Komisioni Europian thekson se pavarësisht përpjekjeve serioze të qeverive të mëpasme, korrupsioni vazhdon të mbetet shqetësues. Duhen ligje më të rrepta, por edhe një kod etike.
Por edhe pasardhësit e Berlusconi-t nuk është se janë munduar shumë për të tharë moçalin e korrupsionit dhe nepotizmit.
Për shembull, autoritetet e nivelit të ulët, që duhet të hetojnë krimin e klasës së lartë, janë në kushte ekzistenciale. Ata kufizohen vetëm duke shkruar ndonjë opinion ose raport. Për të tjerat, mungojnë paratë.
*Marrë me shkurtime nga Spiegel
Berluskoni ne Itali dhe Sala (me Tosin) ne Shqiperi mbollen korrupsionin me galopant ne glog. A ka burre nene qe ta shkule me kete kancer.
ka nje rruge shume domethense,revolicioni popullor i ketyre popujve te shtypur nga korrupsjoni dhe krimi qe ti terheqi zvarre si gadafi,dhe pasurite e tyre ti marrin me vete ne endrrat e tyre ne parajse,ja kaq e thjeshte eshte kjo rruge,kur ske se cfare humb me si popull eshte e vetmja menyre qe ne boten qe po shkon ti marresh edhe keta ne vuajtet e popullit,qe ta kuptojne se vuajtjet qenkan me te vertete tmerr.
Ka mer ka. Italia dihet që nuk i jep mjetet e duhura luftës kundër kprrupsionit.
Shiko si thotë paragrafi i fundit, autoritetet nuk kanë para të hetojnë.
Eshtë çështje politike dhe politika po deshi e zgjidh kollaj, por nuk do.
VARI CAZZON KTIJ FASHISTI TE NDYR QI MBANTE MBESEN E BERISHES KE VILA NE SICILIA
Rinia e Italise eshte gati ti fshije politikanet e Italise. Sipas tyre nuk ka rrugezgjidhjeje paqesore. Ka nje urrejtje te pafund per politikanet. Shpresojme qe nuk do te ndodhe asgje e ndryshimet do te jene paqesore.
Pergjigje per shkruesin me pseudonimin ‘populli’. Jo nuk ka. Nuk ka per te lindur nena ndonje burre qe te zgjidhe kete lemsh. Ky eshte mendimi im.