Hapet Zyra e re e Punës në Durrës/ Rama: Punësimi, prioritet i yni

3 Shkurt 2014, 18:38Politika TEMA

“Ne e kemi caktuar si prioritet hapjen e zyrave të punës në këtë periudhë të parë të qeverisjes sonë, jo vetëm për të realizuar në kushte të përshtatshme pritjen e punëkërkuesve tanë, por edhe për të realizuar objektivin e tyre për të gjetur një punë. Ky është një prioritet edhe i programit tonë në këtë fazë të parë të qeverrijes për të rritur punësimin”. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama gjatë inaugurimit të Zyrës së re të Punës në qytetin e Durrësit.

I shoqëruar nga ministri i Mirëqënies Sociale, Rama theksoi se rritja e punësimit është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, sikundër hapja e zyrave të reja të punës synon rritjen e silësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.

“Kjo Zyrë është mishërim i modelit të ri të punësimit. Kjo nismë nevojitet për transformimin rrënjësor të të gjithë rrjetit të Zyrave të Punës në Shqipëri. Kjo është një mbështetje që përfshin komponentë të sektorit privat për të siguruar mbështetjen jo vetëm financiare që kjo punë të realizohet në një kohë rekord”, theksoi Rama.

Sipas Kreut të Qeverisë, kjo nuk është vetëm një zyrë, por një qendër graviteti për të tërhequr në një pikë të vetme sipërmarrësimit, punëdhënësit dhe punëkërkuesit.

“Këto zyra nuk janë të vlefshme thjesht për ata që duan të gjejnë një punë, por edhe për ata që kanë punë për të ofruar dhe nuk arrijnë dot të gjejnë njerëzit me aftësitë dhe cilësitë që kërkon një vend i caktuar pune. Në këtë aspekt kemi shumë për të bërë, pasi është një punë informimi për këtë mekanizëm të ri që i shërben punëkërkuesve, punëmarrësve. Dhe këtu do na duhet mbështetja e përfaqësive të biznesit, dhomave të tregtisë, autoriteteve vendore etj, që na japin një vlerë të madhe që këto vende punë të bëhen të njohurqa për të gjithë ata që kërkojnë një punë”, theksoi Rama.

Në këtë kuadër Kryeministri, garantoi se Qeveria do të bëjë praktikisht ndërveprimin reciprok mes punëdhënësve dhe punëmarrësve.

“Zyrat e punës do t’i shërbejnë tejkalimit të një dobësie të tregut të punës. Do të luftojë varfërinë, do aktivizojë burimet njerëzore të vendit, dhe do të mirëadministrohet tregu i punës. Zyrat e Punës janë të rëndësishme për realzimin e këtyre tre aspekteve”, u shpreh Rama.

Duke u ndalur në gjendjen në të cilën ishte zyra e punës në Durrës, Rama tha se ajo ndodhej në një apartament të një rruge dytësore të qytetit të Durrësit. Sipas tij, nisma për përmirësimin e kushteve në zyrat e punës, dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në këto zyra, do të vijojë në të gjithë vendin.

Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj tha se ky është klubi i dytë që kthehet në Zyrë, e cila është në shërbim të qytetarëve.

42 komente në “Hapet Zyra e re e Punës në Durrës/ Rama: Punësimi, prioritet i yni”

  1. lini says:

    Bravo shyqyr qe u bo nje gje e hajrit e jo vrima te zeza.

    1. gertjan says:

      Pas Tiranes edhe nje zyre tjeter pune ne Durres.Kam bindjen qe qeveria nuk duhet te ndalet ketu por te hape zyra pune ne cdo qytet te vendit.Besimplote se keto zyra do jene funksionale,pra burim i veretete pune per pune-kerkuesit!

      1. dorjeta says:

        Keto jane masa konkrete per te ulur papunesine, duke hapur zyra pune serioze, duke i dhene prioritet arsimit profesional, duke thithur investimet e huaja. Kjo eshte Shqiperia ne pune, kjo eshte te mbash premtimet.

        1. 1 prilli says:

          Uau. Si gjithmone ti me del perpara kur ka lajme per Jonken. Beje me shpesh te lutem, se kam filluar te merakosem per ty.

        2. gjyshja says:

          Hapa konkretë me qellim punesimin.Hapja e Zyrave te Punes nje hap tejet i rendesishem qe mundeson punesim.
          Le te vazhdohet keshtu,le te hapen zyra te tjera pune.

        3. Mira says:

          Po pse o ED Rama, “zyrat e papunësisë” (term që përdoret në gjithë botën) ngelën për t’u hapur….!?

          PUNË mo PUNË, u gjen dot arbëreshëve…..!?

        4. Mira says:

          Fotoja tregon truprojat e ED Ramës, anëtarë të PS-së si dhe dy pleq!
          Rininë, ku e kini rininë oooooo njerëz të show-t..!?

      2. arjoni says:

        Nuk e di nese kishte ndonje qe mund te vinte ne dyshim fjalen e Rames, ai eshte zotuar, jo thjesht ka dhene fjalen qe do te rrise punesimin dhe po ben cmos per te mbajtur premtimet e dhena. por te gjitha do te behen, cdo gje do kohen e vet.

      3. fjorinda says:

        Dalengadale po ndjehet era e ndryshimit, po stabilizohen te gjitha gjerat, megjithe veshtiresit nga gremina ekonomike e politike ku ishim zhytur, jemi te sigurte se me Ramen do t’ia dalim.

      4. lushnjari says:

        Hapja e Zyrave te Punes nje metode tejet efikase per te ulur numrin e te papuneve.Qeveria duhet te jete nje ndermjetese sa me e mire e pune-kerkuesit dhe pune-dhenesit me qellim punesimin.Piketakimi i tyre,Zyra e Punes.

        1. Titi says:

          Edhe ti lushnjari mer rrogen tek ky projekt a te keqen ?

        2. Ina says:

          Nuk e di ca ka bo Rama, se kollaj me hap zyra pune po duhet me pa ca pune bejne. Durresi eshte bere si plehre sepse asgje nuk eshte bere. Turp e faqja e zeze atij hale kryetari bashkie qe kemi. Rruget jane te gjitha skandal e po prishen cdo dite e me shume.
          Ka 8 vjet ky pis qe ben premtime dhe votat i mori me leke se nuk ia dha njeri.

          Hiqni keto pisa qe nk bejne as gjene me te vogel per Durresin, z. Roma, e atehere ndoshta fillon rilindja qe na ke trumbetuar kaq shume.

      5. Elma says:

        Fjala e dhene fjala e mbajtur. Edi Rama je ne rrugen e drejte ndaj dhe mos ndalo se mbajturi premtimet e dhena. Ne kemi besim ndaj dhe te kemi votuar me vote plebishitare.

    2. buffon says:

      Punesimi prioritet i qeverise Rama!Hapja e zyrave te punes nje praktike tejet efikase.Zyra e punes e hapur ne Tirane i ka dhene frytet e saj.Le te hapen zyra pune ne cdo qytet jo vetem ne Tirane e Durres.

    3. Miri says:

      Bravo Z.Rama i merituat votat e popullit keshtu vazhdoni!!

    4. Xhelo djali says:

      Urime zoti kryeminister po i mbani premtimet tuaja!! Populli eshte me ju!

    5. Roja says:

      Bravo kryeminister je perfaqesues i denje i shqiptareve keshtu vazhdoni, po beni me te miren per kete popull!!

    6. Krijimi i zyrave te Punes ashte nje gje shume e mire sepse keshtu legalizohet tregu i punes por Zoti Rama duhet urgjentisht te krijoje nje Taks Force per eleminimin e punes se zeze i cela po ju merr shpirtin ndermarrjeve dhe bisneseve te rregulllta dhe qe paguajne taksat dhe sigurimet shoqerore te te punesuarve.

    7. Desara says:

      Ore ju lumte. Sa cka bere saliu per 8 vjet ju keni bere me shume ne 3 muaj

    8. Sherbimi Kombetar i Punesimit says:

      Mënyra më e thjeshtë për gjetjen e informacionit mbi vendet e lira të punës dhe mundësitë e trajnimit në Shqipëri,
      Vende të lira pune ne 65 qytete të Shqipërise, CV nga
      punëkërkues të interesuar, informacione të ndryshme,
      të gjitha këto në rrjetin kombëtar të punësimit. Aktualisht në website http://www.puna.gov.al gjenden 2922 vende të lira pune.

      https://www.facebook.com/SHKP2013

      1. Mira says:

        Komentues gazete nuk ka….! Vetëm punëtor krahu, mbledhës plehrash e kësisoj…! Nja 2000 vënde pune jane për në miniera!

  2. Drini says:

    Kam lexuar lajmin e pare rreth vizites se rames ne zyren e punes ne Durres. Kur pashe lajmin e sotem te hapjes se zyres se re thashe uau sa shpejt.Me habiti koha e shkurter dhe vajtja perseri e rames ne durres.
    Kessaj i thone ndjekje dhe zbatim i asaj qe thua.Bravo zRama, kam besim se gjerat do te ndryshojne per mire por duhet ca durim.

  3. livia says:

    Pergezime qeverise per iniciativen ne fjale

  4. _simona_ says:

    qeveria rama po ben nje pune shume te mire. tashme te rinjte mund te drejtohen diku per te siguaruar nje vend pune.kjo eshte qeveria qe i duhej shqipetareve. nje qeveri asgje nuk ndodh ne menyre sporadike. cdo gje eshte me nje qellim, te cojme shqiperine perpara

  5. agron says:

    e sikur te ishit ju kryeministri i Shqiperise per 8 vitet qe lam mbas nuk do ishim ne kete gjendje tani

  6. usa says:

    Tani ky zyrat e punes po I hap, po e bon te veten..keto zyrat duhet ti gjenjne pune miletit ose mileti te vij te gjej pune ke keto zyrat.Neser po nuk gjetet pune mos ju qani ketij..Ky zyrat I hapi, puna e tij ketu maron..Ka ndonje durrsak te na thote ku ishte ma pare kjo zyra? A kishte Durrsi zyre per pune? Apo mileti vinte verdalle pa pune se nuk kishte zyre pune?

  7. Adriatik says:

    Ky eshte ndertuar kjo zyre e re ??? Jam shume dakort qe Rama i jep rendesi
    Arqitektures se jashteme dhe asaj te brendeshme ,por kur te shkoj atje per pune
    nuk dua te shoh sa e bukur eshte brre zyra me ngjyra ngjyra ,por duhet ti pergjigjet
    funksionit te saj .

  8. vlonjati says:

    Ore po njerezit presin para zyrave te ministrave dhe ke PS-ja se nuk duan pune kot. Duan pune te verteta dhe per kete qeveria duhet te pergjigjet. Pse tek ato zyra kerkon Kryeministri te shkojne njerezit e te rregjistrohen per nje vend pune? Nuk ka shteti te punesoje njerezit po ato gocat do punesojne njerezit. Jo nuk eshte drejte. Pune ne shtet u tha se do kishim dhe jo keshtu shko ke privati. Po kjo dihej, atje te conte Sala…

  9. vesa says:

    Pas kaq shume vitesh u realizuar nje gje edhe per rinine

  10. Zyra e re e punes ne Durres? says:

    Kjo osht ESTRAD

    Duhen hapur vende pune dhe jo zyra.Kjo osht te tallesh by…n me Durrsaket.

    1. redi says:

      e keni teper gabim. mos u nisni nga bindjet politike. shikoni ate qe eshte e drejte

  11. United Kingdom says:

    Eshte e leht te hapesh zyra pune! Por, a do kene pune per tu ofruar qytetareve keto zyra?! Jam pro hapjes se zyrave te punes por fillimish duhet menduar per te hapur vende pune dhe jo zyra pune. Ky mesa kuptoj po ndjek sistemin anglez. Mgth all the best

  12. henri says:

    Kam mendimin, se eshte tregu ai qe krijon vende pune. Mendoj, se kusht vendimtar per tregun, per rritjen e kerkesave per vende pune, eshte RRITJA E KONSUMIT dhe jo tullumbacet demagogjike qe hedh shteti. Sepse tregu do sa me pak shtet dhe investime,sidomos nga te huajt.

    Une jam i majte dhe pergezoj kete inisiative te qeverise se re, por dua te them, se ketu ne Zvicer nuk ka zyra pune. Kerkes-oferta per pune behet me anen e gazetave, internetit etj.
    Duhet rritur kerkesa ( konsumi ), se kjo do te beje, qe tregu te risi oferten pra krijimin e vendeve te punes. Qeveria e re duhet qe te coje deri ne fund reformat e filluara dhe sidomos reformen per drejtesine. Kapitali nuk eshte Jezus Krishti, ai shkon atje ku ka kushtet me te mira pune dhe sidomos aty ku ka edhe fitimin me te madh.

    Ne si shoqeri kemi fatin e madh, sepse rrogat e punonjesve tane jane shume me te ulta se rrogat ne vendet e Europes, qe aktualisht jane ne krize. Ne Itali mbyllen cdo dite firma per shkak, se nuk jane me konkuruese, sepse rrogat e punonjesve jane te larta. Fabrika suedeze “Electrolux” po mbyllet ne Itali dhe do shkoje ne Poloni vetem e vetem se rrogat ne Poloni jane me te ulta. Ky fakt duhet shfrytezuar nga qeveria duke ju bere leshime te forta investitoreve.

    Konkretisht ne Serbi prodhohen makina FIAT, dhe Marchione, shefi i Fiatit arriti, qe per pese ose dhjete vjet kjo fabrike te mos paguaje fare taksa shtetit serb.
    Mendoj, se vendet e reja te punes jane thembra e Akilit te suksesit te qeverise se re.Ekonomia ishte ajo qe shkaterroi me te drejta SOCJALIZMIN REAL.

  13. _ajsel_ says:

    e cmund te kerkonin me shume shqipetaret. nje kryeminister qe me mish e me shpirt po punon qe te coje perpara kete shqiperi te shkaterruar nga nje sundim diktatorial i cili i izoloi shqipetaret nga cdo zhvillim i mundshem. qeveria e re eshte shpresa e cdo shqipetari. tashme te rinjte nuk kane me endrra ne sirtar qe te gjejne nje pune, sepse zoti rama e gjeti celsin,celsin e suksesit,celsin e te ardhmes. ka shume nga ata persona qe perpiqen te njollosin punen e palodhur. hapini syte njerez,ne vetem pak muaj shqiperia po rilind,shqiperia po merr nje trajte tjeter,ate te ecjes perpara. lereni menjane krenarine politike e mbeshteteni zhvillimin. qeveria rama punon per te gjithe shqipetaret

  14. ELI USA says:

    Popull koqe hani rrenat e skicofrenit hani .

  15. qe u hap nje zyre pune per se mbari eshte gje e mire e pergezime. por c’do kryeministri ne inagurim nuk e kuptova edhe ministry c’deshi. te shkonte krytari I bashkise dhe ndonje deputet I zone. z. rama urime qe je kryeminister, por si fillim te shof qe ke filluar te ngjash ne berishen duke na zene televizoret, duke bere inaugurime qe jane ne competence te vendorve, ke filluar te perdoresh fjale alla-berishe ne parlament, ke perdor ne parlament fjalet uturak, gomar e samar me keq se berisha dhe keto nuk te nderojne e jane per turp. per keto fjale te ftoj te kerkosh ndjese zgjedhsve e deputetve dhe nqs nuk kerkon ndjese atehere kjo tregon se ke hy ne rruge diktatoriale. parlamenti nuk eshte I yti, ate e ka zgjedhe populli, eshte I popullit. po ngjane ne berishen edhe persa I perket zgjedhjes se kryetarit te ps-se qe I ka mbarue manndati. beni zgjedhjet sa me shpejt. disa inaugurime dhe komunikime me popullin ndaj me ministra, te zgjedhur vendor dhe deputete. po ecen ne rrugen e antiplumbit. edhe nje here urime e sksese si kryeminister.

  16. Nje gje e tille eshte edhe me SHBA.
    Ato thiren dep.e punes ku njerzit shkojne per te aplikuar per pune.
    Me rendesi tani eshte mbeshtetja zhvillimin e tyre me qellim per shummimin e fuqise puntore.
    BRAVO RAMA.
    Urime te metejshme.

  17. _amaris_ says:

    ka ardhur momenti qe te hapim syte e te themi ate cka eshte reale. shqiperia kishte nevoje per edi ramen,kishte nevoje per formimin e tij,per vizion e tij per te ardhmen,per shprese e suport. ne gjithe keta vjet shqiperise i ka munguar optimizmi , i ka munguar perkushtimi dhe investimi. ndoshta zoti mendoi per shqipetaret dhe solli edi ramen. si nmijera te rinj shqipetare, besoj te edi rama,besoj te aftesite e tij. faleminderit qe ekziston

  18. beksi says:

    do shkojne ata te pd . me kerku pune se e kan shume qef punen hajdutet.

  19. Sajmi says:

    Hahaha ketu ose komenton freshi,ose stafi i Temes se nuk ka mundesi te jene njerzit kaq injorant.Ne duam pune dhe jo hapje zyrash sa per show,ku ti shkon dhe te percjellin me fjale te bukura,dhe punen e shikon ne enderr.Keto nuk po rregullojne njerzit e vet qe kane 8 vite qe i rrine mbrapa,dhe jo me koke pa laret qe jemi ne.Dhe ju te gazetes tema si te varur qe ishit pse nuk gjeni nje njeri qe eshte futur ne pune ne Tirone nga zyra e re qe u hap para nje muaji,qe te shikojme efikasitetin e ketyre zyra,dhe premtimin e Rames per 300 mije vende pune.

  20. benseven11 says:

    Nje institucion burokratik me shume per shtetin e sotem shqiptar.
    Nje institucion qe do merret me shume me pune me letra,dokumenta
    per tu percjellur diku,me statistika,burokracira qe vetem i rendojne buxhetit,me shume shpenzime per shtetin dhe servisi i sigurimit te punes do jete shume i vogel dhe nuk do te justifikoje mbajtjen e nje administrate aty.
    Rama&Co duhet te krijoje plane/programe per te stimuluar,nxitur hapjen e bizneseve te reja.Ky duhet te jete prioriteti Numero UNO per te ulur papunesine dhe zyrat e punes si institucione nuk duhet te ekzistojne fare.Cfare do beje zyra e punes se krijuar nqs mungojne oportuniytete per pune,me fjale te tjera nuk ka oferta pune fare.Zyra e punes do prese dhe percjelle formalisht te papunet dhe kaq,me nje fjale nje hic.Stimulimi per krijimin e bizneseve te reja krijon pikerisht oportunitete,oferta te reja pune.Shteti mund te krijoje nje websajt zyrtar ku te behen lajmerime per oferta pune,postohen rezume dhe ky websajt te sherbeje si pike takimi midis pune dhenesve dhe te papuneve.Kjo mund te jete nje zgjidhje e thjeshte dhe shume ekonomike,pa shpenzime per te zgjidhur problemet e punesimit ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje