Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili i ka bërë thirrje opozitës të bashkëpunojë për reformën Administrative-Territoriale. Në një konferencë për shtyp, Vasili u shpreh se kjo reform është një problem i rëndësishëm dhe kyç për vendin. “Opozita të bashkëpunojë për reformën territoriale. Kuvendi ka miratuar një komision të balancuar. LSI do të vijojë të ofrohet për të gjitha zgjidhjet e mirëkuptimet në tryezën e bisedimeve, që reforma të ecë para. Këtë gjë ua rekomandojmë edhe kolegëve opozitarë, reforma territoriale është për të mirën e përbashkët”, tha Vasili.
I pyetur në lidhje me kërkesën e LSI-së për rivendosjen e një rruge në kryeqytet me emrin ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, Vasili theksoi se simboli i 4 shkurtit nuk ekziston më në Tiranë, është koha që simbolet të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën. “ Më parë rruga “Ibrahim Rugova” ka mbajtur emrin “Dëshmorët e 4 shkurtit” por ne nuk kemi kërkuar heqjen e emrit të rrugës “Ibrahim Rugova”. LSI ka kërkuar që një rrugë në Tiranë të marrë emrin ‘Dëshmorët e 4 shkurtit”, ka theksuar Vasili.
Po ku kane ne mend te bashkpunojn ato me se nuk bejne gje ne interes te shqipetareve, aman sa ti prishin pun qeverise do mundohen me shpirt ta shtyjn e te prishin dhe statusin se do thojn europianet se ska konsesus se e do saliu vicidolin bashki.
E do ishte ideale qe opozita me kryetar saliun te bashkepunonte po eshte shume e veshtire se se kane pasur ndonjeher ne mend te bejne dicka per shqipetaret keta te PD po vetem qe te mbushin xhepat e veta e te shajn socilistet kshuqe kot i beni thirrje.
Po te jete opozit sic duhet e te mos drejtohet me nga te njejtat plera sic eshte drejtuar deri me tani do bashkepunoj se sben perndryshe do maten prap me shqipetaret kshuqe sma merr mendja te bejne te tilla gabime perseri.