Sot pata një bezdisje nga ngushëllimet për Vaçe Zelën. Përveç një protokolli formal, ku hyn Kryeministri dhe Ministri i Kulturës, ngushëllimet publike shkuan në ekstrem deri dhe tek profesione dhe institucione që nuk kanë asnjë lidhje me kulturën dhe këngëtaren tonë. Pashë bile që dhe Gjykata e Lartë kishte ngushëlluar.
Për këtë arsye po i shkruaj këto pak rreshta jo si ngushëllim për të, por si një reflektim real për çfarë kemi humbur edhe pa vdekur Vaçe Zela.
Brezi im është ndoshta i fundit që ka parë të këndojë Vaçe Zela. Të tjerët pas meje kanë dëgjuar më shumë fjalë për Vaçen se sa këngë të saj.
Di të them si shumë të tjerë që kishte një zë mahnitës. I dha forcë këngëve dogmatike të realizmit socialist, i dha fuqi artit brenda kornizave të sforcuara të komunizmit dhe mbeti si një vlerë e muzikës shqiptare.
Po përse “mbijetoi” Vaçe Zela?
Talenti i saj natyror u përfshi në një sistem vlerash, të cilat pavarësisht kufizimeve, ia dolën të prodhojnë një standard që i mbeti historisë së muzikës shqiptare. Historia e festivaleve në radio- televizion, që lidhet aq shumë me prezencën e Vaçe Zelës, është histori e krijimit të një sistemi vlerash në muzikën shqiptare, brenda kornizave të një ideologjie. Vaçe Zela ia doli të ishte kryevlerë. Ne nuk na pëlqen vetëm “Valsi i Lumturisë”, por dhe këngë ideologjike të Vaçes me tekstin e të cilave qeshim, po me muzikën e tyre murmurijmë gjithë ditën. Kjo do të thotë se Vaçja tejkaloi kufizimet e një sistemi dhe la pas artin e zërit të saj. Ajo nuk ishte një krijuese muzike, por një vlerë e jashtëzakonshme vokale. Nuk kishte tekste të saj dhe as ndonjë muzikë të saj. Kishte vetëm zë të saj, zë që i jepte forcë dhe kuptim shpeshherë një ideologjie, që nuk e honepste dot as burri i saj.
Ata që ngushëllojnë sot Vaçe Zelën, kanë një problem me kujtesën e tyre. Ata i bëjnë homazh një pjese të formimit të tyre, që ua ka mbushur dhe zëri i saj. Por në të vërtetë ne Vaçe Zelën nuk e humbën sot. Ajo iku bashkë me sistemin që ia zbuloi dhe ia rriti vlerat. Mekanizmi që ne kemi prodhuar për të seleksionuar vlerat muzikore, është i tillë që Vaçe Zelën mund ta linte pa punë edhe sikur të ishte mirë nga shëndeti. Ajo nuk do t’ia dilte dot të konkurronte me duetin e këngës “Të ka lali shpirt, të ka lali xhan”, me duetin e saj dhe të vëllait të saj, “Ashtu Myzeqe”. Ajo nuk do t’ia dilte dot të kapërcente sekserët e festivaleve tona banale, ku femra seksi me silikon dhe burra me para, blejnë çmime dhe revista mode për t’u shfaqur si artistë. Vaçja do ishte sot një këngëtare e dështuar e skenës shqiptare.
Nuk është e vërtetë që nuk mund të rilindin këngëtare si ajo. Ka plot zëra të shkëlqyer që shfaqen në universin tonë, sidomos në Kosovë. Ka plot zëra brilantë në jug. Unë rrëqethem nga zëri i Maja Aliçkës apo Ylli Bakës, por shpeshherë dhe nga fakti që zëri i tyre shkon dëm në disa këngë të turbo-folkut, që është mënyrë mbijetese për ta. Koha në të cilën jetojmë, nuk është kohë që çmon vlerat, dhe sistemi i tregut në artin tonë nuk ia ka dalë të prodhojë filtrat që çojnë vlerat në publik.
Festivalet tona të këngës janë për turp, dhe pamundësia ka bërë që talentet t’i njohim pasi këndojnë në dasma dhe lokale dhe jo në festivale.
Vaçe Zela pati fatin të shfaqej si vlerë në një sistem që për interes të vet, prodhoi një sistem vlerash në shërbim të tij. Vaçja pati fatin të ikte pas viteve ‘90 e të jetonte në Zvicër. Kjo e bëri të mirë për të gjithë. Po ta kishim nëpër këmbë, do kishte vdekur më shpejt, më e mërzitur, më e poshtëruar dhe do kish më pak respekt nga të gjithë ne. E pa Zoti dhe e lëvizi në vendin e duhur dhe kohën e duhur gjithë jetën.
Maja ??? hahahahhahaha mos me bej me qesh ….Ylli eshte ok …un per vete edhe pse jam me origjine nga Veriu Adhuroj Skifter Etemin qe i ka te gjitha kenget KRIJIME te tija e jo kopjime te kengeve te kaluares .
Nejse , per gjithe te tjerat ke te drejte . Ai sistem nuk ishte perfekt , kishte plot te meta por me siguri ishte LULE ne krahasim me ” DemoKARcine ” e sotme .
Rona Nishliu osht NJISHI sot per sot.
Rona du bist die beste.
Dhe Vaçe Zela e paharruar do mbetet.
Mero,
te pakten per kete here do mundeshe te kishe heshtur.
Nuk krahasohet Vace Zela me Yjet e shuar te Bakllavave me kenge imorale, te kujtohet ajo kenga e Llogarase me te fejuaren?
Po kenga per heqjen e vizave te kujtohet o Mero?
Jo gjithnje duhet te llomotitesh dicka o Mero.
Nuk ishte sot dita te besh shpetimtarin e atyre “Vaceve” qe sipas teje po i vrasim.
Do te ishte nje diskutim i gjate ky sot, qe nuk e vazhdoj ne respekt te te madhes qe iku.
Te degjojme me mire nje kenge te sajen, pa diskutuar.
Lol ?
Yes!
-ne sistemin komunist , artistet vlersoheshin sipas vleres se tyre — keta te tanishmit qe thote Mero , jane me te dobet se kengetaret e vatrave te kultures se kooperativave –Vace zela , Mentor xhemali , jane yje te kombit ne artin e te kenduarit — vacja per ne shqiptaret do te ngelet si milva per italianet , nuk besoj se dikush tjeter do ta arrij
Bravo Mero! Një shkrim i mirë!
Të shkon më shumë kur shkruan si asnjëanës!
Mero, te kam njohur qe student kur shkoje ne poste te flisje me prinderit per ti lajmeruar per provimet. Te kam njohur neper trena kur udhetonim per ne Tirane si dhe te kam njohur nga shkrimet qe shkruaje ne gazeten studenti. Gjithmone te kam vleresar per ate qe ke qene si edhe ky shkrim. Eshte e vertete qe ne jemi brezi i fundit qe kemi degjuar kengen e Vaces. Por mos te harrojme dicka. Ka qene edhe muzika shume brilante qe ne nje ze shume brilant mori vlera te medha. Kane qene tekste te mrekullueshme dhe dhume te arrira qe i kane dhene vlera kengeve te Vaces. Dhe padyshim Zeri i saj brilant kane bere qe kenget e saj te mbijetojne. Perdite ne Shqiperi po “vriten Vace”. por ne shqiperi nuk me kompozitore dhe shkrimtare qe te krijojne me pasion. Ka vetem studio komerciale te perballueshme per nje kategori njerezish qe vetem artiste nuk mund te quhen. Prandaj ne degjojme Celjeten, Ingridin, Mandin e Nishtulles e ndonje tallava tjeter. Kurse kengetaret e vertete kendojne ne lokale dhe dasma. Kam degjuar Irma libohoven, eranden, Kozmain,Aferdita Zonjen e ndonje tjeter qe nuk me kujtohet tani, te cilet lodhen duke na sjelle vetem kenaqesi neper lokale por qe nuk nxjerrin dot nje album te tyre. Keta jane “Vacet” qe ne vrasim perdite. kengetarin e ben te talentuar pervec zerit edhe muzika e teksti por qe fatkeqesisht mungojne. Prandaj nuk mund te krahasohet Maja dhe Ylli Baka me Vacen. ASNJEHERE. Pa mendo te degjosh kengen nene Moj do pres gershetin nga Maja. Absurditet. Ose kengen Valsi i Lumturise nga Ylli. Kurre. me kete krahasim e ke prishur fare shkrimin. Sidoqofte tema jote shte shume e gjere per te diskutuar nje here tjeter.
Ndersa per Vacen kam vetem keto fjale : “Nje drite u shua ne toke dhe nje yll u ngjit ne parajse. Vace e dashur merr me vete bekimin e ketij populli qe jetoi me kenget e tua duke i dhene kuptim jetes edhe ne ditet me te veshtira. Shpirti Yt u prefte ne paqe!”
Vete titulli i shkrimit te zotit Baze eshte deshmi e nje mendesie te tere,qe,per ironi,vazhdon qe nga koha(politike)kur ka jetuar kengetarja e madhe shqiptare.Askush nuk po e vret Vacen.Perkundrazi,po te perdorim menyren e te shprehurit te analistit tone,ate e “ka vrare” koha,ashtu sic ka “vrare” shume kengetare te medhenj boterore.Por perhere,kur kemi ndryshim epokash,perseritet i njejti refren,i cili shoqerohet me psheretima per “vlerat e paperseritshme te kohes se kaluar”,”per kohen apo epoken e arte(qe ne fakt nuk ka ekzistuar kurre,ose ekziston,por ne kuptimin qe cdo epoke eshte e tille per ate pasardhese).Shekuj me pare adhurohej muzika klasike,me pas,kur ne shek.XX asaj filloi t’ia zinte vendin muzika moderne me gjithe zhanret e llojet qe njohim te gjithe adhuruesit e saj,ankoheshin per “bjerrje vlerash”,”per prishje shijesh”,”per shije te keqe te brezit te ri” etj etj.Keshtu eshte thene per muziken Jazz(qe sot,ne kontekstin per te cilin po flasim,eshte njelloj muzike klasike ,dhe qe permendet si kunderpeshe ndaj “bjerrjes se vlerave” nga llojet e tjera muzikore qe pasojne);keshtu thuhet edhe per cdolloj muzike qe zevendesojne njera tjetren,duke akuzuar hymnizuar te vjetren e duke perbuzur te rene pasardhese!
Kengetares se madhe Vace Zela,do t’i kishte kaluar koha,pavaresisht regjimeve politike;edhe po te mos kishte diktature,por demokraci ne kohen e saj,prapeseprape,do t’i kalonte koha,ashtu sic i ka kaluar Mines,Celentanos,Piafit,Matjes,Sinatres,Williams etj pafund te tillesh kengetare te medhenj te kohes se tyre.Edhe festivali i kenges nuk mund te jete ashtu sic ka qene me pare,ashtu sic nuk eshte ai i San Remos.Madje,per shkak te regjimit te mbyllur dhe shume konservator ne kete drejtim,koha e Vaces u zgjat me shume se ajo e kolegeve te saj ,bie fjala,italiane.Prandaj,nuk ka te beje me vlera apo humbje vlerash,por me rendin e gjerave,me kohen,me ndryshimet e pashmangshme qe sjell ajo,dhe qe brezi i djegur i zotit Baze e ka te veshtire t’i pranoje.
Ne fillim te viteve ’90 pati nje brez te ri kengetaresh te talentuar,por edhe koha e tyre ka kaluar.Sot kemi brez tjeter.Edhe keta jane shume te talentuar.Mund te permend shume emra kengetaresh te rinj te tille.Ka me shume kengetare te talentuar sec ka pasur ne kohen e vete Vace Zeles,dhe ne kohen pasuese te fillimviteve ’90.Tashme brezat ndryshojne shpejt,ashtu sic ndryshon cdo gje ne cdo aspekt te shoqerise;ajo qe eshte e re sot,vjeterohet shpejt,dhe ia ze vendin nje tjeter me e re,qe edhe kjo vjeterohet po kaq shpejt, e keshtu me radhe.Per ta ilustruar kete po permend vetem kengetaren Dafina Zeqiri nga Kosova;nje kengetare shume e talentuar ;aq trendy eshte kjo artiste,sa edhe shume kengetare,qe sipas logjikes se mesiperme duhej t’i perkisnin ketij brezi,duken demode,jashte kohe;kjo ndjehet instinktivisht nga ata,dhe,besoj se e keni vene re qe,shume po e imitojne Dafinen,per te qene edhe ata te kohes.
E vetmja gje e vjeteruar,e pavlere dhe demode,qe ka qene e tille,qe eshte e do te jete ne cdo kohe,eshte kjo menyre te menduari dhe arsyetuari e zotit Baze,qe vlerat i shohin vetem ne te kaluaren,pa e kuptuar,se nderkohe vlera te reja kane zene vend,e madje po u kalon koha edhe ketyre,per t’ua leshuar vlerave te tjera edhe me te reja.
O Skyp ti ke mbetur vete ne te kaluaren dhe nuk e kupton, pa le me te kuptosh Meron.
Po prap o Mero nuk i re dot ne te…!!
Skypion,a ke ndonje haber per “mandin e nishtulles”?
Skypion sot nuk ka vlera ka vetem komercializem. Vaces nuk i bie vlera kurre . Eshte e vertete qe mund te kete talente si Vacja po ku jane ata????? Vetem fati mund ti ndihmoje…. Vaces nuk i iken koha kurre ashtu si muzika klasike qe ka mbi 300 vjet qe po bashkejeton mrekullishtme muziken moderne. Pra e shikon cdo te thote te kesh vlera????
eshte nje vace edhe tani por askush nuk e permend ne shqiperi Elhaida Dani,degjojreni dhe do me jepni te drejte
Po mire nuk ka gje, Meros i falet edhe ndonje shkarje e tille. Po c’Maje o Mero, po c’Ylli Baka o i vrare…Ej, i thone Vace Zela ore…!Eh ku ka fjale te pershkruash yllin Vace Zela. z. Mero te merret me analizen e politikes, dhe jo te artit tani..Vacja qendron aq lart ne piedestal sa te gjithe kengetaret te behen bashke se arrijne dot. Pastaj flitet pak per njeriun Vace Zela. Vetem Muc Nano e kish cekur pak kete element. Ajo qe kishte kaq lavdi e kaq adhurim, ishte aq e thjeshte e aq e dashur, aq e embel e aq modeste..punetore dhe e pafjale si bleta, si Lushnja, si Myzeqeja e saj. Ajo qe na dha aq shume, e qe nuk priti asgje prej nesh. Ajo qe deshte lulet, qe nuk u be kurre e bezdisshme neper TV duke shitur mend..e si mund te behej Vacja e tille!Sikur cdo shqiptar te ishte pak Vace..sikur cdo artist te ishte pak Vace..Ajo qe nuk u perzie ne asgje, por i qendroi besnike muzikes dhe dashurise per vendin e saj, per popullin e saj..Kjo eshte Vacja, me e madhja!Ylli i saj nuk shuhet kurre, por do te shndrije gjithnje! Pres te shpalle Dite Zie Kombetare, si minimum i respektit dhe nderit per kete zonje te madhe te artit. Por edhe po nuk ia bene, ska gje, Vacja nuk do te merzitej, do te buzeqeshte e prape do te falte vec dashuri..ajo nuk merzitej kurre. Bukuria e saj, dhe hijeshia e saj, tejkalonin kufijte e njeriut..
Arsyeton pak gabim o Mero. Nuk jane vetem kenget e Vaçes qe i kendojme (jo i murmurisim)sot e gjithe diten. Jane edhe te Gaqo Cakos, Avni Mules, Luan Zhegut, Irma Libohoves, Kozma Dushit, Liljana Kondakciut, Ema Qazimit etj. Padyshim Vacja ishte e paarritshme, sikurse Mentor Xhemali, por vlera e kengeve te asaj kohe ishte qe prodhoi Vacen dhe jo e kunderta. Ndryshe nuk do te kendoheshin edhe sot e gjithe diten edhe kenge qe nuk i ka kenduar Vacja. “Valsi i lumturise” do te kendohej edhe me Avni Mulen, por ndoshta nuk do te kompozohej nese nuk do te ishte ai system qe kerkonte ideologji dhe cilesi artistike
RIP zonje e kenges Shqipe!
Mbase postimi i një kënge të Vaçes tonë të madhe do të fliste më shumë se editoriali
Vace Zela , do te mbetet nji figure e respektuar ne zemrat shqiptare !
bravo z. MERO.jo vetem VACJA u largua ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur por u larguan dhe kengetare te tjere me emer pas viteve 90 dhe kishin turpe te ktheheshin te kendonin ne festivalet turpit ose sic thoni juz.MERO ne festivalin e silikonit
SI ‘NDER I KOMBIT’SI E KE MENDIMIN MUND TE SHPALLEJ NJE DITE ZIJE?
Jo per gje por se si mukujtua nje mender tjeter kombi PIETRI e nje politikan qe ja harrova emrin kohet e fundit qe ju be nje dite zi kombetare.Nuk di si e ka mendimin filozof Pellumbi me qe ka qene kryetar i parlamentit te poplave,apo edhe Vaçja eshte e Katovices.
Sa per ate rryme qe e quan ‘realizmi socialist’ me i permbajtur Mero djali se kryeveprat kane dale nga ajo ryme nga Berthold BRECHT E HEMINGUET E TERE AJO PLEJADE QE SHKRUATE PERFSHI EDHE ATE QEPRETENDON ‘NOBEL’-IS.
Te shohesh kengetare te vjetra te RTSH-se dhe pyet veten si ka mundesi ?!?! Ka mundesi kur kulturen tende do ta gershetosh me xhinse te grisura, kepuce kaubojsash me maja si opinge, dhe me 2 gishta perpjete…
Ajo iku bashke me sistemin qe ja zbuloi dhe ja rriti vlerat!
Po bej nje llogaritje te thjesht,74-24vjet,ne 90-en ka mundesi qe “demokratet”ti kene kerkuar “dorheqjen” nga TOB-i,ose e nxorren ne pension.
Vaçja ishte rebele,ajo i falej vetem talentit te saj.Ajo i kendoj Shqiperise me bukur se kushdo,por nuk rreshtohej ne krah te mediokreve,largimi per te mos kenduar,per mua ishte rebelim.
Ajo i qendroj besnike formatit te kenges se saj,duke i detyruar ata qe e”haruan” ne fillimet e demokracise,ti ngrejne sot lapidar.
Ajo iku bashke me sistemin qe ja zbuloi vlerat,duke e detyruar kete te sotmin,te korigjoj gabimet me njerzit e talentuar.
Nuk beri gabim Vacja e Popullit qe iku jo vetem nga Shqiperia por qe iku dhe nga ky planet hipokrit.Shkon ministri vrases i gerdecit ne Amerike dhe e presin si Nelson Mandela.Nuk e di cfare statusi ka atje ky mafjoz qe perfaqson me pak se nje perqind te shqiptareve.Ajane lutur ndonjehere ata njerez per 26 viktima qe u karbonizuan si ne holokaustin nazist ?
Presidenti Nishani sëbashku me kryetarin e Partise Republikane Fatmir Mediu zhvilluan nje takim te veçante me Sekretarin e Shtetit John Kerry, perpara Mengjesit te Lutjeve.
Me pas Mediu pati takime ne Senat dhe Kongres dhe me kryetarin e Kongresit John Boehner, senatoret Jim Inhofe, Tom Coburn, John Bozeman, Mark Prayer, Roy Blunt, Bill Nelson, Joe Mansion, si dhe me kongresmenet Eliot Engel, Robert Aderholt, Danna Rohrabacer,etj
R.I.P VACE ZELA
„Po ku ka si Ti o Shqiperia ime“
Vite me pare duke udhetuar diku ne zonat veriore te Europes vendosa nje kasete ne kasetofonin e makines, nje kasete me kenget e se madhes Vace.
Me kengen „Rrjedh ne kenge dhe ligjerime“ buciti zeri i saj madheshtor duke me dhene nje ngrohje ne shpirt dhe lote ne sy.
Emocionet nuk kishin te pershkruar. Atdheu, vendi, toka, nena, shtepia, dashuria do te ngrinin peshe zemrat e cdo njeriu.
Vace beri epoke, ne nje kohe kur vlera nuk paguhej me para, por me dashuri, vleresim dhe respekt ta pamate nga populli.
Plejada e atyre artisteve do te mbetet e pavdekshme, ashtu si dhe Vacja.
Vacja eshte nje sfide e vertete ndaj sistemit „Ciljeta“, ndaj sistemit te turpshem te antivlerave.
Eshte nje vlere qe akuzon dhe denon ne cdo minute kete sistem ciljetash.
Neser Vace kthehet ne Atdhe, ne ate Atdhe qe i kendoi plot shpirt dhe zemer.
„Shqiponje e lire“!
Nje kenge e saj degjuar ne keto minuta.
Dhe si shqiponje e lire shpirti i saj do te jete nder ne, me ate ze te paharruar qe do te bucase kudo dhe kurdohere ne veshet tane aq te vrare dhe ofenduar keto vite.
Zoti te dhe ate ze qe pak kush e kishte.
Falemnderit Vace!
Zeri yt do te pershkoje parajsen e pafund duke bere te te degjojne engjejt.
Dhe keshtu ne kete mbremje dua ti kthehem perseri repertorit tend te madh.
Nuk ngopem se degjuari…
Claus,une e degjoj gjithnje ne udhetim,ndjej vertet emocione te papershkrueshme.Eshte zeri fantastik i Vaces,por edhe muzika,perndryshe nga sa thote z.Mero edhe vargjet jane madheshtore.Te pershendes
O meroooo po Ti je per president lacko
C’fare tekstesh te bejne te qeshesh e te tallesh ti zoti Mero?Ksh na qenkan tekstet e tua te bukura?Vace Zela nuk mbijetoi por jetoi.Ajo ishte nje enveriste e ja kushtoi jeten e artin e saj idealit qe ajo perqafoi.Ti Mero je nje njeri oportunist,si dhe patrioti jot Sejfullai,pra me shume fytyra,pra nuk je monster per te dhene mesim te tjereve.Mos u tall me me vargjet me te bukura te ketij populli,ato vertet jane ideologji por ideologji e ketij vendi dhe e ketij populli.Pse te dhembin syte e veshet?Nuk habitem,spse dikur ti ishe hipur ne nje karroceri me Saliun,tradhetarin e ketij vendi i populli.
Mero ja ke futur kot me sa duket nga muzika spo merke vesh,edhe ata dy kengetare qe ti permende kush i njeh ,apo duhet ti njohesh vetem ti,kur ne nje kohe ka kengetare dhe kengetare shum te mira qe sot i njeh e gjth italia e me gjere,kjo sdo te thote se ti mund te jesh i ditur ne te gjtha fushat.
edhe pse vertet jam i shokuar nga kjo vdekje ,me ka bere te qesh me vete,statusi i kryeministrit,i cili pak a shume Vacen e identifikon si nje “viktime ” te se shkuares…domethene paska shkuar dem vacja,sipas tij,kur e verteta eshte kjo qe thoni Ju ,zoti Mero,…ne c do dite ketu ne shqiperi,vrasim na nje Vace…o zot te lajthite tjetri,po jo kaq…ajo kohe e polli Vacen ,por edhe e ngriti ate ne qiell ,si nje meteor..
Maja silikon ne buze e ne mollza, zerin si burre, te ceket ju e krahasoni me zerin e fuqishem dhe te thelle si nje humnere te Vace Zeles.Besoj se te pelqen kenga e Majes “merre se ta moren” haaaaa
I madh Mero Baze!
Pikerisht mbesin te medhenj. Ata qe ne kohen e duhur,marrin vendime te duhura.
PO TI ORE KELYSH I SALIUT SI STE VJEN TURP PER ATO QE NXJER NGA GOJA VACJA ESHTE LEGJENDA SHQIPTARE,LUSHNJARE DHE MYZEQARE. AJO ESHTE E PAVDEKSHME YLLI,MAJA APO NDONJE TJETER JANE VETEM DISA MORRA QE KERKOJNE TE USHQEHEN DHE SHESIN VETEN DHE LEKUREN DUKE U BERE LARO SI PUNA JOTE. TURP TE TE VIJE PER ATO QE NXJER NGA GOJA PO KU MER VESH TI NGA MUZIKA TI JE NJE MALOK KOKE TRASH
U desh te vdese Vace Zela qe te dale Meroja nga tema e tij e vetme:”Berisha”.
Kur lexoj editorialin e Meros, me kujtohet nje kengetare me mbiemrin Hajati tek Kenga Magjike. E kote te diskutosh per kengen e saj. Por numri korografik ishte nje turp i pa shembullt i kegetares qe per te plotesuar mediokritetin e kenges dhe zerit, imitonte ne skene pozicionet e seksit gjysem e xhveshur.
Dhe drama shoqerore eshte se morri cmimin e “votimit ne internet”.
Ashtu eshte Mero, po mos harro se dhe gazeta jote sikur duket pak e politizuar, ndersa zeri i VACES do te ngelet kristal ne veshet tane.
festivalet jane te ciliconit, perderisa udheheqesit tane te dalin here me njeren e here me tjetren para zgjedhjeve.
Mero.. Keni te drejte ne ate qe evidentoni qe situata e artit te sotem po vret shume talente. Por me duhet te them qe duhet qe te kishit me shume guxim per te demaskar pergjegjesit kryesore te kesaj situate. Psh duhet qe te kishit permendur Zhani Cikot e artit qe per ca leke te pista i bejne varrin perdite talenteve me mediokriettin dhe konformismin qe te treguan ndaj rregjimit primitiv te Sali Berishes. Po ashtu duhet qe te demaskonit Ardit Gjerbrehen dhe gjithe ata derrat e kenaqur te TV Klanit qe u bene vegla te nje injoranti si Frangaj dhe varrosen TV publik shqipetar duke zhvatur fonde pa fund nga buxheti i shtetit. Mjafton te shohesh fytyren e llustrosur Ardit Gjerbreas cdo jave te kuptosh se kush po ia ben varrin talenteve duke devijuar ato pak fonde publike per projektet e tyre personale dhe duke na i shitur si projekte kombetare per zhvillimin e artit.
A mundet dikush te bej publike rrogat e ketyre yjeve te TV Klan qe te shohim se sa shume “Vace Zela” vlejne nga ana monetare?
Eshte dhimbje shume e madhe per ne si popull vecanerisht brezat qe jetuam dhe punuan ne kohen e “diktatures se proletariatit”. Ne diktature studiuam, punuam, dhe mbas 23 vjetesh “demokraci” kush mund ta mendonte qe ne vitin 2014 ne do benim per cdo gje krahasime me ato vite, nderkohe qe ato duhet te ishin te arshivuara.
Brenda kornizave te asaj ideologjie Vaçja beri histori ne krijimin e sistemit te vlerave muzikore. Sa Vaçe ne dhjetra fusha te teknologjise, arsimit, shendetsise ne kushtet e izolimit, krijuan vlera, dhe sot neperkemben nga “antikomunistet”.Keta “antikomuniste” qe po drejtojne shtetin harrojne se edhe vet ata u edukuan ne kete sistem dhe po nga keta “komuniste” dhe te mohojne ato vlera duhet te mohojne edhe veten.
Mero, meqenese na i kujtove ” te ka lali shpirt te ka lali xhan” te jesh i sigurt se ky eshte mitivi i kenges qe kendojne te gjithe parlamentaret.
Morpo po pyes
Atje ne Zvicer a pati ndonji “shperthim” artistik kjo kengetare, sepse komunizmi e shtypi ne shqipni, atehere ne demokracin zvicerane duhet te gjente lirin e vertet.
Ku jan kenget e saj atje?
Apo ishte refugjate….
Mendoj z.Mero qe Vacja do ishte e lumtur te rronte gjer diten e fundit ne Shqiperi,pasi emigracioni me shume eshte hall e nevoje sesa fat.Por jam dakord me ju persa i perket regresit te vlerave kulturore,kudo e ne cdo fushe,por sidomos ne prodhimet muzikore.Kenget “Gili gili”si e sinanit,apo e nje tjetri”Tunde bythen pak me shume”refuzojne ti kendojne dhe arixhinjte,sesi gjejne publik keto perversitete nje zot e di!E kam te qarte sesi nje sistem i ketille nuk mund te inkurajoje talentet,aq me teper nje vajze nga rrethet,e bija e nje fshatari te thjeshte qe sidoqofte ne até kohe ai sistem hermetik ia doli ta promovoje e te na e beje aq te dashur,saqe sot,te gjithe neve,sidomos ne emigranteve,sikur na ka humbur nje njeriu yne i afert; kaq e forte eshte nostalgjia e sidomos leitmotivi qe percjellin kenget,si dashuria per atdheun ( eh,ku ka si ty moj Shqiperia ime….)dhe ndjenja e krenarise se te qenit shqiptar.Por sesi kenget e Vaces ia dalin ti qendrojne persiper kesaj tallavaje teveqelesh qe nuk permban taban folklorik dhe as trashegimi kombetare tregon se sidoqe te jete,ne dime tashme c’ka eshte muzike e c’ka eshte zhurme.Fale Vaces dhe artisteve qe mbase nuk u pasuruan,por pasuruan shume vlerat shqiptare.Qofte e paharruar Vace Zela!Ngushellime familjareve!
Dite e zeze per kulturen Shqipetare. Ndaloi se marri fryme, ( ne Basel Switzerland, ku jetonte prej viteve 90s ) Vace Zela; – a pretty woman, nje grua qe gjerat i bente me dashuri.
U prefte ne paqe…
mero, nga heret e pakta qe nuk jam dakort me ty ne nje pike kur thua qe do te rilindin kengetare si vacja, dhe jep emrat e ylli bakes dhe majes.keta te dy jane kengetare te mire, ndoshta te terheqin se i ke dhe nga ana jote, eshte normale.por keta jane kengetare dasmash qe i sheh ne bbf.jane shume shume larg kengetares se madhe vace zela.madje do ta quaja sh fyese te krahasohen me te.une vleresoj mendimin e kengetares ikone te kosoves, nexhmije pagarusha per vacen,me nje respekt te jashtzakonshem. fati i keq i vaces eshte qe kendoi gjate regjimit komunist dhe ju desh ta ndrydhte mundesine qe te kendonte sic donte ajo. nuk ka asgje me teper kengetarja e madhe franceze Edith Piaff ose Mina e italise.une jam i binduar qe do te kalojne shume shume vite qe te dale ndonje kengetar qe t’i afrohet vaces.
ze brilant i jashtzakonshem.RIP
je i madh mero!duke pare kanale te ndryshem mu neveriten shume “artiste”qe tregonin sikur ata kishin qene heronj qe kishin sfiduar diktaturen,dhe tregonin-une i thashe vaces ashtu,keshtu,ajo me me degjoje dhe beri ashtu sic i thash une,dhe me tha keshtu,pastaj shkuam atje.keto llozhra na qelben televizorin.ngushellime familjareve!
Ky solidaritet i tepruar ne vleresimin e talentit (vertet te madh) te Vaces me ngjan si ajo histeria e protestave per lendet kimike. Vertet kishte nje vokal te shquar por sa shume te tille ka patur? Luk Kacaj, Mentor Xhemali, Ramiz Kovaci, Nexhmije Pagarusha, apo Marije Kraja jane vetem disa nga yjet e vokalit Shqiptar qe te dritheronin me talentin e tyre kur hypnin ne skene por keta nuk bene muzike. Nese per Vacen themi “Ylli i muzikes Shqiptare” cfare duhet te themi per kompozitore te shkelqyer qe benin muzike te shkelqyer edhe me por edhe pa zerin e vokalisteve. Vertet personalitet por duhet edhe pak mase dhe realizem ne vlersim. Ajo ishte dhe do te mbetet “nje nder yjet e vokalit shqiptar”. Kaq duhet t’i mjaftoje.
Vace zela eshte vetem nje. Me talentin e saj ajo bijetoj Dhe do te mbi jetoj ne kohra
Mero pershendetje, eshte hera e pare qe te shkruaj por me duket se je vetesugjestiunuar nga ndikimi dhe respekti qe gezon Vacja ne shoqerine e sotme shqiptare… I paharuar kujtimi per artisten e popullit Vace Zela. Te sugjeroj sa me pak editoriale te tille te besh aq me pak i dyzuar do te ndjehesh.
Vacja kendonte <>, kurse sot keto vashat me nure ja thone <>, e c’do me teper o Mero a derebardhe ….
Vacja kendonte “vals o vals ti jeho …”, kurse sot keto vashat me nure ja thone “o sa te mire e kam picken”, e c’do me teper o Mero a derebardhe ….
Je i madh Muco Agai …e ke dhene si te jesh Mucua i Tanes ketej nga Vlora !
Bravo Mero, mese e vertete CDO GJE NDODH NE KOHEN E DUHUR, PER NJE ARSYE TE CAKTUAR.
NOTHING HAPPENS IF IT IS NOT SUPPOSED TO. Vacja kishte kohe qe vuante nga probleme me fytin, qe me vone rrezikuan edhe jeten e saj. Vertete i mungoi skenave tona per aq shume vite, por largesa e beri edhe me te respektuar figuren e saj. Femer fantastike, njeri i thjeshte e popullor dhe perle e muzikes shqipetare.
E PAPERSERITSHME.
Eshte per te ardhur keq nga ana tjeter, per “artistet “e reja shqipetare qe pervec silikonit dhe neverise artistike nuk ofrojne asgje tjeter. Skenat e festivaleve jane kthyer ne spektakle pornografike, ndersa kengetaret “copa mishi me dy sy” edhe ato nuk i kane natyrale me.
Ku eshte personaliteti, klasi i nje femre sot ????!!!!!
Wendy,je e ndikuar nga teria e Determinizmit.Murphy ka thene se kur nje gje do shkoje ters,ajo domosdo do shkoje ters.
Z.MERA SA PER VACEN JAM DAKORT ME TY EDHE PER FESTIVALET E SOTME POR SA PER KENGETARET QE PERMEND ISHTE E MIRA MOS I ZIJE ME GOJE SEPSE KA SHUME KENGETARE TE MIRE NE SHQIPERI QE NUK I JEPET DORA QE TE ECIN ME LART.
Po Rita Ora??….mos harroni Rita Ora Sahatciuuuu….ylli banal kosovar me preardhje alla-shqiptare qe po na nderon ne skenen internacionale…tamam si do kishte me vend per si Vace Zela…e kane marre vendin keto cingite
eshte e vrtet qe vacja iku ne kohen e duhur ne boten e lire.nuk mund te qendronte me ne ate vend te bukur me njerez te tmerrshem qe vazhdon akoma edhe sot te jet i tille.nuk jam dakorte me ty mero kur thua se smund te qendronte vacja ne shqiperi sepse smund te konkuronte me kengetare te tjere .sjam dakorte sepse vacja ishte dhe eshte gjigande mero dhe gjigandet i mbijetojne sistemeve dhe koherave.vacja ishte mbi gjithcka dhe do jete mbi gjithcka ne talentin e saj me zerin e saj, eshte e paarritshme.po me mire te themi se vacja ishte ne moshe te madhe, ishte larguar nga skena nuk kendonte me.iku ne momentin e duhur kohen e duhur ne boten e lire dhe atje nderroi jete ne boten e lire,dhe jo ne vendin tone te bukur me njerz te tmerrshem qe na mabjne akoma skllever akoma nuk jemi te lire. eshte gabimi i madh mero te krahasosh vacezelen me kengetar dasmash sja vlen fare.eshte per te ardhur keq mero po sot po sot vetem nji elhaida dani ka shqiperia te tjeret pa perjashtim sja vlen fare ti permendesh .eshte nji shprehje mero do te behesh fukara degjo kenge shqiptare .
Sakte z.Mero.Te gjithe, politikan e artist shprehnin ngushellim duke filluar me humbjen e ketij bilbili.Cudi!Ky,bilbil,kjo ikone e kenges ishte haruar nga ekrani shume vite para.E sot nje ekran nuk rreshti se trasmetuari ngushellimet si per te kerkuar falje per heshtjen e tyre gjate gjithe ketyre viteve.Dhe si per ironi te gjith kesaj parade piku arriti kur ne ekran u cfaq shtepia ku lindi dhe u rit ylli i kenges shqiptare.Turp per Bashkine e Lushnjes dhe te shtetit te shqiptarve qe e kane lene ne ate gjendje,kur skan lene miq e armiq te vatanit pa u bere buste e statuja.I shpreh ngushellime familjes se kengetares.
Shqiperia e mutokracise nuk i do njerezit me vlera
Mero, je unik ne analizat e tua !
“Mero”, ti sikur po abuzon pak ne kete shkrim ! Thua se : “ndersa me tekstin e kengave te Vaqo Zeles qeshim , kurse me muziken e saj murmurisim” , Po mire mor i uruar perse sot , si ti dhe shume te tjere nga , si ata te nivelit intelektual tuajne dhe nga ne qe qendrojme me poshte se ti ,- perse nuk po arrijme te krijojme tekste te tilla te atij niveli , qe ishin ne gjendje te ngrenin peshe zemrat e njerezve ne Shqiperi per ta ndertuar dhe ndryshuar vendin ? Une per vehte dhe shume te tjere si une , kemi shkuar e punuar ne aksione si ne ndertim rrugesh e sektor te ndryshem , krejtesisht vullnetarisht dhe pa shperblim , kurse sot nuk del kush qofte me nje lopate per te hapur nje vije apo kanal uji per te shmangur permbytjen e nje toke , lagjeje banimi , apo gjetiu ? – Vaqo zelo ishte nje kengatare e madhe , sepse dhe koha ishte e tille qe pergaditi njerez te permasave te medha e shume te medha , qe lane gjutrme shume te thella , jo vetem ne muzike e ne arte , por dhe ne ndertime , ne mbrojtje ne…, ne.. . –UNE sa PER DIJENI TE LEXUESVE , NE VITET e 70ta KAM PUNUAR MESUES NE SHKOLLEN KU FIKSI I SAJMIR K….me te drejte u tall me ata mesuesit qe kishin shkuar per tu tallur me femijte e fshatit Mujaj Has dhe jo per te bere mesim . Nxenesit ne ate shkolle ne mbarim te klases se pare , ne ato vite ne , kane qene ne gjendje te lexojne rrjedheshem pa perjashtim , te ritrgojne copat e thjeshta te leximit , te shkruajne bukur ate qe u jepesh , dhe ne aritmetike te kryejne lehetsisht veprimet ; mbledhje , zbritje , shumezim dhe pjesetim mbrenda dhjetweshit dhe me kalim dhjeteshi . Po sot ? po tani kjo koha e florinjte qe aq shume munoheni ta llustroni me …, perse nuk frymezon e mobilizon njerzit e fushave te ndryshme per gjera te mira , por vetem per te nxire cdo gje qe u realizua atehere ne ato vite qe ishin te zjarrta per te ndertuar e realuzuar …………
Bravo VL.HAS, te njejten gje do te thoja edhe une, bravo! Mero derisa te te vdesesh ke kohe edhe nja 60 vjet, ishalla te kesh sy e vesh ne gjendje te mire, dhe do shikosh e degjosh qe ky vend ska per tu ber kurre siç ka qen para 90, vetem nese plas ndonje lufte prap, dhe vendi te filloj te ndertohet prap me pune vullnetare.
Mero te te vije turp.
Gjithmone i kam lexuar me kenaqesi dhe kam mesuar nga shkrimet e tua;per here te pare ,po lexoje nje budallallek nga ti.
Madje arrin me injorance,te krahasosh VACEN me Majen apo me keq me Baken
Te lutem degjo edhe nje here nje kenge te saj dhe do bindesh se s’ka dhe s’do te kete nje te dyte si AJO.
Kuptohet qe e paske degjuar me bezdi VACEN,ndoshta nga tekstet.
Po s’e kuptove dot ndryshimin,tregon se mer vesh sa nje gomar nga muzika.
Të lumtë! I duam dhe i ngremë lart kur i kemi larg dhe s’na prishin punë. Po sikur të pretendonin të uleshin në një karrige, do fillonin të dilnin të gjitha “kleçkat” e biografisë.
Edhe kjo punë Z. Baze, është çështje politike. Politike kulturore dhe edukimi.
Siç e thoni dhe vetë, fatkeqësisht diktatorët te ne ja dinin fuqinë artit si mundësi dehëse dhe e shfrytëzuan. Si Enveri që e përdori për të zbukuruar realizmin socialist ashtu dhe Saliu që nxirrte Çiljetat dhe Gretat me cica përjashta për të dehur ca njerëz të paparë.
Megjithatë do të ishte gabim nëse biem në grackën e artit zyrtar. Arti duhet ta gjejë dhe e gjen vetë rrugën kur i jepen mundësitë, sallat, mjetet, financimet dhe sallat mbushen.
Po ,por ai sistem prodhoj shoqerine qe kemi sot…Jeni femijet e arin sistemi,kurse njerezet e komunizmit ishin femijet e mbretnise shqiptaret,te ditur ,rritur me vlera !
Vec per sa me siper, nuk gjej spjegim , pse nuk trasmetohen ne mediat tona kenget e mrekullueshme te kengetareve tane me ne krye te ndrituren
VACE ZELA
Te pakten keto dite media duhet te mbushet me kenget e saje.
Po R T SH pse sillet si ndonje medie private e periferike ?
Mero.
Ti je nje ata,qe vec fyejne dhe vrasin “Vacet”kuptohet bashke me shume komentues te tjere,qe cdo dite vetem zi mbjellin,shajne,denojne si gjykates,vendosin drejtesi,percaktojne se eshte i mire apo i keq minister,kryeminister,artist….
une jam kengetare me e mire se Vacja, sepse me ka nderuar edhe kryeministri Sali Berisha…..
Eshte koha kur nuliteti del siper dhe vlerat zhyten poshte.
Mero, nuk e di nese do te kishte ndonje analist, gazetar apo artist letrar qe te ishte ne gjendje t’i bente nje pershkrim me kuptimplote edhe me te sakte kesaj teme.
Bezdisja tende ka te beje me sjelljen hipokrite te drejtuesve te disa institucioneve, te cilet humbjen e artistes se popullit, si tinxare qe jane, u munduan t’a perdorin e per t’a vene ne sherbim te interesave te tyre. Disa prej tyre bile, edhe pse s’e kane pare ndonjehere me sy, e jo me t’a kene perjetuar live zerin e ikones se muzikes shqiptare, shfrytezuan rastin duke menduar se duke u shfaqur para publikut si “dashamires te artit” apo dhe “patriote te flakte” mund t’u rrisin vlerat vetvetes. C’eshte ky “preokupim” i jashtezakonshem dhe kaq i tepruar i Gjykates se Larte, c’eshte kjo hipokrizi kaq e ndyre? Cdo teprim apo tejkalim i normaliteteve te rasteve mortore do te konsiderohej nga gjithkush thjesht si nje lajthitje absurde dhe e rendomte, qofte ajo dhe institucionale.
Vlerat dhe roli i madh qe luajti Vace Zela sidomos ne krijimin dhe avancimin e muzikes se lehte shqiptare ishin te kushtezuara kryesisht nga angazhimi dhe perkushtimi i zellshem i saj, i nderthurrur kjo ne menyre te perkryer me deshiren dhe aftesine e artisteve te medhej te asaj kohe per te zbuluar dhe nxjerre ne skene talente te ralla si ajo. Per kete artedashesit e asaj kohe kane te drejte te jene me teper krenare se kushdo tjeter, qe e kane perjetuar prane skenes dhe e kane duartrokitur. Per ata qe vetem sa i kane degjuar emrin do t’u mjaftonte vetem sa t’i conin nje mesazh te thjeshte ngushellimi e asgje me teper.
z. Baze,
Ky artikull me shume ulje ngritje e jo i qarte. Ishte pune fati apo gje tjeter suksesi i saj kete smund ta thote askush por e sigurte qe ne shoqerine e sotme sistemi i vlerave eshte shembur apo me keq permbysur.
me respekt
Nushllim te sinqerta i takojne per kenaqsine qe dha Zeri i saje.
Kryetari i komisjonit te pranimit te talenteve Prof. Naraçi tregon:”ishte nje vajz tipike Myzeqare,veshur me nje fustan basme dhe sandale lekure. Ne diksjonin e saj vura re nje kolone te veshur me obertone,pas dy rrezimeze vura veton qe te pranonohet si kengetare”. Me pas e shikojm te hyj me vrull ne jeten e kryeqytetit. U ngarkua ti kendoje me zerin e saj brilant partise dhe aritjeve te kohes,ne kooperativa reparte ushtarake dhe qendra prodhimi. 80% e kengeve te qe kan kolonen zanore te saje jane me sfond nga ideologjia e kohes. Si shperblim ajo mori me shum nga partia. 1991 e gjeti ne moshen me te pa pershtatshme per karjere ne kushet e tregut, ndaj zgjodhi nje dhe tjeter per te jetuar. Pervec nushllimeve te sinqerta qe i takojne per ate cka i kish falur Zoti “Zerin e saje” pasi nuk ka sanje kompozim te sain, shikojme nje fryrje te zakonshme qe ndodh me te gjith artistet qe kane lene atedheun.
Sa komentues idiota ka ketu…dhe me e bukura se jane idiota te bindur qe po bejne te zgjuarin.
Vace Zela eshte nje Monument Kulture-ruhet nga shteti
…ndersa ju Z Mero mos beni krahasime as per se largu me emra kengetaresh se eshte ushqim i mire per qent e zgjebosur
ps-shijet personale jane shume subjektive,mund te diskutohen me miq dhe jo te dalin ne kuvend se gati jane maloket te bejne ham-ham.
Maja uber alles
Mero. Nuk dua ta besoj se krahason Vacen me Majen e leshit dhe Baken e k…….. , ose e ke bere me te futme qe te kete reagime ne forum. Nese eshte kjo e fundit hallall te qofte. Nese s’eshte kjo e fundit me ke zhgenjyer totalisht. Je me keq se gjysma e injoranteve qe futen ne kete forum.
Largohet gjigandja e muzikes se lehte shqiptare,duke i falur zotit shpirtin,shqiptarve zerin e bukur!
Bravo Mero Baze ( ne fakt , kush jam une qe them ” bravo ” …) ! Aq me shume qe per te shkruar keto radhe , duhet te kalosh gjithe keto komente qe shkruajne dhe kalojne kohen kot duke komentuar…!
Pasi te perfundojne nderimet per Znj. Vace, debati duhet te vijoje me respektimin e se drejtes se autorit krijues dhe te drejtave fqinje, ku hyjne edhe te drejtat e interpretuesve te muzikes. Muzika qe kendoi Vace Zela ka autore te cilet duhet te paguhen per to ashtu si vete Znj. Vace duhej te paguhej rregullisht qe ne te gjalle te saj per keto te drejta te fituara me mund te jashtezakonshem, ashtu dhe trashegimtaret ti gezojne keto te drejta morale dhe financiare te merituara pas vdekjes se Saj. Nuk mund te kete respekt te plote per “Artisten e Popullit” Vace Zela, per Usta Laver Bariun, per Prof. Ibrahim Madhin pa i respektuar edhe te drejtat pronesore mbi interpretimet e tyre te mrekullueshme. Eshte tragjike te mendosh se sot ne kete dite te mbrame per ta, interpretimet e Tyre degjohen gjithkund dhe askush nuk paguan artistin!
Nish jane Stresi me Ciljeten, nish…
Keto vargje ua kushtoj Vace Zeles, Laver Bariut ; Ibrahim Madhit
Nje nga nje po bien
Nga lisi i kultures
Flete te nje peme
Sinonim i punes
Lehte-lehte ne toke
Si fletet po bien
Shpirti perjete paqe
T’ju ndrije ne qiell
mero ja fute kot
Zoti Baze nuk eshte sistemi ai qe lind mbreteresha por KOMBI. SA DO TE MUNDOHENI JU DHE SHUME SI JU AJO ASHTU ISHTE DHE DO TE JETE MBRETERESHA E MUZIKES SONE.
Me vjen shume keq qe nje yll i muzikes shqiptare si Vace Zela paragjykohet dhe pergojohet pikerisht ne diten qe do te kthehet ne Atdhe pas nje mungese te gjate. Pavaresisht nga te gjitha keto Vacja si kengetare dhe si njeri (e kam njohur personalisht) do te mbete perjete ne zemren time.
U prefsh ne paqe Vace Zela. Jam I sigurte qe ti je tashme ne parajse.
Nderime per kengetaren dhe artisten e madhe.
Ajo eshte krenaria e brezit tone dhe e kohes qe jetuam.
Per fat te keq kryeministri aktual e quan si banalitet
Shume vete ketu i kane shkruar vargjet e ” E ku ka si ti o Shqiperia ime”..faleminderit per kenaqesine
ndersa une e kam kenduar me vete kete kenge gjithe diten, me tingullin e zerit te saj.
E paharruar gjigantja Vace
Shikoj disa komente qe perpiqen te ulin reputacjonin absolut te Vace Zeles qe duket se i perkasin PD (Partia e Djajve).Keto pretentendojne se kjo ikone ka kenduar dhe per sistemin qe kaloi.Por le te shohim Djajte me rradhe qe kane qene komuniste fanatike dhe spiune te sig shtetit dhe te spiunazhit te vendeve te grekut dhe Serbit.
-Sali Bisha shurrembajtes i Enver hoxhes dhe ishte I vetmi person ne Shqiperi jashte bllokut qe hynte ne Oxhakun e tij.Rasti I Hysen Shoshorit e nxjerr zbuluar rolin e tij si SUPER zagar blloku.
-Tritan Masar Shehu merr bursen per mjeksi direct me urdher te Enver Hoxhes.Ky ka nje fotografi para boleve te Enverit dhe prapa bythes Ramizit si qen besnik I “dalluar”Djalli Tritan eshte fotografuar ne kamikazet qe hoqen kryqin e nje kishe.Mafjoz kryesor ne operacjonin “shqiponja” qe I conte nafte milloshevicit
-Eduart Sallami ne shtator1990 mbron disertacjonin “Mendimi estetik I shokut Enver ne librat e tij” dhe pas dy muajsh I japin nje pardesy te bardhe ne bodrumet e MPB .
-Disidenti I djathit Mehmut Elezi nje fece e Enver Hoxhes antar I KQPPSH I cili vuante se petullat qe I jepte nexhmija ja servirte te nxehta.
-Besnik Mutstafa mbajtes I tamponeve te Nexhmijes dhe I komonduar personalisht si krye-filozof I institutit te M-L qe u kthye nga marksist I betuar ne islamik radikal.
-Dritero Agolli komisari I kuq i lidhjes shkrimtareve ne duart e te cilet kalonin gersheret e enverit.Si poet eshte I talentuar por nuk I lejohej te pastronte gjakun nga duart e neo nazizstit Lul Basha.
Lista e djajve te PD eshte e madhe dhe keto jane vrasesit e VACES dhe te KOMBIT se nga boleferkues te Enverit u bene krijues te Ferrit ne ate vend qe u braktis nga 1 miljon shqiptare shumica intelektuale dhe artiste midis te cileve dhe diva madheshtore jone
Udhe te mbare ne Parajsa fisnike Vace Zela
Me ngacmuan rreshtat e tua V. HOTi
(Ne sensin +)
O Mero djali. Per kengetaren me te madhe shqiptare te te pakten 100
vjeteve, mjaftoka nje ngushellim i ministrit te radhes , ndersa kur
vdes nje biçim politikani (pa asnje vlere ne rastin me te mire),
organizohen ceremoni zyrtare, shpallen dite zie e mbahen fjalime te
shumta.Ne varrimin e nje kengetari ne Francep ishin te pranishem njé
milion qytetare. Qytetare ama.
Kombet e qytetruar i duan e nderojne yjet e tyre te kultures; tribalet nderojne te fortet e tribuse.
Pershendetje Mero.
Kam shume respekt per shkrimet Tuaja, Ju ndjek vazhdimisht. Cdo mengjes sapo vij ne zyre hap Comjutrin dhe e filloj me lajmet nga memedheu informacion qe e marr nga gazeta Juaj Tema. Por sot nuk jam shume e kenaqur nga shkrimi juaj.Vace Zela do te mbetet e pakrahesueshme deri sot per vokalin e saj te mahnitshem.Kenget e realizmit cocilist dhe texti i tyre eshte i pakrahesueshem me te sotmin.Ta fillosh kengen me sex dhe ta perfundosh me kete fjal mund ta di kujt edukimi i sherben? Cedukimit te brezit te ri jo edukimit. Englesi ka then…. Shteti eshte i fuqishem kur ka nje familje te fuqishme….. dua te kujtoj kengen e Vaces Djaloshi dhe shiu … degjoje me vemendje textin dhe intrepretimin. Kethu ne vitet tona kur kemi qen student dhe mardheniet ndermjet djemve dhe vajzava, bej nje kthim mbrapa ne vitet e studentit. Brezi i aktorve, kompozitorve ,Aktorve dhe kengetareve te realizmit socialist eshte i pakthyshem.
Me penen Tuaj bjerini korupsionit qe po gryen gjith sitemin.
Pershendetje
Maria from USA
E larguar nga Atdheu vitet e fundit.
@ lili
Ke “te drejt”!
Brezi i monizmit ishin “femijët e mbreterise”,sidomos te mbretit, i cili ka lanun shum kopila pas, me emen te njoftun apo te pandigjuem,
Por kopili kopil mbetet. Dhe kush asht i till e din vetveten.
Me ngacmoi ky koment vecante i zonje Marie dhe doja te plotsoja idene e saj per familjen ku si themeli i jetes njerzore ne toke po degjnerohet ne menyre te frikshme ku rreziku me i madh eshte te vende te varfera si Shqiperia.Kete kercenim te njerzimit e ka thene dhe Papa i Romes ne viziten e fundit ne Amerike.Dhe kam 20 vjet ne Amerike jane ne moshen e trete dhe kenget e atij vendi qe kemi ne kaseta na mbajne lidhur me ate vend.Brezi i viteve 60-70 ka qene i vecante jo vetem ne shqiperi por ne gjithe boten.Krahaso bitellsat me justin bieber ,ose vace zelen me ciljeten.pershendetje marie
I PAHARRUAR KUJTIMI I VACES.
Faleminderit VACE qe edhe pas vdekjes kontribon dhe na kthen ne normalitet MERON pas sindromes qe vuan( shkruaj vetemkunder Sales) duke treguar statusin e tij fshatare qe nuk meret dot me problemet qe ka vendi (qe jane aq te shumta)por meret me fshatarin tjeter Sale…hakmarje fshataresh.Faleminderit Vace !
Te falenderojme o MERO nje shkrim realist dhe me shume dashuri e ndjenja . VACE ZELA eshte Ajo dhe e pazevendesushme . Kendojne dhe shume mire se gezojme te gjithe kur kendojne e kendojme po VAZE ZELA u rrit vete dhe me pak kujdes shtetror mbeti kjo qe eshte sot Legjende – Urojme te dale ndonje ……….
qendron ne intelligjencen personale te gjithekujt artist apo Vip te terhiqet ne momentin e duhur per te mbetur ikone, dhe e paharrueshme dhe ne fund Mit. Vacja diti te terhiqej dhe te mos perbalte figuren e saj, e nuhati degjenerimin e vlerave, te zerave, te talenteve. E nuhati qe ne epoke tranzicioni njerezit do kishin nevoje per zera te rinj, per femra me minifunde dhe qe perpeliten ne skene, per imazhe porno dhe jo te santifikuara. Vacja qe kendonte drejt, me shpatullat lart, me duart hapur sikur donte te nxirrte nga gjithe qenia e saj ate potenze qe zoti ja kish falur, ajo Vace nuk do ishte me e kohes Thuhej se ajo nuk pronoi kurre te kendonte ne play back, kerkonte kontaktin live te momentit, me zerin dhe gjithecka e rrethonte. Vacja iku per tu thene te gjitheve: ” ngelem MIT dhe qe te perballesh me MITIN duhet te jesh te pajten ne lartesine e tij (MITIT) te saj me pak fjale. fakti qe kenget e saj te gjithe qe mundohen ti riprodhojne e bejne ne tonalitete me te uleta, se nuk perballen dot. Vacen asnje se Vrau, Vacen na vrau ne duke na hequr kenaqesine e zerit te saj.
…sa per skypion llapaqenin: VACE ZELA, nje kengetare qe nuk e vret dot koha…ate e vret sot injoranca qe ka kaplluar Shqiperine sot…AJO SHQIPERI QE KRIJOVE TI ME SHPELLARET…
…koha kalon por CARUSO jeton…PAVAROTI jeton…BREL, PIAF,REY CHARLES, B.B. KING, BEATLES, CAROSONE jetojne dhe nuk ka kohe qe i vret…sic nuk vret dot MOZART, BACH, BETHOVEN…
…edhe sistemi nuk te vret dot, vetem mund te pengoje, te vonon shperthimin…e mbani mend KOMI BABUCIN (Kozma Dushi) me shperhtimin e tij artistik ne OTLLAK me ate kengen e kandidatit per deputet si kompozitor dhe poet???…keshtu qe koha nuk vret por te jep mundesine kur perputhet edhe me vendin si ne rastin e KOMIT…
…dhe ne konkluzion: LAVDI VACE ZELES…qe nuk mund ta vrase koha…qe nuk mund te kete sistem ti ule vlerat…
Mos u merrni me Homon ,Skypion (kampion i gojores)familjarisht spiun i sigurimit,tani i Sali Berishës.Do e keni të pranishëm gjithë kohën me komente se për këtë paguhet nga Berishjanët të denigrojë dhe të shpifë për secilën figurë që përfaqëson kombin dhe që është kunder kriminelit të sëmurit mendor Berisha…….si se kuptoni!!
Vacja i perkiste atij brezi profesionistesh qe te benin te perkuleshe me nderim para punes se tyre.Keto kengetaret e sotme kane efekt vetem per ngritjen e atij,, mikut,, ,pasi tek keto cdo bire e trupit ka marredhenie me mikrofon prej delli.Me mire qe ike, o vace, larg llumhanes sone.