Kjo është foto e fundit e familjes britanike Al Hilli, përpara se të ekzekutoheshin në Alpet Franceze.
Fotoja është publikuar nga mediat franceze në ditën kur u lajmërua se policia ka arrestuar një të dyshuar për ngjarjen.
Ai është Eric Devouassoux, 48 vjeç, që jetonte pranë vendit ku ndodhi krimi.
Ai ngjan shumë me identikitin e një motoçiklisti, që policia e ka publikuar pas ngjarjes.
Motoçiklisti është parë pranë skenës së krimit.
Policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij, ndërkohë që thuhet se ai kishte një koleksion me armë.
Mediat thonë se ai ka qenë ish- polic.
Saad al- Hilli, 50 vjeç, i lindur në Irak dhe me nënshtetësi britanike, u gjet në makinën e tij BMW i vrarë. Bashkë me të ishte ekzekutuar edhe gruaja, Iqbal dhe nëna e tij. Po ashtu u gjet i vrarë edhe një çiklist francez.
Dy vajzat e vogla të çiftit, njëra shtatë dhe tjetra katër vjeç, i mbijetuan këtij sulmi.
Vajza e madhe, Zainab, ishte qëlluar dhe rrahur. Kurse vajza tjetër ishte e traumatizuar, por nuk kishte plagë. Ajo ishte fshehur poshtë trupave në makinë.
Dhe shajme veten en! Kafshe prehistorike ka kudo. Edhe ne vendet me te civilizuara.
Ne Alpet franceze theeee. PO cbehet keshtu?!!!
Po Marin shume e drejte,krimi nuk ka ngjyre dhe Nacion.Mendo dhe ish police ,mbrojtes i ligjit .