Një artist amerikan nga Florida do përballet me një padi penale pasi theu qëllimisht një vazo të artistit disident nga Kina, Ai Weiwei në një akt proteste.
Sipas BBC, Maximo Caminero, 51 vjeç theu vazon me vlerë 1 milion dollarë të dielën në Majemi.
Policia thotë se Caminero e kreu këtë veprim në shenjë proteste ndaj Muzeut të Artit Perez, pasi ata nuk ekspozojnë veprat e artistëve vendas, por të atyre të huaj.
Artisti kinez, Weiwei tha se është i shokuar.
Weiwei, që u arrestua në vitin 2011 në Kinë gjatë një operacioni kundër disidentëve, tha se veprat e tij janë shkatërruar, por për arsye krejt të ndryshme.
“Unë nuk e kam shansin që të tregoj punën time në Kinë. Nuk e mendoj kurrë që të shkoj në një muze në Pekin dhe të protestoj. Nëse do e bëja, do ndëshkohesha,” tha ai.
Vlerat njerezore ,kauzat e njerezimit,
jane vlera e vertet me te cilen duhet te operoj njerezmi .
Vlera ne vend te pares ,pra Vlera si Monedha e Njerezimit .Bravo Kinezo !
Jo po 1 miliard $
Argjilen e baltes e punon me shurre ky dhe jo me uje prandaj kushton aq.
Sa here lexoj te tilla gjera me kujtohet perralla “Mbreti Lakuriq” i Andersenit.