Historia e saj po trondit Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse dëshmia e saj ende nuk është e vërtetuar dhe ka shumë njerëz që hedhin dyshime mbi të.
Bëhet fjalë për 19- vjeçaren Miranda Barbour, që ka deklaruar se ka vrarë së paku 22 njerëz.
Madje ajo ka deklaruar se pasi vrau personin e 22-të, nuk i numëroi më.
Për hetuesit, ajo ka deklaruar se ka vrarë vetëm njerëzit e këqij, që bënin gjëra të këqija.
Ajo i ka pranuar krimet në një intervistë për një gazetë nga burgu.
Ajo thotë se ka marrë pjesë së paku në 22 vrasje në gjashtë vitet e shkuara në Alaska, Teksas, Karolinën e Veriut dhe në Kaliforni.
Barbour thotë se ka qenë pjesë e një kulti satanik dhe i nisi vrasjet në Alaskë, kur ishte 13 vjeç.
Në intervistë, ajo ka deklaruar se është abuzuar seksualisht kur ka qenë katër vjeç.
Ajo thotë se në sektin satanik e ka futur një person, të cilin nuk e ka identifikuar.
Në prangat e policisë ka rënë edhe bashkëshorti i saj, me të cilin kishte lidhur kurorë në tetor të vitit të shkuar.
Elytte Barbour, 22 vjeç, ka pranuar se gruaja e tij organizonte takime me meshkuj përmes faqes Craigslist.
Por ai tha se nuk i bëhej vonë, pasi nuk ka pasur kontakte seksuale mes gruas së tij dhe klientëve.
“Ajo nuk ishte prostitutë,” tha ai.
Por një nga personat me të cilët dilte e shoqja, u gjet i vdekur.
Prokuroria thotë se të dy e kanë vrarë Troy LaFerrara pasi e takuan online.
Organi i akuzës kërkon burgim të përjetshëm për të dy.
Adoleshentja ka edhe një fëmijë, të cilin thuhet se e ka me një burrë, që tani ka vdekur.
Edhe vdekja e tij po hetohet.
Boll u lodhem me AKSIONET E NJERIUT TE RI SOCIALIST,tani po kenaqemi me sulseset e NJERIUT TE RI KAPITALIST!!!
Nuk na sqarojne jane islamik apo kaur,jo per gje po nuk shikoj asnje koment nga islamikokaurtederrit.
kjo ngjarje eshte lajm lifestyle?
njerz te djallit, cte thuash me
e daku kta jane te zinj jo si ata barkalecet tane , me floke kaçurrela , qe te hane leshte ,
Mire qe paska shpetuar femija i gjore, pa ia dhene ne tru ksaj torollakes per ta vrare.