Kjo çudi ndodh në vendin ku ligji vonon, por nuk harron

17 Shkurt 2014, 19:12Lifestyle TEMA

Një grua është prangosur në Karolinën e Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi kishte marrë një kasetë video me qira nëntë vjet më parë, por nuk e kishte kthyer.

Kayla Finley, 27 vjeç, iu drejtua rajonit të policisë për të raportuar një krim, por zbuloi se kishte një urdhër arresti ndaj saj, të lëshuar në vitin 2005.

Sipas BBC, Finley kishte marrë në atë kohë një kopje VHS të filmit “Monster in Law” me Jennifer Lopez dhe Jane Fonda.

Policia thotë se asaj i janë dërguar një seri letrash paralajmëruese për videon, por ajo ka ndërruar banesë.

Vetë Finley thotë se mbeti e shokuar, pasi askush nuk e kishte lajmëruar.

Ajo u mbajt një natë në burg dhe tani do përballet me gjykatën.

“Do të luftoj për këtë çështje,” tha ajo.

5 komente në “Kjo çudi ndodh në vendin ku ligji vonon, por nuk harron”

  1. sanco panco ne vazhdim... says:

    hajde polici gomeresh hajde tamam si ne korene e veriut.

    i kapen gangsteret dhe vrasesit keta, tashti ju akne ngelur ata qe harrojne te kthejne nje cope plastike…

  2. Shkodrani says:

    Po Sala e ai Sakati i presidences ? kane nje VHS me titullin Hajduti i Badgadit dhe po e losin mjaft mire filmin.

  3. redisheheri says:

    Se mos e denoni ne karrike elektrike!

  4. Garipi NY says:

    Ligjin ne USA nuk e bene policia, dhe nese ka nje urdher nga gjykata per ta arrestuar ata jane te detyryar ta arrestojne. Pamvaresisht se cfare vendos gjykata. Gjykata dhe mund ta fali. Por sa per ligjin ata e zbatojne per te gjithe pamvaresisht se sa i rende eshte gabimi apo krimi. Po ja u mbajti hajdeni ketu dhe thuajini policit qe i kapet gangesteret dhe ju mbeti te mereni me mua, se ja u kthejne pergjigjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje