Të dielën në mbrëmje, në Britaninë e Madhe u shpërndanë çmimet BAFTA për filmin, që i paraprijnë ndarjes së çmimeve OSCAR.
Filmi “Gravity” (Graviteti) dominoi këtë mbrëmje, duke marrë gjashtë çmime.
Megjithatë, çmimi për filmin më të mirë shkoi për “12 Years a Slave” (12 vjet si skllav).
Filmi “Gravity” mori çmimin e filmit më të mirë britanik, atë për efektet vizive më të mira, muzikën dhe regjisorin më të mirë.
Ylli britanik, Chiwetel Ejiofor mori çmimin e aktorit më të mirë për rolin e tij të Solomon Northup në filmin “12 Years a Slave”.
Regjisori i këtij filmi, Steve McQueen falënderoi mamanë e tij pas marrjes së çmimit.
Komedia e zezë “American Hustle” mori tre çmime dhe “The Great Gatsby” mori dy çmime.