Bashkëpiloti i një avioni të linjës Ethiopian Airlines, që fluturonte nga Addis Ababa për në Romë, rrëmbeu avionin dhe u ul në Gjenevë të Zvicrës.
Sipas BBC, rrëmbyesi, që është arrestuar tashmë, priti derisa piloti shkoi në tualet, mbylli veten brenda në kabinë dhe e devijoi avionin. Ai ishte i paarmatosur.
Ai ka kërkuar azil në Zvicër.
Linja ajrore bëri të ditur se të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi janë mirë.
Aeroporti i Gjenevës, që ishte mbyllur për njëfarë kohe, tani është rihapur.
Ka raportime se avioni u rrëmbye duke fluturuar mbi Sudan.
Në bord ishin 200 persona.