FOTOT/ Çfarë i ke bërë vetes me këtë “Barraco Barner”!

7 Mars 2014, 18:11Lifestyle TEMA
FOTOT/ Çfarë i ke bërë vetes me këtë

Një bukuroshe britanike, e cila kuptoi se marrëdhëniet mes Ukrainës dhe Rusisë ishin në një pikë krize, vendosi që të ndajë ndjenjat e saj në Twitter.

Por brenda pak minutash, ajo u bë e famshme në mbarë botën.

Çfarë kishte ndodhur?

Mesazhi i Gemma Worrall, 20 vjeç, ishte i mbushur me gabime trashanike.

“Nëse Barraco Barner është presidenti ynë, pse po ngatërrohet me Rusinë, e frikshme,” shkroi ajo, duke ngatërruar së pari emrin e presidentit Barack Obama dhe së dyti duke kujtuar se ai është drejtuesi i Britanisë së Madhe.

Kaq ka mjaftuar dhe nuk ka mbetur media pa shkruar për vajzën e gjorë.

Shumëkush ka qeshur, por të tjerë kanë nisur të kërkojnë që vajza të lihet e qetë.

Presioni ka qenë i jashtëzakonshëm, sa ajo thotë ka marrë plot mesazhe fyese e madje edhe kërcënuese.

“Lopë e trashë”, “hajdute oksigjeni”, e quajnë në rrjet.

Vajza thotë se i vjen turp për atë që ka bërë dhe ka premtuar se do qëndrojë larg politikës.

Por ajo ka pranuar se ka marrë provimin GCSE në anglisht, çka ka shtuar më shumë debatet online për cilësinë e arsimit në Britani.

7 komente në “FOTOT/ Çfarë i ke bërë vetes me këtë “Barraco Barner”!”

  1. Billy says:

    Po mire, more. Po sa budallenj dhe te trashe ka Shqiperia qe e dine se ende ne pushtet eshte Sali Berisha, pastaj do ta marim per baze ne. Ja shikoni deputetet e PD…

    1. skopioni says:

      berisha nuk do ta kuptoje qe ra nga fiku,kurse halimi, bumci,dhe te tjere akoma nuk e kane kuptuar qe sali qeni nuk eshte me kryeminister

    2. TIFOZI says:

      Ka katnar edhe ne Angli…hahahaha

  2. Tan_Tironci says:

    Hajdute oksigjeni… hahaha, sa te pameshirshem jone

  3. elinor says:

    E lexova sot tek Top Channel. Shume e forte!

  4. elinor says:

    Se treti, edhe djali im e di se Britania e Madhe nuk ka president!

  5. popo says:

    kerkon vemendje kucka, leri filmat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje