Një baba me dy fëmijë, që po bëhej gati për të hipur në avionin e zhdukur të linjës Malaysian Airlines, i la unazën dhe orën gruas së tij, në rast se diçka do të ndodhte.
Inxhinieri mekanik, Paul Weeks, 39 vjeç nga Australia, do shkonte në punë kur ia la unazën e orën gruas, Danica, që t’ia jepte dy djemve në rast se i ndodhte diçka.
Danica thotë se shpreson për ndonjë mrekulli, ndërkohë që pret për ndonjë lajm.
“Nëse më ndodh diçka, unaza e martesës do shkojë për djalin e parë që do martohet, kurse ora për të dytin,” i tha ai.
Çifti ka dy djem, njëri tre vjeç dhe tjetri 11 muajsh.
“Nuk i kam humbur shpresat. Do të doja që të hynte përmes asaj dere dhe ta përqafoja dhe njëherë. E shoh atë kudo në shtëpi,” thotë Danica.
Weeks ishte mes 227 pasagjerëve dhe 12 anëtarëve të stafit që hipën në avionin e zhdukur.
Fakti qe ka lene unazen , tregon parandjen e keqe dhe jo shpresedhenese.
po të kishte shkru neti kishte me thon “i ka tregu allahu”!
lind pyetja/et:
ishte hera e parë që fluturonte??
e bënte gjithnjë këtë ritual??
ka lidhje me rrëzimin e aeroplanit??
kush ka më shumë mund ti shtojë!!
-Nje mister! I pranueshem- Deri sa te vertetohet rituali I te ndjerit,
larmit e thashethemeve do te jene pafund…
Kush e din se si kontrollohen avjonat ne fluturim nuk e beson lajmin e humbjes. Per mendimin tim mbahen sekrete, nese avjonit i ka ndodhur defekt dhe ka rene ne toke apo ne dete. Avjonet dhe ne renje shikohen nga radaret. Kur bjen avjoni, jep shpejtesine zero dhe shpejtesia e renjes eshte shume e madhe, qe operatori e kupton menjehere se ka problem ne avjon. Jane radare apostafat qe kontrolloje me preçizjon lartesisne e avjoneve. Radaret tip KONUS perdoren vetem per lartesite dhe ky radar te jep me preçizjon renjen e avjonit. Perjashtohet rasti nese ka qene kohe me re te ngarkuara, per nje siperfaqe te madhe,atehere skermo e radarit nxihet dhe e humb objektin.
Duhet te ket shkuar ne koren e veriut
budallaleqe me brire!dicka fshihet 100%,nuk eshte e mundur qe kutia e ZEZE te mos jape nje shenje qe ku ndoshet!!na fshihen informacionet per aresye qe vetem ata qe fshehin e dine psene!