Autoritetet franceze kanë nisur hetimet ndaj një çifti indian për neglizhim, pasi tre fëmijët e tyre u gjetën në një gjendje të tmerrshme në apartamentin e tyre.
Hetimi nisi pas sjelljes indiferente të mamasë pas lindjes së vajzës në Vitin e Ri.
Shërbimet sociale zbuluan se tre vëllezërit e saj, dy, pesë dhe gjashtë vjeç jetonin në një apartament në periferi në Parisit.
Dukej se djemtë nuk kishin dalë kurrë nga apartamenti i tyre.
Dy më të mëdhenjtë kanë probleme me dëgjimin, nuk mund të flasin tamam dhe mezi ecin. Ata janë edhe të kequshqyer.
Ata kishin disa dyshekë të thjeshtë si krevatë dhe në shtëpi nuk kishte asnjë mobilie, pa le më lodra.
Prindërit, babai 33 vjeç dhe nëna 27 vjeç, janë arrestuar dhe mund të dënohen me 7 vite burg.
Lajmi doli në media vetëm këtë javë.
Fëmijët nuk kishin shkuar në kopsht apo shkollë dhe nuk ishin vaksinuar kurrë.
Prindërit nuk punonin, por merrnin pagesa për fëmijët.
Fqinjët thonë se kanë dëgjuar fëmijët duke qarë, por nuk i kanë parë kurrë.