Malajzia ka paralajmëruar se arsyet se përse u zhduk avioni i Malaysia Airlines mund të mos mësohen kurrë.
Sipas BBC, shefi i policisë në Malajzi tha se hetimet mund të vazhdojnë pa fund.
Këto deklarata vijnë pikërisht në ditën kur kryeministri malajzian, Najib Razak viziton Australinë për të biseduar në lidhje me kërkimet për këtë çështje.
Një nëndetëse britanike iu është bashkuar kërkimeve për mbetje të mundshme të avionit në Oqeanin Indian.
Në total dhjetë avionë dhe nëntë anije janë angazhuar me kërkimet.
Avioni u zhduk më 8 mars, ndërkohë që po fluturonte nga Kuala Lumpur në drejtim të Pekinit me 239 njerëz në bord.
Drejtori i policisë në Malajzi theksoi në një konferencë për shtyp se të gjithë pasagjerët janë pastruar nga dyshimet për katër fushat kryesore të hetimit: rrëmbim, sabotazh, probleme personale dhe probleme psikologjike.
Ai tha se po hetohet edhe për ngarkesën dhe ushqimin e servirur në avion.
Në kërkimet për avionin është përfshirë edhe një aeroplan privat i regjisorit të njohur, Peter Jackson.
Deri më tani anijet kanë kapur dhjetëra objekte në ujë, por asnjë nuk ka lidhje me avionin e humbur.
Tani dalin te dhenat mbi UFO-t dhe ja ku jemi OK