Flet i mbijeturi i ekspeditës: Si munda të shpëtoj në ujërat e Erzenit

2 Prill 2014, 08:29Politika TEMA

“Isha me shokun tim, Erjonin. Në fillim ishim tek shpella lart dhe pastaj u ulëm poshtë tek kanionet. Na thanë organizatorët që të mos shkonim në atë rrugë, sepse ishte shumë e rrezikshme, por ne donim ta shikonim. U ulëm poshtë përmes shtegut dhe u afruam tek kanionet. U afruam tek uji, donim të lanim fytyrën. Aty kur u afrova, më rrëshqiti këmba poshtë, sepse shkëmbinjtë ishin me myshqe dhe pastaj nuk e di se çfarë ndodhi. Nuk e di. Pasi unë rashë dhe nuk e pashë më Erjonin. Nuk e di se çfarë ndodhi me atë. Mendoj se ai ka rënë pas meje, sepse kur unë rashë, nuk pashë më asgjë”.

Kështu është shprehur 18- vjeçari Daniel Spahiu për, i cili mundi të mbijetonte në ujrat e Erzenit.

“Unë fillova të notoj me sa forcë që kisha dhe pastaj arrita të kapesha tek një shkëmb. Mezi mbahesha, por na kishin parë disa nga grupet e tjera dhe më ndihmuan. Ata më hodhën litarin, e kapa dhe shpëtova”, tregon ai, teksa shton se me djalin, që ende nuk është gjetur, kishin 14 vjet shokë.

1 komente në “Flet i mbijeturi i ekspeditës: Si munda të shpëtoj në ujërat e Erzenit”

  1. K Mamaqi says:

    E dyshimte deklarata ne renditje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje