Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë Shqipërinë brenda këtij viti. Vizita e rëndësishme e Merkel i është komunikuar kryeministrit Rama gjatë takimit që ky i fundit ka zhvilluar gjatë ditës së sotme me kancelaren gjermane.
Kancelarja gjermane sakaq theksoi mbështetjen e Gjermanisë për marrjen e statusit nga ana e Shqipërisë në qershor.
“Nëse raporti i Komisioni Europian në qershor do të jetë pozitiv, Gjermania do të votojë pro statusit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ne u kemi dhënë perspektivën evropiane dhe në fund të një rruge të gjatë ne i trajtojmë rastet në bazë të Komisionit Evropian dhe ata na paraqesin gjendjen e punëve deri tani në Shqipëri. Në qershor do marrim raportin e ri dhe komisioni do ketë regjistruar përparimet dhe do e vendosim në vështrim pozitiv marrjen e statusit të vendit kandidat. Mos kini frikë se nuk do jepet, por raportet do e bëjnë të mundur që t’ua japim”, theksoi Merkel në një konferencë shtypi me kryeministrin Edi Rama, pas takimit që patën së bashku.
Kancelarja e Gjermanisë u shpreh se po ndjek me vëmendje zhvillimet në Shqipëri. Merkel vuri theksin në ndërtimin e një procesi juridik dhe pavarësinë e sistemit të drejtësisë.
“Ne po i ndjekim me intensitet këto zhvillime. Nuk është shumë e thjeshtë të ndjekësh një rrugë të tillë dhe kryeministri Rama na bëri shumë të qartë dhe na shpjegoi se kanë ndryshuar shumë gjëra”, theksoi kancelarja e Gjermanisë.
Ndërsa nënvizoi gatishmërinë për inkurajimin e investitorëve gjermanë që të investojnë në Shqipëri, kancelaria Merkel theksoi nevojën e reformës në sistemin juridik.
“Për investitorët ka rëndësi siguria juridike. Ne ngulim këmbë tek reforma në sistemin juridik. Ne kemi shumë sipërmarrje të mesme në Gjermani që varen shumë nga fakti që ta investojnë kapitalin e tyre atje ku ofrohen kushte më të mira”, u shpreh Merkel.
Kryeministri Edi Rama e garnatoi kancelaren gjermane se Shqipëria do të përmbushë të gjitha reformat që do të bëjnë të mundur integrimin e vendit në BE.
“E sigurova kancelaren Merkel se Qeveria shqiptare është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave që do të garnatojnë në luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ky fillim i mbarë është fillimi i një procesi që Shqipëria kërkon të ecë më shpejt drejt Europës, por duke bërë Europën destinacion brenda nesh dhe integrimin si një proces të patjetërsueshëm të integrimit tonë” tha Rama. Në vijim ai shtoi se vendet e rajonit duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për të shtyrë përpara bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të Ballkanit. “Pata një bashkëbisedim të hapur lidhur me ecurinë e punëve në Shqipëri, në rajon, lidhur me rolin e Shqipërisë dhe në rolin e rajonit për të çuar më tutje projektin e madh të ntegrimit europian. Ishte një rast optimal për ti shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka bërë Gjermania në këto vite dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik. Roli transformues i kulturës së sipërmarrjes private është një mundësi, por edhe një kërkesë legjitime për të qënë prezent në rajon. E sigurova kancelaren se qeveria është e vendosur për të ecur në rrugën e modernizimit të reformave, të cilat do të garantojnë një luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ky është një fillim i mbarë, fillimi i një proçesi që Shqipëria kërkon të ecë me shpejtësi drejt Europës, duke e bërë Europën një destinacion brenda nesh dhe integrimin një proçes të patjetërsueshëm”, theksoi Rama.
o bo bo akoma me stausin na i bete koken daulle me kete status lereni fare me mire mos na i jepni se nuk ndryshon gje per ne papunsia do jete po ajo.sa servila jane edhe keta tanet nje e dy flaisn vetem per be statusi Europa leshi dreqi shikoni more vendin se be eshte vetem per France gjermani te tjerat kot jane bere pishman qe jane futur kur te futemi ne do dlain gjysmat e shteteve.as ne maqedoni as ne serbi as mal te zi nuk flitet aq shume sa tek ne per staus be sa ta varur qe jemi mund te themi me plot gojen ne ne shqiperi komandojne ambsadat e huaja me me jemi thjesht nej province e be ne leter e pavarur po ne te veretete jo tallen e bejne ca duan me
Te mbeshtesi per statusin po ne shqiperi mos te vije se ska gjo. Shyqqyr qe po na pret gjermania, se kemi vetem pritje si shtet nga kto kolonit e vogla e asnjere shtet tamam.
Bravo
Me mbeshtetjen e Gjermanise dhe rruga drejt BE-se me e afert
Bravo qeverise Rama fitoi besimin e nje shteti shume te forte ne arenen nderkombetare.
Rama i vendosur qe shqiperia te ece ne rugen e modernizimit
Ja ky eshte Kryeministri jon krenar per te
Bravo ky ishte nje hap shum i madh per shqiperine
Mbeshtetje shume e madh per Shqiperine.
Me suportin e shqiperise integrimi per ne BE me i sigurt.
Me Ramen shqiperia do eci perpara krenar per te
Shqiperia me ramen drejt BE
Bravo Bravo shqiperia perkrahet na vende si gjermania
Kjo ishte nje aritje shum e madhe le ta mirpresim dhe ne Merkelin
Avash se e bete merkelin si lenka cuko, se I plasi per nujarine shqiptare. Dikush tha se borxhi I fmn eshte nje arsye e mindshme por pa ndonje interes nik te vjen kollaj ne shqiperi gjermanja se ne shqiperi te vjen per te dhjer kur e shikon nga ajri dhe lere te ulesh ne toke
BRAVO RAMA !
qershia mbi torte mbeshtetja e gjermanise.
Me pak fjal asgje konkrete.
Bravo Rama
nje arritje e qeverise rama qe siguroj mbeshtejen e gjermanise ne marrjen e statusit.
Mbeshtetja e qeverise gjermane vjen si pasoje e krijimit te nje klime besimi nga ana e qeverise shqiptare
Mbeshtetja vjen si rezultat i kredise qe morem nga FMN qe do te thote skllaveri per tere jeten Tani jemi plotesisht province e varfer e tyre.
Mos besoni se tani do hame me luge floriri????
Dhe ceshte me e keqja nuk ka guxim asnje te arestoje Berishen me shoke qe katandisen nje vend te vogel ne pike te hallit
Kemi kaq pasuri dhe kaq emigrant sa ky vend sdo kishte nevoje per FMN
INVESTIMI I HUAJ KERKON RROGA TE ULTA
Mos tju beje cudi por tani do degjojme shume takime te bukura pa do na japin statusin pastaj do presim nja 7-8 vjet te dera para se te futemi dhe kur te futemi do shohim se shume shtete kane dale.
Ka ardhur koha qe pushtimet behen me anen ekonomike.
BRAVO EDI RAMA. ME NE FUND PO NA RESPEKTON BOTA DEMOKRATIKE DHE PERENDIMORE. RESPEKTE Z.RAMA.
BRENDA 6 MAUJESH LIDERAT PERENDIMORE E KAN PRITUR RAMEN, SI KANCELARJA MERKEL, KRYEMINISTRIA E DANIMARKES, KRYEMINISTRI DHE PRESIDENTI I ITALISE, KRYEMINISTRI DHE PRESIDENTI GRQISEM ARRITJE MADHE PER SHQIPERIN.
MOS TE HARROJM EDHE TAKIMIN ME ERDOGANIN E TURQISE.
KUR ISHTE BERISHA NE PUSHTET PER 8 VJET, VETEM ALIJEVI I AZERBAJXHANIT E PRITI, DHE TAKIMIN E BENE NE MENCEN E USHTRISE SOVJETIKE.
O saliiiiii rumpallaaaaa ! Thirri tajares !
O Mero aman mer burre i dheut fshiji keto Danja, Sara, denisa, leshja, preshja fshiji mer keto komentet bajatete paguara qe lefin bravo e bravo e flasin shabllon sic flisnin koqet e Sales para zgjedhjeve.
Zigu
Si e the dhe vete paguhen domethene ske cu ben
Ta dish ti kur del arben ahmuti si bejne keto
Jan aq te neveritur sa dhe turgofagos ka me shume vlera se ana elsa gerta
Dy tre persona te zgjebosur
Dyshimi im eshte se punojne te tema te gjitha komentet behen brenda 1 minuti
Pa dale komenti ata I bejne reply njeri tjetrit
Su ve faj kan vuajt shume ne kohen e sales
Kjo eshte per te qesh me te madhe…. per cfare arritjesh flasin keto…. ku ja ni gjermanise ku eshte shqiperia… po mos te ishim ndeshur disa here ne football as nuk do ta kishin idene cili ishte shqetaruq… miqte cifute te Rames e ndermjetesuan kete takim me rrit pak profilin e Rames I cili nuk harron te sillet si rrefugjat e viteve te pak duke u bere vete foto nja 5 policeve gjermane qe do ta shoqeronin….. ato shoqerojne edhe bythziun me te keputur te afrikes… jo nga sepse jane te mahnitur nga suksesi I reformave te vendeve qe perfaqesojne por thjesht eshte protokoll bilateral…. dmth si te ma besh ta bej
O ti robi qe ben 5 komente pozitive per qeverine poshte komentit tend te pare: boll se le nam, se u diktove. Ne cdo lajm qe flitet per qeverine dhe ka dicka pozitive do shfaqesh ti me komentet e tua zinxhir. Boll se e ke bere bajat.
Ky eshte nje lajm pozitiv qe edhe mua nuk me le indiferent, me vjen mire per pritjen qe i eshte bere kryeministrit, por nuk ka nevoje per banalitete te tilla, se e bere karnavale fare.
Sikur 1/10 e nderrmarrjeve te mesme qe do te terhiqen nga Rusia te investojne ne Shqiperi, do te jete nje mundesi qe Shqiperia te alternoje pasionin dhe deshirene shqiptarit per sukses me disiplinen dhe organizimin gjermane, kombinim qe do te jete patjeter sukses.
Ky eshte nje lajm qe MUND te jete me te vertete me shume rendesi.
Kjo nuk eshte as merite a Rames as e Saliut.
Gjermania eshte nje superfuqi ekonomike qe deri dy vjet me pare ka qene eksportuesja numer nje ne bote dhe sot eshte e dyta, vetem pas Kines.
Jo vetem kjo, por historikisht ai vendi ka qene dhe do te jete ne perkrahje te interesave te Shqiperise. Arsyet gjeopolitike te kesaj perkrahjeje jane te mirenjohura. Nuk eshte e rastit qe Shqiperia eshte vendi qe, per fryme te popullsise, ka marre me shume ndihma nga Gjermania se cdo vend ne bote. Kujtoni interesin e vecante qe tregoi ky shtet i superzhvilluar kur, me kerkesen e tij ka ardhur ne Shqiperi dy here Franc Josef Shtrausi (per shume vjet minister i mbrojtjes, figure e rendesishme politike dhe biznesmen i Gjermanise perendimore), Kujtoni edhe rendesine simbolike qe i dha Gjermania lidhjes se marredhenieve diplomatike me Shqiperine ne 1988, kur per te kremtuar kete lidhje erdhi ne Tirane zevendes kancelari H. Dietrich Genscher dhe pas tij edhe nje delegacion i madh biznesmenesh gjermane erdhi ne Tirane. Klika e Ramiz Alise, me injorancen dhe friken e saj, humbi nje rast te paperseritshem, duke refuzuar cdo propozim te tyre per krijimin e ndermarrjeve te perbashketa gjermano-shqiptare, buy-back dhe kredi pa interes, me te vetmin pretekst se “na i ndalon kushtetuta”.
Per fatin e keq tonin, Shqiperia nuk ka as politike as politikane te vertete. Ne menyren me ironike qe mund te behet, ne shpallim si aleat strategjik Greqine (nje vend qe ta thote ne sy se eshte ne gjendje lufte me Shqiperine) e se fundi edhe Turqine. E para nje vend i varfer e mbytur ne borxhe qe nuk do t’i laje dot asnjehere, dhe e dyta nje vend qe s’mund te konsiderohet kursesi vend i pasur dhe i zhvilluar ekonomikisht.
Pas Shteteve te Bashkuara, Gjermania eshte e vetmja fuqi e madhe qe ka qene dhe do te jete ne perkrahje te interesave te Shqiperise (Rusia do te jete gjithenje kunder, po ashtu edhe Franca ne nje situate kritike, ndersa Anglia do te jete perkrahese konjunkturale).
Gjermania – nje nga vendet me te fuqishme dhe teknologjikisht te perparuara te botes, ja aleati i natyrshem dhe i perhershem i Shqiperise.
Boll me aleanca me vende te varfera, te prapambnetura dhe armiqesore.
Aleati i madh strategjik i Shqiperise eshte SHBA. Aleance strategjike me Gjermanine ka perparesi mbi “statusin”, sepse statusi vjen vetvetiu si rrjedhim i asaj aleance.
BRRAVO ILIR META!
Kancelarja Merkel dhe shteti qe ajo perfaqeson nuk eshte e rangut te tallavase alla kafene Tirane. Dhe kur te pret ajo duhet te mendohesh mire se vetem ata nuk i kane fjalet e teperta. Shpresojme qe kryeministri jone pak axhami ne politike te kete mesuar shume nga ky takim aspak poetik.
ah kur i shikon salibani kto fotot tani , i iken petlla fare ,, ah kur i shikon ..
keni kujdes se sala ka ikur sot ne rusia
BRAVO Z.RAMA ME BEN KRENAR.
iku koha e arrave e pjeshkave dhe e perrallave
E sigurova Kancelaren Merkel qe do te plotesoje te gjitha kushtet.
Merkel nuk bazohet tek premtimet e Rames,por ajo do te ndjeki Hap
pas hapi punen e tij. Sa per premtime Rama ka premtuar shume ,por deri tani
nuk shikojme asgje. Psh tha qe do te zhduk krimin, por krimi mori permasa
Tritoli, Merkel nuk i sjell biznesmenat qe te hidhen ne ere me tritol.
Te thenat nga te berat jane larg.
Me dhune duhet bere sistemi juridik, duhet to shkrini prokurore e gjyqrare horra, perndryshe nuk ka gjerman apo tjeter qe te mund te vijne e te investojne ne nje vend ku gjyqesor blihet me para…