5 vjet anëtarësim në NATO/ Kerry: Aleanca është më e fortë

1 Prill 2014, 11:03Politika TEMA

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, përshëndeti 5-vjetorin e zgjerimit të NATO-s, duke u shprehur se anëtarët më të rinj të kësaj aleance kanë provuar guximin e tyre.

“Në emër të Presidentit Obama dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë përshëndes përvjetorët e pestë, dhjetë dhe pesëmbëdhjetë vjeçar të zgjerimit të NATO-s”, shprehet Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se NATO është sot më e fortë, pasi anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera.

“Më 1 prill 2009, Shqipëria dhe Kroacia iu bashkuan Aleancës. NATO është sot e fortë sepse anëtarët e saj ndajnë të njëjtat vlera”, tha Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje