Ministri i Brendshëm do drejtojë qeverinë/ Hollande: E mora mesazhin, do ul taksat

31 Mars 2014, 20:24Politika TEMA

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka caktuar ministrin e Brendshëm, Manuel Valls, në postin e kryeministrit.

Sipas BBC, Hollande, popullariteti i të cilit ka ardhur në rënie, deklaroi se Valls do të drejtojë një qeveri që lufton.

Kjo lëvizje vjen pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Në një konferencë për shtyp, Hollande pranoi se e ka marrë mesazhin nga votuesit.

Ai premtoi se do të ketë ulje taksash dhe kontributesh nga punëtorët, në mënyrë që të nxitet krijimi i vendeve të reja të punës.

Kryeministri i ri shihet me mosbesim brenda socialistëve të majtë, por është popullor mes votuesve.

Korrespondenti i BBC thotë se ai ka ambicie presidenciale.

Ai njihet për qëndrimin e tij kundër emigrantëve.

Socialistët humbën më shumë se 150 qytete në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

E djathta ekstreme, Fronti Nacional, fitoi 11 bashki, kryesisht në jug.

Opozita e qendrës së djathtë, UMP, fitoi disa qytete kryesore.

Socialistët megjithatë arritën që të ruajnë bashkinë e Parisit, kurse Anne Hidalgo u bë e para grua kryebashkiake e kryeqytetit.

3 komente në “Ministri i Brendshëm do drejtojë qeverinë/ Hollande: E mora mesazhin, do ul taksat”

  1. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Merr ndonje nga keto bolet e rilindjes te na patrosh nje hale.

  2. E mora mesazhin ??
    Perralla .
    Kur e shikojne se humbasin postin Premtojne ngritje taksash , por i ngrene prape.

  3. gogo vasili says:

    haaaaaaaaaha””’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje