Bushati: Basha po përpiqet të mbjellë pasiguri tek qytetarët

31 Mars 2014, 13:52Politika TEMA

Partia Socialiste reagon ndaj akuzave të hedhura në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së nga kryetari i kësaj partie Lulzim Basha mbi gjendjen ekonomike në vend. Sekretari i Këshillit Ekonomik në Partinë Socialiste Ervin Bushati përmes një deklarate për mediat theksoi se “Partia Demokratike përsëriti të njëjtin refren se ekonomia nuk po ecën në drejtimin e duhur”.

Sipas tij, ata që për tetë vjet qeverisën duke e zhytur ekonominë në krizë janë përgjegjësit ndaj dhe të fundit që duhet të flasin.

“Përpiqen të mbjellin pasiguri duke thëne çdo ditë të pavërteta, ndërkohë që realiteti është ndryshe. E vërtete, që qeveria e PD e futi ekonominë në krizë: por qeveria e re po jep siguri për rritje ekonomike. Taksa e ndershme ka rritur rrogat për 97% të shqiptarëve”, vijoi më tej Bushati.

Sekretari i Këshillit Ekonomik theksoi se është hequr taksa e biznesit të vogël dhe është ulur tatimi për fitimin e biznesit të vogël. “Biznesi i madh, po ndjen një klimë të re partneriteti me qeverinë. Pas tetë vjet qëndrimi në vend numëro, procesi i legalizimeve ka filluar duke mbajtur një tjetër premtim të rëndësishëm. Dhe çka më e rëndësishmja për ekonominë: borxhet e krijuara nga ish-qeveria e Bashës, po shlyhen nga qeveria e re, duke krijuar një stimul ekonomik prej me 1,1 miliardë dollarësh”, theksoi Bushati.

7 komente në “Bushati: Basha po përpiqet të mbjellë pasiguri tek qytetarët”

  1. Lulka says:

    Lulka duhet te arrestohet bashkë më Saliun sepse kanë vrarë dhe kanë vjedhur popullin.

  2. Andi says:

    Po lereni more ce degjoni kete lulzim mavriun, beni punen tuaj e mos u merni me te, se vetem per te shtuar panikun tek qytetaret e ben! Por qytetaret nuk jan aq injorante sa i ben Basha, se te gjithe kane sy e veshe te shohin e degjojne ate qe po ndosh ne vend! BRavo qeverise!!

  3. aliu says:

    sh e vertet,por nuk do ia dalin sepse populli nuk eshte i paditur!

  4. Tarrasi says:

    Kuptohet cdo qeveri do ishte me e mire se qeveria Berisha dhe as qe diskutohet por:

    Kur do ti kapni hajdutet dhe ti denoni e te sekuestroni pasurine te vene ne menyre te paligjshme duke filluar nga familja e Sali Berishes dhe duke shkuar deri tek Ilir Meta dhe Tosi Nanes

  5. Analisti Politolog Lacko Fevzi Nurellari says:

    Ik o Busho rruaj mjekren e cjapit e pastaj eja per leksione.

  6. luan says:

    Po ju keni 6muaj qe vetem ate keni thene tani ju vinka keq qe e thenka opozita.

  7. pallori says:

    O Bushat,

    mos u merr me lulen – ky burri i aurrelles cfare mund te jete vetem bythec i shpellarit te vicidollit!

    Ku marrin vesh nga ekonomia kete plehra me 800 milion dollare BORXH – plehrat e shpellareve paskan ditur me menaxhuar ekonomine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje