Anëtarësimi në NATO/ Nishani i shkruan Obamës: E provuam se jemi aleatë të besueshëm

31 Mars 2014, 10:57Politika TEMA

Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Bujar Nishani i ka dërguar një letër falenderimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Ndër të tjera në letër, kreu i shtetit shprehet se Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura e kanë provuar tashmë veten se janë partnere krenare, aleate besnike e të besueshme të NATO-s.

Letra e plotë

Me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të botës, dëshiroj që edhe në emër të popullit shqiptar t’Ju shpreh mirënjohjen e pakufishme për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dhanë dhe vazhdojnë të tregojnë ndaj vendit tim.
Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara jo vetëm gëzojnë një partneritet të pathyeshëm e të veçantë bazuar mbi marrëdhëniet historike të shkëlqyera dypalëshe, por ndajnë interesa të përbashkëta përsa i përket mbrojtjes dhe konsolidimit të parimeve të demokracisë, lirisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut nëpërmjet operacioneve të përbashkëta anembanë rruzullit.
Shqipëria dhe Forcat e saj të Armatosura e kanë provuar tashmë veten se janë partnere krenare, aleate besnike e të besueshme të NATO-s. Në këtë përvjetor të anëtarësimit tonë, në cilësinë e Kryetarit të Shtetit shqiptar si dhe të Komandantit të Përgjithshëm dëshiroj t’ju siguroj mbi vazhdimësinë e përkushtimit të plotë të Shqipërisë ndaj paqes dhe sigurisë globale si dhe mbi rolin vendimtar të Shqipërisë për ruajtjen e qëndrueshmërisë në rajonin dikur aq të trazuar të Ballkanit.
Ju lutem pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë së bashku me urimet më të mira për ju dhe për popullin mik amerikan!
Miqësisht, Bujar NISHANI”
Po sot Presidenti Nishani i ka dërguar edhe një letër falenderimi Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në të cilën theksohet mirënjohja e vendit tonë, anëtares më të re të Aleancës, për mbështetjen e palëkundur dhe besimin e madh që Aleanca u ka dhanë Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Gjithnjë në kontakt me ju.

7 komente në “Anëtarësimi në NATO/ Nishani i shkruan Obamës: E provuam se jemi aleatë të besueshëm”

  1. Vlora says:

    Zoti Nishani. Letrat e tua nuk kane asnje vlere. Cfare ka vlere, eshte se cfare medojne anetaret e tjere te Natos per besueshmerine e Shqiperise si aletate. Qe ta mbyll po sjell nje rast i cili ndodhi disa vite me pare.

    Shitja per para e informacioneve sekrete te Natos te te tretet (Iran, Afganistan, Arabia Saudite dhe Koreja e Veriut), nga njerez qe kishin akses ne serverat e Natos ketu ne Shqiperi ne te cilet permblidhen grupi parlamentar i sigurise, ish ministria mbrojtjes dhe disa te tjere, sollen bllokimin e aksesit te Shqiperise ne informacionet konfidenciale qe i ofrohen partnereve te tjere te Natos. Kjo eshte besueshmeria.

  2. Kritiku says:

    Rrumpalla e njerezve rrumpalle qe kane zaptuar ndertesen e Presidences, vazhdon akoma me teatrin e kukullave. Ne diten e sotme te anetaresimit te Shqiperise ne NATO, nuk duhet te dergohej leter nga ana e rrumpallave, por pritej leter pergezimi nga anetaret e kesaj Aleance. Ne fillim te letres ne vend qe te permendej me emer Aleanca(NATO), shkruhet “aleanca me e fuqishme ne bote”… Jeni ne vete ju truthare qe perpiloni te tilla shkresa? Keni idene ju si perpilohet nje shkrese zyrtare?
    Me poshte ne leter permendet per “besnikerine shqiptare”. Ku dhe kur u tregua nje besnikeri e tille? Vete menjanimi i Shqiperise nga dokumentat sekrete te NATO-se tregon qe kemi arritur ne ate pike sa edhe pse jemi anetar i saj, nuk na besohet ne asnje pike. Me njerez si Nishani, Ajazi, Berisha, nuk mund te japim dot nje mundesi besimi ndaj te tjereve.
    Ne leter shkruhet qe Nishani pershendet ne emer te popullit shqiptar. Me cilen te drejte ai flet ne emer te Popullit Shqiptar?! Nishani eshte nje president ilegal dhe nuk ka asnje te drejte qe te ushtroje detyren si President i Republikes se Shqiperise. Procedura dhe votimi i tij ishte komplet ilegale dhe ne shkelje te plote te ligjeve ne fuqi dhe si e tille e ben te pavleshme ate vendim. Duhet qe te ngrihet nje padi penale dhe te denohen autoret e shkeljes se ligjit ne rastin e votimit per President te Republikes!

  3. ALIU says:

    Bravo, Bravo O O O O Jari!

    O ju lamashet qe do te na lini gjithmone ne fund te rreshtit. Po ku ju con mushka o te cmenedur, ne vend qe te prisni urimet nisni falenderimet.

    Po ik ore sakat, se nuk te ka me njeri ne refene as ty, as vicidolin, as vajaliken e as butuloshin e gites, ne kancelarite e botes.

    O moj e mjera Shqipni, mjere ti për këto hajni
    O moj e mjera Shqipni, mjerë ti për këto të paftyrë
    O O O O O O, medet ne,për fatin tonë zi

    Ej sakat MOS PËSHENDET MË NE EMRIN TIM

    E KE TE NDALUAR, KUPTON

  4. Hajde president hajde. says:

    Qesherake, nga nje president qesharak i cili as fotot nuk eshte i afte ti bej, por i manipulon me fotoshop. Kur dikush ka ditelindjen apo ndonje sebep tjeter, nuk i dergon urimet sebepciu, por ja dergojne atij te tjeret qe e rrespektojne dhe e urojne me rastin e sebepit . Keto cudira ndodhin vetem me keta gomeret tane, te cilet jane servila ne maksimum, nuk njohin as protokoll dhe as diplomaci. Cfare tjeter mund te presesh nga nje kapter qe u be president, nga nje doktor ish sekretar partie. Turp e per faqe te zese!

  5. Treviso says:

    Jam shume i ofenduar qe Bujar Nishani ka folur ne emrin tim. Ai nuk ka marre votat e popullit qe te flasi ne emer te tyre. Ka te drejte te flasi vetem ne emer te partise Demokratike, qe e bene president. Nese do zevendesohet ky palo president dhe te zgjidhet nga partia socialiste, une prap nuk do e pershendes ndryshimin. Presidenti duhet te zgjidhet nga populli dhe ta perfaqsoje me dinjitet ate.

  6. ismeti says:

    kto prrala o ti noteri sali berishoviqit sti hajn as gomart e tropojes, po qfar tregove ,nxorre njerzit ne rrug kunder amerikes , mos llomotit kot idiot

  7. Rilindja e NATOS says:

    Ne Shqiperi festohet festa e 5 vjetorit te hyrjes ne NATO te Forcave te Armatosura te Shqiperise vec me ushtare.
    Pasi KOMANDANTIT TE FORCAVE TE ARMATOSURA TE SHQIPERISE z Nishani i bejne ftese sikur ti benin ftese rojes se fushes se druve.

    KRYETARI I SHTETIT SHQIPTAR dhe KOMANDANTI I KETYRE FORCAVE TE ARMATOSURA qe po festojne i bejne ftese ne feste sikur te jete ushtari i fundit i gjithe ushtrise.

    Ja dhe kete e jetuam me rilindjen,ku ushtari behet komandant e komandanti behet ushtar e ushtria mesyn pa koke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje