Një prokuror, një inspektor i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe një zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve janë dërguar në prokurori për fshehje të pasurisë.
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka bërë të ditur se ka denoncuar Bardhok Lleshin, Artian Adilin dhe Arjan Qafën.
ILDKPKI, përmes një njoftimi për mediat, thekson se kallëzimet penale janë bërë në bazë të ligjit “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”.
ILDKPKI ka ngritur akuzën e “Fshehjes ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”.
Padia ndaj Bardhok Lleshit
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në ligjin nr.9049, datë 10.04.2003,“Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, përfundoi kontrollin e plotë të deklaratave të interesave private të subjektit Bardhok Lleshi, me funksion prokuror.
Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Bardhok Lleshi dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit, u kostatuan problemet si më poshtë vijon:
10. Deklarim i rremë në lidhje me shumën e fitimit prej 16.000.000 lekë të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk, kjo edhe për faktin se nuk është ndarë dividenti.
11. Deklarim i rremë i vlerës prej 60.000 lekë të blerjes së 60% të aksioneve të shoqërisë “Alb-Vizion Construction” shpk, nga subjekti Bardhok Lleshi.
12. Burim i dyshimtë dhe i paidentifikuar për të ardhurat e deklaruara nga qeraja, dhe cili është objekti që jepet me qera. (Sipas deklarimit rezulton se kontratat janë lidhur me shoqërinë “Comptoir de Bordeaux”, si dhe “Oraka” shpk.
13. Transaksion me vlerë të dyshimtë për shitjen e automjetit tip Benz me targa TR 0131 K në vlerën 11.000 € (Ky automjet është deklaruar se është blerë në vitin 2004 në shumën 5.000 €).
14. Mungesë e burimit financiar për asetet e krijuara në vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Rezulton diferencë e pajustifikuar midis aseteve të krijuara në këto vite dhe burimit të krijimit të tyre.
Për sa më sipër subjekti Bardhok Lleshi ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Prokurorit të Përgjithshëm për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Padia ndaj Arjan Qafa
Në përfundim të verifikimeve të kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Arjan Qafa, me funksion inspektor pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon;
1. Fshehje e depozitës në shumën 1.000.000 lekë në Raiffesien Bank.
2. Fshehje të llogarisë rrjedhëse në shumën 2.400 Euro në Raiffeisen Bank.
3. Deklarim të rremë për dhuratat në vlerën 37.000 Euro, të cilat i ka disponuar cash dhe më pas kanë shërbyer si burim për blerje apartamenti.
4. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit ligjor financiar të vlerës prej 70.000 euro të deklaruar nga bashkëshortja si gjendje cash në deklarimin e interesave private të vitit 2008.
5. Deklarim i rremë për gjendjet cash të deklaruara nga bashkëshortja, në shumën prej 5.000.000 lekë e cila është përdorur si huadhënie duke përfituar; 900.000 lekë në vitin 2009; 900.000 lekë në vitin 2010; 1.200.000 lekë në vitin 2011,duke shtuar likujditetet cash për tre vitet në vazhdim me 3.000.000 lekë vetëm nga interesat.
6. Lidhur me kontratën e sipërmarjes për prenotimin e apartamentit me vlerën 40.000 Euro, subjekti ka paraqitur të dhëna kontradiktore në sqarimet e bëra në ILDKPKI, dhe rrjedhimisht deklarimet e tij janë të rreme.
Për sa më sipër subjekti Arjan Qafa ka konsumuar elementët e veprës penale të “ Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Padia ndaj Artian Adil
Në përfundim të verifikimeve të kryera, mbi deklaratat e interesave private të subjektit Artian Adil, me funksion Inspektor pranë institucionit të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, dhe të dhënave të siguruara gjatë procesit të kontrollit të plotë, u konstatuan problemet si më poshtë vijon:
1. Fshehje e depozitës në Raiffeisen Bank në emër të bashkëshortes në shumën 1.200.000 lekë në vitin 2007 dhe mbylljen e saj në vitin 2008.
2. Fshehje e depozitës në Intesa SanPaolo Bank në emër të bashkëshortes në shumën 3.000.000 leke (subjekti deklaron derdhje dhe gjendje në shumën 1.700.000 lekë).
3. Fshehje e depozitës në Societe General Bank në emër të bashkëshortes në shumën 500.000 lekë.
4. Fshehje e shtesës së depozites në Societe General Bank në shumën 650.000 lekë dhe gjendjen e saj në dt.31.12.2008 në shumën 1.206.800 lekë, në emër të bashkëshortes.
5. Në deklaratën e interesave private Periodike /Vjetore të 2008 nuk ka deklaruar në emër të bashkëshortes depozitën në shumën 1,206,800 lekë si dhe llogarinë në shumën 556.804 lekë ( në këtë vit subjekti ka deklaruar vetëm llogari në shumën 500.000 lekë në emër të bashkëshortes).
6. Fshehje e llogarisë mbështetëse ne Societe General Bank në shumën 556.804 lekë në dt.31.12.2007 dhe ne dt.31.12.2008, si dhe pakësimin e saj në vitin 2009.
7. Deklarim i rremë dhe mungesë e burimeve financiare ligjore për të ardhurat e deklaruara si dhurata në shumat 12.000 $, 10.000 $ dhe 80.000 $.
Për sa më sipër subjekti Artian Adil ka konsumuar elementët e veprës penale të “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive te personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi që ka detyrim ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a i Kodit Penal dhe ndaj tij u depozitua kallëzim penal në Prokurorinë e Përgjithshme, njoftim Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për shkeljet e konstatuara dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.
Ky daku, qeka i papame.
Nese, nje pyetje kam une, Pasuria e Ilir Metes qe i dhjet te tera keto sebashku, a eshte hetuar?
Pyes, se llafet e fundit qe kane dal, thone qe harxhoi vetem
per datelindjen , kaq leke sa c’paska deklaruar ky personi.
Ju mediat jeni me shkerdhele se politika, po mire na e beni,
se fajin ky popull e ka, qe sditi te beje demokraci.
Se kam per kete artikull, kete mire e bete qe e nxorret, fundja seshte merita juaj, po thjesht po publikoni ate qe nxjerrin institucionet.
Investigimin e perdorni vetem ne intres tuaj.
Po na habisni me keto shume marramendese! Ne kemi punuar gjysme shekulli, edhe pse kemi pasur nje diplome si keta, dhe mburremi po te kemi gjendje 500 Euro. Keta kane me qindra mijera, Si i kane bere valle?!
Meten gjalle e mbajti Berisha..
Mateo po ca faji kane te tjeret qe ti je i deshtuar e nuk kursen dot 500 Euro. Shife problemin te vetja jote nje here, pastaj tek te tjeret.
Po pasuria e Edvin Kurves qe deklaron vetem 3000 euro a do hetohet ndonjehere? Burgu eshte lule per kete pederast me kollare.
Hahahahhaha 102.000$ dhurata ka deklaruar ky i fundit. Jeta do qire ropt do FUTUR ne burg qe te gjithe.
Une dicka nuk e kuptoj.
Nese ke nje llogari, apo depozite bankare ne bankat brenda shqiperise, kjo eshte dicka qe nuk mund ta fshehesh. Shteti kurdohere mund ta verifikoje duke kerkuar informacion ne banka.
Kjo mund te quhet mungese kujdesi, apo harrese ne deklarim, por jo fshehje. Nese depozitat justifikohen me te ardhurat e tua, si mund te quhet fshehje e pasurise vetem sepse ke harruar ta deklarosh dicka qe nuk mund te fshihet sic eshte nje depozite ne bankat shqiptare????. Ne presim qe ky organ te na tregoje se ka zbuluar depozita te padeklaruara ne Bankat jashte Shqiperise.
Mos po ben show kot ky drejtuesi i ri i ILKDP ???
Jo or mik, “show” s’po ben ai se po I denoncon ne prokurori..Kaq eshte puna e tij..Te shohim “shown” e gjykatave se nga keta peshqit e vegjel cironga, kalojn tek peshkaqenet..
Keta nuk kane fshehur asgje, Parate neper banka te licensuara ,Pasuri te blera dhe te regjistruara . JO JO keta kane VJEDHUR OSE KANE BERE KORRUPSION , ne te dy rastet duhet TU SEKUESTROHET GJITHESHKA dhe pastaj le te provojne tete klunderten . Ne mos eshte gjitheshka fasade .
Do të desha që ILDKPI-ja, të na nxirte ndonjë “peshk të madh” politikan…Apo këta, janë të gjithë “të pastër”…??? Ha,ha,ha,ha…humor bëj!
Perse nuk fillohet me ministrat,deputetet,qeveritaret?
A i ka deklaruar Ilir floriri ku i ka siguruar milionat e ditelindjes?
Mos beni shou si policia me lojerat e fatit qe me shume shpenzoi per aksionin se fitoi.
Prandaj kudo te shkosh,barsaletat e popullit do degjosh.
Qe ne shqiperi eshte nje korrupsion I pare te gjithe e dime po qe te gjithe dalin te pafajshem kesaj si I behet se nuk ka bere vaki qe te hetoj hajduti hajdutin
DHe Meros nuk i ka lene baba pasuri nga socializmi por pas cvigjerimit eshte shtypi ai qe fiton i dyti dhe qe publikon iteresat pas aktit.Edi Ramen ne shkrimet e tij Merua e kish gjetur se me ke bente seks gjyshja e tij dhe gjyshi ishte steril.Hape gojen per Ilirin po ta mbajti v…Ne shtyp jane mbledhur gjithe pederaste.Fatkeqesi per kombin.
Jeni ende ne fund te shkalleve! Ngjituni, ngjituni deri te fundi i tyre se aty do gjeni Meten, dhe Metiste te tjere duke u tallur me fukarallekun e shqiptereve. Kur te realizoni kete, atehere do themi se drejtesia ka nisur te thote fjalen e saj! Keni shume rruge per te bere!
ka padiur te “fakire” qe nuk ka se kush t’i mbroje. Denojne “cironkat” se hane larvat dhe nukdenojne balenat qe hane nga dy ton peshq me nje te hapur te nje flete te bllokut te shenimeve.
ILKPD le te shikoje deklaratat e ilir metes dhe te gjeje burimin e lekeve me te cilen ka ndertuar supershtepine ne Tirane dhe supervilen e ngjalave ne lalez?
Nje gje nuk kuptoj, nqs. Keto informacjone per shuma parash jane mare nga llogarite bankare, si mund te quhen te fshehura e te pa deklaruara? Vertetimi i Depositave te parave ne keto shuma vertetohen ne fillim nga banga, kshu qe nuk po kuptoj cfare denoncon ky institucion ketu..?
Perse media dhe institucioni nuk jep burimin e dhuratave!? Nga njerez te panjohur apo Nga emigrimante, e per cfare arsye jane dhene dhurate!? Pse keto detaje lihen te pa permendura?
Ehhh kot qe po humbas kohen ketu! Ky eshte propagande politike!! Mjer ky vend dhe njerzit e vegjel!