PD: Rama-Meta kanë interesa financiare, ndaj duan shkarkimin e Endira Bushatit

30 Mars 2014, 14:20Politika TEMA

Partia Demokratike vijon të kërkojë që Endira Bushati të mos largohet nga drejtimi i Autoritetit të Mediave Audiovizizve, edhe pse që prej datës 24-shtator 2012 e në vijim qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm.

Deputeti Luçiano Boçi gjatë një konference shtypi ka thënë se dyshja Rama-Meta kanë interesa të pastra financiare, ndaj dhe duan ta shkarkojnë Endira Bushatin.

Sipas tij, Meta ka marrë një letë nga OSBE, të cilën e ka fshehur.

Ai ndërkohë ka akuzuar mazhorancën se ka falsifikuar memon për shkarkimin e Bushatit, duke thënë se PD do bëjë një kallëizm penal.

Pavarësisht nga pretendimet e dyshes Rama-Meta në tre javët e fundit mbi gjoja pezullimin e hyxhymit të tyre për të zaptuar institucionet e pavarura, faktet dëshmojnë qe kjo eshte demagogji. Lidhur me AMA-n, Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por kete vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me veten, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe te procedohet me konsensus. Po kështu eshtë  shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian.

Javën e shkuar në thyerje te Rregullores së Kuvendit dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës, një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit të Edukimit e Medias nën presionin e përfaqësuesve të mazhorancës.

Shqiptarët duhet ta dinë se pas këtij insistimi të pashembullt të Rama-Meta-s për kapjen e AMA qëndrojnë edhe  interesa të pastra financiare dhe klienteliste pas vendimeve të fundit të AMA-s; këto vendime në shërbim të teleshikuesve në mbarë Shqipërinë do të sjellin uljen e ndjeshme të çmimit të kartës dixhitale si dhe shikimin falas te televizioneve kombëtare.

Deputetët e PD do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e këtij falsifikimi dhe do të kundërshtojnë çdo tentativë Rama-Meta për zaptimin e AMA”, thuhet në deklaratën e deputetit demokrat.

12 komente në “PD: Rama-Meta kanë interesa financiare, ndaj duan shkarkimin e Endira Bushatit”

  1. . says:

    ————————————————————————————————–

    Kot perpeliteni per destabilizim.

    Sot drejton “Qeveria e Re” me e shkeqyera

    e ketyre viteve, dhe jo Ju kriminele te

    Cetes-Verioreve PD, mbushur me injorante qe

    nuk dini te flisni shqip dhe te ecni.

    —————————————————————————————————-

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Endira ky emen mund te perkthehet ne shqip e-ndyra duhej te hiqej me kohe nga detyra qe mban.Ajo jo vetem qe eshte e pa-aft por dhe femen injorante.
      Ndersa Rama pasi festoi me pompozitet ditlindjen e ortakut Meta,urojme qe ti kete dale Rakia e Skraparit dhe te perqendrohet ne Rendin dhe gjendjen ekonomike te Shqiperise per te cilen e votuan shqiptaret.
      Emisioni Portokalli duhet te rive ne skene “Dasmen e Malos” te pershtatun ne “Ditlindjen e Likes”
      http://youtu.be/3njn-DLzWt4

  2. Andi says:

    Po ju e keni kapur AMA-n dhe i dini te gjitha horlleqet financiare qe jane te lidhura me te dhe keni frike se do te humbisni vjedhjet qe beni atje. Gjithcka eshte e qarte. Se mos e vute ju Edliren me konsensus kur ishit ne pushtet. Prandaj qepeni qenefin dhe lejoni Kuvendin te beje punen. Nese afati i saj ka mbaruar dhe eshte i paligjshem qendrimi i saj ne detyre atehere Kuvendi duhet te beje detyren. Rama-Meta po e luftojne korrupsionin qe vute ju ne sistem dhe ju po i rezistoni vendosjes se ligjit. Ne te gjitha deklratat tuaja publike ju jeni gjithmone ne krah te krimit, anarkise, dhe hajduteve. Kjo po behet e qarte cdo dite me qendrimet tuaja.

  3. Kritiku says:

    Nga anet tona njerezve te tille si keta te PeDe-se, u themi “ha m.., do m..”. Kerkoj ndjese lexuesve te kesaj faqeje, per fjalorin tim, por ne disa raste nuk mund te permbahesh dhe duhet tua thuash ate qe ata meritojne. Me keta njerez kaq te ndyre si keta te PeDe-se, nuk flitet ne gjuhe tjeter sepse nuk te kuptojne.

  4. Besi says:

    Ky eshte me i zgjuari i grupit parlamentar te PD (me prejardhje familiare komuniste).

    1. Vlonjati 12 says:

      Ky budalli nuk e kupton qe po perdoret si mish per top e prit kur t’i vene drurin neser e ta flakin si limon te shtrydhur.

  5. leo england says:

    Po kuah po ju dhjet juve o halet e plakushit te cmendur. Rama e Meta kane interesa finanxiare????, po ju???ndaj e mbroni???

  6. . says:

    —————————————————————————————————-

    Kush i ka dhene voten ketij Spordhiaku te “Cetes-Veriore PD”.

    —————————————————————————————————–

  7. Kendveshtrim tjeter says:

    PD-ja ne mbrojtje te njerzve te emeruar prej saj,kerkon te mbroj shkeljet ligjore,ne tejkalimin e afateve!
    Kerkon konsensus,kur vet nuk e aplikoj asnje here,kur ishte ne pushtet!
    Integrimin e vendit kerkon ta kushtezoj me mbrojtjen e disa antarve te saj te koruptuar,te emeruar prej saj ne institucionet e “pavarura”.
    Zbatoni ligjin dhe Kushtetuten,asnje leshim berishjaneve,i provuat se ç’m.. ishin !

  8. gogo vasili says:

    sali nuk di te besh nje Puc ?

    1. X says:

      Kush eshte ky “Luciano” ?Duket si i fisem po ka sy te keqinj…Ngeli Kryeministri te fitoje para nga AMA!!!!

  9. Sas says:

    Ju idiotat e pd-se qepeni se u pame 8 vjet hairin e zi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje