Gjinushi: Nuk isha i ftuar tek Meta, pasi e dinë që nuk i ha “ngjalat”

30 Mars 2014, 13:05Politika TEMA

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, është shprehur i pakënaqur me kryeministrin Edi Rama, pasi nuk është respektuar marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve të 23 qershorit.

Duke folur në një intervistë për UTV-në, Gjinushi ka thënë se nga PSD nuk është futur asnjë njeri në punë këto 6 muaj, edhe pse kjo parti është e majtë dhe ka qenë një nga më të ashprat në opozitë.

Për këtë arsye, ai thotë se ka një zhgënjim në bazë.

Gjinushi u shpreh se me Ramën nuk është takuar pas 23 qershorit, për të folur për këtë çështje.

PSD-ja ka qenë më luftarakja e së majtës, por pas zgjedhjeve nuk është në qeveri, neve na duan si ushtri për kohë lufte; tani jemi forcat rezervë, për t’u grasatuar”, tha ai.

Ndërkohë, ai ka thënë se me Ilir Metën, të cilin para 23 qershorit e ka akuzuar ashpër, është takuar dy herë, pa dhënë detaje.

Megjithatë, Gjinushi ka thënë se Meta nuk e ka ftuar në ditëlindjen e vet, “pasi e dinë që unë nuk i ha ‘ngjalat’”.

26 komente në “Gjinushi: Nuk isha i ftuar tek Meta, pasi e dinë që nuk i ha “ngjalat””

  1. Tironci Lugano says:

    Gjino ate pak elektorat qe ke pasur ti dhe ndonje tjeter parti e majte e vogel e mori Meta.Tani normale te duan te grasatuar ose me mire ta mash me shkume thote populli..Keshtu si duhesh me njeriu ndaj kuptoje e dil ne pension politik tani.

    1. ronci lales says:

      O tironso avazh me kto furce per LSI. Pse prape do japim leke qe te fitoje 700 mije euro me nji dore Likja. Paguji po deshe ti nga xhepi yt mer lal.

      1. Tironci Lugano says:

        Lale
        Une spo i boj furce po them vetem ate

      2. Tironci Lugano says:

        Lale
        Une spo i boj furce po them vetem ate qe ka ndodh ne realitet.I dham si dham ne Likes ju ka bo ves i merr vete jo 700 ndoshta dhe me shume

        1. plaku says:

          Tironci Lugano,
          Ke shume te drejte me Gjinushin. Ai duhet ta kuptoje, se cmimi i tij ne tregun e politikes shqiptare percaktohet, sic thua ti, nga elektorati qe e ka votuar. Gjinushi yne, nuk ka me vlera per tregun e politikes dhe eshte jashte loje, do Gjinushi ose jo.
          Tregu i politikes shqiptare, si kudo ne bote, nuk eshte Jesus Krishti, nuk merr vota, te flak si limon i shtrydhur.
          Tironci Lugano, te uroj nje jave te kendeshme ty dhe familjes.

          Pershednetje

    2. ditelindja e lalezit says:

      Ditelindja e lalzit ishte nje skandal i madh, ishte turp qe qevria dhe Ps vajti tek ajo ditelindje. Ilir Meta i njollosi gjithe socialistet duke i gostisur tek vendi i krimit, aty ku beri marreveshjen e ngjalave. Edhe Gadafi do e kishte zili ate ndertimin buze detit qe u ngrit brenda dites pa ligj dhe me para te pista. Ajo ishte tenda e parave te pista dhe gjithe deputetat socialist u futen poshte tendes se zeze.

    3. S. Yzberishti says:

      S’ka gjo Gjinusho, se ha sallomin e yzberishtit ti,
      si gjithmone ?

      http://goo.gl/VjqunH

  2. Tomorri says:

    Sa do te vogla qe te jene meritat ato duhen vleresuare realishte me trnsparence dhe pa hile.PSD.gjithmone e majte dhe e pa lekundur per asnje moment edhe kjo eshte merite sipas meje,une di se PSD e ka hedhur kemben sipas valles dhe kjo eshte merite etj.Megjithate gjiri i se majtes kam shprese se nuk do shteroje per PSD.

  3. arianit says:

    Skender, qe te punesohesh sot duhet
    te hashe ngjalen e Ilirit se per
    ndryshe mbete pa pune.

    Ja nje shembull—- Edi Rama nuk do te
    ishte bere kryeminister po te mos kishte
    ngrene ngjalen tek gjiri i lalzit.

  4. hajdari says:

    po pse per te futur militantet ne pune e merrni pushtetin apo per te rregulluar vendin .?.?.?.?.?.

    1. Korabi says:

      U ka plasur cipa, or mik dhe e thone troc, a thua u eshte ngrene nje e drejte legjitime, si ky si ai tjetri Paskal Milo. Llumhane ashtu ngordhshi, sa me pak poste tju jepen aq me pak elektorat, sa te merrni fund fare. Parti leshi.

  5. Rea says:

    O skendo po nuk u ngope akoma more lulelaker,ka ardhur momenti qe te bejne trushi,

    1. iliri says:

      E HAKE SHUME TURSHIN,ME SIGURI PARA LULELAKRES PREFERON KASTRAVECIN SE SHKON ME NGJALAT.TURSHIA NUK TE VEL PRANDAJ JU TE LSI NUK NDJENI TE NGOPUR EDHE PAS KATER VJETESH NE PUSHTET,NDERKOHE AKUZONI TE MAJTET QE LATE RRUGEVE PER PANGOPESI.SKENI FAJ DERISA E HENGREN NGJALEN TUAJ 600 VETE NE GJIRIN E LALES.

  6. bbb says:

    Bravo Gjinush…Nuk shitet dinjiteti per nje cante me ngjala…

  7. 4999 qelbesira + skypion says:

    Kush e hedh vallen I pari,
    Ilir meta nga skrapari

  8. skrapari says:

    Kish I qan hallet e mija ilia meta LSIJA respect zotit meta

  9. stpo says:

    Turpet nuk paskan te sosur ne kete vend, por tani Rama
    na eshte bere me Meten si kur kane pire gjak bashke .
    Kush i mban Keta te dy! !!

  10. shpetim says:

    kjo interviste e shkurter e Gjinushit, provon edhe nje here se Rama pa marre ok e Metes nuk i merr fare ne konsiderate kerkesat e ish-aleateve te tij te cilet e kane ndihmuar realisht ate personalisht dhe forcen politike qe perfaqson. Mua per vehte me duket se ky qendrim i Rames nuk eshte i drejte.

  11. lavirja e bulevardit says:

    hahahe i lezecmen Neri, nuk i ha ngjalat thot, thuj me mire te ka ikur vakti (koha), ke dal jashte loje

    megjithate ka gjithmone ironi te lezecme….

  12. Noli says:

    Profesor Gjinushi! Ti i di mire gjerat se si funksionojne.
    Humbe peshen elektorale dhe nuk ke pjese tek pushteti.
    Sot keto te drejta po i shfrytezon LSI.
    Rritu “Gjino” te kapesh pak pushtet.

  13. Prova says:

    Ka nje problem te madh brenda PS-se midis kontribuesve pragmatiste qe hapen thesin me lek per te rezuar Sali Bishen, pa shkolle me precedente penale, te denuar, pa shkollim dhe profesionisteve qe giothe kohen kane vene shpirtin duke kontribuar secili me cilesi ne specialitetin perkates, te ndershem, te perkushtuar. Te zgjidhesh kete problem do te thote te vendosesh ne balance Ideatorin Rama dhe perfitusin e pushtetit Meta. I pari do dhe ka predispozitat i dyti di dhe ka pragmatizmin te te fute ngjalen pra midis nevojes dhe gishtit PS-ja zgjedh grupin e pare. Peshoren e vendoste ne ekuliber Rama me idealizmin dhe mendjen e tij dhe Gjinushi me aftesite me te rralla si nje njohes i vertete i shtetit dhe pushtetit. Shume pak e njohin Gjinushin, Profesorin me te afte ne Degen e Matematikes qe lodronte per 90 minuta resht me shkumsin dhe drasen e zeze, eshte njeriu me zgjuarsine natyrore me te perfeksionuar, njeriu me “ironik” ndaj “eunukeve” politike qe vetem ngjala dine te hane, eshte ai qe sot do ti duhej me shume se kurre ketij vendi ne Pozocinin me te larte te shtetformimit dhe fushe zbatimit qeveritar… Mos haroni stilolapsin ne duart e tij, skemen, dhe pergjigjen qe pak kush e kupton jo per arsye niveli por per ambjentim me teorine e ngjales….

  14. Gjuha Shqipe says:

    Te kishte pasur Shqiperia,jo me shume,po TRE veta si Gjinushi,nuk do ishim ne kete mizerje qe jemi sot.

  15. ajaxs says:

    Z. GJINUSHI i ke harruar thaset me leke qe te vinin pas vitit 1997 tek restoranti buze liqenit ne Levan te Fierit. Ti nuk i ha ngjalat eshte e vertete, por per lek ti te vrete. Tani ti behesh xheloz se te tjeret hane leke dhe ty po te mbarohen.

  16. Milua says:

    Per mua e majta shqiptare nuk ka asnje personalitet ne lartesine e Gjinushit. Ai eshte nje parlamentarist i klasit te pare, debatues i mençem dhe gjuhemprehte. Historia e partise se tij te imet eshte tipike per vendet e pazhvilluara me dy pole (edhe po e lexuat p-ne si b- nuk prish shume pune) Bardhezia dominon tek ne. Mjerisht e ardhmja e Gjinushit eshte e mjegullt. E majta do te dominoje me LSI-në, kurse PS-ja do te perpihet e tera nga armata lësëiste. Ne te djathte do kete zhvillime interesante por jo me siglen e PD-se berishiste. PD-së i jane hapur katekat portat e muzeut, bash aty ku e ka vendin.

  17. Fan Noli says:

    Ke të drejte. Madje tek ftesa e shkruar apo verbale thuhej: 1. Duhet të jesh hajdut. 2. Duhet të jesh i gatshem të hash ngjala. 3. Duhet të jesh i gatshem të faturohesh. 4. Duhet të jesh fshatar lekurekuq, mundesisht.
    5. Duhet të jesh qafelesh barkderr, qe ta tregosh sa me mire nivelin tend intelektual. 6. Duhet besh pjesë në oborrin e sherbetoreve apo spiuneve besnike. 7. Duhet të jesh pa karakter, ngaqe nuk e njohin as vete si term. Dhe c’eshte me kryesorja: besoj e di nga c’krahine duhet të jesh, apo jo?

  18. Kadafi says:

    Në fakt, Gjinushi është nga intelektualët që ka “dy pare mënd”, por fatkeqësisht, sot nuk duhen “dy pare mënd”, por “lëkurë-shollë”, “duar të gjata” dhe “gjuhë e gjatë” (për lëpirje)…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje