Rrjedhin detajet telefonike: Turqia do sulmojë shtetin e vetëshpallur të myslimanëve në Siri (VIDEO)

29 Mars 2014, 18:32Politika TEMA

Përgatiti: Fatos Mahmutaj

 

Turqia përgatitet për një sulm ndaj shtetit të vetëshpallur islam në Siri dhe Irak.

Rreth një javë më parë qeveria turke bllokoi YouTube dhe më pas edhe rrjetin social Twitter, ndërsa u përfol se bëhej fjalë për publikimin e disa aferave korruptive, por në fakt ishte diçka tjetër dhe që ka të bëjë me ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin sirian.

Në bisedë janë regjistruar ministri i Jashtëm turk dhe shefi i inteligjencës së këtij shteti.

Pasditen e së shtunës, një prej shqiptarëve që lufton në Siri kundër regjimit të Assad, publikoi në profilin e tij në Facebook bisedën e transkriptuar dhe të përkthyer në shqip. Ende nuk dihet vërtetësia dhe autenticiteti i saj, por ajo është shoqëruar me linkun e videos në YouTube.

Pikërisht në njërin nga komentet e kësaj video (në YouTube) është publikuar edhe linku i një tjetër web-site prej nga është marrë video, me shpjegimin se nuk ishte e mundur që ajo të publikohej menjëherë në Youtube.

Ç’është SHIISH?

Atë që me iniciale kohët e fundit e hasim me SHIISH është Shteti Islamik i Shamit. Pra, e thënë ndryshe, një shtet i vetëshpallur që ekziston në territorin e Sirisë dhe Irakut dhe që qeveriset nga myslimanët suni, të cilët i kanë çliruar këta territore nga ushtria e regjimit sirian dhe atij irakian.

Kryesisht ky shtet qeveriset nga luftëtarët e huaj, që tashmë deklarojnë se kanë prodhuar edhe pasaportat e tyre (interesant është fakti se pasaportat mbajnë sipër edhe mbishkrim në gjuhën shqipe. Ndoshta kjo e ndikuar nga qindra shqiptarët e përfshirë në këtë konflikt).

SHIISH, ashtu siç deklarojnë vetë në publikimet e tyre në internet, ka nisur të ekzistojë prej 8 vitesh, por që tashmë konflikti sirian i ka dhënë të tjera përmasa.

Quhet Shteti Islam i Shamit, pasi kështu njihet nga myslimanët territori perëndimor dhe veri-perëndimor i gadishullit arabik. Duket paksa i çuditshëm kjo, pasi pak javë më parë u publikua se luftëtarët e SHIISH drejtohen prej një shtetasi turk dhe thuajse të gjithë ta huajt që kanë hyrë në Siri kanë shfrytëzuar territorin e Turqisë, përfshi këtu edhe shqiptarët.

Për më tepër, personi që ka publikuar këtë, e akuzon Turqinë për dyfytyrësi.

Më poshtë teksti i plotë i botuar në internet. I kemi qëndruar besnik atij duke mos e korrektuar dhe ndryshuar.

“Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogani e ka ndaluar YouTuben e cila ka ndodhur pas një bisede që ka rrjedh mes Shefit të Inteligjencës turke Hakan Fidanit dhe ministrit të jashtëm turk, Ahmet Davutollu se ai donte ta heq video-ndarjen nga faqja e internetit.

Rrjedhin detaje telefonike se Erdogani mendon për një sulm ndaj Sirisë ” i cili duhet të shihet si një mundësi për ne [Turqinë]”.

Në bisedë, shefi i inteligjencës Fidani thotë se ai do ti dërgojë katër burra nga Siria për ta sulmuar Turqinë që të “bëhet një shkak për luftë”.

Zëvendës Shefi i Shtabit gjenerali i përgjithshëm Yaşar Güler përgjigjet se veprimet e parashikuara të Fidanit janë “një shkak i drejtpërdrejtë i luftës … atë çfarë ju doni ta bëni është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës”.

Ministria e jashtme e Turqisë tha se incizimi i rrjedhur i zyrtarëve të lartë që e diskutojnë operacionin në Siri ishte “pjesërisht i manipuluar” dhe është një “sulm fatkeq” për sigurinë kombëtare.

Në videon e rrjedhur, Fidani diskuton me Davutollu, Gylerin dhe zyrtarë të tjerë për një operacion të mundshëm brenda Sirisë për ta siguruar varrin e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të perandorisë Osmane.

Transkripti i plotë:

Ahmet Davutolugu: “Kryeministri tha se në konjukturën aktuale, ky sulm (në varrin e Suleiman Shahit) duhet të shihet si një mundësi për ne.”

Hakan Fidani: “Unë do ti dërgoj 4 burra nga Siria, nëse kjo është ajo që duhet. Unë do ta bëj një shkak për luftë, duke e urdhëruar një sulm me raketa mbi Turqinë; ne gjithashtu mund ta përgatisim një sulm në varrin e Suleiman Shahit nëse është e nevojshme.”

Feridun Sinirlioglu: “Siguria jonë kombëtare është bërë një politikë e lirë e zakonshme e brendshme.”

Yaşar Güler: “Ky është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës. Unë mendoj, çfarë do të bëni është një shkak i drejtpërdrejtë i luftës.”

SEANCA E PARË

Ahmet Davutollu: Unë nuk mund plotësisht ta kuptoj një gjë tjetër, pikërisht atë që e bën ministri i jonë i jashtëm që supozohet ta bëje? Jo, unë nuk jam duke folur për atë gjë. Ka gjëra të tjera që supozoj që është dashtë ti bëjmë. Nëse vendosim për këtë, duhet ti njoftojmë Kombet e Bashkuara, Konsullatën në Stamboll të regjimit sirian, a është ashtu?

Feridun Sinirlioglu: Por në qoftë se ne vendosim për një operacion atje brenda, duhet ta krijojmë një efekt tronditës. Unë mendoj, nëse do të bëjmë ashtu. Unë nuk e di se çka do të bëjmë, por pavarësisht nga ajo që do të vendosim, unë nuk mendoj se kjo do të ishte e përshtatshme për ta njoftuar dikë paraprakisht.

Ahmet Davutollu: OK, por ne duhet të përgatitemi disi. Për t’iu shmangur ndonjë mangësie në lidhje me ligjin ndërkombëtar. Unë vetëm sapo e kuptova, kur unë isha duke folur me presidentin Abdullah Gul, se nëse tanket turke hyjnë atje, kjo do të thotë se ne jemi atje brenda në çdo rast, a është ashtu?

Yaşar Güler: Kjo do të thotë që ne jemi brenda, po.

Ahmet Davutollu: Po, por ka dallim në mes të hyrjes brenda me avion dhe të hymë brenda me tanke…

SEANCA E DYTË:

Yaşar Güler: Ndoshta ne mund ti themi konsullatës të përgjithshme siriane që, SHIISH-i aktualisht është duke punuar së bashku me regjimin, dhe ai vend është tokë turke. Ne duhet patjetër…

Ahmet Davutollu: Por ne tashmë e kemi thënë atë, ua kemi dërguar atyre disa shënime diplomatike.

Yaşar Güler: Për në Siri …

Feridun Sinirlioglu: Ajo është e vërtet.

Ahmet Davutollu: Po, ne ua kemi dërguar atyre hera të panumërta. Prandaj, unë do të doja të di se çfarë pret shefi i ynë i shtabit nga ministria jonë.

Yaşar Güler: Ndoshta qëllimi i tij ishte për të thënë se, unë vërtetë nuk e di, ai u takua me z Fidanin.

Hakan Fidan: Mirë pra, ai e përmend atë pjesë, por ne nuk kemi shkuar në çdo hollësi të mëtejshme.

Yaşar Güler: Ndoshta kjo ishte ajo që ai do të thoshte… Një shënim diplomatik në Siri?

Hakan Fidan: Ndoshta Ministria e Jashtme është e caktuar me koordinim…

SEANCA E TRETË

Ahmet Davutollu: Unë mendoj, se mund ta koordinojë diplomacinë, por lufta civile, ushtarake …

Feridun Sinirlioglu: Kjo është ajo që unë të thashë atje. Për një gjë, situata është e ndryshme. Një operacion në SHIISH-in ka bazë solide në të drejtën ndërkombëtare. Ne do ta portretizojmë se ai është Al-Kaida, nuk ka shqetësime atje, nëse kjo është një çështje në lidhje me Al-Kaidën. Dhe në qoftë se vije për ta mbrojtur Varrin e Suleiman Shah, ajo është një çështje e mbrojtjes të tokës sonë.

Yaşar Güler: Ne nuk kemi ndonjë problem me atë.

Hakan Fidan: Së dyti, pasi kjo të ndodh, do të shkaktojë një tronditje të madhe të brendshme (disa ngjarje të bombardimeve janë të lidhura për të ndodhur brenda). Kufiri nuk është nën kontroll…

Feridun Sinirlioglu: Unë mendoj, po, bombardimet sigurisht do të ndodhin. Por e kujtoj bisedën tonë 3 vite më parë…

Yaşar Güler: z Fidani duhet të marrë urgjentisht përforcime dhe ne duhet ti ndihmojmë atij që ti furnizoj me armë dhe municion rebelët. Ne duhet të flasim me ministrin. Ministri i Brendshëm i ynë, ministri ynë i Mbrojtjes. Ne duhet të flasim për këtë dhe duhet ta arrijmë një rezolutë zotëri.

Ahmet Davutollu: Si arritëm që forcat speciale ti vejmë në veprim kur ishte një kërcënim në pjesën veriore të Irakut? Na është dashtë ta bëjmë këtë atje, gjithashtu. Na është dashtë ti trajnojmë ata njerëz. Na është dashtë të dërgojmë njerëz. Gjithsesi, ne nuk mund ta bëjmë këtë, ne mund ta bëjmë atë vetëm çfarë diplomacia …

Feridun Sinirlioglu: Ju thashë atëherë, për hir të Zotit, gjeneral, ju e dini se si kemi arritur për ti futur ato tanke atje brenda, ti ishe aty.

Yaşar Güler: Çka, e ke për qëllim me gjërat tona?

Feridun Sinirlioglu: Po, si mendon se ne kemi arritur ti mbledhim tanket tona në Irak? Si? Si arritëm që ti fusim forcat speciale, batalionet? Unë kam qenë i përfshirë në këtë. Më lejoni të jem i qartë, nuk ka pasur asnjë vendim i qeverisë në këtë, ne e kemi arritur atë vetëm me një urdhër të vetëm.

SEANCA E KATËRT

Yaşar Güler: E pra, unë jam dakord me ju. Për një gjë, ne nuk jemi duke e diskutuar. Por ka gjëra të ndryshme që Siria mund ta bën tani.

Ahmet Davutollu: Gjeneral, arsyeja që ne jemi duke i thënë këtij operacion jo është për shkak se ne e dimë për kapacitetin e atyre burrave.

Yaşar Güler: Shikoni, zotëri, nuk është MKE (Korporata e Industrisë Mekanike dhe Kimike) nën urdhrat e ministrit? Zotëri, unë mendoj, Katari është duke kërkuar për të blerë municion me para në dorë. Para të gatshme. Pra, pse ata nuk e kryejnë këtë? Kjo është nën komandën e z ministrit.

Ahmet Davutollu: Por ka vend që ne nuk mund të veprojmë së bashku, ne nuk mund të koordinojmë.

Yaşar Güler: Më pas, kryeministri ynë mund ta thërrasë edhe ministrin e mbrojtjes dhe ministrin në të njëjtën kohë. Atëherë ai mund të bisedoj direkt me ta.

Ahmet Davutollu: Ne, z. Siniroğlu dhe unë, e kemi lutur kryeministrin për një takim privat, ne kemi thënë se gjërat nuk po duken aq të ndritshme.

SEANCA E PESTË

Yaşar Güler: Po ashtu, ai nuk duhet të jetë një takim i mbushur me njerëz. Ti, Ministri i Mbrojtjes, Ministri i Brendshëm dhe shefi ynë i Shtabit, katër prej jush janë të mjaftueshëm. Nuk ka nevojë për një turmë. Sepse, zotëri, nevoja kryesore atje është për armë dhe municion. As armë, kryesisht municion. Ne kemi folur në lidhje me këtë, zotëri. Le të themi se ne jemi duke e ndërtuar një ushtri atje poshtë, prej 1000 personave të fuqishëm. Nëse i fusim ata në atë luftë pa kursyerje të një minimumi me vlerë prej 6-muaj municioni, këta njerëz do të kthehen tek ne pas dy muajsh.

Ahmet Davutollu: Ata tashmë janë kthyer.

Yaşar Güler: Ata do të kthehen tek ne, zotëri.

Ahmet Davutollu: Ata janë kthyer nga … Çfarë ishte ajo? Çobanbey.

Yaşar Güler: Po, me të vërtetë, zotëri. Kjo çështje nuk mund të jetë vetëm një barrë mbi supet e z Fidanit siç është tani. Kjo është e papranueshme. Unë mendoj, ne nuk mund ta kuptojmë këtë. Pse?

SEANCA E GJASHTË

Ahmet Davutollu: Atë mbrëmje ne e kemi arritur një rezolutë. Dhe mendova se gjërat janë duke marrë një kthesë për të mirën. Tonë…

Feridun Sinirlioglu: Ne e kemi lëshuar një rezolutë MGK (Këshilli i Sigurimit Kombëtar) një ditë me pas. Pastaj kemi biseduar me gjeneralin…

Ahmet Davutollu: Dhe forcat e tjera me të vërtetë e bëjnë një përcjellje të mirë në këtë dobësi tonën. Ju thoni se ju do ta kapni këtë vend, dhe se prania e atyre njerëzve atje e përbën një faktor rreziku. Tërhiqni ata prapa. Kapeni vendin. Përforcojeni atë dhe dërgoj trupat tuaj brenda përsëri.

Yaşar Güler: Pikërisht, zotëri. Ju keni plotësisht të drejtë.

Ahmet Davutollu: E drejt? Kjo është se si e kam interpretuar atë. Por pas evakuimit, kjo nuk është një domosdoshmëri ushtarake. Kjo është një gjë krejt tjetër.

SEANCA E SHTATË

Feridun Siniroğlu: Ka disa ndryshime serioze në gjeopolitikën globale dhe rajonale. Ajo tani mund të përhapet në vende të tjera. Ju e thatë vet sot, dhe të tjerët u pajtuan… Ne jeMi drejtuar për një lojë të ndryshme tani. Ne duhet të jem në gjendje për të parë atë. Ai SHIISH-i dhe të gjitha ato gjepura, të gjitha ato organizata janë jashtëzakonisht të hapura për manipulim. Duke pasur një rajon të përbërë nga organizata të kësaj natyre do të përbënë një rrezik vital të sigurisë për ne. Dhe kur ne së pari hymë në Irakun verior, gjithmonë ishte rreziku i PKK për hedhjen në erë të vendit. Nëse ne i konsiderojmë rreziqet dhe provojmë … Siç tha më parë gjenerali…

Yaşar Güler: Zotëri, kur ju ishit brenda një moment më parë, ne ishim duke e diskutuar vetëm atë. Haptazi. Unë mendoj, forcat e armatosura janë një “vegël” e nevojshme për ju në çdo hap.

Ahmet Davutollu: Natyrisht. Unë gjithmonë i them kryeministrit, në mungesë tuajën, të njëjtën gjë në zhargon akademike, ju nuk mund të qëndroni në ato toka pa pushtet të fortë. Pa pushtet të fortë, nuk mund të ketë pushtet të butë.

SKENA E TETË

Yaşar Güler: Zotëri.

Feridun Sinirlioglu: Siguria kombëtare është politizuar. Nuk mbaj mend asgjë si kjo në historinë politike turke. Ajo është bërë një çështje e politikës së brendshme. Të gjitha bisedimet që i kemi bërë për mbrojtjen e tokave tona, për sigurinë tonë kufitare, për tokat tona sovrane atje, ato janë bërë të gjitha si një, veshje e lirë që nuk përshtatet e politikës së brendshme.

Yaşar Güler: Pikërisht.

Feridun Siniroğlu: Kjo kurrë nuk ka ndodhur më parë. Për fat të keq por…

Yaşar Güler: Unë mendoj, se a të përkrah ndonjë nga partitë e opozitës në një pikë të tillë të lartë të sigurisë kombëtare? Zotëri, kjo është një ndjenjë e justifikueshme e sigurisë kombëtare?

Feridun Sinirlioglu: Unë nuk e mbaj në mend një periudhë të tillë.

SKENA E NËNTË

Yaşar Güler: Në çfarë çështje mund të jemi të unifikuar, nëse nuk është çështja e sigurisë kombëtare e një rëndësie të tillë? Asnjë.

Ahmet Davutollu: Në vitin 2012, ne nuk e bëmë atë në 2011. Vetëm po të kishim marrë masa serioze në atë kohë, edhe në verë të vitit 2012.

Feridun Sinirlioglu: Ata ishin në nivelin më të ulët të tyre në vitin 2012.

Ahmet Davutollu: Brenda vendit, ata ishin ashtu si Libia. Kush vjen dhe shkon nga pushteti nuk është ndonjë rëndësi për ne. Por disa gjëra…

Yaşar Güler: Zotëri, për t’iu shmangur çdo konfuzioni, nevoja jonë në vitin 2011 ishte armët dhe municioni. Në 2012, 2013 dhe sot gjithashtu. Ne jemi në të njëjtën pikë të saktë. Ne kemi absolutisht nevojë për ta gjetur këtë dhe ta sigurojmë atë vend.

Ahmet Davutollu: Armët dhe municioni nuk janë një nevojë e madhe për atë vend. Sepse ne nuk patëm mundësi ta vejmë faktorin njeri në renditje…

27 komente në “Rrjedhin detajet telefonike: Turqia do sulmojë shtetin e vetëshpallur të myslimanëve në Siri (VIDEO)”

  1. tourkofagos says:

    o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee,ku je mer korrak………..???

    1. Pelasgian says:

      pappapapapapappaaapapapapapapapapappapa si dridhet eladha kur flet ky Rexhepi …pupupupupupuppupupupupupu 1 pordhe leshon Tahipi dhe termet shtate ballsh bie ne Gerr-QI. Hhahahahahahahhahahaha …c’ke me Ziken …mos te ka leruar arat e pa punuara dhe ste ka dhene qirane ???? ?

      sa here te kam thene mos ua jep tokat me qira Cameve se jan shume dinake ? punoje vet token tende …boll punove per grekun .

    2. yug says:

      Turqia do te sulmoje Assadin – kete kerkon Shba. Irani ka marrveshje mbrojtje te ndersjellte me Sirine. Objektivi i kok-nxehteve pleq te SHBA-se eshte Irani

    3. Solar1 says:

      Po ik ore turkofagos piece of shit ik ore se na cave trapin
      Fucking idiot

    4. Obobobobo re panagjia mu, mos na ben ndonje xhiro andej nga Eladha ky Erdogani. Do na leroj nenocken turku hallatemadhi.

      1. tourkofagos says:

        arapi mou,ti pervec se synet,qenke edhe i tredhur………!!!!!
        O Zikeeeeeeeeeee,si shume jashtuar keta gyzelet e tredhur……!!!!
        Babai juaj Dogan,i trembet nje video shokuese per karrieren e tij politikane,pas nje ”pastrim”marmidash mes muzuluman brodhers…….

  2. Reynald de Chatillon says:

    Po don haxhi Rexhepi me terhjeke vemendjen e popullit prej korrupsinit e rrenave te veta, tuj shpalle “armiq te jashtem te kombit”, si puna e Enverit kur nuk i kishte punet mire ekonomia apo shoqnia islamo-komuniste shqiptare.

    “Brauchen wir einen Sündebock ?”-Raymund Schwager

    JA!

  3. Era says:

    Thuajini Fatosit qe Youtube u bllokua per te mos dale kjo video por videoja porno e Erdoganit me miss Turqine. Pse e ngaterron objektivin o Fatos?

    1. Big brother porno 7 says:

      Amon moj Era na trego linkun e videos se misit turke qe ka ngrit komet me Tazbret Erdoganin…

  4. FATMIR MEHMETI says:

    NESE KETE PERKTHIM E KA BERE VETE KY TERROROSTI ME 2 KLASE SHKOLLE SHQIPTARO SIRIAN, ATEHER MUND TE FALET. POR NESE E KA BERE NDONJE PERKTHYES QE PUNON NE NDONJE GAZETE, ATEHER KY PERKTHYES DUHET TE SHPALLET TERRORIST. TI NDALOHET PERDORIMI I GJUHES SHQIPTE, FAMILIJA TI PERNDIQET POLITIKISHT, DHE PROFESORI I SHQIPES QE KA PATUR NE SHKOLLE TE DENOHET ME BURGIM TE PERJETSHEM.

    1. moni says:

      o fato ti qenke tamomfiks enverist

  5. arsen says:

    Rexhepi o bo si Shabon Qosja i Shqiperise
    Turqia eshte ne NATO…Le ti maje bytha !
    Rexhepi duhet e zgjedhe..o me NATON…ose ti fale Bosforin Putinit.
    Turqeni hesapi

  6. zilja says:

    koha po tregon qe kostandinopoja do i kthehet te zoteve

    1. Pelasgian says:

      nqs nje dite Kostandinopoja do ti kthehet Gerrqise …ateher kufijte e Shqiperise do jene deri ne Slloveni dhe Austri ….dmth KURRE !!!

  7. 4999 qelbesira + skypion says:

    Ky shtet gjithmone e ka ludhur historine me fadhizmin, pushtimet, vrasjet, lufterat, poshtersite.
    Ujku qimen e nderron, por zakonin se harron.
    Ke te drejte te krenohesh turkofagos. Pooylli grek kurre ska qene si jeta.
    Keta jane vellezerit e kosovareve, ramyt, netit dhe atyre mjekerrcjapeve qe financojne dhe strehojne.

    1. tourkofagos says:

      pune korrakesh,varu ziken…….

    2. Pelasgian says:

      ti si fillim mbaro filloren dhe pastaj hajde e komento per historine boterore …koqe kanari !!!

  8. Te shohim. says:

    Epo Turuqia duhet ta beje nje lufte, por kam frike se po e filluan do te mbleksen aq keq sa qe nuk do te dine si te dalin pastaj. Nuk kane shume miq neper Europe, pervecse ne Ballkan dhe nje lob ne USA. E kane provuar edhe me pare kete gje pas renies se perandorise Otomane, por ju vajten Anglezet ne dyert e Stambollit. Besoj se do te jete me mire per ta qe te mos fusin hundet aty ku nuk u takon, sepse nuk kane kellqe qe ta mbajne. Deri sa Turqia te kthehet ne nje shtet demokratik Europian dhe sheshojne intrigat dhe maskaralleqet mes tyre, nuk do te kene mundesi qe te behen ata qe duhet te jene.

  9. moni says:

    o komentusa plehra ju sikur merrni vesh nga te gjitha ceshtjet,u bete si lubonja ne opinion.Keni harruar te merreni me hallet tuaja e do merreni me te tjeret

  10. gjeo-analisti-zvicer. says:

    turqia eshte themeluesi SEKRET i VLLAZERIS ISLAMIKE dhe inciatori i LUFTRAVE FETARE VEHABO-SALAFO-XHIHADIKE + te gjithe kemi pare kure qante ERDOGANI per burgosjen e vllezerve islamik nga eygjyti,per ket teme sot kane fole edhe media te huaja,dhe fare nuk eshte rrene postimet ne You Toub kure thuhet se XHIHADI ISLAMO SALAFIST AL.NUSRA AL-KAIDA do ta sulmojne TURQIN dhe nuk pranojn nje turqi ne ALEANCEN KRISHTERE NATON.

    .faktoret pse turqia tani ka ndryshuar taktiken dhe eshte kunder xhihadit salafist:

    1.pse shqiptaret beren atentate kunder turqis qe eshte ne NATO.
    2.te behet nje SIRI= SHAME me kushtetut SHERIHATIN automatikishte edhe turqia qe tani ka 55% grame shamija flas vetem per grate ne VEHABO-SALAFIZEN SEKT ISLAMIK pa i llogaritur 30% te mbulara nga islami TOMAN =85% DHE KURSESI TURQIA nuk mund ta EVITOJE LUFTEN CIVILE FETARE nga vet VEHABO-SEKTAT e vet ISLAMIK,sepse te gjithe SEKTA-VEHABO-XHIHADI ku vetem nje program ,e ai eshte i njejte me te SIRIS qe SEKT ISLAMI ti SUNDOJ te gjtha SHTETET ISLAMIKE.

    3.PO TE NDEZET LUFTA CIVILO FETARE ne TURQI do behet 700 million her me gjakderdhje se ne SIRI,sepse ne TURQI ka 30 ETNI e KOMBESI si:6 million arrnauta SHQIPTAR,10 MILION KUND,5 million azerbeigjan,1-2 million SIRIAN afer kufirit ne mbrendi te turqis,kurdet e TUQIS,SIRIS,IRANIT,IRAKUT do te mobilizohren dhe jepin te gjithe forcen XHIHADIKE dhe do shpallin PAVARSIN TOTOALE,bullgaro-greko-amenitet do bejne brigadat e tyre ORTODOXE me shpalljen e provanca te tyre te pavarura me destinim bashkimin me shtetet e tyre ame bullgarin e GREQIN + dhjetra etmi te perziera mongolo-qerkezo-tartaro-qeqeno-gjerogjiane dhe do jet fundi i turqis.

    .pra turqi me organizimin e SEKT ISLAMIT VEHABIST ndezi luftrat ne shume vende arabe vetem qe pas shkatrimit te tyre ti perfitoje EKONOMIKISHT dhe ti pushtoje me marrje te gjitha resurseve ekonomike siq ja murre KOSOVES ku 70% e ekonomis se kosoves derrdhet ne buxhetin e turqis,por me shtetet ARABE nuk eshte e njejta KENG si me KOSOVEN dhe nga ISLAMI SEKT dhe organizimi i tije do te KALLET VET TURQIA.

    .tani i ka hire FRIGA ne BARG TURQIS se me ket ISLAM VEHABIST do te perfundoje si SIRIA.

    .kane then kur tja bejsh GROPEN DIKUJT,bjen vet ne ate GROP.

  11. landi says:

    o cuna me mjekra mos ju ka shfrytezuar i i cik po i cik fare turqia!a e kuptuat o kafshe per se jeni shfytezuar haroni virgjereshat ne parajse.me kujtohet ai filmi shqiptar “po kjo ishte loja more” ha ha haaaaaa

  12. rebeli says:

    Mendoni seriozisht se Turqia ndermer nje hap te tille (jo pa lejen) por pa urdherin e perandorise (USA)Nqs ndodhe , nuk ka dyshim se do jete manover diversive. Qellimi eshte destabilizimi i metejshem i situates ne Siri dhe rrezimi i Asadit, sidomos pas shuplakes se forte qe perandoria mori ne Krime. Miliardat e hedhura si ne Siri ashtu edhe ne Ukraine per te rrezuar pushtetin e zgjedhur , nuk duhet te shkojne kot.
    P:S Pjesa derrmuese e mercenareve qe luftojne ne Siri nen flamurin e “clirimtareve” i kane bazat ne Turqi e ne Jordani.

  13. Limi, Kosove says:

    Amerika po e luan nje loje tjeter te felliqur

  14. hitleri says:

    Vetem nje bombe atomike mund ta shendosh Sirine, Bravo Erdoganit nqs eshte e vertet

    1. moni says:

      o hitlero ke mend ne koke apo te dali ku te dali.O shoku,po u hodh ajo bomba ne siri,mendo ku do vene rrezet e saj,do te kapin ty dhe mua bashke e do mallkosh diten qe ke lindur.Po seshte ne doren tende ajo pune,ajo dite do vije me lejen e Zotit dhe e ardhmja i takon islamit,te pelqen apo jo,prandaj pergatitu duke u penduar te Zoti sa nuk eshte vone

      1. hitleri says:

        Ta paskan shperla trurin edhe ty , por nqs e ardhmja i takon islamimit(shpresojmail.jo) athere Jam gjithnje e me i bindur se eshte me mire varianti i bombes…probemi eshte se è keni fene e dhunshme…
        Ps. Personalisht nuk me intereson asnjera fe. Besoj ne Shqiperi dhe ne shtetin laik. Ju nqs ndjeheni te humbur ne shqiperi pse nuk shkoni andej nga i keni rrenjet??

  15. Djall me brire says:

    Ne rradhe te pare perkethimet jane krejtesisht te papranueshme dhe selektive per te krijuar nje ide se Turqija do te perfshihet ne ndonje lufte ne Siri. Por nje gje eshte me se e qarte: Edhe ne qofte se eshte krijuar ndonje shtet midis Irakut dhe Sirise, ky mund te jete vetem nje shtet imagjinar per interesa te castit qe pastaj shkrihet si kripa ne uje. Turbullira eshte ne koken e Obames qe ka hall mos e pesoje si me Bin Ladenin ne Afganistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje