Kryeministri Edi Rama shpreh vendosmërinë e Qeverisë për të trajnuar të gjithë administratën shtetërore, në mënyrë që pjesëtarët e saj të mos e ndjejnë veten thjeshtë rrogëtarë. Ndërsa e cilësoi mjaft të rëndësishëm trajnimin e administratës, Rama theksoi se sikur vëmendja të ishte më e madhe në drejtim të kapitalit njerëzor sesa të rrugëve, atëherë ne do të kishim bërë dy herë më shumë rrugë në drejtim të integrimit në Bashkimin Europian.
“Problem kryesor është administrata, pastaj gjyqësori, siguria e titujve të pronësisë dhe më pas kualifikimi i krahut të punës dhe në fund niveli i taksave. Sikur ti kishim dedikuar po atë pasion e vëmendje që i kemi dedikuar asfaltit me siguri do të kishim shtruar sot dyfish rrugën drejt BE ”, u shpreh Rama.
I pranishëm në nisjen e ciklit të trajnimeve të administratave Tatimore dhe Doganore: “Etika e punonjësve të Administratës Tatimore dhe Doganore”, Rama theksoi se i duhet dhënë fund praktikave të deritanishme ku vëmendja ndaj kapitalit njerëzor ka qenë zero.
Duke iu drejtuar stafeve të tatimeve dhe doganave, Rama u shpreh se çdo inspektor dhe drejtues në tatime dhe dogana do ti nënshtrohet një kursi kundër analfabetizmit fiskal, për të minimizuar në maksimum dhe pse për të mos i zeruar problemet që i krijohen sipërmarrjeve nga ana e administratës tatimore apo doganore.
Kreu i Qeverisë theksoi se ambicia është që përgjatë 3 muajve, inspektorët e doganave dhe tatimeve të trajnohen, të zhvillojnë intensivisht këtë kurs kundër analfabetizmit fiskal, në mënyrë që çdo inspektor tatimor dhe doganor të mos jetë analfabet fiskal, por të jetë të gjendje të gjykojë, inspektojë dhe zgjidhë problemet e një sipërmarrësi, në mënyrë që ankesat lumë që rrjedhin lumë të shkojnë duke rënë dhe mundësisht të zerohen.
“Ju duhet të mishëroni vullnetin tonë të palëkundur për të qenë garant të sigurisë së marrëdhënieve mes shtetit dhe sipërmarrësit. Croën Agents gjenden në krahun tonë një një moment historik të transformimit të Shqipërisë. Ne duhet me çdo çmim të ndahemi nga një epokë e marrëdhënieve të dhunës, të arbitraritetit të dhunshëm, të arbitraritetit të pakuptimtë të shtetit ndaj sipërmarrësit, sikundër të ndahemi si shoqëri nga idea se sipërmarrësi përfaqëson botën e punëve të pista, të atij që do të fshejë diçka. Ne duhet të bëhemi pjesë e një kulture europiane, të respketit për çdo sipërmarrës si krijues i mirëqënies më të mirë. Është turpi më i madh për shtetin tonë, që sot nuk shohim një sipërmarrës të vetëm në një kopertinë, në një emision, nuk shohim një ngjarje të vetme ku sipërmarrësi të shihet si shembulli i suksesit. Përkundrazi çdo sipërmarrës i ikën si djalli temjanit çdo rasti kur puna dhe aktiviteti i tij mund të dalë në sy të të tjerëve, sepse është i tmerruar nga fakti që në derën e tij mund ti shkonin tatimorët, xhandarët apo krimi i organizuar dhe secili i vendos gjobën për qejfin e vet”, theksoi Rama.
Në vijim ai ripërsëriti bindjen se nuk janë njerëzit ata që korruptojnë një sistem, por është sistemi që i korrupton njerëzit. Dhe në këtë kuadër Rama theksoi se nuk janë agjentët tatimorë dhe doganorë të Shqipërisë që janë problemi ynë në këtë fazë, por është sistemi ynë i tatimeve dhe doganave. Sipas tij, ne mund të bëjmë histori duke bërë një ndryshim thelbësor, ndërsa shtoi se “nuk na mungon asnjë gjë për të bërë atë kapërcim të domosdoshëm që dallon lirinë nga demokracia”.
“Në vitin 90 kur Shqipëria ndryshoi sistemin, kisha një mik shumë të shtrenjtë, që përbën kurorën e xhevaireve të këtij vendin, Jusuf Vrionin, dhe nuk do të harroj kurrë që mes entuziazmit për shembjen e një sistemi që i kishte marrë një pjesë të jetës në qelitë me torturave çnjerëzore dhe optimizmit për atë që do të vinte, më ka thënë nuk do të jetë aspak kështu siç e shikoni sot, sot jemi vetëm të lirë, pasi demokracia është diçka tjetër, është siguria mes shtetit dhe individit. Dhe sot njerëzit nuk vuajnë se i mungon liria, por vuajnë sepse i mungon siguria në raportet mes individit dhe shtetit. Ky raport përcakton edhe vlerën e Kushtetutës dhe ligjeve, pasi kur nuk ka siguri Kushtetuta është një libër dhe ligjet janë letra”, theksoi Rama.
Jam mese e sigurte qe ky vend ka per te ecur perpara me Edi Ramen.
Bravo per kete nisme qe ke marre!
Nisme mese e domosdoshme. Te pakten tani te kemi te bejme me personel te kualifikaur dhe te trajnuar per punen qe bejne dhe jo me personel pa lidhje. Bravo kryeministrit Rama
Na vjen mire qe punet po vihen per vije me reforma konkrete, jo vetem me llafe.
Financat e shtetit varen nga tatimet dhe doganat, dhe pa patur nje administrate tatimore dhe doganore te afte e profesionale, kurre s’mund te ngrihet nje shtet eficent.
Jemi rrethuar nga injorantet dhe te paaftet, punonjesit e doganave dhe tatimeve jane pasqyra e administrates dhe ishte me se e nevojshme nje reformim i kesaj administrate per tu menaxhuar me mire te ardhurat e buxhetit te shtetit.
Doganieret dhe tatimoret te vetmen shkolle dhe formim qe kane pasur, ka qene ai i rruges dhe i forces dhe dhunes e presioneve.
Pervecse trajnim, edhe testimi eshte mese i domosdoshem, qe mos ta kujtojne te sigurte vendin e punes, por te vihen para pergjegjesise per bere sic duhet dhe sipas ligjit detyren qe kane marre persiper.
O lale…po keta sikur jane te zgjedhur me “konkurse”???!!!
Kane “Mastera”….jane patriote dhe militante!!!
Si ka mundesi qe u dashkan mesuar?
Ky eshte skandali i radhes i Qeverise Rama
Jane me qindra djem e vajza qe kane mbaruar universitetet jashte shtetit dhe rrine e punojne ne Call Centera sepse Edi ka qejf te trajnoje te pamesuarit dhe miqte e miqve
KY ESHTE TURP I RADHES!
Rama duhet te beja ndonje kurs per vete.
Bravo qeverise po i jep perparesi gjerave qe me te vertet kane perparesi.
Bravo Rama per vendosmerine per te trajnuar administaraten.
Bravo kur te kalojne provimin dhe ata qe do ti testojne te jene te kontraktuar nga nje universitet presigjioz jashte vendit.Ne mos do te jete shfaqe e radhes.
PO PSE MOS JEMI NE VITIN 0.PO GJITH ATA TE RINJ E TE REJA TE DILOMUAR JASHTE?
kjo eshte nje nisme e rendesishme per trajnimin e administrates!!
Te lumte Rama keshtu behet ky vend me rregulla
Bravo kryeministrit premtimet po i kthen ne fakte.
Normalisht duhet rritur dhe paga.Eshte jashte mendsh qe nje specialist i mire te punoje ne dogane apo tatime per 49-55 mije leke. Vetem kjo nuk permendet. Trajnimet jane shume te mira por nuk duhen dhene si deri tani duke lexuar ligjet me koken poshte por duke dhene pervojen tatimore te vendit dhe Europiane.
bravo rama , mos u merr me antikapatet e opzites ,vazhdo punen ne te gjithe sektoret e administrades.
Ka mundesi qe ne keto momente perfaqsusi i regresit SHQIPTARE, SHPELLARI po turfullon me jarget qe po i bijen si qeni terbuar ku lexone inisjativat e kundershtarit,shpresojme mos te kafshoje akoma ne partine-familje te PD se do na shtohen qente e terbuar.
Shpresoj te marresh profesioniste dhe shikon te trajnosh edhe shefat e drejtoret injorante qe ke vene…
Ku i pe shefat injorat aman. Iku ajo kohe tani shefat i ke intelektual po skeni faj se u msut me ta lloj njerezish saqe nuk rrini dot pa to. Sot ka me shume persona te kualifikuar ne administrate sesa dje.
Ku i ke keto shefat injorat aman. Iku ajo kohe tani shefat i ke intelektual po skeni faj se u msut me ta lloj njerezish saqe nuk rrini dot pa to. Sot ka me shume persona te kualifikuar ne administrate sesa dje.
Po pse meson analfabetet fiskal kur ka plot te afte qe jane papune?! Gjithe zullumxhinjte,te paaftit, me diploma ne universitete piramidash aty jane. Nqs e ke seriozisht testoi dhe do e shohessh sa dine nga sistemi fiskal.
JORGJI KE TE DREJTE , ME PARE DUHET TE KALOJNE TESTIN E INTELIGJENCES DHE DO TE ISHTE E UDHES QE PER CDO VEND PUNE DUHET BERE I PARI TESTI I INTELIGJENCES E ME PAS AI PROFESIONAL. A ka mundesi te me thote ndonjesi se si lihen jashte administrates idiotet me diploma?
-..siguria ..nje xhevahir e thene nga nje kryeminister,qe ne maredheniet njerez- shtet do te minimizohet stresi,qe po e ha kete popull..dhe urrejtja.
Puro demagogji! Mjafton te shohesh se kush jane vene ne poste drejtuese ne Tatime e Dogana per te kuptuar se kjo eshte demagogji e paster! Si fillim krijoni kushte logjistike inspektoreve tatimore dhe doganore sepse po dalin ne kontrolle me makinat e tyre dhe per me keq karburantin e paguajne nga xhepi! Pra vete ju z. Kryeminister me strategjine e “kursimit” i beni vunerabel ndaj korrupsionit punonjesit e shtetit!
Sa keq me vjen kur shoh komente te perzemerta, por te pathelluara, per kete nisme? Ajo nuk eshte aspak e drejte. Edi Rama e Ilir Meta e kane mbushur te gjithe administraten me njerez pa shkolle, injoranta me karta masteri te blera, qe as emrin nuk dine ta shkruajne, e tani don me zhduk analfabetizmin e tyre, duke e perdorur fjalen “analfabetizem” si metafore. Une jam dakort, por fjala e analfabetizem duhet perdorur siç eshte e kurset kunder tij si ne vitin 1945!
Asgje nuk mund te pritet ne kete rruge.
O Rame po ti qenke me trapush se Spiropalka more. Nga keto kurset kundra anafalbetizmit fiskal, qe ofron zoterote, ne dogana jane bere qe ne shtator 1992 me doganiere me shume pervoje angleze. Kurset me angleze, franceze, italiane e amerikane jane bere me dhjetra, ne kohen e Sales se pare, te Tosit , te Majkos, te Likes se Monikes, te Sales se dyte dhe me rradhe. Nese zoterote do qe Crown Agents te justifikoje 8 milion eurot qe i rrjep financave shqiptare atehere eshte drugo mesele. Kurset e meparshme jane bere falas nga donatoret europiane te lartpermendur. Instruktoret kane qene ajka e doganave angleze, franceze dhe italiane si edhe ajka e rojes se finances italiane. Kurset qe ofron Crown Agents do kene per trajnere nje polak ish kontrabandist makinash te vjedhura ne Gjermani per ne Poloni(kontrabandda me enklaven e pushtuar nga ruset te Konigsbergut), me pas kontrabandist derivatesh-karburantesh me cetniket serbe ne Mitrovicen e veriut etj, pervec tij do kete dhe trajnere letone e lituaneze, tip leng groshe shume fishe inferiore krahasuar me trajneret e kurseve gratis te lartpermenduara.
Edo o je trap dhe te rrejne deri Spiropalkat o je bashkehajdut i eurove me Smithin e crown Agents. Leri kurset o Kryeminister po thuaji Spiropalkes te hape syte per ate skanerin kinez dhe per detektoret e radioaktivitetit ne Portin e Durresit, se po nuk hape syte ti dhe Spiropalka do keni fatin e Gezim Bletes dhe Tosit te Maries ne shtator 1998.
Hap syte ore vic, perndryshe do te te linde vajza ne emigracion!!!!!!!!!!!!!!
Te hapesh kurs shkollor kunder analfebitizmit, do te thote se ata jane te gjithe analfabet. zoti rama pewrse jane punesuar punonjes doganash analfbet, kur ka jurist, ekonomist, oficere ffiskal e specialist qe qendrojne pa pune? apo e bere si Enveri me partizanet ne vitet e para pas clirimit qe pasi punesoi partizanet analfbet te zbritur nga malet, nisi t’u bente kurse analfabetizmi. Zoti Rama, po drejtorevica Spirdhopali a do bej kurs, apo ka shkollen e partise?
Nuk ke fare nevoje te trajnosh analfabetet
Coji te gjithe jabanxhinjte ne rrethet e tyre.
Hapi dyert vendalinjve!
Tironcit ne Tirane
Durrsakut ne Durres
Kuksianit ne Kukes
Late name me kete administrate! Nuk po dini nga ta kapni! Tani na dolen edhe analfabete????!!!!!!!!!!!!
Nuk ka pse lodheni shume! Therrisni dy-tre eksperte fushe nga jashte, organizoni nje testim publik dhe…. sipas pikeve edhe vendin e punes edhe rrogen.
Mos harroni te testoni te diplomuarit tek Kristali edhe femijet e deputeteve dhe pushtetreve te tjere!
o KM Ed Roma,
po une qe jam gdhe me 5 klase shkolle (teseren e PS sapo e mora se bashku me venin e punes) a mund te bahem dagonier a taksaxhi?
Ja e bera kursin po une menohem 20 minuta me gjet 2+3, se 2+2 e di qi bejn 3!!!
Pastaj ata te LSI jane dhe me keq ata nuk dine sa bejne 1+0 bejn 2 thona ata. Cfare behet edhe kursi na duhet ne, ne vetem rrogen dum asgja tjeter.
Ky vazhdon sikur te jete ende ne fushate, ku jane faktet se boll u tallet…