Klitschko heq dorë nga gara presidenciale/ Putin i telefonon Obamës: Si ta zgjidhim krizën në Ukrainë?

29 Mars 2014, 11:39Politika TEMA

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka telefonuar presidentit amerikan, Barack Obama, për të diskutuar në lidhje me një zgjidhje të mundshme diplomatike të krizës në Ukrainë.

Sipas BBC, ata diskutuan për rreth një orë, ndërkohë që presidenti amerikan i kërkoi Putin që të largojë trupat nga kufiri me Ukrainën.

“Presidenti Obama i bëri të ditur Presidentit Putin se SHBA vazhdon të mbështesë zgjidhjen diplomatike me qëllim qetësimin e krizës,” thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti Obama e bëri të qartë se kjo është e mundur vetëm nëse Rusia tërheq trupat e saj dhe nuk ndërmerr ndonjë hap tjetër për të dhunuar integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”.

Dy liderët ranë dakord që ministrat e Jashtëm të takohen së shpejti për të diskutuar hapat e mëtejshëm.

Sipas korrespondentit të BBC, nëse Vladimir Putin i ka telefonuar i pari Obamës, siç insiston Shtëpia e Bardhë, kjo është një shenjë premtuese.

Kjo nënkupton se faza ushtarake ka përfunduar, të paktën për tani, dhe tani Rusia interesohet për zgjidhje diplomatike.

Por një shenjë shqetësuese është se në telefonatë, Putin ka folur për izolimin e një tjetër krahine që synon bashkimin me Rusinë. Bëhet fjalë për rajonin Transdniestër në Moldavi.

Ndërkohë në një tjetër zhvillim, boksieri i njohur, Vitali Klitschko ka hequr dorë nga gara për President të Ukrainës.

Klitschko do të mbështesë kandidaturën e biznesmenit Petro Poroshenko.

Oligarku Poroshenko është një nga njerëzit më të pasur në Ukrainë.

Aleanca e tyre do të thotë se qëllimi është që të ndalohet Julia Timoshenko.

Kjo e fundit ka shpallur kandidaturën para pak ditësh, edhe pse disa kancelari kanë rezerva ndaj saj.

Sondazhet tregojnë se Poroshenko është favorit.

26 komente në “Klitschko heq dorë nga gara presidenciale/ Putin i telefonon Obamës: Si ta zgjidhim krizën në Ukrainë?”

  1. Kadafi says:

    Punë “miliarderësh”…Mjerë populli fukara, por “sylesh” i Ukrainës…

    1. Be-X says:

      une them te cojme per kandidature ne ukraine, idhullin tone SALEH RAHMAN BERISHEN!

  2. loni says:

    po cfare do zgjidhi me bythziu amerikan,e ndriten amerikanet ne vjetnam,ne irak,ne nikaragua,ne afganistan,ne egjipt,ne libi etj ku kan futur hundet amerikanet kan gjetur gjithmone zgjidhje prefekte demokratike,amerikanet duan ca rraketa berthamore qe ti shkoje shurra ne palce,do ishte mire te binin disa koka berthamore ne duart e terroristeve islamik se ata din ti perdorin mire kundrejt ketyre plerave amerikane dhe europes rraciste tradicionale,ti moter qire elinor ke gje per te shtuar,motren e bukur elinor qe shoqerohet me ate shoqen e vete olen.

    1. lali says:

      o Loni po na qenke ber Grek per fare.Po na filloj lufta nuk fiton greku si dikure.Bej nje kure mjeksia falas tha Edi…

    2. Loni says:

      Ore taleban boll shkruajte me nickun tim shka e kaluar shkaut. U be surrati jo te flase kunder Amerikave.

    3. Hej mor hheeeejjjjjj says:

      Me gjith shpejtesine e mendimeve qe me kalonin ne mendje qe sapo lexova komentin tend loni, e vetmja fantazi qe arita te kap eshte se, (meqe ta paskan bere bythen Amerikanet sa nji kapak tenxhereje)ty duhet te hedhin me parashute ne mes te Talebaneve te veshur me nje uniforme prifti dhe me nje kryq te madh te varur ne qafe…mendoj se kjo metode sheron agresivitetin tend provincial zoti pall.

    4. emilio says:

      He me ta lumsha, inteligjence pa kufi. Shqiptaret me ne fund kane me ke te levdohen.

    5. hajdari says:

      loni pe betoni , amerikes qaji hallet ti ,se me 5 helikoptere ja coji shurren ne pantallona ketij putinit tuaj, othodhokso – komunist , jeni fare drejt zhdukjes o plera.

    6. AJ NEW YORK says:

      Loni muxhedin … te fala ke nga binladen

  3. Taulant/Tirane says:

    Medemek Krimeja shkoi e vate.
    Te ruajme te tjerat- thote Obama.
    Ti “rruajme” te tjerat- thote Putini!

    1. Mullah Omari says:

      Koment me 3 fjale, pak e sak, hallall shpirti poetik o Taulant

    2. Populli says:

      Krimeja ishte me hipoteke Ruse, e cila u vendos qe ti dale pronari. Tani duhet nje mareveshje per gjetur pronarin e Ukraines. SHBA-ja u mundua qe te falsifikoje dukumentat per pronesine e Ukraines, por tani duhet qe te bej nje mareveshje te kenaqeshme per te dy palet e interesuara (Rusia dhe BE-ja), per te zgjidhur problemin e pronesise mbi te.

      1. Loni says:

        Nuk fallsifikoi asgje Amerikani. Populli vdiq per orientim perendimor. Ukrainasit jane me te agert me katolicizmin dhe rrjedhimisht me civilizimin perendimor se sa me pallavrat dhe ekstremistet pseudobizantine orthosllave.

    3. Wendy-B says:

      hahahahaa Krimea kishte kohe qe kishte shkuar..Po thuaj,si nuk tremb Putin qe edhe Shqiperia e denoi !!!

  4. Klimax says:

    Ukraina me sa duket do te jete “Muri i Ri i Berlinit”! Diktatura Putin, qe ka kufizuar me ligj pothuajse cdo te drejte dhe cdo liri ne Rusi, nuk mund te beje vecse nje “kompromis” me Perendimin. Putin e di fare mire se forca ushtarake ruse, forca e armeve berthamore ruse ku tonazhi i tyre kalon ate te SHBA-se dhe gjithe vendeve te botes se bashku, nuk mund ti garantojne aventuren e tij per Rusine e Madhe ne nje perplasje ushtarake ndaj aleances euro-atlantike. Ajo do te ishte katastrofa e tij qe natyrisht ka filluar, pa cka se ai “ndihet” me i fuqishmi ne bote!

    1. Wendy-B says:

      Klimax. me sa kam lexuar Putin i ka dhene 3 zgjidhje ushtarakeve jo ruse te Krimese : ose te pranojne te behen qytetare rus e te jene besnike te ushtrise ruse, ose te kerkojne te lirohen nga ushtria e te jetojne si qytetare te thjeshte, ose te shkojne e te jetojne ne Ukraine. Mesa duket po perpiqet te gjeje nje zgjidhje “paqesore “Nuk besoj se fuqite e medha po e”telorojne” vetem se eshte furnizuesi me i madh i naftes ne Europe. Edhe nqs e bllokon furnizimin me nafte , Ukraina e vetme eshte e mjaftushme ta zevendesoje distribucionin e naftes per vendet perendimore. Ndoshta jane edhe prapaskena e interesa te tjera qe akoma se kane nxjerre koken.

  5. AP says:

    Klimax!
    Analiza jote më kujton fjalorin e sh. Enver kur bënte copë e thërrime Social- imperializmin Sovjetik!
    Hajde, analizë, hajde !!

  6. Niko says:

    Krimeja u be pjes e Rusis nderkoh kerkon bizetime me Obamen per bashkimin Moldavis gje qe e kerkon vet me diplomaci rruga eshte me e mir sa lufta Do ta gjejne gjuhen putanat.

  7. Nuk diskutohej z’bythja e putinkes,sepse kontinenti ka nji ‘baba ‘!
    Dhe injetro e rusit ,eshte shume pozitive .

  8. UROSH LESHI says:

    Gjer ne vitin 1950-1 “Krime i takonte rusis.Krushkovi pa referendum e shperbelej Ukrainen me “KRIME”.
    Ja arsyja ishte qe ne ate koh rusija per ti pas repubelikat tjera nen konteroll,rusis ju dashke nje aleat i besushem.
    Pasi Ukrainasit ishine me te besushmit po dhe ishin pro rus.Krushkovi e shperbleu Ukrainen me “Krimene”.
    Pasi Ukraina ja kthehu shpinen rusis.rusija ksaje radhe e mer Krimene Me nje referendum.
    Rusija sa i perkete Krimes,eshte e drejta saj.Po sa i perkete Ukraines lindore,
    Rusija ksaje radhe ska drejte se Ukraina lindore ishte dhe eshte pron e Ukraines.
    Sa i perkete te drejtave ruse ne Ukraine,ata i gezojne te gjitha drejta si njerzore po dhe kulturore.
    Kupetohet ne Shqipetarte prap se prap duhete te jemi aleate me perendimin,sidomos me SHBA.

  9. Agushi says:

    E hengri dhe Ukraina e shkrete. E provuan 3 here me revolucjone portokalli,te gjelbra keta idiotet e DASH po nuk vune mend. Veni eshte i perbere me 30-40% ruse plus shumica jane kunder NATO dhe BE. Me sa duket amerikaneve i intereson thjesht me teper nje Ukraine e destabilizuar ne kufi me ruset. Masat shternguese “all greke” te borxhit FMN qe nenshkroi qeveria jolegjitime jane skandaloze dhe do ta cojne vendin drejt protestave dhe lufes serisht. Rrogat dhe pernsjonet ulen me 50%, rriten taksat me 20%(mbi taksat ekzistuese, gazi rritet me 72%. Ajo marreveshja e tregtise se lire i jep fund perfundimisht industrise se dobet Ukrainase e cila nuk ka takat as standarte te konkurroje kompanite evropjane.Qymyiri,gazi,pasurite natyrore dhe prodhimet bujqesore te vendit do vilen nga kompanite e BEse pa takse ketej e tutj. Januka megjithese tiran dhe autokrat i dinte keto gjera dhe mendoi per vendi kur i tha marreveshjes jo. Censura e mainstream medias nuk tha dy fakte te rndesishme. Ruset asojkohe ofruan nje marreveshje trepaleshe po BE&SHBA e refuzuan se dihej qarte qellimi. Qellimi i destabilizimit te Ukraines ishte marrja ne dore e segmentit strategjik te gazit rus brenda Ukraines. Marreveshja e tregetise me BE ju heq Evropjaneve taksen e gazit por Ukrainen e varfer e le me gisht ne goje. Eshte pafytyresi qe BE beri marreveshje kaq te jetike per Ukrainen me qe qeveri te pazgjedhur nga populli Ukrainas. Ironia eshte se 80% e ketij borxhit qe morren do tju duhet per te paguar borxhet e gazit Rus. Putin nuk do ti duhet tashme asnje ushtar se masat shternguese te shkerdhatokracise dhe FMN do ta drejtojne serisht Ukrainen drejt Rusise. Mjere ai popull thuaj me eksperimente qe po ju bejne

  10. Astrit says:

    Me qe eshte pune oligarksh le te marre pjese ne zgjedhje edhe Monika se e fiton me siguri garen.Me kete rast merr ne pune edhe oligarkun Poroshenko,i cili para saj duket si shegert.Shepetojme edhe ne nga nje super hajdut dhe ndertojme nje tjeter bllok ne Krime si Gjiri i Lalsit.<<<<<<<le ta quajme Gjiri i Monikes.

  11. mimmo says:

    Putini, si Rasputini!! A kini degjuar per Rasputini?Ruset i ndrrojne vendin germave dhe del Rasputnij, qe ka kuptimin:I poshter,degjeneruar!! Ky aluzion vlen dhe per Putin!!Pershnetje!

  12. Elba says:

    Amerika qe,shembi Komunizmin,nuk ka frike nje ish Komunist I konvertuar ne Demokrat.A ju kujtohet Sadami?Po Kadafi?Rrini te qete,nese Rasputin vashdon me rrugen e forces,nje dite do te ndalet dhe do te thote:Ju kerkoj ndjese.Ndoqa rruge te gabuar.

  13. Uji i ftohte says:

    Timoshenko ka perkrahje nga Berisha.

  14. ali says:

    Me sa duket Krimeja u harrua ! Na moren ”pjesen” , te ruaajme te ”teren” ! Paqja Brest Litofskit , aktuale !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje