Vdes në spital biznesmeni i duhanit, dyshohet se u ekzekutua për shkak të konkurrencës

29 Mars 2014, 08:40Politika TEMA

Ndërron jetë në spital biznesmeni 48-vjeçar Ndue Cini, i cili u qëllua me armë zjarri rreth një javë më parë në Shkodër, në momentin që po i afrohej derës së shtëpisë së tij.

Biznesmeni i duhanit në Shkodër dyshohet se është qëlluar nga vrasës me pagesë.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se lidhur me atentatin ndaj biznesmenit Ndue Cini, janë shoqëruar në komisariatin e policisë rreth 12 persona, të cilët mendohen se kanë dijeni për ngjarjen, të cilët pas dëshmive që kanë dhënë, janë lënë të lirë.

Burime të policisë pohojnë se pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo për shkak të konkurrencës, pasi tregtari së bashku me vëllezërit zotëronin një punishte në periferi të qytetit, e cila shërbente për përpunimin dhe shitjen e duhanit.

Policia ka marrë edhe dëshminë e një roje objekti, i cili mendohet se ka parë skenën e vrasjes.

Sipas dëshmisë, autorët kanë qenë 2 persona me një motoçikletë, të cilët e kanë pritur tregtarin deri në momentin që është afruar në derën e shtëpisë me automjetin e tij fuoristrade tip Benz ML dhe e kanë qëlluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje