Në tavolinën e Presidentit Bujar Nishani kanë mbërritur emrat e tre kandidatëve për ambasadorë në 3 nga vendet më të rëndësishme ku Shqipëria ka përfaqësitë diplomatike.
Bëhet fjalë për ambasadën në SHBA nga ku largohet Gilbert Galanxhi e do zëvendësohet me Floreta Luli-Faber, aktualisht Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri.
Ndërsa kandidatja për ambasadore në Poloni, Shpresa Kureta, një diplomate karriere, ish- ambasadore në Austri, e aktualisht drejtore për rajonin e Ballkanit në MPJ, menjëherë sapo të marrë firmën e Nishanit, do marrë vendin vakant të lënë nga Florent Çeliku, që u nda nga jeta muaj më parë.
Kandidat për ambasador në Kroaci është propozuar Ilir Melo, diplomat karriere dhe ish- shef kabinenti i MPJ, që do zëvendësojë në këtë detyrë Pëllumb Qazimin, më parë Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA.
Në Holandë pas shkarkimit të ambasadorit Gazmend Barbullushi, ende nuk është përcaktuar kandidati që do çohet për firme te Nishani.
Sipas gazetës “Shqiptarja.com” për kandidatin për ambasador në Arabinë Saudite, Ermir Gjinishi e atë në Vatikan, Ardian Ndreca përfundimisht është ndërprerë mundësia për të marrë emërimin, të paktën për aq kohë sa të jetë President Nishani.
Mësohet se MPJ s’ka ndërmend të paraqesë së shpejti ndonjë kandidat për këto dy ambasada, ndërsa pritet vetëm firmosja e tre kandidatëve të rinj për ambasadorë të SHBA, Kroaci e Poloni, në mënyrë që, pasi të kalojnë në Komisionin e Jashtëm, të emërohen e të fillojnë detyrën.
Për këta nuk dimë në kanë bërë ndonjë krim si ata 3 drejtorët….!
Dosjet Mira, Dosjet! Hapi! Ke 25 vjet qe po kercenon me ato dhembet e krimbura dhe gojen e shtrember kedo me dosjet e diktatures dhe te tranzicionit! Dosjet nuk jane private qe ti mbash te fshehura ne shtepine tende per te zhdukur pjesen e jetes tende, te kufomes tende, te Argites e Zenit!
Po ky Neritan Spiun veshi nuk do dal ne pension,jo per gjo po ka dhen kontribut te nalt per demokraci.
Ehe ka dhene konrribut ne lepirjen e bythes se gjithe presidenteve qe nga Ramizi deri tek ky trapi qe eshte tani
Merrni dhe kete timin e bejeni ambasador.
Vaj vatani, mjere mileti……….!!!!!!
ktyre nuk ju gjendet emri as ne google
Kjo Faber, eshte e bija nje ish deputeti te Ps, ka lidhje biznesi me OJF e Ditmir Bushatit, Beqes e te Linda Rames.
O Bushat i Sul spiunit e kriminelit, pse nuk ben ambasador edhe Ver Llapen, per ate zot eshte me i ndershem dhe i zgjut edhe nga ty