Berisha: Shqipëria meriton statusin, pengesa Rama-Meta

28 Mars 2014, 17:45Politika TEMA

Në rrugën e integrimit europian problemi themelor për Shqipërinë është qëndrimi i dyshes Rama-Meta ndaj shtetit ligjor, standarteve europiane, të cilat për ata nuk ekzistojnë.

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha në një shkrim të gjatë të postuar në Facebook, analizon proçesin e integrimit, sikundër identifikon edhe problematikën e vendit në këtë drejtim. Sipas tij, jo më pak pak problematike është qëndrimi, sulmet ndaj vendeve që refuzuan statusin e vendit kandidat.

“Edi Rama përdori shqipen e Naimit dhe gjuhën e Enverit në lumin e akuzave për molepsjen e këtyre vendeve me ekstremizëm të djathtë dhe islamofobi, si shkak i refuzimit të statusit të vendit kandidat Shqipërisë. Mirëpo kjo gjuhë, është e papranueshme për partnerët tanë dhe shqiptarët. Vetë Naim Beut, shqipja e tij në gojën e Edvinit, do i jetë dukur si hungurimat e kahershme “rroftë baba, poshtë shkaba. Akuzat bajate të Ramës nxitën përgjigjen e kancelares Angela Merkel, Kryeministrave David Kameron dhe Mark Rutte, të cilët deklaruan për opinionin e tyre dhe për shqiptarët se shkaku i vërtetë i refuzimit të tyre ishte vetëm një; qëndrimi i qeverisë Rama -Meta ndaj shtetit ligjor, luftës kunder krimit dhe korrupsionit, zbatimit të reformave. Kështu që mund të themi se nacionalizmi i dyshes Rama – Meta, apo nacionalizmi i ngjalave, është, siç thotë Nietzsche, strofulla e fundit e horrave apo shpella e zezë e mafies kombëtare që sakrifikon cdo gjë për pasurimin dhe pushtetin personal”, shkruan  Berisha.

Shkrimi i plotë:

Për Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, problem themelor është qëndrimi i dyshes Rama – Meta ndaj shtetit ligjor, institucioneve të pavarura, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, pra standarteve europiane të cilat, për ata, nuk ekzistojnë.

Por duhet të theksojë se, jo pak problematik dhe i lidhur me të parin, është qëndrimi i papërgjegjshëm i tyre ndaj vendimit të refuzimit të statusit, dhjetorin që kaloi, nga Këshilli i Ministrave të BE.

Bashkëkryetarët e aleancës qeverisëse, fill pas refuzimit të statusit nga Këshilli i Ministrave të BE, vrapuan në garë marrëzie të fajësojnë për këtë, në një traditë të vjetër e jo të qytetëruar, të tjerët. Ata “kryqëzuan” si përgjegjëse më direkte një vend mik, Mbretërinë e Hollandës, por edhe 5 vendet së bashku të BE-së, që refuzuan publikisht rekomandimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Vet Edi Rama, i cili një vit më parë bllokonte, si asnjë politikan tjetër në Europë, statusin e vendit kandidat, duke refuzuar votimin e tre ligjeve që u kërkuan si kusht nga Komisioni Europian në raportin e tetorit të vitit 2012, reagoi ndaj vendimit të refuzimit me dy fjalime paranojake të stilit hoxhist dhe plot arrogancë.

Rama në fjalën e tij u shpreh se po u drejtohej me “shqipen” e Naimit, por në fakt sulmoi me gjuhën e Enverit, kësaj rradhe jo opoziten por qeveritë e pesë vendeve që refuzuan statusin per Shqiperine. Ai, në keto fjalime të vjetra e bajate në germë dhe në frymë, harroi se shqipja e bukur e Naimit mëson shqiptarët se, për ta, “dielli lind nga perëndimi”. Kurse gjuha e egër kakofonike e Enverit vërtet të jep “mundësi” të tregohesh se sa i pacipë je apo të anatemosh e të fajësosh për çdo gjë të tjerët dhe gjithnjë përgjegjësinë ta projektosh tek armiq imagjinar, mundësisht jashtë vendi, por ajo është sot gjuha më e papranueshme dhe anakronike jo vetëm për partnerët tanë por edhe për vetë shqiptarët, 95% e të cilëve besojnë në proçesin e integrimit europian, si të ardhmen më të mirë të tyre dhe fëmijëve të tyre. Kurse Naim Beut në varr ajo gjuhë i shkoi si oshëtimë e klithmës rroftë baba, poshtë shkaba.

Sipas Ramës, të konvertuar dy herë në dy dekada dhe i bërë synet politik verën që kaloi, dhe Ilir Metës, bektashiut pa bektashizëm, pesë vendet: Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Hollanda, Danimarka vendosën kundër Shqipërisë jo për shkak të qëndrimeve të papranueshme të mazhorancës ndaj shtetit ligjor, korrupsionit galopant, krimit të organizuar, por për shkak të problemeve të brendshme të këtyre vendeve me ekstremet e djathta dhe për shkak se Shqipëria është një vend me mazhorancë myslimane.

Qëndrimin e shprehur në dhjetorin që kaloi, Rama e rikonfirmoi edhe një herë, me dt. 6 mars 2014, në prani të Komisionerit të Zgjerimit, kur deklaroi se nuk i heq asnjë presje atyre që kishte thënë për shkakun e refuzimit të statusit të vendit kandidat Shqipërisë.

Nacionalizmi pozitiv është pa mëdyshje forca shtytëse më e fuqishme e kombeve drejt horizonteve të reja. Kurse ky lloj nacionalizmi i ngjalave Rama-Meta, nuk është asgjë tjetër veçse, siç thotë Niçe, strofulla e fundit e horave apo shpella e zezë e mafies kombëtare, që është sot armiku kryesor i shqiptarëve.

Me akuzat e tij, Rama, në një akt të paprecedent, nxiti reagimin jo në nivel zëdhënësish apo ministrash të jashtëm por direkt të tre kryeministrave të vëndeve që refuzuan, atë të Kancelares Angela Merkel, kryeministrave David Kameron, dhe Mark Rutte, të cilët informuan opinionin e vendeve të tyre dhe shqiptarët se, refuzimi i statusit të vendit kandidat për Shqipërinë nuk kishte asnjë lidhje me ekstremin e djathtë të vendeve të tyre, as dhe me islamofobinë apo pretendimet e tjera absurde të zotit Rama. Ata, duke garantuar Shqipërinë për mbështetje në rrugën e integrimit në BE, deklaruan se refuzimi i tyre lidhej me zbatimin e ligjeve dhe reformave, luftën kundër krimit dhe korrupsionit nga qeveria e dalë nga zgjedhjet e 23 Qershorit. Kështu për Kancelaren Merkel kërkesa ishte “për të parë progres në zbatimin e reformave për të cilat është angazhuar vendi”. Kurse Kryeministri David Kameron, kërkoi “zbatimin e masave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe praktikat e duhura për forcimin e shtetit ligjor”. Ndërsa Kryeministri Mark Rutte theksoi se: “ajo që i kërkojmë vendit është që të zbatojë reformat për të cilat është angazhuar. Një vend mund të adaptojë një legjislacion të mirë, por është tjetër gjë ta zbatosh atë. Shqipëria angazhimet i ka të mira në letër, por ne duam të shohim se si do t’i zbatojë ajo këto angazhime”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Hollandës, para se të formulonte qëndrimin e tij, vizitoi Shqipërinë dhe konstatoi këtu revanshin e ekzekutivit mbi institucionet kushtetuese, ligjet e vendit, vendimet e gjykatave. Ai deklaroi në dhjetor nga Brukseli se “ne na duhet me shume kohë për të parë zbatimin e ligjeve nga kryeministri shqiptar.”

Pra, Kryeministrat e Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Mbretërisë së Hollandës nuk i thanë Ramës se ata ia dinë lidhjet e ngushta të tijat dhe bashkëpunëtorërve të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndonëse ia dinë shumë mirë. Ata nuk ja thanë keto, sepse shqiptarët, me votën e tyre të 23 qershorit, e amnistuan Ramën jo vetëm në Tiranë por dhe në Bruksel. Por ajo që ata i thanë me gjuhë diplomatike ishte se “ju z. Rama duhet të na faktoni që keni prerë lidhjet e vjetra dhe se je i vendosur për një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, se je i vendosur të zbatosh me paanësi dhe seriozitet ligjin”. Në diplomaci, duhet të dish të lexosh midis rreshtave. Piktori dështak këtë nuk mund ta bëjë sepse e pengojnë, mentaliteti i tij atëror, problemet serioze të shëndetit të tij mendor, si dhe lidhjet e forta të tij me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por europarlamentarët që merren me rajonin dhe me Shqipërinë folën publikisht me Ramën, jo me gjuhën diplomatike, por troç dhe pa doreza. Ata, duke ditur kupolën e miliarderëve në krye të PS, aferat e saj të pista, si dhe morinë e vrasësve trafikantëve e delinkuentëve në të gjithë piramidën e zyrtarëve të mazhorancës. i thanë Ramës në Bruksel se prova e tij është lufta kundër korrupsionit në Partinë e tij dhe lufta kundër krimit të organizuar. Madje, së fundi, Kryetari i Komisionit të Jashtëm të PE-së i deklaroi tekstualisht se “tejkalimi i Kushtetutës nga Kryeministri ndodh vetëm në diktaturë”.

Qëndrimi i dyshes Rama-Meta ndaj refuzimit të statusit është idiotesk, anakronik, mosmirënjohës, turp i vërtetë. Kjo së pari sepse veçimi në fillim si përgjegjëse dhe përpjekja për demonizim në media të Mbretërisë së Hollandës, një ndër vendet jo me të mëdha por më me peshë në BE, NATO, etj., duke shpresuar se do te mund ta izolosh në vendimin e saj, ishte një idiotësi qesharake. Ideja se do mund të kthesh klubin kundër një vendi anëtar, është thjesht paranojë. Së dyti, qëndrimi i dyshes Rama-Meta është qesharak sepse të mendosh se mund të ndryshosh mendimin e qeverive të pesë vendeve që i refuzuan Shqipërisë statusin e vendit kandidat, duke i sulmuar dhe akuzuar ato për islamofobi, nuk bën gjë tjetër veçse rilind këtu, në vargmalet tona, Don Kishotin, Pançon dhe mullinjtë e tij të erës.

Së fundi, them idiotesk sepse, të besosh që Shqipëria, një vend me shumicë myslimane, u refuzua nga pesë vende që, së bashku përbëjnë shumicën politike dhe ekonomike të BE, për shkak të problemeve të tyre të brendëshme me ekstremin e djathtë dhe se ky i fundit, u dikton atyre politikën ndaj Shqipërisë, do të thotë të mos njohësh abc-ën e politikës zyrtare të BE dhe vëndeve anëtare, të proçesit të vendim-marrjes në këto vende, të mos dallosh shoqëritë e këtyre vendeve nga ekstremet e tyre, të mos dallosh mainstream nga sidestream në këto shoqëri dhe të jesh jashtë kohe dhe hapësire me njohuritë për BE dhe vendet anëtare.

Problemi ynë nuk është prania e ekstremizmit të djathtë në disa vende të BE-së, ndonëse ai ekziston dhe ka ndikimin e tij në jetën politike sociale dhe kulturore të këtyre vendeve. Madje në ndonjë vend është një realitet shqetësues. Por përsëri, forcat ekstremiste nuk kanë përcaktuar dhe nuk përcaktojnë dot politika zyrtare të këtyre vendeve, forcat e moderuara, shoqëritë tolarante të këtyre vendeve, janë jashtë çdo kërcënimi real për t’u sunduar nga forcat e ekstremit të djathtë apo të majtë dhe në një farë mënyre të akuzosh këto vende demokratike për ekstremizmin e djathtë nuk bën gjë tjetër vetëm se përpiqesh me klishe të vjetra t’i etiketosh ato.

Problemet madhore në proçesin tonë të integrimit nuk janë dominanca e besimit mysliman, ndonëse BE në këtë aspekt është padyshim, një klub i krishterë, por një klub demokratik dhe jo respublica christiana, apo një klub teokratik. Ata që e mendojnë ndryshe nuk njohin mirë historinë e qytetërimit europian, si një pasuri e shumë izmave të mëdha të njerëzimit.

Eshtë e vërtetë se sot antiislamizmi dhe antisemitizmi janë në përhapje të qartë në Europë, por politika zyrtare e këtyre vendeve është promovimi i tolerances dhe lufta kundër izmave ekstreme.

Të pesë vendet, në tërësi të krishtera, nuk u penguan të organizohen me fuqinë e tyre politike, ushtarake për çlirimin e Kosovës, me shumicë dërmuese shqiptare muslimane.

Pengesë kryesore në rrugën tonë të integrimit nuk është euroskepticizmi i cili është një dukuri e përhapur, dhe që pa diskutim ka ndikimin e tij të fortë dhe gjithnjë më të madh në jetën e këtyre vendeve të lira. Por në tërësinë e tij në rast se, si të thuash, imponon një qëndrim më rigoroz ndaj standarteve europiane vendeve anëtare për vendin tonë, ai nuk dikton politikën zyratare dhe vendim-marrjen europiane të këtyre vendeve. Po të ishte për euroskeptikët dhe për ekstremin e djathtë (dhe këto nuk janë e njëjta gjë), heqja e vizave nuk do të kishte ndodhur për vendin tonë. Alternativa e tyre është më pak, gjithnjë më pak Europë, ndofta deri në zhdukjen e BE-së. Kjo krizë e rëndë, sipas euroskeptikëve, duhej të gllabëronte Euron dhe të shpërbënte BE-në, ndërkohë që e kundërta po ndodh. Kjo krizë po përballohet duke sjellur më shumë se kurrë Europë në hapësirën e BE-së dhe se sot, ideja për më shumë Europë konsiderohet rruga më e sigurt për të shmangur kriza të thella.

Pengesat tona drejt BE, nuk lidhen me ndikimin e lobeve proserbe, të cilat janë një realitet i pamohueshëm dhe jo i parandësishëm dhe në jo pak raste, me potencial toksik albanofob. Por vetëm pak vite më parë në një vendim-marrje përcaktuese këto pesë vende qëndruan në anën e shqiptarëve dhe përdorën fuqinë e tyre kundër nacionalizmit serb.

Bllokimi i statusit të vendit kandidat nuk është vepër e mirëfilltë e albanofobëve jo të pakët që ekzistojnë jo vetëm në rajon, por edhe në Bruksel e madje edhe në parlamente dhe kancelari të vendeve të ndryshme europiane. Albanofobët, të bazuar në urrejtjen, me origjinë nga më të ndryshmet, ndaj shqiptarëve, nuk kanë forcën për të diktuar qëndrimet zyrtare të vendeve të tyre. Jo shumë kohë më parë një ministër bullgar, në një akt albanofobie, grisi para kamerave hartën e Kosovës. Por, albanofobë si ai, nuk kanë diktuar në këto dy dekada politikën zyrtare më miqësore, më proshqiptare të këtij vendi mik, me një kontribut të veçantë e të rëndësishëm në paqen dhe stabilitetin në rajon. Ata diktojnë më shumë me ndonjë shortcut, lidhje të shkurtër, në politikën e qeveritarëve albanofobë aktualë të Tiranës.

Përveç këtyre, qëndrimi i dyshes Rama-Meta është tejet mosmirënjohës. Të pesë vendet të cilat votuan kundër statusit, janë mbështetës ndër më kryesor të Shqipërisë për 23 vjet me rradhë. Po ju rikujtoj këtu, Edi Ramës dhe Metës, që u vërsulën kundër Mbretërisë së Hollandës njëlloj siç i vërsulej dikur Enver Hoxha, Izraelit apo R.F.të Gjermanisë, se në vitin 2010 kjo qeveri votoi, së bashku me vendet e tjera të BE, për heqjen e vizave për shqiptarët, ndërkohë që ekstremi i djathtë në këtë vend ishte më i fuqishëm se sa është sot. Këto pesë vende i kanë dhënë Shqipërisë, direkt dhe nëpërmjet institucioneve ndërkombëtare, një ndihmë të gjithanshme shumë të madhe. Qeveritë dhe përfaqësuesit e tyre kanë votuar në institucionet ndërkombëtare, gjithnjë e dhjetra e më shumë herë, në mbështetje të Shqipërisë dhe shqiptarëve në tërësi. Gjermania e krishterë nuk ka patur vështirësi që bujarisht t’i japë Shqipërisë me shumicë myslimane një miliard euro ndihmë gjatë këtyre 23 viteve, dhe të vendosë shqiptarët në vendin e parë në listën e ndihmave gjermane për kombet e tjera. Keto 23 vite, kanë qenë vitet e solidaritetit më të madh, më të jashtëzakonshëm të kombeve perëndimore ndaj nesh. Në një moment kritik për jetën e kombit, kur diktatura e etërve të Ramës, me politikën e tokës së djegur, po i zhyste shqiptarët si kurrë ndonjëherë në zinë më thellë të bukës, ishin gjemitë e BE-së dhe Italisë mike, që me qindra mijëra ton ushqime, shpëtuan popullsinë tonë nga një katastrofë e vërtetë.

Këto 23 vite, Komisioni Europian ka qenë dhe mbetet donatori ynë i parë dhe kryesor, natyrisht me para të taksapaguesve europianë, ndër të cilat qytetarët e pesë vendeve që refuzuan statusin, janë dhe kontributoret më kryesorë..

Por, edhe në rrafshin politik, në të cilin pesë vendet kanë rol përcaktues, BE nuk ka dëshmuar kurrë ndaj Shqipërisë ndonjë qëndrim tjetër përveçse dashamirësisë dhe mbështetjes së madhe në proçesin e integrimit. Kështu, me dialog serioz dhe argumenta bindës, ne ia dolëm që në Librin e bardhë që botoi ne vitin 1996 Komisioni Europian, Shqiperia të caktohej si vendi i rajonit që meritonte hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Politika zyrtare e të gjitha vendeve anëtare të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë këtu Shqipërinë, konfirmuar në samitet e Sarajevës, Zagrebit, Selanikut, është integrimi bazuar në meritën e këtyre vendeve, pra në funksionimin e shtetit ligjor, ekonomisë së tregut dhe konsolidimin e standarteve europiane. Pas luftës në Kosovë, në samitin e Sarajevës në vitin 1999, atë të Zagrebit të vitit 2000, të Stokholmit të vitit 2001 e në vazhdim, Shqipërisë nuk iu kërkua asgjë tjetër për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit , vetëm zhvillimi i zgjedhjeve lokale të vitit 2000 dhe atyre të përgjithshme të vitit 2001 në përputhje më standartet ndërkombëtare.

Mirëpo socialistët në pushtet nuk ishin të interesuar për zgjedhje të standarteve ndërkombëtare, por për pushtet dhe pasurim personal, pra për fitoren me çdo çmim të zgjedhjeve. Prandaj ata bënë që zgjedhjet lokale të vitit 2000 të vlerësohen nga vëzhguesit ndërkombëtarë si zgjedhje të një vendi jo demokratik, kurse zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001 të mbeten si zgjedhjet më të këqijat në historinë e vendit në të cilat, qeveria me fenomenin Dushk dhe Gjykatën Kushtetuese, i mori opozitës 12 mandate.

Për të kontribuar në zgjidhjen e krizës së krijuar nga zgjedhjet e vitit 2001, Parlamenti Europian organizoi një hiering (dëgjesë) me drejtuesit kryesorë të pozitës dhe opozitës shqiptare dhe miratoi një rezolutë, në të cilën deklarohej se Parlamenti Shqiptar nuk shpreh vullnetin e zgjedhësve shqiptarë dhe se PS nuk mund të zgjedhë me votat e saj në parlament Presidentin e vendit, rekomandoi zgjedhjen e një presidenti jo socialist, konsensual, si kusht për njohjen e tij nga Bashkimi Europian dhe për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Nga viti 2005 deri në vitin 2011 proçesi i integrimit të Shqipërisë pati ecuri të pandalshme, krejtësisht normale gjer në momentin në të cilin në mënyrën më të pabesueshme njeriu që sot anatemon të tjerët do ta bllokonte atë me kurthin e tre ligjeve, për votimin e të cilave ishte rënë kohë më parë dakort.

Por Rama-Meta, sulmin e tyre anakronik mosmirënjohës dhe idiotesk ndaj vendeve që refuzuan statusin Shqipërisë, e kanë kryesisht për konsum të brendshëm.

Me këto reagime dyshja Rama-Meta, mendojnë të bindin shqiptarët se faji për vendimin e Këshillit të Mministrave të BE për refuzimin e statusit të vendit kandidat nuk qëndron tek korrupsioni galopant dhe sistemi kleptokratik që ata po instalojnë me shpejtesi, as tek dosjet e dorëzuara për korrupsionin e njëri – tjetrit, pra nga vet Rama për Metën dhe Meta për Ramën, në kancelaritë e vendeve që refuzuan statusin, nuk qëndron tek lidhjet e tij direkte dhe të pushtetarëve të tjerë të niveleve më të larta me krimin, nuk qëndron në dhunimin, rrëzimin e neneve të Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe gjykatave të tjera me vendime qeverie, si në asnjë vend tjetër dhe përpjekjen për instalimin e shtetit policor, nuk qëndron në ndërprerjen antiligjore dhe antikushtetuese të mandateve të institucioneve të pavarura, as dhe në gijotinën e tyre politike ndaj administratës publike, por qëndron jashtë Shqipërie, qëndron në vende që të “molepsura” nga islamofobia, ekstremistë të djathtë e fashiste dhe albanofob nuk i duan apo i kanë frikë shqiptarët..

Nisur nga ky interpretim i rremë Rama –Meta, në karshillëk të hapur ndaj motiveve të refuzimit të statusit nga pesë vendet, vazhdojnë sot të përdorin votën e mazhorancës së tyre si kazëm ndaj Kushtetutës, ligjeve, vendimeve të gjykatave, rrënimin e administratës publike duke shkarkuar mbi 5000 punonjës të saj. Ata vazhdojnë betejën kundër opozitës, të cilën Rama e cilesoi si “gropë septike”, duke arrestuar dhe inskenuar “flori të vjedhur” apo “vula të KQZ” në shtëpi për eksponentët e saj “si dikur armët në kishë” nga Sigurimi i Shtetit. Ata vazhdojnë me vendosmëri betejën kundër institucioneve të pavarura, duke shkarkuar në kundërshtim me ligjin kryetaren e ILDKP, vetëm e vetëm se ajo, me dt. 6 mars të vitit që kaloi, nisi hetimin e deklaratës së pasurisë të z. Rama për vitin 2010, vit në të cilin ai kishte qënë kryetar bashkie dhe se thirri të shoqen e z. Rama për të dhënë sqarime mbi fondet e ndërtimit të pallatit 5 katësh, për të cilin nuk ekziston asnjë faturë bankare, tatimore apo doganore. Rama në karshillëk të hapur zëvëndësoi kryetaren e ILDKP duke marrë kompetencat e Presidentit të Republikës, mbasi ligji për ILDKP përcakton se: pasi krijohet vendi vakant, Presidenti i Republikës brenda 15 ditëve dërgon në Parlament dekretin me dy kandidatura për kryetar ILDKP. Kurse Rama, për të kryer votimin me dy kandidatura shmangu dekretin e Presidentit dhe futi në votim znj. Xhuka që sapo e kishte shkarkuar, dhe kandidatin që ishte rrëzuar vetëm dy vjet më parë.

Këto qëndrime anakronike të dyshes Rama-Meta, këto veprime, të cilat sipas komisionerit Fyle ” po të shkruheshin në raportin e Shqipërisë për vendet anëtare, për ne, do të kërkoheshin jo 5 por 25 prioritete”, nuk janë krejt të parrezikshme. Edi Rama nga njera anë sulmon ata që kërkojne zbatimin e standarteve nga ana tjeter ai vazhdon të përdorë votën e qytetarëve si kazëm për rrënimin e tyre dhe ndërtimin e pushtetit të tij personal. Rama mban këtë qëndrim sepse pas votimit të tij më 23 qershor, ai, njeriu që kishte bllokuar integrimin, beson se ky proçes nuk është një interes imediat elektoral për qytetarët. Përveç kësaj, në revanshin e tij të papërmbajtur, Rama shfrytëzoi faktin e hidhur se, per ne shqiptaret vetëm 22 vjet më parë demokracia ishte jo një traditë por një aspiratë për t’u ndërtuar. Në opinionin tonë publik, mungon ndjeshmëria e duhur dhe njohja e rëndësisë përcaktuese të kritereve të Kopenhagenit dhe standarteve europiane per integrimin e vendit ne BE.

Rëndom, ngushëllojmë veten apo rrahim gjoksin se ne jemi Europë, se si kombi më i lashtë ne kemi kontributin tonë etj etj. Por, në këtë arsyetim, bazuar në të vërteta të pamohueshme, qëndron dhe një dëshmi e qartë e mosnjohjes së BE dhe proçesit të integrimit.

Po, është e vërtetë se ne, gjeografikisht dhe historikisht, jemi Europë por aktualisht jemi larg saj. Bashkimi Europian nuk është Europa e të shkuarës apo Europa historisë, ndonëse të dyja ato aty janë. BE-ja, para së gjithash, është Europa që u krijua pas Luftës së Dytë Botërore nga ish-armiq që, në luftën më të egër të historisë, rrënuan njëri-tjetrin me qëllim që historia të mos përsëritet, është Europa e paqes, prosperitetit e bazuar në një univers të tërë vlerash, parimesh, standartesh, ligjesh, praktikash, kriteresh, respektimi i të cilave ka bërë të mundur që këto kombe dhe qytetarët e tyre të gëzojnë sot paqen më të gjatë në histori, lirinë më të gjërë, zhvillimin dhe prosperitetin më të madh në ekzistencën e tyre. Në këtë hapësirë, ndofta mrekullia më e madhe e të gjithë kohërave, energjia negative e krijuar, krizat, konfliktualiteti i vendeve të saj karshi njëri-tjetrit që dikur shpërthenin luftra, agresione, është sublimuar në solidaritetin e ndërsjelltë më të pashembullt në memorien e Europës. Kriza e fundit, më e thella në historinë e 80 viteve që shkuan në Europë, nuk eci drejt zgjidhjes me konflikte të armatosura si pararendësia e saj, por prodhoi dhe solidaritetin më të madh në histori, bashkëpunimin më të thellë për kapërcimin e saj. Pra ne, për t’u vendosur në këtë hapësirë, e cila në kontinentin e vjetër mijëravjeçar është tërësisht e re, është vetëm 63-vjeçare, duhet të kemi të qartë se rrugën drejt saj e kemi nisur, si të thuash, nga sipërfaqja e pasme e hënës.

Kjo është e vërtetë edhe në rast se iu referohemi vetëm 60 viteve të fundit dhe të lemë mënjanë historinë tonë më të vështirë në Europë, histori pushtimesh të gjata, urbanizimi tejet diskret, zhvillimi pothuaj të ndaluar, që nuk përjetoi dot reformën, skepticizmin e saj si periudhë e ndritshme për kombet e tjera, pra më shumë histori e dhimbshme mbijetese e një kombi me rilindje, alfabet, shkolla shqipe te vonuara. Pesë dekadat e fundit, të shekullit që shkoi për ne shqiptarët ishin vitet e shtypjes dhe terrorit më të egër në historinë tonë, izolimit më të thellë, antivlerave dhe urisë kronike e mjerimit më të madh.

Prandaj sot, çdo shqiptar duhet të jetë e qartë si drita se rruga e vetme e sigurt në udhëtimin tonë drejt Europës është konsolidimi i shtetit ligjor demokracisë, institucioneve të saj. Ky është dhe interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë, të të gjitha bindjeve politike. Kjo është njëkohësisht përgjigja më efiçente ndaj euroskeptikëve, albanofobëve, ekstremistëve etj., por dhe mënyra më e mirë për të siguruar nga miqtë tanë, SHBA, etj., një mbështetje të gjerë dhe solide për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sot problemet e vendit në rrugën e integrimit, para së gjithash, janë të lidhura me shkaqe pothuaj kryekëput shqiptare dhe më së pari, me qëndrimin politik të papërgjgjshëm të PS dhe LSI ndaj proçesit të integrimit dhe ndaj standarteve europiane.

Mjafton të rikujtojmë këtu zgjedhjet lokale të Korcës, ndryshimin e Kushtetutës, ligjeve dhe vendimeve të gjykatave me akte normative, vendime të qeverisë, qëndrimin armiqësor ndaj institucioneve kushtetuese dhe të pavarura, Presidentit të Republikës, KLD, shkarkimet e paligjshme të drejtuesve të ILDKP, Institutit të Statistikave, Agjensisë së Luftës Kundër Pastrimit të Parave, Avokaturës së Shtetit, Komisionit dhe Agjensisë së Prokurimeve Publike, “dizinfektimin” e administratës publike, që të gjitha këto në funksion të pushtetit personal të dyshes Rama-Meta.

Në këtë moment kritik kur do të vendoset për statusin e vendit kandidat por dhe në vazhdim mendoj se debati në shoqërinë tonë për integrimin europian dhe kërkesat, kriteret që duhen përmbushur në këtë proçes, duhet të ngrihen në një nivel të ri.

Në këtë kontekst, opozita duhet të vazhdojë mbeshtetjen e plotë të integrimit por dhe betejën, pa kompromise, për mbrojtjen e standarteve europiane. Ajo duhet gjithnjë të lobojë në favor, me bindjen e plotë se Shqipëria e meriton plotësisht statusin e vendit kandidat. Por, çdo dhunim i shtetit ligjor, është para së gjithash dhunim i opozitës dhe lirive e të drejtave të qytetarëve. Opozita që bën kompromise në qëndrimin e saj ndaj vlerave të demokracisë, është e destinuar të zhduket.

Një rol të dorës së parë në mbrojtjen, promovimin e vlerave demokratike mund të luaj bota akademike, shoqeria civile dhe inteligjenca e vendit të cilat janë qartësisht proeuropiane, por ende me një zë tejet diskret dhe të mekur. Zëri i tyre mund të jetë shumë më i fuqishëm në veprimtari, projekte, konferenca, seminare, shkrime, debate për krijimin në Shqipëri të një koncepti realist për proçesin e integrimit europian, detyrimet dhe leverditë tona në këtë proçes.

Roli apo misioni i mediave të vendit në këtë debat është i pazëvendësueshëm. Në shkrimet, analizat, editorialet e mediave tona, standartet europiane në tërësi janë mungestarët e mëdhenj dhe ky është një problem shumë serioz për ne. Gazetarët, analistët, si avoketër të interesit publik do të mund të japin një kontribut palcor në projektin e të gjitha projekteve tona në rast se zhvillimet në vend do t’i shqyrtonin dhe vlerësonin në raport me ndikimin e tyre në proçesin e integrimit.

Mirëpo, përveç disa debateve egzotike që zhvillohen pas botimit të raportit të Komsionit Europian apo pas vendimeve të Brukselit, problematikat, shkrimet, debatet në media për proçesin e integrimit në tërësi janë të rralla dhe duhet të pranojmë se rëndom gjen dhe analiza, interpretime të raporteve tona me BE, jo vetëm sipas interesave të ngushta partiake por kur tentojnë të jenë të pavarura, ato bien në nuancë romantike.

Në media, Edi Rama, njëlloj si në Parlament, operon me dy ose tre sharës të paguar apo me kripto avoketër që, për të lehtësuar dhe justifikuar Ramën, shpifin për opozitën.

Ndoqa një ditë “prapa perdeve” të Opinionit të TV Klan, një nga analistët i thotë në një moment B. Klosit: “Jo, këto që bëni ju me policinë, këto Europa nuk i don. Më mirë të mbanit Burgajn, Vocin sepse ata për ju do punonin”, dhe vazhdoi me tej, “gabimi juaj është kur thoni se ne nuk zbatojmë ligjet e Saliut dhe këtë Europa nuk e pranon dhe Saliu mezi pret të nisë ato në Bruksel”. Ky ishte debat i sinqertë por ç’e do, ishte prapa perdes. Në studio atë e bllokon autoçensura.

Mirëpo, këto zotërinj duhet të kenë të qartë se, në një kohë që opozita është zotuar të mbështesë pa kushte çdo ligj apo reformë që nevoitet për proçeset e integrimit, përgjegjës për standartet për BE-në, vendet anëtare, është qeveria. Kështuqë ndihma më e madhe që mund t’i japin qeverisë, avoketërit e saj në media apo parlament, është mbrojtja e shtetit ligjor, pa patur frikë se po ndihmohet opozita.

Ndaj dhe thirrja ime më miqësore për parlamentarët e fjalës së lirë, është që në interesin më të mirë të rolit të tyre të kenë më shumë Europë në shkrimet, analizat, opinionet e tyre.

Si përfundim, qershori po vjen, unë mendoj se Shqipëria meriton plotësisht dhe do të vlerësohet pozitivisht për statusin e vendit kandidat. Vendi, mbi bazën e suksesit të padiskutueshëm të reformave, ka marrë dy herë rekomandimin e Komisionit Europian për statusin e vendit kandidat.

Ky status u pengua në vitin 2012 nga Edi Rama me mos votimin e tre ligjeve dhe u refuzua në vitin 2013 për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Edi Ramës ndaj shtetit ligjor. Mendoj se është e pamerituar të ndëshkohet, për të tretën herë një komb, për shkak të një personi me probleme serioze psiqike dhe që ka si interes të vetëm pasurimin dhe pushtetin e tij.

36 komente në “Berisha: Shqipëria meriton statusin, pengesa Rama-Meta”

  1. qerosi says:

    Pse ia fut si kau pelës ky shpirtkatran.Nga e mori vesh ky se ç’mendon Merkel, Kameron etj.Ky e shet sapunin për djathë e si bën tërr syri.

    1. bimi says:

      Cfare eshte ky psikopat more? Injoroheni, injoroheni, redaksi e nderuar…

      1. saimir kodra says:

        Sali Berisha: Nje qenie biologjike
        i pandreqeshem! Qe do te thote se ne
        kodin Zooveteriner;-Ekzekutohet!
        Ndryshe Shqiperia do te bezdiset nga
        prezenca e ketyre lloje gjallesash,qe
        quhen “Zagaret”e Bashkise,e cila i fut
        si tufe ne Sallen e Kuvendit,vetem per
        te uluritur!…p.s.
        Mendoj se nuk ka nevoje per vendim Gjykate!!!
        apo jo Jar Nishani?

    2. Bravo ju te Temes,sa mire keni kohe e durim te postoni budallalleqet e nje krimineli,sa publicitet i beni njeriut ma negativ qe ka pasur Shqiperi

    3. feniks says:

      Sali Berisha eshte nje GJASRPER NGA ME HELMUESET NE BOTE!!!
      Ai eshte ARMIKU ME I RREZIKSHEM PER SHQIPTARET dhe duhet eliminuar sa me pare!!!
      Ilir Meta te mos vazhdoje per asnje sekonde,qe te lejoje kete kelysh serb,qe te PERDHOSE FOLTOREN E KUVENDIT dhe te baltose nje popull te tere me RRUGACERITE E TIJ PERVERSE!!!
      Edi Rama!
      Sa me pare gjel MODALITETET e shkarkimit te PRESIDENTIT TE REPUBLIKES dhe reformimin e DREJTESISE!!!
      Kryetari i SHIK-ut duhet te shkarkohet urgjentisht!!
      Ne se Nishani nuk e pranon,atehere eshte nje fakt me shume kunder tij!!!
      Edi Ramna!!
      Me tolerimin KRIMINAL,qe po i ben Berishes dhe veglave te tij ne DREJTESI e kudo,po ZHGENJEN TMERRESISHT POPULLIN QE TE VOTOI DHE ,NE SE NUK REAGON,do te jemi ne te paret,qe do te jemi KUNDRA TEJE!!!
      Nuk na interesojne zyrat pompoze te punes,PA PUNE ,por SHTETI
      LIGJOR!!!
      SHPORRI JURISTET,qe ke se jane te PA AFTE ose te shitur!!!
      Berisha po t’i hedjh poshte nje nga nje te gjitha aktet,qe ke miratuar!!!
      TURP I MADH PER TY!!!

    4. sh q i p says:

      nuk e ka bere saliu shkrimin. ai s’di te lidhe fraza. me siguri e ka bere profesori desares.si do qe te merret ky mbetet ne nivelin kafsheror te perceptimit te gjerave. ne fakt ai e di qe mund te flase(lehi) sa te doje. kjo jo per merite te tij. vetem per faktin se ne kete territor qe quhet shqiperi drejtesia ka vdekur pa lindur ndonjehere. ne ne europe nuk futemi. kete ta vere vath ne vesh çdo njeri, edhe meta bashke me ramen. jo se nuk duam ne apo ata. vetem per faktin qe brukseli pret te ndodhe ajo qe duhej te ndodhte qe ne 97en. pret te ndodh ajo qe natyrshem ndodh ne kroaci, ne gjermani, ne italine qe kemi perballe. ne te gjitha vendet ku k.m. e kane lidhur me pranga edhe kur ka tentuar te largohet si tinzar. mirpo ne na flasin per ligje e per pika. gjepura, ato behen. po edhe nese nuk miratohen ne nje kohe te afert , themelorja eshte qe ata presin veprime konkrete e jo debate boshe. me falni po kur i referohen korrupsionit apo krimit, ç’pandehni se kerkojne? alabaket ordinere qe sigurojne aq sa per te shtyre diten apo javen? po pse duhet te jemi kaq naiv. po gjerat jane sheshit. si mund te pranoje europa apo amerika norma te tilla qe bien ndesh me kulturen e tyre . si mund ta gelltisin ne strazburg apo hage nje si mediu qe minimumi as dorheqjen nuk jep kur hidhet vendi ne ere e kur vdesin edhe femij ne rastin e gedecit. po si mund te na pranojne ne, aq me teper nje njeri qe vret me gjakftotesi ne mes te bulevardit njerez me duar ne xhepa. si munden valle ata te ulen me nje si ky zullumi ketu lart e te rrahin mendime per popujt europiane. po a keni idene se sa larg objektivit jemi. po mire ata nuk kane diplomate ne tirane qe informojne per tentativat e doktor orrorit per te destabilizuar gjendjen. po duhet te jemi shume te mefshte te besojme qe europa te na thote o ligje me konsensus edhe kur e drejta e parlamentarizmit shkelet duke i kthyer debatet ne sharje makabre, ose bindjuni berishes , ose keshtu nuk mund tju fusim ne b.e. po ky eshte absurditet o njerez. kete as guxojne ta mendojne parlamentaret europiane e jo ta artikulojne si kerkese. nje qeveri tregon aftesite e saj duke qene determinante dhe e vendosur ne ate çka ne program . zvarritjet terhiqe e mos e keput jane peme pa kokrra. per me teper i japin mundesine ketij kafsherorit ketu lart te ringrihet edhe nje here me egersisht e me barbarisht se me pare. e nese kjo ndodh me e pakta shqiperia nuk do jete me shtet. e nuk do kete me njeri qe do te mund te beje nje jete normale ketu. dhe ne fakt qe te gjitha keto te realizohen ashtu siç edhe ne mezi presim, duhet qe hallkat e shtetit te funksionojne. po te gjithe jemi deshmitare te pengesave te panumerta qe has ekzekutivi nga ana e istitucioneve te pavarura. sidomos kur behet fjale per pushtetin e trete , drejtesine. vetem faktet e nxjera kohet e fundit nga media, apo denoncimet e shumta te k.l.sh. te bejne te alarmohesh me gjendjen mjerane ku eshte sot drejtesia. denoncime e dosje qe rrine te mbyllura ne prokurori, shkresa shteterore qe zyrtarizojne hapur vjedhjen. nuk ka ndodhur as me zogun e as me enverin. kjo qe pame dje i kalon te gjitha imagjinatat e paligjshmerise. minimumi aja endira me fytyren e fryre me majabirre dje duhet te flinte ne rajonin e policise. dhe me tere ato shkelje e abuzime zor se do bente dush ne shtepine e vet per disa vjet. apo ky i sh.i.sh. qe as duhet ta kaloje pragun e oborrit te istitucionit se eshte komplet i jashteligjshem. apo per rastin skandaloz te ati gjyqtarit ne kavaje qe duket se fle ne nje krevat me krimin. e pra miq keshtu as mos e mendoni europen. dhe kjo sepse ky mostra qe duket ketu lart e qe eshte deputet e ka mbjelle e tani po i korr frytet e ketij ferri.

  2. 321 says:

    nuk ma ha mendja se e lexon njeri deri ne fund kete artikull…dihet se per cfare flet ky
    tema thjeshtojini ceshtjet qe ngrini per diskutim

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ky ndoqi “prapa perdeve” dike nga ekrani..Vetem ky kishte ekses per te pare dicka te tille, te tjeret shohin rreklamat..Bjeri legenit bjeri..S’te lexova pervec paragrafit, qe ky I tha atij qe e pa ate, sic e degjove ti…Njeri I lajthitur..

  4. Bakja says:

    Zoti Edvin Rama o shporr kete shushunjen ne burg per krimet qe ka kryer? Ose zhduku dhe ti bashke me llumet qe po te ndjekin mbrapa bythe. Me mire te vetqeverisim ne kaos deri sa te ngelen 10 veta ne gjithe Shqiperine sepse jemi kulture e degjeneruar.
    Doni shembull: KA MUNDESI TE ME THOTE NDONJERI ME FAKTE QE TE KETE NJOHUR 1 POLITIKAN TE NDERSHEM QE S’KA MARRE RRYSHFET KETO VITE TE ASHTUQUAJTURA DEMOKRACI?

  5. sarandjoti says:

    Ishe k/Ministri,eshte shume i zoti, eshte njeri me dy fytyra,me nje gure vret dy zogj.1-Ndersen,islamofobet,shqiptaro-fob te europes,kundra dhenies se statusit gjithe diten e gjithe vitin,dhe naten qe ata flen gjum u kujtone atyre, qe Shqiptaret e mertojne statusin.2-Ish K/Ministri,gjithe diten, dite per dite,shan,ofendon,akuzon,me shpifje dhe akuza,rrugacesh,kr./Ministrin,dhe mbasditeve me qe nuk ka shume pune tashti,u thot shqiptareve,qe kr./ministri paguan nja dy, tre shares,per te share enjgjellin Sali…Me gjithe mende gjynahe nuk eshte/.

  6. ILIRET says:

    Luften e pare boterore e perballoi ky rrota. Edhe te dyten po ashtu. Po renien e tij nga pushteti, ba ba ba baa, nuk po e duron dot. I duket sikur Edi Rama i ka rrebyer karrigen qe eshte vetem e tij.

  7. mete says:

    Ik o RROT K…

  8. kitara e thyer says:

    Ti dhe fara jote eshte problemi… dhe eshte halli yne jo i Europes, por ti nuk ke faj,se te perkushtoheshin per te treguar vendin ty sa per cadren e gjirit te kurvave do e quaja une, nuk do birbiloje,por do pranoje te gjitha krimet qe i ke bere ketij populli, qe fatemiresisht ti di te gjitha pervec se nuk di ku i ke llogarite bankare dhe pronat dhe aksionet ekamufluar qe dashte zoti tja kthej te zotit, shqipetareve.

  9. kompasi says:

    Sales i dogji fort ftesa e kancelares merkel per ramen prandaj po shfaq marazin e tij per kete arsye.Sa per integrimin e shqiperise ,ne keto momente u lehtesua disi puna pasi frika e rusise do beje punen e vet per te lehtesuar afrimin e vendeve si shqiperia ne europe.Sa per zgjuarsi ky eshte aty aty me jarin.

  10. BASHA DHE BERISHA JENI TURPI I KOMBIT, PRANDAJ LARGOHU. says:

    Berisha ishte president, kriminel dhe kryeminister dhe nuk u integrua Shqiperia. Shqiptaret nuk e votouan Berishen, prandaj Berisha duhet te ike edhe nga politika. Qeveria Rama-Meta dhe ne vecanti shqiptaret, nuk kane nevoje per Berishen, tashme Berisha duhet te largohet plotesisht edhe nga politika.

  11. ela says:

    Ti nuk meriton as gjë vetëm të kalbesh pas hekurave , më ngjall mëshirë

  12. nisa says:

    E vetmja pengese ne gjithe keto vite ke qene ti more plak i rrjedhur

  13. Lirim says:

    Statusin e Shqiperise e prengove ti krimineli komunist qe te solli ne pushtet Ramiz Alia. Ti e tradhetove Demokracine qe bne ditet e opera, ti e shkaterrove bujqesine Shqiptare qe mbabte me bukre e pasuri popullin shqiptar, ti e shkrtetove bujqresine, Tani bujqesia e copetuar ne therrmiza do te vazhdoje me shekuj te jete me e prapambetura e Evropes. Qeveria dhe Kuvendi te kthejne pronat e grabitura qe ne bujqesi te organizhen fermat modern me ndihmen e investitioreve dhe te vihet buiujqesia ne udhe te mbare per mireqenjen e shqiptare, per punesimin e shqiptareve qe punojne argate ne shtet fqinje, dhe per zhvillim we turizmit, nje bujqesi e peparuar e ben terheqe pamjen dhe ekonomine per te terhequr turistet e shumte. Shqiperia eshte aq shume bukur dhe e pasur sa ajo mundet te jete vendi krejt turistik dhe shqiptartet te kene te ardhura te bollshme.

  14. Denisa says:

    Po ku ke goje te flasesh ti per pengesa o plehera e vendit tone,ti qe nuk i ke bereasgje shqiperise vecse e ke cuar drejte humneres,ti qe vetem ke vjedh.
    Ti nuk duhet te besh asgje tjeter,vecse te kalbesh ne burg o i mjere!!

  15. Djall me brire says:

    Epo boll me kete mut Sali Berishe dhe ju te medias. Nuk hapim dot televizorin apo ndonje faqe gazete se gjithmone do te dale fytyra e tij e ndryshkur qe reflekton vetem egersi, poshtersi, pisllek ne pamje dhe ne goje. A nuk e kuptoni se ju po e mbani gjalle kete te cmendur duke i botuar cdo mari te tijen. BOLL.

  16. Delli USA says:

    Ketij njeriu vetem burgu ja sjelle trute ne vend.Gjithe jeten eshte mare me rrena dhe me cpifje,kerkon shtet ligjor kerma,a thua se e zbatoj ndonjehere kur ishte ne pushtet.Mire bene Tema qe ja boton shkrimet e facebookut,se keshtu na neveritet me shume ky pervers.

  17. shpatar says:

    Qe kemi bere perparime kjo nuk vihet ne dyshim .Shporrem nje te shitur qe punonte per te tjeret e per vehte dhe jo per shqiptaret .Tani nis puna e shqiptarve drejte Evropes.
    Une jam i bindur se statusin do ta marrim kur Rama -Meta te fusi ne burge kete shemtire qe saboton qellimishte integrimin e Shqiperise .

  18. ” MIRE RAMA,SE NUK ISHTE DAKORT EDHE VITIN E KALUAR”,MEGJITHESE I VUNE EDHE NJE ORE TE PARLAMENTI PER TA DISKRETITUAR,,,,,,, PO KY ILIR META C’PATI QE “DOLI” KUNDRA INTERGRIMIT!? Po ky ka edhe emrin e partise,”levizja sociali ste per intergrim” ! E SALI? Si shpjegohet qe kur jane me ty ,si hajdutet,kriminelet,burgaxhinjte ,te perndjekurit nga ish partia JOTE,PRA NGA TI ,JANE TE MIRE? Pse me t’u larguar nga TI,O Sali,behen te keqinje e deri kundra vendit te tyre?

  19. tirona says:

    foli mongoliti.

  20. Sas says:

    Sali ti ke rrjedhur nga mend duhet te mbyllesh te pavioni 17!!!!!

  21. fshatari says:

    hahaha ky po e konfirmon perdite qe ka ik nga kjo dynja.Por e keqja e madhe eshte se qe kur ky ka dale ne opozite, histeria e tij ka shperthyer, me krimin, tritolin e vrasjet dhe ben si i mire e kujton se populli i beson qe atij i hapet barku per te, aman ik ik se 8 vjet cfare nuk bere vodhe sa deshe, vrave e preve per 23 vjet, shave e sle njeri pa i vene lloj nofkash, e tani je bere si budalla ti qe di se cfare mendojne edhe kokat e shteteve te tjera per statusin e shqiperise,eee se ne fakt vine e te thone ty per te gjitha se je koke e madhe ti shpellar serbi.

  22. Emigranti says:

    Sali baba si nje fshatar I pagdhendur dhe si sheik I veteshpallur nga hajduteria si familje nuk duhet te flasi sikur eshte I shqetesuar per hallet e ketij populli. Gjeja me e mire qe mund te bej my sharlatan eshte te largohet si Nano e te shijoj paret e vjedhura.Ligesia e ketij fshatari shekullor eshte ne gen.Mallkuar qofte ajo bushter qe polli kete moster me mire te kishte pjelle nje cope dru se do ishte ngrohur nje dimer te tere.

  23. Robo says:

    Po ku lexohet gjith ky artikull ku flitet per Shalen…?

  24. alket says:

    o TEMA po cfare po beni more njerez,pse po i kushtoni nje faqe te tere ketij PLEHERE ,pse na iritoni qe te prishim dhe edukaten qe e kemi te trasheguar nga familjet tona,lereni ore kete PLEHRE atje ku e ka vendin ne mes te PLEHRAVE .Po a ka sot njeri qe nuk e njeh kete fatkeqesi te mbare KOMBIT!?Lere o Z.BAZE ne harese ,pamvaresisht se gjaku qe ka derdhur nuk harohet kollaje,por duke mos e pare dite per dite ne shtypin e shkruar ,mbase ju letesohet sado pak dhimbjet njerezve dhe kombit ………………..

  25. perla says:

    gjith te keqiat qe ikesjedhur shqipetarve dhe akoma vazhdon,per mos ta cuar kete popull drejt be.por do ti apo zdo ti ne qrshor shqiperia do futet ne be,se shba dhe europa do ta mbeshtesin kete qeveri.mirupafshim ne qershor

  26. ditto says:

    Nuk shkruhet hiering por hearing (keshtu shkruhet anglisht ne Vicidol apo e ke mesuar nga mbesa?)

  27. tarrasi says:

    nga tekemi o prel qenke fare pashkoll epaleje me ne politik hhhhhhhhhhhhhh prela pranushi lushi ju sjeni kurrkushi hhhhhhh

  28. manos says:

    as qe nuk e mar mundimin per te lexuar keto qe ka thene ky shpellar.deri dje nuk qeverisi me kokmadhin? tani po pengon integrimin. NUK E KUPTOJ PER CFAR INTEGRIMI NA FLISNI. POPULLLI NUK KA BUK TE HAJ, NUK KA PUNE,NUK KA SIGURI PER JETEN,DHE ME E KEQA ESHTE SE AS NUK KA PATUR AS NUK KA PER TE PASUR SHTET ME KETA POLITIKAN QE KEMI.KU VETEM POLITIKAN NUK JANE

  29. Dora says:

    Mos e shani te shkretin, u keput ne mes duke punuar per kombin e tij. Nuk e shihni sa gjate ka shkruar, i ka marre nje jave te shretit ta permbledhe gjithe ate material.

  30. sh q i p says:

    po a e sheh o moster se si pergjigjet populli. po ç’kafshe e peshtire je mor pis qe nuk te bejne pershtypje as sharjet. kjo verteton genin kafsheror qe keni ne familje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje