Reforma Territoriale/ Arvizu: Gjeni konsensusin, kemi nevojë për dialog konstruktiv

28 Mars 2014, 11:43Politika TEMA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu i ka drejtuar një apel politikës shqiptare që të arrijë konsensusin për reformën territoriale, të cilën e konsideroi si jetike për shërbime sa më të mira ndaj qytetarëve. Apelin diplomati amerikan e bëri gjatë prezantimit të procesit për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale për Decentralizimin dhe Qeverisjen Vendore, ku merrnin pjesë edhe ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni.

“Jam këtu për të shprehur mbështejen time të fortë, mbështetjen e SHBA ndaj këti grupit të punës për decentralizimin. Çasti i përligjshëm i kësaj përpjekje është i përshtashëm. Në fakt reforma territoriale dhe administrative janë shumë të rëndësishme. Në të vërtetë kemi më shumë nevojë për dialog konstruktiv dhe më pak për dialogun jokonstruktiv. Ky lloj grupi pune mund të shërbejë tani dhe në plan afatgjatë. i nxis të gjithë në këtë sallë dhe kolegët tuaj me të cilët bashkëpunoni të rrokni këtë mundësi. Decentralizimi është i rëndësishëm jo si qëllim në vetvete, por për përmirësimin e të gjitha shërbimeve që i ofrohen popullsisë dhe për këtë arsye duhet të shihet si përparësi. Reforma Territoriale dhe decentralizimi janë të rëndësishme për Qeverinë shqiptare, Qeverinë e SHBA-së dhe popullin shqiptar. Nuk do jetë e lehtë, do nevojitet shumë punë, ndaj është me rëndësi të ruani vrullin dhe të ecni përpara. Ju uroj suksese dhe dua të nënvizoj faktin se ne do t’ju ndjekim në këtë proçes”, theksoi diplomati amerikan.

Ai vlerësoi reformën administrativo-territoriale të lidhur ngushtësisht me reformat e tjera që do ndërmerren në funksion të zhvillimit shumëdimensional të vendit. Sipas Arvizu, decentralizimi e qeverisjes vendore dhe reforma administrativo-territoriale do të mund të prodhojnë një qeverisje më të përgjegjshme ndaj kërkesave dhe interesave të qytetarëve.

Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, vlerësoi strategjinë si hapin e parë drejt decentralizimit të pushtetit vendor. Sipas tij, pavarësia e pushtetit vendor është mënyra më mirë për ta shndërruar atë në promotor të zhvillimit dhe për ta bërë më eficent në ofrimin inovativ të shërbimeve publike.

“Në kuadër të reformimit të qeverisjes vendore, reforma e decentralizmin është thelbësore”, theksoi ministri.

Sipas tij, Qeveria nëpërmjet kësaj strategjie, synon t’i japë fund një sistemi jo funksional të qeverisjes vendore dhe t’i shërbejë modernizimit të shtetit”.

7 komente në “Reforma Territoriale/ Arvizu: Gjeni konsensusin, kemi nevojë për dialog konstruktiv”

  1. Ariu nga Korabi says:

    Akoma nuk ka ikur ky ? Apo s’i bën zëmra të ndahet nga “miqtë” e tij (Sala me shokë…)

  2. Korabi says:

    ARVIZU,JENI NJE KAPITULL I PERFUNDUAR NE POLITIKEN E MBRAPSHT TE SHTETIT SHQIPTAR.Ishit ju qe i karikuat djajt me 21 janar 2011,dhe sot ata kane dale nga llamba magike se saj te deshires suaj.Cdo fjalim i juaj tashti tingellon si bombe ne veshet e cdo shqiptari te ndershem.Ju vazhdoni,po askush nuk do ta vershellei me..Largimi juaj sa me pare do qetsonte shpirterat e familjarve te vrare ne ate 21 janar.

  3. Konsencusin Z.Arvizu e kane dhene Shqiptaret me 23 Qershor kur hoqen ne menyre spektakolare nje qeveri te korruptuar deri ne palc.

  4. Toma says:

    mire e ke po a bahet konsensus me plackites, e hajdute e kriminele per te vendosur rendin e ligjin….? si skane turp qe shkojne perdite te godina e vjedhur e SHQU-se

  5. Tomorri says:

    MOre nuk me pelqen fare kur jep ndonje mendim ky duke e sheqerosur me shprehjen “mbeshtetjen e SHBA.
    Nuk e di por me duket se ky ka shume borxhe ndaj popullit shqiptar dhe me shume ndaj atyre qe sote jane pa prinder dhe pa perkrahje.
    Te te rroje burri shtetit z. Arvizu dhe me duket se ate shprehje ti kur del ne popull e perforcon akoma duke na bere karshillek se,ja ku me kini ketu perseri dhe une perseri do te flase siç ma do qejfi mua dhe jo sipas interesave tuaja.Te pakten keshtu me duket mua ,ishalla qofsha i gabuare une.

  6. zeri i amerikes says:

    KU SHKEL ARVIZ(I)U DHE FEV ZIU NUK MBIN ME BAR!

  7. era says:

    Me “burrin e shtetit” te gjeje konsensus ?! Ky kumbar( i burrit te shtetit dhe yllit ne ngjitje) e njeh shume mire situaten por tall prapanicen me shqiptaret.Ai qendron ketu per te mbrojtur interesat e vendit te vet dhe rri qe rri, hedh donje mufke sa per konsum mediatik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje