Sërish përplasje me policinë/ Banorët luftojnë për të mos u prishur ndërtimet pa leje (VIDEO)

28 Mars 2014, 11:18Politika TEMA

Banorët e fshatit Rroms në Mallakastër janë përplasur sërish me inspektorët e ndërtimit, për të mos lejuar prishjen e një objekti në ndërtim.

Forcat e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kanë shkuar në këtë fshat për të prishur një banesë dykatëshe në anë të autostradës në pronësi të Premtim Aliajt.

Por, banorët kishin hyrë në ambientet e brendshme dhe gjatë nxjerrjes së tyre jashtë, ka pasur edhe sherr me policinë.  Policia dhe FNSH-ja i kanë nxjerrë ata jashtë, ndërsa janë duke i mbajtur disa metra larg ndërtesës, e cila do të prishet.

Edhe një javë më parë, kur INUK dhe forcat e policisë shkuan për të prishur pikën e karburantit në ndërtim, pati reagime të dhunshme nga ana e pronarëve dhe për pasojë u desh ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, për të vënë në kontroll situatën.

Policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të shpërndarë banorët, ndërsa FNSH-ja mban ende të rrethuar pikën e karburantit.

Po sot, këta banorë shprehen të vendosur për të bërë rezistencë, që objekti në fjalë të mos prishet.

“Nuk do lejojmë prishjen e këtij objekti”, thonë ata.

Ndërkohë që në vendngjarje ka përforcim të forcave të policisë dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Inspektorati Ndërtimor Urbanistik ka deklaruar ndërkaq, se “ndërtimi pa leje do prishet” dhe ka vijuar sot punën për prishjen e tij.

24 komente në “Sërish përplasje me policinë/ Banorët luftojnë për të mos u prishur ndërtimet pa leje (VIDEO)”

  1. prapambetje says:

    Jame pro prishjes se ndertimeve! INUK duhet te rrafshoje edhe shtesat anesore neper pallate!

    1. JAM PRO says:

      Kanë harruar se Saliu ka kaluar në opozitë ?

      1. Ura e Kucit-Berat says:

        Nga Saranda deri ne Shkoder duket sikur eshte nje fshat i madh,nuk e kupton ku ndahet qyteti nga fshati,katrahure eshte bere ky vend.
        Sali pinoku e beri kete vend me keq se Afganistani,te prishen te gjitha ndertimet paleje dhe ne burg te gjithe!!!!!!!!!

        1. Open your mind says:

          Bravo trimat e Albanistanit.Shteti mundohet te prishe paligjshmerine,kurse ju perleshuni me shtetin,dhe pastaj therrisni pse nuk behet ky shtet.Po te ndertoje secili ku ti doje qejfi,cfare mund te behet o barbare njerez??U mesuat me psikopatin Sali,qe mjafton te vije flamurin e PD ne ndertesen qe ndertoje,dhe nuk te prekte njeri.Shpresoj qe kjo prishje e ndertimeve pa leje te vazhdoje ne te gjithe Shqiperine.

      2. Sokrati says:

        Mire ja u ben,vete e deshet halene.

    2. lola says:

      Nje gje mendoje se duhet kuptuar nga te gjithe , eshte e vetmja menyre per te ndertuar shqiperine, shembja e ndertimeve pa leje, njerzit perpara se te fillojne nje ndertim duhet te behen qytetar duke u drejtuar te zyrat perkatese qe jane te autorizuara te japin leje. Qytetet u shkaterruan dhe gjithe teritori ne radhe te pare nga pjesa fshatare e vendit, duke e konsideruar demokracion si nje katrahur, por te beshe ndertime sote me duket e cuditshme me kete inisiative.Shteti e ze lepurin me qerre i thone nje llafi,mund te te lere sa e mbaron ndertimin dhe pastaj te bije skrepin per ta rrafshuar, per pjesen derrmuese te shqiptareve qe duan shtet dhe rregull ne shoqeri e ne teritor, bene shume mire.Bile po te jemi qytetar dhe te dashur me vendin e mjedisin,duhet te paguajme nje taks per policin ndertimore ,me qellim qe ky proces te vazhdoje ne tere teritorin njekohesisht dhe me ritme te shpejta per ta kthyer teritorin ne parametra normal.Pa mbaruar autostradat fillojne e mbarojne ndertimet pa leje.Por c’jane keta njerz qe ndertojne ne kete menyre, kur gjithe bota ndertimet pergjat autostrates i ka disa kilometra larg saj.Autostrada eshte rruge makinash dhe jo vend bisnesi.Policia ndertimore duhet inkurajuar e mbshtetur nga qytetaret sepse, fale vizionit te qeverise, po bejne nje pune fisnike.

  2. Shqiptari says:

    Pak ndertime pa leje ka Tr e bregdeti po merren me ca fakira neper fshatra qe te thone qe po Rilindim. Shtet ordha pordha.

    1. adi says:

      Nuk behet fjale per “fakira neper fshatra” por per dike qe ka filluar te beje pike karburanti, plus motel ne rruge nacionale paresore.

    2. Jemini says:

      O shqiptar leshi.

      Nuk jane ndertime neper fshatra, por ndertime abuzive ne buze te rrugeve kombetare te cilat jane ne ndertim e siper.

      Popull informal dhe analfabet qe nuk njef ligj dhe rregull. Jo tritoli por atomi te perdorej, mire do te ishte.

      Popull qe e ka shkaterruar natyren, peisazhin dhe vendin duke ndertuar kudo, duke prere peme, duke hedhur mbeturinat kudo, duke lene token djerre etj, etj qe nuk kane fund.

      Njerez te papergjegjshem qe kane shkaterruar te ardhmen dhe jeten e brezave ne vijim.

      1. artan says:

        ke te drejte, bile un jam per nje pastrim rracor stil hitlerian

      2. Shqiptari says:

        o Jemin o kastravec Lushnje,
        Un nuk jam pro ndertimeve pa leje po menyra si po vepron qeveria ca te nenes e ca te njerkes le shume per te deshiruar. Per pallatin e Lulushit dhane demshperblim se e kishte bere me para te vjedhura kurse kta gje e bejne me gjak bummm te prishet. Pse sme thua, pse nuk shkon INUK te prishi lokalet e Kocos, pallatet e Gramozit ne Sarande, Folien e Xhillarit ??? Apo Rilindje per hajdutat e groposje per fakirat? (Fakir- Populli i thjeshte)

    3. shkodrani londer says:

      per injorantet qe nuk dine se cfare eshte shteti dhe cfare eshte mjedisi qe i kane hyre mbare e mbrapsht.
      Nje rast i freskete nga Londra. Nje sportist bleu 16 milion sterlina nje shtepi ne Londer dhe donte te bente nje shtese ne shtepine e tij dhe oborrin e tij qe sapo e kishte blere.
      Shtesa ishte qe donte te bente nje SUPER PISHINE nen toke dhe ambjente argetimi. kjo shtese do behej nen shtepine qe bleu dhe ne oborrin e tij.

      Dhe kjo iu refuzua pasi plani qe kishte paraqitur per te marre leje per kete projekt demtonte 2 peme ne oborrin e tij.
      Iu anullua projekti se demtonte rrenjet e 2 pemeve.
      idiotet e injorantet e importuar nga malet as nuk mund ta perceptojne rendesine e mjedisit.

  3. Hm... says:

    shumica votoi per te lene pas shtetin rrumpalliot dhe tani kushdo qe ka abuzuar te mos ankohet per vete por per ate qe drejtesia te vihet edhe per peshqit e medhenj. Duhet krijuar precedenti dhe edhe nese qeveria nuk ndeshkon te tijet (ben vaki tek ne), qeverite pas saj do e bejne ate. Nuk behet shteti ligjor me ca te nenes, ca te njerkes, ca te ‘mencur’ qe bejne kariere dhe rregullojne familjen duke shkelur ligjin, dhe ca te ‘humbur’ qe gjithe jeten kane respektuar ligjin dhe ai I ka lene ne balte deri me sot. Demokracia nuk presupozon mosabuzim. Kudo ne perendim abuzohet. Por ama po u kape….. jo kariere politike jo e jo por prenoto burgun.

  4. soni says:

    Bravo qeveria, te vendoset ligji ne gjithe vendin.

    Ne boten e kulturuar nuk nderton njeri vila, kafenera e karburante cdo 100 metra ne ane te autostrates. Por me e keqja qe ndertojn dhe pa leje.

  5. Tosun Baçi says:

    Ja dhe kërci kuqtë e Mallakastrës su rri butha rrehat

  6. Toma says:

    ti prishin te gjitha edhe jo vetem kete por ne burg ata qe i kane ndertuar me siguri duke prishur cfardo i ka dale perpara, popull makut ne 90% qe ska lene gje pa prishur….

    1. anonim says:

      Normal jemi mesuar ne te prishim , kemi fillu qe ne 90 e spo mbarojme dot akoma deri me sot 2014, ligjin eshte mire ta vene e te zbatohet per te gjithe njesoj, e te perfundoje atje ku duhet kush e shkel , por ama jo ligj xhungles. te prishet eshte kollaj me dy sekonda pune por te ndertohet sidomos me djerse nuk eshte kollaj, ka dhe gjoba per ndertimet pa leje nuk ka vetem C4, po me sa duket nuk e ka asnjeri deshiren e mire per ket vend dhe vazhdojne e zhgenjehen brezat akoma. shume e dhimbshme ?

  7. Vladimir says:

    Rromsiotet che mallakastriotet ne pergjithesi jane popullm i mrekullueshem. Njeres te drejte, mikprites dhe punetore. Ne rastin ne fjale faji nuk eshte i tyre por i shtetit rrumpalle qe ndertuan politikanet tane. Lesho te leshojme per nje grusht vota.
    Por ajo rruge eshte koridor jetik i Shqiperise dhe askujt nuk i lejohet qe ti afrohet Autostrades. Shikoni koridoret ne gjithe Europen, te pastra, pa nderitme, me kasella hyrje dalje çdo 10-20 km.
    Pse shqiptaret duhet te hallakaten, t’ju pritet rruga me ndertime sejcili simbas deshires-kush te jete me i zoti te zeri me shume.
    Jam i sigurt qe ata do te binden ne drejesine e masave qe po merr INUK.
    Vetem kujdes me mallakastriotet, ata jane njeres te drejte dhe fyhen ne se dikujt ja prishin e dikujt ja lene ndertimin. Nuk di ne se mund te perdoren edhe kompesime per ta se kane shpenzuar shuma jo te vogla.

  8. laert says:

    Jam pro prishjve pergjate autostrades, nje dite do te jete e nevojshme ndertimi i dy korsive te reja, dhe gjithashtu duhet te jet rruge makinash jo si rruge fshati

    1. Pirro says:

      Keto e kane hak Enverin apo Hitlerin. Gjynah qe s’jane me, sepse do te duheshin te benin terbje kete lloj rrace.

  9. eri says:

    shume mire bejne qe i prishin ndertimet pa leje.Me ne fund te kuptojne qe ka

  10. Tomorri says:

    Fshataret e Rromasit,ndihmoni policine ndertmore ne prishjen e objekteve pa leje,atehere do te ndertohet shteti ligjor dhe ju familjarishte do fitoni shume.
    Shmangjuni demagogeve kreminel qe ju nxisin sa per sy e faqe,objektin ta mbroje ai qe e ka bere pa leje dhe ai po pati bythe te perballet me shtetin ligjor.

  11. tarrasi says:

    fajn eka berisha tani keni rilindjen dhe mose ubeni merak doju mbroj shpit dhe familjet hhhhhhhhhh

  12. Fund anrshise says:

    Rrasini ne burg, ta marrin vesh se ka ligj dhe shtet. Po ne kohen e enverit pse nuk ngrinin krye keta morra po iknin pordhet nga shtate, tani jane bere trima.Fund anarshise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje