INVESTIGIMI/ Ja si e manipuloi Genc Pollo tenderin prej 23 milionë eurosh

27 Mars 2014, 20:22Politika TEMA

Ish- ministri i Inovacionit, Komunikacioneve dhe Teknologjisë, Genc Pollo, ka shkelur ligjin për prokurimet publike për të favorizuar kompaninë suedeze Ericsson, në një tender për dixhitalizimin televiziv me vlerë prej 23 milionë eurosh.

Lajmin e bën të ditur Balkan Insight, që ka realizuar një investigim për këtë çështje.

Pasi kompania Ericsson nuk ia doli që të fitojë tenderin, ministri Genc Pollo urdhëroi një vlerësim të dytë, një procedurë që nuk parashikohet në ligjin shqiptar të prokurimeve.

Kjo procedurë është cilësuar si e paligjshme nga Gjykata e Tiranës.

Bazuar në vlerësimin e dytë, Pollo ia dha kompanisë Ericsson gjysmën e kontratës fitimprurëse, që ishte fituar fillimisht nga kompania austriake Rohde& Schwarz. Më pas Pollo e anuloi kontratën plotësisht përpara se të linte detyrën në fund të gushtit të shkuar.

Pollo, ministër nga viti 2009 deri në vitin 2013, e justifikoi vlerësimin e dytë duke thënë se komisioni i vlerësimit të ofertave është komprometuar.

Ish- ministri deklaroi se një nga këshilltarët e këtij procesi, ORS e Austrisë, ka qenë në kontakt me kompaninë Rohde& Schwarz.

Megjithatë, kompania ORS i mohon këto akuza dha i tha Balkan Insight se po shqyrton mundësinë e një padie ndaj Pollos.

Jo vetëm kaq, por dokumentet e siguruara nga Balkan Insight tregojnë se Kordia Ltd, kompania këshilluese, e punësuar nga ministria për të bërë vlerësimin e dytë, ka një konflikt interesi me kompaninë Ericsson.

Të dy kompanitë, si Kordia, edhe Ericsson, refuzuan që të komentojnë këtë çështje.

Por si është historia e tenderit.

Në vitin 2012, qeveria vendosi që asnjë operator televiz nuk do transmetojë më në analog pas qershorit 2015.

Kështu u hap një garë për të ofruar një rrjet të transmetimit dixhital tokësor për transmetuesin publik, TVSH.

Në garë hynë Ericsson, Rohde& Schwarz, Huwaei International dhe NEC& Metalcom.

Me ndihmën e dy kompanive, Kordia dhe ORS, u hartuan termat e referencës dhe u ngrit një komision vlerësimi i ofertave.

Më 13 maj 2013, komisioni e vlerësoi ofertën e kompanisë Rohde& Schwarz si më të mirën.

Por Pollo urdhëroi një rivlerësim vetëm në aspektin teknik.

Rivlerësimi u bë nga Korde Ltd dhe ajo nxori në vend të parë kompaninë Ericsson, me vetëm 0.18 pikë përpara Rohde& Schwarz, nga 55 pikë në total.

Direkt më 17 qershor, Pollo i deklaroi të dy kompanitë fituese dhe u kërkoi që të ndajnë kontratën.

Por Rohde& Schwarz e çoi Pollon në gjyq.

Më pas Pollo e anuloi të gjithë procedurën.

Gjykata e Tiranës i dha të drejtë kompanisë Rohde& Schwarz, por Pollo thotë se e kundërshton këtë vendim. Madje ai thotë për Balkan Insight se ngre pikëpyetje mbi faktin nëse qeveria e re shqiptare i ka paraqitur të gjithë argumentet siç duhet në gjykatë.

Dokumentet e siguruara nga Balkan Insight tregojnë se Kordia Ltd, që bëri vlerësimin e dytë, është pjesë e një kompanie, e cila vepron si nënkontraktor për Ericsson në Australi.

Kordia Ltd është filial i Kordia Group, një kompani transmetimi dhe telekomunikacionesh, në pronësi të qeverisë së Zelandës së Re.

Dokumentet tregojnë se Kordia Solutions vepron si nënkontraktor i Ericsson në Australi.

Pollo thotë se nuk ka dijeni për lidhjet e Kordia me kompaninë Ericsson në Australi, por thotë se ka qenë detyrim i kompanisë që të tregonte këto lidhje.

Ndërkohë tenderi i dështuar ka penguar përpjekjet për të kaluar transmetimet nga analog në dixhital brenda afatit të caktuar.

20 komente në “INVESTIGIMI/ Ja si e manipuloi Genc Pollo tenderin prej 23 milionë eurosh”

  1. i papuni says:

    o pollo o kokkuq u bre edhe ti majmun i kuq te besh dallavere…hajmut edhe ti…

    1. adri says:

      Ne burg kete Hajdurt. Te arrestohet urgjentisht ky hajdut genc Pollo.

      1. ilir says:

        he ky qen grek qe s’na u nda

    2. Tomorri says:

      Ata qe dje benin kerdine sot skane te drejte te bejne me opozite se e kane lene vendin ne qorrsokak ?

      1. Andi says:

        Ja qeveria berisha.. ja kush jane pisat qe sot derdellisin per ndershmeri.

        turp i madh. BURG

        1. Elsa says:

          Rrasini brenda. Ta lere drejtesine te qete Bujar Nishani,.

          1. Zana says:

            Si kane goje sot te flasin kete qe kane bere kerdine.

            keta duhet te kalben ne burg

            1. Rustemi says:

              Menxyrat e ketyre sapaskan patur fund.

              E kane lene vendin ne nje situate te pashembullt ..

      2. Vlonjati 12 says:

        Ky zagari ka pafytyresine e del ne tv me lloj-lloj rrenash, per te na mbushur mendjen qe nuk eshte hajdut. Tenderi per digitalizimin e TVSH e tregon lakuriq se cfare kokerr mashtruesi eshte ky kuqua e qe duhet te perfundoj ne qyngje se ka vjedh me pazaret qe ka bere.
        Se cfare legeni eshte ky burrec po ju tregoi nje episod. Para ca vitesh, me grua e femije, ishte me pushime diku jashte shtetit. Ne hotelin ku rinte kishte te paguar vetem mengjesin, dreken duhej ta hante me pagese. Pasi hante mengjesin ( ishte me vetsherbim ) e mbushte trasten plot qe te kishte per te ngrene edhe per dreken. Turp me ta madh s’ka per nje deputet e politikan qe edhe para femijeve bente si lapanjoz. Keta jane ata qe na çajne b…. tani me llogjet e tyre.

  2. ona says:

    shume zhurme per asgje,se ckane bere e dime ,por cfare po behet me keta hajdute nuk po meret veshe asnje gje,,,,,vetem llafe.

  3. Freedom says:

    Cne qe po e sulmoni genc pollon..ai ka muaj qe po lufton qe meroja te behet drejtor i rtsh..apo i prishet pazaret prap?

  4. Pjerin Cari says:

    Keta qe kujtojne se jane ne pronat e babait, i meerni me pranga, qe ta kuptoje cdo zyrtar, se e ka ate detyre per te manaxhuar leket ne te miren e popullit, jo te familjes Berisha.

  5. Leone says:

    Keta politikanet tane Jane Estrada e Kuksit, ishte Saliu ca nuk tha per Fatosin perfundim as gje.erdhi Rama ca nuk tha per Saliun , perfundimi fjale ne hava.Keta tallen me njerzit dhe papunesia eshte ne nivele te larta

  6. Deda says:

    Hidheni ne gjygj e futeni ne burg. Perndryshe keto qe shkrune jane thashetheme.

  7. Bajram Doka says:

    A ka një vende të lirë në burge per POLLON!.

  8. cili says:

    Keni harruar te thoni kryesoren: tenderi nuk ishte kompetence e Pollos dhe ai e rrembeu ne kundershtim te hapur me ligjin.

  9. coli says:

    ky ben edhe si shenjtor pale

  10. fani says:

    Katovica – blla, blla…, e gam, gam…. asgje nuk ndodh. Pushteti behet rotacion midis haduteve kuq e blu.

  11. Arçitas says:

    nuk shoh ngjyra te kuqe e blu ketu, vetem nje njohin keta, ate jeshilen e lekut.

  12. shqip says:

    Hajduti dhe fashisti pollo te digjet i gjalle ne muzeumin e zogut.Pollo e ka te trasheguar hajdutllekun dhe fashizmin nga i jati dhe gjyshi.Cfare pritet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje