Reforma territoriale/ Rama: Opozita kërkon të kushtëzojë parlamentin, s'mund të presim

27 Mars 2014, 13:42Politika TEMA

 Kryeministri Edi Rama foli në Kuvend në lidhje me ftesën ndaj opozitës për tu ulur në një tryezë dialogu, në mënyrë që të gjendet konsensus për reformën administrativo-territoriale. Shefi i qeverisë theksoi se opozita kërkon të kushtëzojë parlamentin, për ti dhënë të drejtë vetes të bllokojë reformën. Ndërsa shprehu gatishmërinë e mazhorancës për të dialoguar me opozitën për të gjitha çështjet që e shqetësojnë.

Meriton një shpjegim pyetje se pse unë e ftova kryetarin e PD-së për tu ulur dhe për të diskutuar. Shpjegimin e kam dhënë në letër, por vlen të shtjellohet edhe pas reagimeve të marra ndaj ftesës. Përgjigjja e opozitës është kushtëzuese. Pas përgjigjes së marrë kam ngarkuar deputetin Taulant Balla si drejtues i pjesës sonë në grupin e deputetëve që na përfaqëson në PE që të komunikojë me palën tjetër dhe të bëjë prezent faktin që ne vërtet jemi shumë të interesuar të ulemi për reformën administrative-territoriale, por nuk e kushtëzojmë dialogun vetëm me këtë çështje”, u shpreh kryeministri.

Opozita kërkon të kushtëzojë parlamentin, jo thjesht komisionin, që do të thotë se kërkon ti japë vetes të drejtën që ta bllokojë komisionin dhe të mos lejojë reformën të bëhet. Nuk kemi mundësi ta shtyjmë këtë reformë. I kemi votat, kemi mbështetje, puna ka filluar në të gjithë territorin e vendit në nivelin teknik për të mbështetur komisionin. Nuk kemi mundësi që të presim, por duam ti bëjmë të gjitha që të ulemi së bashku”, vijoi kryeministri.

Shefi i qeverisë theksoi rëndësinë që reforma të përfundojë brenda këtij sesioni parlamentar, dhe ajo nuk ka asnjë impakt në Kodin Zgjedhor.

“Nuk kemi asnjë prirje dhe qëllim të prekim qarqet të cilat lidhen me Kodin zgjedhor. Reforma ka impakt të madh ekonomik dhe social. Jemi gati të diskutojmë çfarëdo qoftë, por nuk mund të thonë që duan statusin kandidat dh ndërkohë bëjnë çmos për të treguar që Shqipëria nuk e meriton statusin. Janë të mbyllur në një rreth vicioz
”,tha Rama.

13 komente në “Reforma territoriale/ Rama: Opozita kërkon të kushtëzojë parlamentin, s’mund të presim”

  1. olta says:

    OPOZITA ESHTE VETEM PER BLLOKIM, SMUND TE PRISNI OPOZITEN.

    1. nik djali says:

      o olta, smund te kemi kete opozite se KOMPANIA 2B do vendin ne kaos se vetem ashtu mund te rrikthehen..

      1. eri says:

        smund te ndalesh me opoziten mor zotri se e hoqem se sben gje. tani kjo kushton para sa me shume pret! zhduki ata te paaftet qe parazitojne me taksat tona.

        1. deni says:

          qesharak qe jeni o demokrat te shkrete..mendoni se do ju besoj populli juve qe e keni lene vendin ne situaten me te trishte te mundshme dhe na shtireni si engjej..

    2. aliona says:

      Nese mazhoranca do te presi opoziten do te mbetemi ne vend sdo te kemi asgje te re dhe produktive per vendin.

  2. sasha says:

    Opozita nuk e meriton qe ta presi mazhoranca

  3. rea says:

    Opozita vetme probleme nxjerr per ndonje gje te re dhe nuk e ke.

  4. Opinion says:

    po leni more ato po shikoni pak debate qe jane bere sot,, shikoni shikoni ca u tha http://dielli.al/lajme.php?id=48622&k=71 epo kur flet dhe Topalli per etike

  5. Myslims says:

    Vetem nje popull idiot dhe parazit qe jargavitet dhe zhgerryhet para qeverise per duke pritur ndonje llokme i turret opozites……popujt vitale sidomos ata perendimore kane gjithmone tendencen qe ti kerkojne pergjegjesite te qeveria sepse ate kane mandatuar dhe punesuar per te zgjidhur problemet e tyre…….ndersa shqiptaret si nje rrace e degraduar i turren opozites….sic gjithmone kemi pare e shohim qofte edhe ne jeten e perditshme se si ju lepihemi te forteve injorante e kriminele duke i cuar edhe ne parlament dhe tallemi apo jemi indiferente ndaj njerezve tane intelektuale te veretete e me dinjitet edhe pse tash ata duket te pakesohen gjithnje e me shume….sidoqofte vazhdo o pederast popull derisa te zvogelohesh dhe te zhdukesh fare sepse duket se per cdo dite po shohim e po degjojme se disa ndihen arabe e disa greke apo cdo lloj dreq rrace…vetem shqiptare nuk duan te jene….sa turp

    1. ligji says:

      Kjo opozite ishte ne qeveri per 8 vjetet qe kaloi ti Myslim, po ashtu nuk la gje pa iu turrur opozites se atehereshme qe eshte ne pozite sot, deri aty sa vrau edhe kater te pafajshem me duar ne xhepa e per dite me diell, keshtu qe mbylle ate hale se nuk ke goje te hapesh, ta mbyllem me vote me 23 Qershor vjet.

      1. Myslims says:

        Me vjen tmerresisht keq per ty o “ligji”….sepse saktesisht me vertetove ne menyren me te shpejte te mundshme komentin tim te mesiperm……dhe pa cinizem e them, me te vertet me vjen keq edhe per ty por edhe per faktin se maxhoranca e kesaj rrace mendon ….. Ne fak nuk mendon fare …por masturbon si puna jote….kjo eshte fatale per kete vend

  6. . says:

    ———————————————————————————————-

    Z.Rama,

    Vepro sa me shpejte, populli pret.

    Ceta-Verioreve PD me kriminelin Ali Bisha

    kerkojne te kushtezojne Parlamentin ashtu

    sic po ben Presidenti-Sakat sikur eshte

    kryeminister me qeveri tjeter.

    ———————————————————————————————–

    1. - homeri- says:

      — qe kjo reforme te mos kete ndikim ne zghedhje kaloni ne sistemin zgjedhor mazhoritar ku nje deputet perfaqeson nje numur te caktuar zgjedhesish , dhe nuk ndikohet nga qarqet e listat e partive , por nga integriteti i te zgjedhurit — na jeni bere si fronti demokratik i NEXHMIJES e KADARES me listat e kandidateve , turp kjo menyre zgjedhje , eshte antikushtetuse me parimet e demokracise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje